LIVE UPDATES

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset Altin Ndoci, godet policin dhe ia fut vrapit drejt ‘Audit’ luksoz

➤Altin Ndoci, i paraburgosur ka arritur të arratiset në Durrës duke shfrytëzuar momentin që forcat e burgjeve e kishin transportuar drejt spitalit për vizitë. ➤Ndoci u shoqërua nga burgu drejt spitalit e nga 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë. Në një moment i paraburgosuri, gjatë vizitës ka kërkuar të shkojë në tualet. ➤Sapo ka dalë nga tualeti, Altin Ndoci, e ka qëlluar punonjësin e sigurisë dhe është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. ➤Ngjarja dyshohet të ketë qenë e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë. ➤Ndoci është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, i akuzuar për vrasje me pagesë, grabitje dhe trafik droge. ➤Ndoci dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e 4 personave, të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdijës dhe Dorian Shkozës po në vitin 2020 në qytetin bregdetar. ➤ Po ashtu Ndoci, dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit në dhjetor 2018 në Peqin dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe armë pa leje.

10 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

SKANDALI/ Altin Ndoci u soll pa pranga në Spital, momenti kur zbret me duar të lira

 

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
Altin Ndoci

DURRËS-ZËRI ka siguruar pamjet teksa Altin Ndoci mbërrin me ambulancë në spitalin e Durrësit, pa pranga mes efektivëve i lirshëm. Në pamje shihet momenti kur Ndoci, një person i akuzuar për vrasje dhe grup kriminal mbërrin në spital me duar të lira pa pranga dhe ecën i lirë, vetëm në shoqërinë e policëve. Shoqërimi i tij bëhet në kundërshtim me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë.

Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Pas vizitës dhe mjekimit të parë me rekomandim të mjekut, u kërkua të priste edhe 2-3 orë për një rikontroll nga bluzat e bardha. Në këtë momentet Altin Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga. I kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur dhe efektivët tentuan t’i vënë prangat, 38-vjeçari nisi t’i godasë dhe i sulmoi. Ndoci është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

'Mjeku kërkoi të priste 2-3 orë, pas mjekimit"-Altin Ndoci vuante nga veshkat, si përfundoi nga kati i tretë i spitalit në parking

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
Altin Ndoci

DURRËS-Altin Ndoci, i paraburgosur ka arritur të arratiset në Durrës duke shfrytëzuar momentin që forcat e burgjeve e kishin transportuar drejt spitalit për vizitë. Por si arriti t'i ikte nga duart Policisë nga spitali?

Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka, i cili ndodhej në katin etretë të spitalit. Grupi i shoqërimit në total përbëhej nga 7 efektivë, 5 prej të cilëve kanë shoqëruar për në paraburgim të paraburgosurin tjetër dhe 2 kanë qëndruar për të ruajtur Ndocin.

Pas vizitës dhe mjekimit të parë me rekomandim të mjekut, u kërkua të priste edhe 2-3 orë për një rikontroll nga bluzat e bardha. Në këtë momentet Altin Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga. I kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur dhe efektivët tentuan t’i vënë prangat, 38-vjeçari nisi t’i godasë dhe i sulmoi.

Ndoci është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Njëri prej dy efektivëve qëlloi me armën e shërbimit brenda spitalit, por nuk e plagosi. Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

"Këmbët e shpejta, faqe bardhë'! PAMJET nga arratisja si në filma e Altin Ndocit

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset

DURRËS-ZËRI ka siguruar pamjet kur i burgosuri Altin Ndoci, u ka ikur nga duart policëve të burgut, teksa ndodhen në pavionin infektiv të spitalit të Durrësit. Në imazhe shihet momenti kur Ndoci vrapon me shpejtësi në parkingun e spitalit, për të shkuar drejt makinës tip 'Audi' që e priste për ta larguar.

Altin Ndoci u arratis duke shfrytëzuar një moment të shkurtër vëmendjeje të efektivëve që e shoqëronin në spitalin e Durrësit. Në një moment i paraburgosuri, gjatë vizitës ka kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e sigurisë dhe është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Njëri prej dy efektivëve qëlloi me armën e shërbimit brenda spitalit, por nuk e plagosi. Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” luksoz e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

FOTO- Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, targat e ‘Audi A7’ u vodhën disa ditë më parë

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset

DURRËS-Makina në foton e mësipërme është mjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin dyshohet se është arratisur ditën e sotme nga spitali Rajonal i Durrësit, Altin Ndoci. (Foto e siguruar nga 'Në shënjestër"). Sipas informacioneve, arratisja e Ndocit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit. Raportohet se mjeti ‘Audi A7’ me të cilin u largua Ndoci, rezulton të ketë pasur targa të vjedhura, të denoncuara disa ditë më parë.

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
Mjeti ‘Audi A7’ me të cilin u largua Ndoci

Altin Ndoci u arratis duke shfrytëzuar një moment të shkurtër vëmendjeje të efektivëve që e shoqëronin në spitalin e Durrësit. Në një moment i paraburgosuri, gjatë vizitës ka kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Altin Ndoci, ka qëlluar punonjësin e sigurisë dhe është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Njëri prej dy efektivëve qëlloi me armën e shërbimit brenda spitalit, por nuk e plagosi. Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” luksoz e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

I njëjti që i dha telefonin Erion Veliajt në furgonin e burgut, KUSH është efektivi që qëlloi për të trembur Ndocin gjatë arratisjes

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
Fatjon Baci dhe Altin Ndoci

DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga arratisja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Në shkallët e spitalit është gjetur dhe gëzoja nga e shtëna e armës së policit të Burgjeve, i cili iu vu pas për ta ndaluar. "Në shënjestër' zbulon se efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.

Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Efektivi i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Në lidhje me rastin e kryebashkiakut Baci u akuzua nga SPAK për 'futje të sendeve të palejuara' në qeli Në dëshminë e tij, të siguruar nga ZËRI, Baci asakohe shpjegonte se Veliaj i kishte kërkuar telefonin para mbërritjes në SPAK dhe pas mbarimit të seancës gjyqësore. Në dëshminë e tij, ai shprehej se Veliaj kishte qarë dhe kishte shprehur keqardhjen që djali do të rritej vetëm. 

Sot Baci ndoqi me armë në dorë Ndocin, por ky i fundit ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” luksoz e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

'Ushtari' i Talo Çelës 'dorë' në çdo vrasje, çfarë dëshmoi Dumani: Ndoci qëlloi tek 'Bradasheshi', deshi të vrasë vëllanë tim...Zylyfi u tentua

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
Altin Ndoci, Andi Zylyfi, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

TIRANË- Altin Ndoci, i paraburgosur ka arritur të arratiset në Durrës duke shfrytëzuar momentin që forcat e burgjeve e kishin transportuar drejt spitalit për vizitë. Emri i tij rezulton i përfshirë në dhjetra vrasje, ku në katër prej tyre arriti të fitojë pafajësinë. Por çfarë dëshmonin të penduarit e drejtësisë për Altin Ndocin?

Dëshmia e Klevis Allës, një të penduari të drejtësisë që e humbi këtë status pas disa deklarimeve të rreme, është e para që përfshiu në listën e të dyshuarve për ngjarje të rënda kriminale, Altin Ndocin, të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit.  Klevis Alla akuzoi se Ndoci ishte i përfshirë në vrasjen e 4 personave, të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdijës dhe Dorian Shkozës po në vitin 2020 në qytetin bregdetar. Por në prill të 2024-ës Gjykata e Posaçme pushoi akuzat duke e shpallur të pafajshëm atë. Sipas dëshmive, Ndoci, dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit në dhjetor 2018 në Peqin dhe plagosjen e Ardit Uruçit.

Ndoci më herët ishte përmendur edhe nga Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë. Ndër të tjera i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se Ndoci ka qenë një nga personat që ka qëlluar në masakrën e Bradasheshit, ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay. 

Konkretisht në dosjen e siguruar nga ZËRI, në një episod Nuredini i rrëfen Dashnorit bisedën dhe prishjen e pazareve me Mikael Qosjan alias Kel Kamami dhe më pas e pyet nëse është përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku Talo Çela ka qenë shofer. Nga natyra e bisedës që Nuredin Dumani zhvillon me vëllain e tij Dashnor Dumani, kuptohet se në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, kanë marrë pjesë Talo Çela, shofer i automjetit të përdorur në atentat, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia të cilët kanë qëlluar, si dhe Dashnor Dumani, i cili ka marrë pjesë por nuk ka qëlluar.

I penduari tjetër i drejtësisë, Erion Alibej, e ka akuzuar Altin Ndocin, se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit me 3 tre vrarë në dhjetor të 2018-ës, ku mbeti i vrarë edhe vëllai i Alibejt, Endrit Alibej. Pas kësaj ngjarje, Erion Alibej u betua të marrë hak, duke përfshirë në plan edhe vrasjen e Altin Ndocit. Ekzekutimi që nuk ndodhi kurrë, do të kryhej gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia të vrarë në Durrës 6 vite më parë, pasi Ndoci i kishte miq.

-Po ashtu Ndoci, sipas dëshmisë së Dumanit u pagua 60 mijë paund për të ekzekutuar kunatin e motrës së Besmir Haxhisë. 

Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milionë në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës,”-tha Dumani.

-Dumani gjithashtu ishte shprehur se,  Altin Ndoci deshi ti vrasë vëllanë, por iu bllokua arma. 

“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo ti vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja”, ka thënë Dumani.

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Momenti kur Altin Ndoci largohet me vrap nga spitali

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
pamjet nga arratisja

DURRËS-Janë publikuar pamjet nga arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për të kryer disa ekzaminime. Pasi ka goditur me grusht një prej efektivëve në dhomë, ai më pas është përplasur me efektivët e tjerë dhe nga kati i tretë ka arritur që të largohet me vrap duke shkuar drejt parkimit ku e priste një makinë 'Audi' e bardhë. Një prej efektivëve ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër gjatë tentativës për ta ndaluar, por pa rezultat.

5 MUAJ ME PARE

Ndoci u iku nga duart, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset

DURRËS-Zinxhiri Komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar pas arratisjes së Altin Ndocit. Drejtori, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku pritet të dilet edhe me konkuzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.

5 MUAJ ME PARE

Altin Ndoci i shpëton burgut, detaje nga arratisja spektakolare në Durrës: Goditi policin, "Audi" i bardhë e priste pranë spitalit...(DINAMIKA)

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
altin ndoci

DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e të burgosurit, Altin Ndoci, nga reparti i Infektivit në Spitalin e Durrësi, ku ishte dërguar për të kryer disa ekzaminime për probleme shëndetësore. Por, duket se e gjitha ka qenë një skenar i parapërgatitur për arratisje.

Ditën e sotme, Altin Ndoci është shoqëruar nga Policia e Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit rajonal, në një dhomë të posaçme ku kryhen vizitat mjekësore për personat e paraburgosur. Ai është shoqëruar nga 5 efektivë të burgjeve, njëri prej tyre shofer. Mësohet se dy prej efektivëve që e shoqëronin janë futur brenda në ambientet e spitalit, ndërsa Ndoci u ka kërkuar që të shkonte në tualet. Në këtë moment ka nisur të marrë formë plani.

Pasi Ndoci ka dalë nga tualeti, ka goditur me grusht një prej efektivëve dhe është larguar me vrap nga kati i 3-të duke zbritur nga shkallët. Efektivi i cili është goditur, ka vrapuar pas tij dhe ka qëlluar në ajër në oborrin e spitalit të Durrësit për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Ai është larguar me shpejtësi nga kati i 3-të i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.

Ndërkohë, sipas burimeve policore, në parkingun e ndodhur pas spitalit, atë e ka pritur një makinë tip "Audi" e bardhë me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri të jetë larguar drejt zonës së Spitallës.

Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve në një deklaratë pas ngjarjes tha se efektivët kanë tentuar ta ndalojnë, por nuk kanë mundur dot, ndërsa vijojnë kërkimet.

"I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Drejtoria e Burgjeve./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

I akuzuar për 4 vrasje dhe i pandehur për dosjen "Plumbi i Artë", Altin Ndoci arratiset nga burgu i Durrësit

Vizita në spital pa pranga e 'shpëton' nga burgu! Arratiset
Altin Ndoci

DURRËS- Një arratisje nga burgu raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se i burgosuri Altin Ndoci është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit, teksa ndodhej i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa menjëherë pas lajmit të arratisjes ka reaguar Drejtoria e Burgjeve. Në reagim, theksohet se ndërhyrja nga forcat e policisë ka qenë e menjëhershme, por pa arritur të ndalojë arratisjen e tij.

"I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Kush është Altin Ndoci

Altin Ndoci është një emër i njohur në botën e krimit dhe hetohet nga SPAK me disa akuza, për vrasje, grup kriminal.

Ai është njëri prej të burgosurve të dosjes 'Plumbi i Artë'. Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit).

Ndoci u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill në Durrës, dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, më 2 mars, po në Durrës.

Në prill 2024, gjykata e shpalli të pafajshëm për këto akuza të rënda, duke i hedhur poshtë pretendimet se ai kishte marrë pjesë në krime, sepse dëshmia e përdorur nga prokuroria u konsiderua e pasaktë. Megjithatë, ai nuk u lirua nga burgu, pasi kundër tij ka akuza të tjera aktive nga SPAK për vepra të tjera penale që nuk lidhen me dëshminë që u hedh poshtë, përfshirë akuza për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe vepra të lidhura me armëmbajtje dhe incidente të tjera të dhunshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB