“Bastarde”, Berisha ofendon Yuri Kim: Personi më i korruptuar që ka pasur historia

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli me një gjuhë të ashpër ndaj ish-ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, duke e quajtur atë një person të korruptuar. Berisha e ofendoi diplomaten amerikane duke e quajtur atë një bastarde.
“Pra sot e morët vesh, se si kopshti eksperimental i Soros, ju jeni një problem madhor. Se ai kryetari juaj që e quante ‘turpi i njerëzimit dhe qytetërimit, Donald Trumpin’. Se ai kryetari juaj që i përdridhej trupi mbi Aleksis Sorosit, e keni parë vetë në fotografi, sikur të ishin kështu e ashtu, por unë nuk flas. Se ai kryetari juaj që solli në parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt. Por për këtë do të duhet të protestoni ju, jo për deklaratat që bënte Sali Berisha, për një bastarde si Yuri Kim, njeriun më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë historia. Nuk e kam harruar deklaratën që firmosët kundër meje, ju gratë. Po pse nuk bëni një deklaratë tjetër ju, a nuk ishte Edi Rama që filloi praktimimin e prindrit 1 e 2. A nuk ishit ju që udhëzuat mësuesit që të ju thonë fëmijëve në shkolla se, nuk je Kristaq por je Kristina”, tha Berisha. /ZËRI
"Jam në pozitë të vështirë"/ Majko: Veç fëmijës, të gjithë familjarët e Veliajt kanë...

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko komentoi arrestimin e kolegut të tij, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Në një replikë me kryedemokratin Sali Berisha, Majko tha se edhe pse në pozitë të vështirë, socialistët nuk kanë sulmuar as Prokurorinë e Posaçme dhe as kreun e institucionit, Altin Dumani. Ai tha se ndihet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe publikut, por jo përballë opozitës.
“Si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj. Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit. E dëgjoj shpesh që thoni ‘radha jonë”, nuk është radhë kosi as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim,”-tha Majko.
SPAK ka prerë sot urdhërarresti për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në pranga është edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa e shoqja e Veliajt, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Po sipas SPAK, paratë janë përdorur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Nën hetim është edhe deputetja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
“Balluku do shkoj tek Veliaj”, Balla “përplaset” me Berishën: Shko bëj kallëzim!

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ministri i quajti ato gënjeshtra, ndërsa nënvizoi se nëse Berisha ka akuza të bëj kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe jo të flasë nga Kuvendi.
Balla u shpreh se sipas ligjeve, çdokush mban përgjegjësi për kallëzim të rremë. Ndërkohë, përsa i përket arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Balla tha se dikur Berisha e ka sulmuar atë, pasi ishin kundërshtarë politikë, ndërsa sot po e mbron.
“Edhe në emër të kolegëve të mazhorancës por edhe opozitës ti dërgoj një përshëndetje popullit të Kosovës, për zgjedhjet të shkëlqyera, për mendoj të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi. Kulturën të paktën kur foli zotëria nuk pëshpëritëm. Kthehemi te përshendetja ndaj institucioneve të Kosovës të përfshira në një proces model sikurse e tha BE-ja.
Qytetarët na shohin, na ndjekin dhe na vlerësojnë. U bë një debat para pak minutash për diçka. Nëse një qytetar do ishte në rrugën e makinës dhe do shkelte rregullat, ligji thotë duhet ndëshkuar. Nuk shkruhet askund në rregullore e Kuvendit që një deputet flet më shumë se 10 minuta. Koha nuk është e transferueshme. Kjo është diçka që ka të bëjë me sensin. Për ju nuk ka ligje, rregulla, për ju drejtësia funksionon ndaj kundërshtari por është e kapur kur vepron ndaj jush. Gjeni një rast kur të jemi shprehur apo bërë argumente mbi veprimet e drejtësisë. Kurrë komente kur drejtësia vepron. 21 tetor 2023, SPAK ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë kisha bërë kallëzimin, as unë dhe askush nga ne në sallë, nuk bëri asnjë koment. Ka një standard, vijnë, përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja. Erdhi këtu siç e ka zakon 30 e kusur vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit.
O zotëri the një lum gënjeshtrash merri nesër dhe bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Unë për çdo gjë që kam thënë ndaj tej kam bërë kallëzim. Ti të ngre nervat edhe kur të sheh. Shko bëj kallëzim se gënjeshtrat ngelen gënjeshtra. Po ke këllqe shko atje. Mban përgjegjësi për kallëzim të rremë dhe kjo është arsyeja që nuk e bën. Kjo foltore është ndotur aq shumë. Nuk besohet më një njeri që çnuk ka thënë për kundërshtarët e vet. E mban mend sa e ke akuzuar Ilir Metën? Tani erdhe dhe e mbron. Faleminderit Sali, shihemi në gjyq”, tha Balla.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha nga Kuvendi se pas arrestimit të Veliajt, radhën e ka zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Berisha e akuzoi atë se është e përfshirë në dosjen “5D”, duke e cilësuar ate si “5B”. Më tej, kryedemokrati u shpreh se Balluku do t'i bashkohet Veliajt në burg për vjedhje të buxhetit të shtetit.
“Lubia e ka mendjen te thasë me para. Ku është sot ajo? Apo po feston, po hap shishe shampanje për burgosjen e Erion Veliajt. Jap fjalën e nderit se te Erioni do shkojë ajo, sepse zullumqare si ajo s’ka patur kurrë Shqipëria. I them që sot shko mblidh kriminelë, banditë, çfarë të duash, por ti nuk do të sosësh kurrë në këtë parlament më. Je një delikuente që nuk ke shok më. Tani është radha e saj. A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prap ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush. I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.
Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën. Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese. Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.
Po detoksin nuk e bëri Erion Veliaj. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Veliaj me 12 chartera. Erion Veliaj është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne. Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë”, tha Berisha
Ndërsa, përsa i përket drejtuesit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike Christopher LaCivita, i cili ka drejtuar edhe fushatën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Balla tha se këto nuk merren për bazë pasi ai është paguar për këtë pozicion. Më tej, ministri tha se presidenti Trump do të vizitojë Shqipërinë në vitin 2027 në kuadër të samitit të NATO-s që do të mbahet në Shqipëri.
“Përmende një zotëri amerikan të cilin e ke marrë me pagesë. E ke paguar që të vijë të të bëjë një punë. Çdo deklarim i zotërisë nuk vlen sepse është i paguar për këtë punë. Çdo formacion politik në botë merr njerëz që merren me fushatën. Bëni mirë të depozitoni në KQZ kontratën që keni me zotërinë. Folët këtu për ambasadoren e SHBA (Yuri Kim). Ajo ka qenë në Shqipëri e emëruar me firmën e Presidentit Trump”, iu përgjigj Balla.
“E ka ngatërruar”, tha Berisha.
“Aaa e paska ngatërruar Trump. Rama do takohet këtë vit me Presidentin Trump dhe në 2027 e presim të vijë në Shqipëri në kuadër të samitit të NATO-s. Ftesa jonë është që nesër në Komisionin e Ligjeve të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor, ia kemi borxh shqiptarëve në diapsorë. Faleminderit atyre që e kanë mbyllur me sukses aplikimin dhe janë miratuar, faleminderit edhe atyre 23 mijë që kanë aplikuar, por nuk kanë paraqitur dokumentin. Riaplikoni. Vazhdoni regjistrohuni në KQZ dhe të vazhdojmë përpara rrugën që kemi nisur, anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Balla./ZËRI
Berisha 'përplaset' me Spiropalin: Te Erioni dhe ti! Kryeparlamentarja: Jam këtu lart se...

TIRANË-Seanca plenare ka filluar me një debat mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kryedemokrati e kaloi kohën për fjalën e tij dhe Spiropali i kërkoi që të largohej nga Foltorja. Por gjithçka u zgjidh shpejt sepse Albana Vokshi i dha kryedemokratit minutat e saj. Edhe pse u gjet paqja, batutat dhe ironia mes Berishës dhe Spiropalit nuk u ndalën; asnjëri nuk e kurseu tjetrin.
Debati:
Siropali: Përfundoni
Berisha: A po na lejon të përfundoj, më lejo
Spiropali: Kohën e kujt do marrë Berisha?
Vokshi: Kohën time.
Spiropali: Sa minuta?
Vokshi: 10 minuta.
Spiropali: Albana Vokshi nuk flet.
Berisha: U kënaqe që nuk flet Albana Vokshi. Ke të drejtë të kënaqesh edhe ti njëherë për herë të fundit. Se te Erioni do shkosh dhe ti, mos ki merak.
Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer. Kaq. Po të jap kohën, mos abuzo me kohën sepse nuk të takon. More nga koha e Albana Vokshit.
Berisha: Pëllumbesha më lër të flas tani, mos mi merr minutat.
Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt. Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati tha se arrestimi i Veliajt ndodhi për shkak të protestave të PD-së dhe qytetarëve.
"Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Opozita. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri.
Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, sot njeriu që bashkëudhëhoqi, rikthimin më të madh në historinë e njerëzit me votën e lirë, rikthimin e presidentit Donald Trump, u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukull e shpifur monstrës së njerëzimit, armikut të njerëzimit Xhorxh Soros. Sot kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan ju tha sot shqiptarëve se, aleati i vërtetë i SHBA është Sali Berisha dhe PD.
Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë solemne, se desorofikimi i Shqipërisë, është përparësi absolute. Se kjo farë e keqe që mbolli Soros, do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington. Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ky, që rrafte gjoksin se me kukullën Xhorxh Sorosin, me gënjeshtarin kryesor Antony Blinken bënë puçin kundër opozitës shqiptare, kundër pluralimizimit shqiptar.
Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë: se me Xhorxh Sorosin lidhi, me një armik publik të SHBA-së, Shqipërisë dhe mbarë njerëzve të lirë dhe ju të tillë jeni. Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij. Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit. Ku jeni, ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjen politike, torturat politike, persekutimet politike.
Keni turp apo jo, ju. Keni ju minimumin e ndërgjegjes njerëzore. Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit. Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një padriono. Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste varjen e Havzi Nelës në lira. Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani, na thuaj. Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg.
Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri. Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë", tha Berisha.
Sot, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste./ZËRI
Asnjë koment! Socialistët mblidhen në Kryesinë e Kuvendit, Toni Gogu: Veliajn e kam mik!

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar një mbledhje të grupit parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët hynë njëri pas tjetrit në Kryesi, ku disa prej tyre zgjodhën që të mos bënin asnjë koment për vendimin e SPAK për të vendosur në pranga kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Disa të tjerë kanë kujtuar miqësinë me kryebashkiakun tashmë të arrestuar.
Toni Gogu: S'kam komentuar asnjëherë vendimet e drejtësisë, por meqënëse ju po më pyesni, Erion Veliaj ka qenë dhe mbetet një mik shumë i dashur i imi.
Ilir Pendiavini: Asnjë koment s'kam.
Lavdrim Krashi: Janë të drejtësisë, ç'koment kemi për ata ne? I kujdo të jetë. I Shqipërisë është...
Anila Denaj: Kam ardhur për mbledhje./ZËRI