Altin Ndoci në arrati! Nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit
DURRËS- Ka nisur transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit, pas thirrjes së Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë. Masat vijnë pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, ku Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera.
Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo të zyrtarëve të arrestuar. Aktualisht, në Burgun e Durrësit vijojnë të qëndrojnë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK dhe në proces gjykimi.
Altin Ndoci mbërriti me ambulancë në spitalin e Durrësit, pa pranga mes efektivëve mesditën e 13 janarit, ku së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga pas mjekimit, i kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur 38-vjeçari goditi një nga efektivët dhe u largua me shpejtësi duke zbritur shkallët nga kati i tretë i infektivit. Një prej efektivëve qëlloi për ta trembur, por ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI
"Na duhet qitës"/ Bisedat në SKY ECC- Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu?
TIRANË-Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të ndryshme dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës. Në dosjen që disponon Top Channel kuptohet se si përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin tij.
Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët.
SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në barashësh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvis Brahos.
Sa duke u cituar nga i penduari Nuredin dumani e sa duke u përmendur në Sky ECC, Altin Ndoci shfaqet sipas SPAK kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.
Çështja ndaj organizatës Çopja është në seancë paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut të armatosur të të dyshuarve kryesore. Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.
Për katër vrasjet, SPAK u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates. I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis.
Arratisja e Altin Ndocit vë në 'sitë' të burgosurit, Ministri i Drejtësisë: Çojini në burgjet e sigurisë së lartë
TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një takim drejtuesit e burgjeve në vend, të cilëve iu kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të hartojë një plan të ri dhe të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë. Në deklaratën e tij, Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera.
“Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje. Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë. Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë. Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde. Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjenicitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre”-shprehet ministri.
'Ka shku me nusen e vëllait tim...' Borxhi 500 mijë € që solli krisjen e miqësisë Talo Çela, Ndoci e Dumani
TIRANË-Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pashlyer prej 500 mijë euro për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, sipas Erjon Alibej është bërë shkak për përplasjen e ashpër mes 4 miqve dhe bashkëpuntorëve në krime, Talo Çela, Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani.
Altin Ndoci dhe Dashnor Dumani kanë pasur një konflikt së bashku, ku dhe janë përleshur me grushta në Durrës. Gazetari Elton Qyno shkruan se ky konflikt, del jo vetëm në dëshminë e Nuredin Dumanit por edhe në deklarimet që ka dhënë më pas i penduari tjetër i drejtësisë, Erjon Alibej, i akuzuar nga SPAK për financimin e një serie vrasjesh dhe më pas i kthyer në bashkëpuntor i SPAK.
Në deklarimin e datës 12 korrik 2023 të dhënë para 3 oficerëve të policisë gjyqësore, ndër të tjera Alibej në cilësinë e bashkëpuntorit të SPAK, tregon një moment që ka diskutuar në ambjentet e shtëpisë së tij në Elbasan, me Nuredin Dumanin, i cili për një periudhë kohe ka qëndruar në këtë qytet, duke u strehuar në bazat e Alibejt dhe Arjan Spahisë.
Sipas rëfimit të tij, Nuredin Dumani i ka thënë Erjon Alibej në bisedë e sipër se:
“...në periudhën sa pata ardhë nga Franca, a kam qanë akoma në Francë, nuk e mbaj mend fiks ktë periudhën që kishin pas konflikt shumë të fortë Dashi me gjithë Altinin i nxjerr vëllait tim pistoletën ai, dhe Dashi, është i madh dhe i çohet dhe i gjuan me grushta. Ky Altini hypën në makinë, Dashi i gjun me gurë dhe i thyn xhamin e makinës, dhe ikën...”.
Rrëfimi vijon më tej se Talo Çela ka ndërhyrë për të mbyllur sherrin.
“...Talo ka qenë gjithmonë ndërmjetës për të shujt sherrin që kishte lind me ne me Dashin me këto, por Talo, unë kam bindje të plotë, nuk ma ndyshon njeri mendjen, në periudhën që flinte tek shpia ime dhe rrinte tek shpia ime, me kalamanjtë e mi, me grun time, me nanën, me motrën, me nusen e Dashit me fëmijtë e Dashit, ku di unë se m’ça përmendte, ka shku me nusen e vëllait tim....Ne e kemi majt në shpi atë legen, dhe të gjithë këta i kemi pas në shpinë time në dhomë, të gjithë...”.
Nuredini më thotë që: “...Talo Çela, ma pati premtu 500 mijë euro që do më jipte për grabitjen e Rinasit që ka ba. Më ka majt gjithë kohën varë. Vazhdon të më maj dhe sot e kësaj dite var si legen. Unë sot jam pa buk, shpia ime është pa buk, këto kanë marrë miliona, dhe s’më kanë dhanë asnjë lek, plus ka dhe borxhe ndaj meje....”.
Alibej ka rrëfyer se çfarë borxhesh kishte në atë periudhe ai nuk e dinte, por sipas tij i ka thënë s ka borxhe ndaj meje, 500 mijë euro, lekë apo punët e këtyre, dhe 500 mijë euro që po të them ma ka thanë fiks, ekzaktë lidhje me grabitje e Rinasit dhe jam detyru ti them: ”...po pse grabitjen e Rinasit, këta e kanë ba...?"
Më thotë: “po...”.
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit
DURRËS-Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka firmosur shkarkimin e Cerloj dhe ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë.
Ndërkohë katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku. Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.
Ndoci u arratis "para syve" të tyre, pezullohet zinxhiri komandues! Burgjet: IEVP Durrës s'na informoi për shoqërimin e tij në spital
TIRANË- Një ditë pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ka reaguar sërish Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke njoftuar se ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, që nga drejtoi Indit Cerloj, si dhe janë ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.
Në njoftim, theksohet se i paraburgosuri, Altin Ndoci ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se i paraburgosuri Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, nuk është raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.
Nisur nga të dhënat paraprake, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, konkretisht:
-Indrit Cerloj, Drejtor i IEVP Durrës;
-Afrim Zeqiraj, Shef i Policisë;
-Dezdemon Pazaj, Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
-Ylfete Sema, Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
-Aulon Quku, Kryeinfermier;
-Dorjan Saraçi, Punonjës i Policisë së Burgjeve;
-Sali Ferrollari, Punonjës i Policisë së Burgjeve;
-Preng Marvataj, Punonjës i Policisë së Burgjeve;
-Fatjon Braçi, Punonjës i Policisë së Burgjeve;
-Idajet Calamaj, Punonjës i Policisë së Burgjeve;
-Aranit Çela, Punonjës i Policisë së Burgjeve;
-Violeta Uka, Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:
Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.
I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.
Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.
Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:
• z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:
• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Në pamjet e publikuara mbrëmjen e djeshme nga ZËRI, shihej qartë arratisja e Ndocit, i cili u shoqëura në ambientet e spitalit pa pranga. Ai arriti që të largohej me vrap nga kati i tretë i spitalit, në zonën e parkimit, ku e priste një mjet tip AUDI, që bëri të mundur zhdukjen e tij pa gjurmë, ndërkohë që një prej efektivëve të policisë që e shoqëronte qëlloi me armë në ajër. Dyshohet se Altin Ndoci ka pasur bashkëpunëtorë edhe brenda burgut të Durrësit, përveç personave që e kanë pritur dhe kanë ndihmuar në arratisjen e tij nga ambientet e spitalit Infektiv. /ZËRI
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle në 3 qytete: Asnjë gjurmë nga i shumërkërkuari dhe njerëzit që e ndihmuan
TIRANË- Policia e Shtetit është duke vijuar kontrollet për për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga Spitali i Durrësit. Uniformat blu janë duke ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku dyshohet se mund të jetë larguar Ndoci. Kontrollet më të shumta janë duke u kryer në Tiranë, përfshirë zonat periferike të kryeqytetit, ndërsa Ndoci dyshohet se është ndihmuar nga një grup i madh personash për arratisjen e tij nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për vizitë.
Policia ka ushtruar kontrolle edhe te banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.
34-vjeçari arriti që të largohej me vrap nga kati i tretë i spitalit, në zonën e parkimit, ku e priste një mjet tip AUDI, që bëri të mundur zhdukjen e tij pa gjurmë, ndërkohë që një prej efektivëve të policisë që e shoqëronte qëlloi me armë në ajër. Dyshohet se Altin Ndoci ka pasur bashkëpunëtorë edhe brenda burgut të Durrësit, përveç personave që e kanë pritur dhe kanë ndihmuar në arratisjen e tij nga ambientet e spitalit Infektiv.
Ndërkohë që 8 persona janë vënë në pranga deri tani, në lidhje me arratisjen e Ndocit, të gjithë punonjës të burgut të Durrësit. Në pranga ranë, Aulon Çuko, kryeinfermieri i IEVP Durrës, si dhe Dezdemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi, Aranit Çela dhe Violeta Uka.
Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, "pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali"./ZËRI
Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona, mes tyre dhe zv.shefi i policisë dhe kryeinfermieri i burgut (EMRAT)
DURRËS- 8 persona janë vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në spitalin Infektiv të Durrësit, ku pas një kontrolli mjekësor, arriti që të arratisej një prej personazheve të njohur të botës së krimit, Altin Ndoci, i vënë në pranga rreth 6 vite më parë me urdhër të SPAK. Në mesin e 8 personave të arrestuar është dhe shefi i komanduar i policisë së burgjeve, si dhe kryeinfermieri i i burgut, i cili ka firmosur raportin se Ndoci kishte nevojë për vizitë spitalore. Po ashtu në pranga janë vënë dhe 5 punonjësit e policisë së burgjeve, që shoqëronin Ndocin në momentin e dërgimit për në spital.
PERSONAT E ARRESTUAR
- Kryeinfermieri: Aulon Çuko
- Zëvendës shefi i policisë: Desdemon Pazaj
- Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela
-Violeta Uka
Të 8 personat e mësipërm, dyshohen për akuzat e shpërdorimit të detyrës. Policia e Shtetit nuk ka pasur rol në ngjarjen e djeshme, pasi nuk i ishte kërkuar ndihmë nga Policia e Burgjeve, për tranferimin e Ndocit në ambientet e spitalit Infektiv të Durrësit.
Në pamjet e publikuara mbrëmjen e djeshme nga ZËRI, shihej qartë arratisja e Ndocit, i cili u shoqëura në ambientet e spitalit pa pranga. Ai arriti që të largohej me vrap nga kati i tretë i spitalit, në zonën e parkimit, ku e priste një mjet tip AUDI, që bëri të mundur zhdukjen e tij pa gjurmë, ndërkohë që një prej efektivëve të policisë që e shoqëronte qëlloi me armë në ajër. Dyshohet se Altin Ndoci ka pasur bashkëpunëtorë edhe brenda burgut të Durrësit, përveç personave që e kanë pritur dhe kanë ndihmuar në arratisjen e tij nga ambientet e spitalit Infektiv.
PËR ÇFARË AKUZOHET ALTIN NDOCI
Që nga periudha e arrestimit në vitin 2020 nga prokuroria e Durrësit dhe më pas në 2022 nga prokuroria e Posaçme SPAK dhe sërish arresti në korrik 2024, Altin Ndoci, u “ngjesh” me akuza të rënda duke u bazuar në dëshmitë e një të riu si Klevis Alla, Nuredin Dumani dhe më tej bisedat në aplikacionin “Sky”.
Në total në 3 dosje të ndryshme, Altin Ndocit i futën 13 akuza për vrasje, dy tentativa vrasje të Ardi Uruçit dhe Sandër Bahos si dhe disa akuza të tjera për “Grup Strukturuar kriminal” dhe “Organizatë Kriminale”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal dhe “Organizatës Kriminale”.
Ndërkohë i riu nga fshati Troshan i Lezhës, që në momentin e arrestimit në 2020 e deri më sot, ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet, por ishte përfshirë në to, falë intrigave të dy bashkëpuntorëve të SPAK, Klevis Alla dhe Nuredin Dumani.
Por nëse do futen dhe 4 vrasjet e tjera të ndodhura në Shkurt dhe Prill 2020 në Durrës, ajo e Anxhelo Avdisë, Dorian Shkozës dhe vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, që SPAK ia faturoi dhe pas dy viteve ia hoqi, atëherë Altin Ndoci, mund të konsiderohej si vrasësi me pagesë më i pamëshirshëm që ka qarkulluar në territorin Shqiptar.
Akuzat për këto 4 vrasje u ngritën nga prokurori Altin Dumani. Por ishte sërish Dumani, që do të hiqte dorë nga mbajtja e këtyre 4 akuzave, pasi kuptoi se kishte rënë në kurthin e dëshmisë së bashkëpunëtorit të prokurorisë, Klevis Alla, i cili gënjeu se 4 vrasjet e mësipërme, i kishte kryer së bashku me Altin Ndocin dhe Talo Çelën.
Ky mashtrim solli heqjen e statusit të bashkëpunëtorit të SPAK për Klevis Alla dhe dënimin e tij me 25 vite burgim. Katër vrasjet e mësipërme u provua se i kishte kryer kundrejt pagesës Nuredin Dumani, Klevis Alla, Henrik Hoxha, Elio Bitri, Erjon Alibej dhe Arjan Spahiu.
Pavarësisht pushimit të akuzave, Altin Ndoci, sërish nuk mundi të lirohej nga burgu, pasi përmes një bashkëpunëtori tjetër Drejtësie si Nuredin Dumani, Ndocit ju shtua një vrasje tjetër si ajo e Andi Zylyfit në Peqin dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Ardi Uruçit.
Ndërkohë aktualisht Altin Ndoci është në fazën e gjykimit pranë gjykatës së Posaçme në dy procese gjyqësore, duke u akuzuar zyrtarisht për dhjetë akuza të rënda.
Ndoci, momentalisht akuzohet dhe po gjykohet në procesin e njohur në publik si “Plumbi i artë”, ku akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj Andi Zylyfit” dhe Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Ardi Uruçit.
Gjithashtu në një proces tjetër Altin Ndoci, akuzohet si pjesëmarrës në 5 vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, në dëm të tre viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, kryer më 29 dhjetor 2018 në Bradashesh, Elbasan.
“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë vdekjen e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllai të tij Aldo alias Aleksandër Baho, ngjarje e kryer në datë 1 korrik 2019, në fshatin Broshkë, Elbasan.
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes dhe hakmarrje, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e organizatës kriminale”, në dëm të viktimës Kei Piku, kryer në datën 16 janar 2020 në Elbasan.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën nëntor 2019 – janar 2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Ardit (Arjan) Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën dhjetor 2019 – janar 2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e organizatës kriminale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”
“Vjedhje me armë” e vlerave monetare që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë-Vjenë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, kryer më datë 9 prill 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, kryer në datë 23 Mars 2018, në Fier në banesën e Minella Muça, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Përkrahja e autorit të krimit” Talo Çela në vitin 2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën në formën e organizatës kriminale “Organizatë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. /ZËRI
ARRATISJA- Altin Ndoci ‘thyen mitin’ e Dritan Dajtit, ‘CV’-ja e pasur me akuza vrasjesh, a ra prokurori Dumani në ‘kurthin’ e Klevis Allës?
DURRËS- Një arratisje e bujshme ndodhi mesditën e djeshme në Durrës, ku personazhi kryesor i këtij skenari, ka qënë pikërisht Altin Ndoci, një i pandehur që SPAK në këto 5 vite e ka “shpartalluar” me dhjetë akuza të rënda.
Arratisja e djeshme, krijon precedentin e dytë të arratisjeve të forta, duke thyer mitin e arratisjes së bujshme të Dritan Dajtit në 17 nëntor 2003 nga ambientet e gjykatës penale të Tiranës.
Arratisje kreu dhe në 2013, Admir Tafili, i cili së bashku me grupin e tij sulmoi me armë nga brenda dhe jashtë burgun e Drenovës në Korçë. Por arratia e grupit të drejtuar nga Tafili dhe Fran Marashi, zgjati vetëm pak orë, pasi ata u arrestuan nga RENEA në qytetin e Prrenjasit.
Ndërkohë tashmë, kur kanë kaluar 12 orë nga arratisja e Altin Ndocit, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij dhe personave që e ndihmuan atë për tu arratisur nga spitali i Durrësit.
Që nga periudha e arrestimit në vitin 2020 nga prokuroria e Durrësit dhe më pas në 2022 nga prokuroria e Posaçme SPAK dhe sërish arresti në korrik 2024, Altin Ndoci, u “ngjesh” me akuza të rënda duke u bazuar në dëshmitë e një të riu si Klevis Alla, Nuredin Dumani dhe më tej bisedat në aplikacionin “Sky”.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në total në 3 dosje të ndryshme, Altin Ndocit i futën 13 akuza për vrasje, dy tentativa vrasje të Ardi Uruçit dhe Sandër Bahos si dhe disa akuza të tjera për “Grup Strukturuar kriminal” dhe “Organizatë Kriminale”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal dhe “Organizatës Kriminale”.
Ndërkohë i riu nga fshati Troshan i Lezhës, që në momentin e arrestimit në 2020 e deri më sot, ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet, por ishte përfshirë në to, falë intrigave të dy bashkëpuntorëve të SPAK, Klevis Alla dhe Nuredin Dumani.
Por nëse do futen dhe 4 vrasjet e tjera të ndodhura në Shkurt dhe Prill 2020 në Durrës, ajo e Anxhelo Avdisë, Dorian Shkozës dhe vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, që SPAK ia faturoi dhe pas dy viteve ia hoqi, atëherë Altin Ndoci, mund të konsiderohej si vrasësi me pagesë më i pamëshirshëm që ka qarkulluar në territorin Shqiptar.
Akuzat për këto 4 vrasje u ngritën nga prokurori Altin Dumani. Por ishte sërish Dumani, që do të hiqte dorë nga mbajtja e këtyre 4 akuzave, pasi kuptoi se kishte rënë në kurthin e dëshmisë së bashkëpunëtorit të prokurorisë, Klevis Alla, i cili gënjeu se 4 vrasjet e mësipërme, i kishte kryer së bashku me Altin Ndocin dhe Talo Çelën.
Ky mashtrim solli heqjen e statusit të bashkëpunëtorit të SPAK për Klevis Alla dhe dënimin e tij me 25 vite burgim. Katër vrasjet e mësipërme u provua se i kishte kryer kundrejt pagesës Nuredin Dumani, Klevis Alla, Henrik Hoxha, Elio Bitri, Erjon Alibej dhe Arjan Spahiu.
Pavarësisht pushimit të akuzave, Altin Ndoci, sërish nuk mundi të lirohej nga burgu, pasi përmes një bashkëpunëtori tjetër Drejtësie si Nuredin Dumani, Ndocit ju shtua një vrasje tjetër si ajo e Andi Zylyfit në Peqin dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Ardi Uruçit.
Ndërkohë aktualisht Altin Ndoci është në fazën e gjykimit pranë gjykatës së Posaçme në dy procese gjyqësore, duke u akuzuar zyrtarisht për dhjetë akuza të rënda.
Ndoci, momentalisht akuzohet dhe po gjykohet në procesin e njohur në publik si “Plumbi i artë”, ku akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj Andi Zylyfit” dhe Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Ardi Uruçit.
Gjithashtu në një proces tjetër Altin Ndoci, akuzohet si pjesëmarrës në 5 vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, në dëm të tre viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, kryer më 29 dhjetor 2018 në Bradashesh, Elbasan.
“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë vdekjen e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllai të tij Aldo alias Aleksandër Baho, ngjarje e kryer në datë 1 korrik 2019, në fshatin Broshkë, Elbasan.
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes dhe hakmarrje, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e organizatës kriminale”, në dëm të viktimës Kei Piku, kryer në datën 16 janar 2020 në Elbasan.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën nëntor 2019 – janar 2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Ardit (Arjan) Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën dhjetor 2019 – janar 2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e organizatës kriminale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”
“Vjedhje me armë” e vlerave monetare që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë-Vjenë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, kryer më datë 9 prill 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, kryer në datë 23 Mars 2018, në Fier në banesën e Minella Muça, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Përkrahja e autorit të krimit” Talo Çela në vitin 2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën në formën e organizatës kriminale “Organizatë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Më sillni një provë, dhe e dorëzoj vetë”, flet babai i Altin Ndocit: E akuzon vetëm Nuredin Dumani, ka thënë ‘e dua të vdekur’
TIRANË- Babai i Altin Ndocit, 34-vjeçarit që u arratis mesditën e djeshme nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për një kontroll, ka thyer heshtjen dhe ka folur për ngjarjen që tronditi sigurinë në burgjet e vendit. Nikoll Ndoci pretendon se arrestimin i djalit të tij ka qenë i pabazuar në prova, dhe vetëm në dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka marrë statusin e të pandehurit të dejtësisë. Në një lidhje telefonike me “Kafe Shqeto”, Nikoll Ndoci kërkoi që SPAK t’i vëjë në dispozicion prova që implikojnë djalin e tij, dhe në këtë rast vetë ai do të negocionte për të dorëzuar të birin.
Ai pretendon se motivi i Nuredin Dumanit për të akuzuar djalin e tij lidhet me një konflikt të hershëm, për një rrahje mes Altin Ndocit dhe vëllait të Dumanit.
"Ai e ka deklaruar vetë. 'Dua ta vras, e dua të vdekur'", theksoi Nikoll Ndoci, duke cituar fjalët që ka thënë Dumani për djalin e tij. Ndër të tjera, Ndoci pretendoi se Nuredin Dumani ka kërcënuar me jetë avokaten e familjes së tyre.
Sipas tij, kërcënimi ka ndodhur "ballë për ballë, në mes të SPAK-ut", gjatë një seance gjyqësore. Ai shtoi se posedon regjistrime audio si provë për këtë ngjarje, si dhe për biseda të tjera kompromentuese "në korridoret e drejtësisë", të cilat tregojnë "turpin e SPAK-ut".
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse djali i tij ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, Nikoll Ndoci pohoi se ai ishte ndaluar vetëm një herë për posedim të një sasie hashashi. Ai mohoi kategorikisht çdo lidhje të djalit me masakrën e Bradasheshit.
Deklarata e plotë e tij
"Kjo është një histori, asgjë më shumë, asgjë më pak, veç një dështim i SPAK-ut. Po, morëm një pafajësi në shkallën e parë, e morëm edhe në apel të GJKO-së.
Dhe tani SPAK-u, e ke parasysh, që pretendon mua të paktën një provë. Një provë të sjellin të gjithë, kush është gazetar në Shqipëri, të më sjellin një provë të vetme dhe jam unë i gatshëm të shkoj të ta dorëzoj në prokurori, në SPAK.
Një gazetar të më gjejë një provë kundër atij, ADN-a, çfarëdo të dojë, çdo gjë që të ma sjellë mua si person, unë jam i gatshëm të shkoj ta dorëzoj në prokurori.
Po, ka pasur, ka qenë i marrë një radhë me hashash.
Ka pasur një arsye, një shpjegim, duke marrë të mirëqenë pretendimin tuaj që nuk ka lidhje me masakrën e Bradasheshit.
I vetmi person që e akuzon për Bradasheshin, e akuzoi edhe për katër vrasjet në Durrës. Një farë Nuredin Dumani, që e emëron me forcë dhe me fanatizëm, e mbrojti SPAK-u.
I vetmi person. Ai e çoi tek qerri i vogël, që ishte i penduar i drejtësisë, nuk mund të flas diçka se jam shumë i lodhur.
Pretendohet gjoja një rrahje e të vëllait të tij. Pretendohet.
Nuk e di, s'kam idenë fare, por pretendohet. Dhe ai e ka deklaruar vetë. "Dua ta vras, e dua të vdekur".
Tani nuk mundet një, një person që ka bërë, i ka pranuar vetë ai, 12 vrasje a 13 a sa ka bërë, një ordiner, dhe të vijë të më akuzojë mua dhe të më shkatërrojë familjen, në asnjë mënyrë, Flavio!
Këto këtu, nuk e di se ku po jetojmë, ku po shkojmë.
Unë kam shumë e shumë gjëra të tjera. Shumë e shumë gjëra të tjera.
Edhe kundrejt SPAK-ut, edhe kundrejt disa individëve që flasin nëpër korridore, i kam me audio. Që flasin nëpër korridore.
Që është turpi, turpi i drejtësisë, turpi i SPAK-ut.
Mund të flas edhe pas disa ditësh, ai diçka të tillë. Edhe kam shumë dëshirë, kam shumë dëshirë. Unë i përballoj vetë.
Unë bëra 68 sot. Nuk kam qenë kurrë kriminel, as bëhem kriminel, as fisi im s'është kriminel.
Unë vij nga një familje fshatarësh që jetojmë, mundohemi të jetojmë me djersën e ballit.
Djalin tim atëherë e rujtë Zoti. Disa gazetarë në studio. Në të gjitha studiot dalin dhe e quajnë kriminel. Ore zotëri, ka një provë? Drejtësia punon me drejtësi.
Unë do të më gjejë një provë, mor shoku im, një provë mor ta marrsha.
S'ka mundësi, një ADN. Si nuk doli një ADN kundër tij? Provat kriminalistike hidhen poshtë dhe pretendohet për një Nuredin Duman.
Kush e mbron atë njeri, o vëlla? Po bëjmë të kundërtën.
Aty unë kam një avokate, e ke parasysh.
Pas disa ditësh, mbas vazhdim e mbrapa mund të ketë edhe probleme të tjera.
Kam një avokate unë që... Inshallah, ma ruajtë Zoti se është, është edhe atë e kanë kërcënuar me vdekje. Në sallë gjyqi, në sallë, mu në mes të SPAK-ut.
E kanë kërcënuar me jetë. Avokaten.
Zoti i rujtë, Zoti i rujtë ca gazetarë që po pastrohen".
Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Pas vizitës dhe mjekimit të parë me rekomandim të mjekut, u kërkua të priste edhe 2-3 orë për një rikontroll nga bluzat e bardha. Në këtë momentet Altin Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga. I kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur dhe efektivët tentuan t’i vënë prangat, 38-vjeçari nisi t’i godasë dhe i sulmoi. Ndoci është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI