LIVE UPDATES

Artur Bashimi ekzekutohet me plumb në kokë! Autori e priti në këmbë, lidhjet me krimin në Shqipëri e Greqi (ZHVILLIMET)

➤Artur Bashimi i njohur si 'Turabi', është ekzekutuar me një plumb në kokë mbrëmjen e djeshme (18 gusht) në Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas. ➤Autori dyshohet se ka qenë me një motor, i veshur me të zeza dhe mbante në kokë helmetën e motorit. ➤Ai ka lënë mjetin, i është afruar 47-vjeçarit shqiptar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë me armë zjarri. Bashimi ka qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. ➤47-vjeçari u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik, ndërsa u ndalua sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme. ➤Ndërkohë viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. ➤Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.

3 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

DETAJE-Si u vra Artur Bashimi- Autori shkoi me motor, priti në këmbë shënjestrën, por arma iu bllokua...

Artur Bashimi ekzekutohet me plumb në kokë! Autori e priti në
Artur Bashimi

GREQI-Detaje të reja janë zbradhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku u ekzekutua me plumb në kokë 47-vjeçari Artur Bashimi. Kamerat e sigurisë në rrugë kanë regjistruar me çdo lëvizje të ekzekutorit të Bashimit në rrugën Michael Voda, në Agios Panteleimonas.

Autori dyshohet se ka qenë me një motor, i veshur me të zeza dhe mbante në kokë helmetën e motorit. Ai ka lënë mjetin, i është afruar 47-vjeçarit shqiptar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Autori e tërhoqi këmbëzën për herë të dytë, por arma u bllokua dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.

47-vjeçari Artur Bashimi, u vra mbrëmjen e 18 gushtit në Athinë me një plumb në kokë. Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi. Hetimet greke po verifikojnë nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve Bashimi dhe konfliktet e tyre me grupe të tjera./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzekutua për 'Pusin e Mezinit' kryekomisari Artan Cuku

Artur Bashimi ekzekutohet me plumb në kokë! Autori e priti në
Bledar Jambelli, Artan Cuku dhe Artur Bashimi

TIRANË-Ekzekutimi me plumb në kokë i 47-vjeçarit Artur Bashimi i ndodhur në vendin fqinj, Greqi do të rikthente edhe njëherë vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku në 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit në Tiranë. Lidhjet familjare dhe ato miqësore, kanë vendosur hetuesit para verifikimeve nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal në Shqipëri.

Viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita dhe mik i Bledar Jambelli, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.

Por si u vra kryekomisari dhe roli i secilit në krim?

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit, kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Kristaq Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të ketë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”. 

Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet. 

Pasditen e 22 janarit 2022, Bledar Jambelli, Marsel Bashimi, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Në diskutim e sipër Marsel Bashimi ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar dhe gjithçka ka agravuar në përdorimin e thikave dhe armëve duke regjistruar 5 të plagosur./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Ekzekutohet me plumb në kokë 47-vjeçari në Greqi, vëlla i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

Artur Bashimi ekzekutohet me plumb në kokë! Autori e priti në
Artur Bashimi

GREQI-Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme (18 gusht) në Athinë. Viktima është Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas.

Artur Bashimi ekzekutohet me plumb në kokë! Autori e priti në
Artur Bashimi

Raportohet se Bashimi ka qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. 47-vjeçari u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik, ndërsa u ndalua sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.

Ndërkohë, viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku. 

Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku? 

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”. 

Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej. Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet. Edhe pse në burg, autoritetet greke nuk e kanë pranuar ekstradimin e Jambelli.

Hetimet greke po verifikojnë nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve Bashimi dhe konfliktet e tyre me grupe të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB