"Vi sfungjer te barku të dukesh i shnosh", porositë e Astrit Avdylit për nipin: Rrumi nuk duhet të dijë asgjë për punët tona!
TIRANE- Në dosjen e SPAK është zbuluar edhe vrasja e Edmir Bregut. Në bisedat mes Astrit Avdylit dhe nipit, Elidonit, se Aleksandër Laho, nuk duhet të dijë për punët e tyre dhe as çfarë njerëzish kanë. Nga biseda rezulton se Astriti dhe Elidoni bisedojnë për vrasjen e disa personave për të cilët Astriti është i paguar, siç do të bëjë ai, Malokun dhe Marli. Në bisedë, Avdyli i thotë:
“Të largohet po shko e bëje ok. Në Lezhë rri aty, midis kqyre, kaq. Nuk ka ç’të duash tjetër. Rrimë te hallet tona, s’po pimë rino, cdo grup, ollo po con muskien. Në Lezhë tani. A dhe e ka plazhin çdo ditë, kupto, tona, që të shikojmë punët tona. Sudet e dinë asgjë për ne ata, të shikojmë punët tona. Këta dinë njerëzit kemi ne… ne duhet me i kujdes sudet të morrin gjërat për sipër, që t’i përfshijnë me ne. Ne duhet me i bo veç, vigjilencë mi da me mi me motokë. Ne vetë, po diet men, të flasim ne bëjmë lek, diet të shikojmë punët tona. Këto dinë veç ma fut me i kap, kupto, me na perdoor. Mns e l na i shuh. Ne veç ben noken, atë e kemi mik… vi sfungjer te barku, të dukesh i shnosh, mos e hiq kapuçin. Kupto, ne nuk e bojmë dot ndryshe. Kupto, thjesht haj për ato punë, dun lek ato. Pranoj, veç thojn. M thuj që shtëpinë do t’a lidh çehs, ke ne jemi për vetë e Rumi, kupto, nuk bohem viktimë Rumi, as e Ne, as e Pajes, çdo njeri, ka punët e veta, xhaxh.ben e du fort.kaleshin me ka kalesh ti punët e veta. kupto, nuk më plas k… fare as i kam në lista kaq.ok.koho do i vertetoj.”
Në këtë bisedë, dokumentohen qëllimet që Elidon Avdyli dhe Astrit Balliu alias Astriti Avdyli kanë pasur për të vrarë personin me nofkën Maloku, identifikuar si Edmir Bregu, i vrarë në datën 24 janar 2021 dhe një person tjetër i quajtur Marlini.
Nga bisedat që Elidoni ka zhvilluar në platformën SkyEç me Enea Kumen, Aleksandër Lahën, Arben Merkurin dhe Ermir Dedjan, del se Ermiri është “ushtari” i Elidon Avdylit, i cili e ka mbajtur me para, i ka dhënë për konsum lëndë narkotike falas dhe e ka përdorur edhe si shofer të tij dhe të familjes.
Në datën 22 gusht 2020, ora 18:57, Ermir Dedja i ka shkruar Elidon Avdylit se kishte gjetur bazë të sigurt dhe do të gjente shtëpi ku do të pasqyroheshin në vijim, do të shërbente për strehim të armëve dhe të veprimeve të grupit të gjashtëve që ishin marrin pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut. Ermiri Dedja shkruan se:
“E kam gjet po marr njerëzit, po ku k e na mer, shoferi vlla, po ne…”./ZËRI
“Janë miellosha të dy”/ Drogë dhe miliona, si korruptoheshin zyrtarët e Kadastrës nga Rrumi: Të tjerët paguajnë 30 mijë euro për një praktikë, ne 1….
TIRANE- “Kokrra malli, janë miellosha”, kështu i përshkruante Aleksandër Laho zyrtarët e Kadastrës në Durrës të cilët kryenin praktikat për pronat që ai kërkonte ti merrte nën pronësi. Në bisedën me të vëllain, Vullnet Muçën, Laho flet për dy punonjës Kadastre, sipas të cilit janë të pakënaqur pasi për të tjerët ryshfeti për regjistrimin e paligjshëm të pronës kap vlerën e 30 mijë eurove. Në rastin e tij, është më ndryshe. Ai thotë se iu jep “kokrra malli” dhe nga 1 milionë lekë të vjetra paradhënie.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Leos jepi gjithmonë kokra malli kot me pi re… se aty e ka pikën e dobët dhe nai lek xhepi… se ata ma duhen për kohë të gjatë… se të tjerët japin nga 20, 30 mijë euro për një praktik… prandaj janë të paknaq… jepi lekët paradhenie atij enkelditi dhe hiqe nga sistemi se e gjen vetë ata kohën dhe mënyrën se ta marrin lekët.
Aleksandri:
I shkrujta Leos tani që po folim dhe i gatshëm mu duk, po i duan paradhenie ata lekët me aq sa kuptoj… se ai ka dhe muhabet me enkeldin me heq atë nga sistemi… unë i shkrujta larg e i gatshëm mu duk… shife vetë çoj gonin të flasi, se flasin hapur me njëri-tjetrin se janë miellosha të dy./ZËRI
SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të vëllain: Do gjejmë noi drejtor banke
TIRANE- Një tjetër veprimtari në të cilën ishte përfshirë Rrumi i Shijakut ishte edhe futja në treg e parave false. Në një bisedë me të vëllain e tij, Vullnet Muçën, ai i thotë se për këtë do të përdorin bankat e nivelit të dytë dhe miqësinë me drejtorët e bankave. Në bisedë flitet edhe për një person të panjohur si “Daja në Rinas” që është personi që ka monedhat dhe kërkon 20% të vlerës së tyre.
BISEDA MES TYRE NË DOSJE:
Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, dyshohen se kanë kryer edhe aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave pasi në bisedën e datës 14 shtator 2020, në orën 18:51, kanë biseduar për kartmonedha të falsifikuara, leku dhe euro, foto të cilave Vullneti ia dërgon Aleksandrit në vijim të bisedës.
Personi që i ka paratë e falsifikuara është identifikuar si “daja në Rinas” i cili ka kërkuar 20% të vlerës së shumës që do të marrin.
Gjithashtu, në bisedë është diskutuar edhe për mënyrën e hedhjes në qarkullim të kartmonedhave ku një prej rrugëve të përmendura ishte futja e parave të falsifikuara në bankat e nivelit të dytë duke shfrytëzuar ndonjë drejtor të bankës.
Aleksandri ka shkruar:
“Co nanji ke daja në Rinas… se i ka bo ato leku!… i ka me shpi… i ahopim njeher si i ka bo… se mi nisi me foto… dhe nanji t’ka ni ka shku ai robi që i ka bo është ke shpia atij aty… do i fusim me nai bank aty… po mundem.”
Vullneti i përgjigjet:
“Po do 20 përqind… apo ke fol ti… Ke fol me nanji njeri?”
Aleksandri shkruan:
“Co ose gonin ose tosin ke daja t’mar t’i shifni.”/ZËRI
LUPINI I PRONAVE/ Si falsifikoi Rrumi regjistrat e vitit 1929, porosia për Netin: Ço njerëz të pastrojnë toka, të duket sikur ka pronar…
TIRANE- Aleksandër Laho alias Rrumi ka patur një synim të qartë për të marrë sa më shumë prona. Me apo pa dokumentacion, kjo nuk ishte një problem për të. Në dosjen hetimore me të cilën SPAK iu drejtua gjykatës për të caktuar masat e sigurimit personal, shihet sesi Rumi bashkë me miqtë e tij arriti deri në falsifikimin e regjistrave të pronave të vitit 1929. Në një pasazh, ai i kërkon Vullnet Muçës që të bëjë legalizime të paqena te “Ura e Dajlanit”. Për këtë, kishte menduar edhe manovra të larmishme, si vendosja e disa punëtorëve për të pastruar tokën me qëllim që të dukej, sikur kjo pronë e cila më pas do të legalizohej, kishte një pronar.
Pasazhi 1:
Në datën 5 gusht 2020, në orën 16:01:28, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën lidhur me falsifikimin e librave kadastralë të vjetër të zonës “40-44”, si dhe legalizimin në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, që të bëhen në emrin e Lalanit dhe Nanit.
Këto libra i siguron një person me emrin Mozi, që dyshohet se është punonjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi nga biseda del se ka akses në sigurimin e dokumenteve që mbahen vetëm në arkivën e ZVRPP-së.
1D6E0D: Jam këtu me Mozin, ka kërku nga 40 e poshtë dhe nuk ka gjet.
L629B3: Po të shohë, inshallah gjen nga 40 deri në 44.
1D6E0D: Ok.
L629B3: Se 40 deri 44 është më e mirë.
1D6E0D: Ok se s’ka iku. Ja them un.
L629B3: Me ato legalizimet aty ke Ura Dajlanit, ke fol me ata me ec… apo si ka ra radha?
1D6E0D: Të veç një në emër të Lalanit, një në emër të Nanit.
L629B3: Po u bo me legalizim mirë, eshtë la fusim dhe në sistem po mundëm… dhe çojmë nja 2-3 punëtorë ta pastrojnë… medek ka pronar ajo zonë.
1D6E0D: Ta bojmë iher.
Më tej, ai i sugjeron mikut të tij që të fusë sa më shumë njerëz me pak metra, që në të ardhmen të ketë mbështetjen e tyre.
Pasazhi 2:
L629B3: ajo do bo e gjith… dhe i fut te gjith nga pak në pjesë, i jep nga nai dylym se dhe e mbrojn të gjith pjesën e vet, dhe kemi nevoj për njerëz për mbështetje.
Ndërkohë që në një bisedë të vitit 2020, Rrumi i kërkon Muçës të falsifikojë librat e vitit 1929 përmes fshirjes së bojës së kuqe.
Pasazhi nr3:
Në datën 22 gusht 2020, në orën 11:38:10, Aleksandër Laho bisedon me Vullnet Muçin i quajtur Neti në lidhje me falsifikimin e librave të regjistrimit të pasurive të viteve 1929 dhe 1957.
Vullneti i shkruan Aleksandrit se regjistri që ja ka nisur me foto, ja ka sjellë Mozi dhe janë të vitit 1929 dhe 1957. Aleksandri i shkruan se Mozi, më parë u kishte treguar një regjistër të vitit 1930, dhe se regjistri i vitit 1929 i duket i vështirë për t’u bërë.
Në vijim, Aleksandri i shkruan Vullnetit që regjistrin e vitit 1929 t’ia çojë Dajës ta shikojë dhe të shikojë mundësinë që të fshihej boja e kuqe, dhe interesohet nëse regjistri ka faqe të tjera bosh pas fletës me bojë të kuqe.
Vullneti i përgjigjet Aleksandrit se pas shkrimit me bojë të kuqe ka edhe dy fleta bosh, ndërsa libri i vitit 1957 ka 16 fleta bosh.
Kjo bisedë vërteton faktin se falsifikimi i pronave nga ana e Vullnet Muçës dhe Aleksandër Lahos është bërë gjer te regjistrat që pasqyrojnë origjinën e hershme të pronave.
Në datën 27 gusht 2020, në orën 08:03, Vullnet Muça i identifikuar si Neti i ka dërguar Aleksandër Lahos foto të fletëve bosh të Radhorit të Transkripteve të vitit 1929, të cilat janë pastruar nga shkrimi me bojë të kuqe.
Vullneti shkruan se kishin pastruar një faqe që kishte pak shkrim, ndërsa faqen e fundit nuk e ngacmuan fare pasi kishte shumë bojë. Sipas Vullnetit, është pastruar një fletë që ndodhet afër fundit të regjistrit dhe më pas vijojnë fletët e tjera bosh pa shkrime, ndërsa më pas regjistri mbyllet.
Aleksandri ka shqetësimin se boja me të cilën është bërë shkrimi “vjel” dhe porosit Vullnetin që në rast se boja e shkrimit hapet në fletë të gjejnë bojë “mam” e cila nuk hapet.
Aleksandri shkruan gjithashtu:
“Dim kujt me ja vu” duke nënkuptuar se duhet të gjejnë një person me qëllim që pronën që do të falsifikojnë ta regjistrojnë në emrin e tij.
Në vijim, **Vullneti i shkruan se një person i quajtur Xheku i kishte thënë që për pronën që do të bëjnë duhet të gjejnë një person me prokurë që të ndjekë procedurat dhe i përmend një person me emrin Ardit.
Aleksandri i përgjigjet që sipas tij, prokurën t’ia japin një personi të quajtur Hoti, pasi e kanë nën kontroll.
Provat se si bisedat e zhvilluara në datën 27 gusht 2020 janë materializuar në veprime konkrete, janë edhe fotot e mëposhtme që bëjnë një krahasim se si kanë qenë fletët e regjistrit origjinal dhe si janë pastruar nga shkrimi me qëllim që të rishkruhen me një transkriptim të falsifikuar prone./ZËRI
SPAK po e hetonte, 'Rumit' i ishin ndezur antenat: Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam
TIRANE- Dosja hetimore mbi të cilat u caktua masa e arrestit për grupin e Avdylajve dhe Rumin e Shijakut, Aleksandër Laho, ka një pasazh interesant, ku tregohet sesi Rumi dyshonte se pavarësisht se skema e falsifikimit të pronave ishte e përsosur, diku kishte gabuar. Në bisedën e tij në "Sky ECC" me Vullnet Muçën, që në dosje shkruhet si "Neti", i kërkon të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të bërë ekspertimin e dokumentacionit të pronave në Durrës. Më tej ai e pyet, ku ka gabuar, që SPAK po heton çështjen e dokumentave të pronave.
Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC:
1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do shprehem që janë…
L629B3: Atëherë kam fut dhe një avokat tjetër, me taku dikë t’i them të tërhiqet.
1D6E0D: Po ke firmat ajo A thoshte, po me ça kuptova e ka bo me Fredin pak lojën për na…
L629B3: Po vulat si kemi lujt neve.
1D6E0D: Po janë te volumi.
L629B3: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumin i kishin matë dhe ato per aktet…
1D6E0D: 13 pika i kanë kërku spaku.
L629B3: Këtë avokatin që kam fut po e largoj… ta shkëpus… po dhe Fredi të fortë e ka bërë takimin, se ata nuk para takojnë njeri.
1D6E0D: Si duash, po ky do shprehet mirë.
L629B3: Janë shumë Espinoza… po e ke taku ti vet, ska mundësi me u shpreh keq ai, ne njëfarë mënyre ka pranu bashkëpunimin… ky ka taku sot shefin e këtij, bertiti po tha s’kam marrëdhënie me të.
1D6E0D: Po po e ke ok, po un i nejta te kjo pjesë un kam jetu jashtë kam bo 5 lek kam ardh me u bo shtetas, popo aty rri ti në rregull je.
L629B3: Shefi bertiti nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thash leje një herë këtë që ka fol, mos u ngatërroni…
1D6E0D: Leje se është ok.
L629B3: Ai që e ka pranu me taku është ok… ka hap rrugën me marrë nai lek… meri lirisht, mos e helton… merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët… ta jep dhe vet në fund.
1D6E0D: Do ta respektoj, dhe do ta di për nder gjithë jetës që jena njerëz, ne treg do ta shpreh mirë.
L629B3: Po unë me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata… me rregullu të tjerat.
1D6E0D: Do ta bojmë jo me marrë lekët e bo riekspërtim dhe po të vi të vi po te linja ime…
1D6E0D: Do ta bojmë ok, tha që mos të kesh siklet që me më dyshu.
L629B3: Ok në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po t’u mësove me kohën, ku e ka gabimin që e lujt kemi gabuar neve.
1D6E0D: Mu s’mle najsi dyshim.
L629B3: Pose ndoshta ke ato të s’kuhtit… jo jo ai derisa ka ardh takimi është ok… është me rregull.
1D6E0D: Po po bera sikur ma kap ky hallin ble se me ditë që ikemi bo janë shumë sipërfaqësore./ZËRI
Gjoba dhe atentate! ‘O budalli i xhaxhit, injorant', Astrit Avdylaj këshillon nipin: Duhet të vdesin njerëz, gjuj në bark
TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, janë zbardhur bisedat mes grupit Avdylaj për vrasjen e Edmir Bregut. Astrit Avdylaj në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Astriti e këshillon të mos ekspozohet dhe të mbajë në kokë maskë. Ndërkohë në bisedat e zhvilluara mes tyre flitet edhe për një atentat ndaj Plaren Dervishajt, ekzekutim i kërkuar nga 'Rumi i Shijakut'.
“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von. Ca u ba.Per Lentin.Spo kuptoj Asgje rumi ka njerz kupto. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgje so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq...”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.
Përpos atentateve në një episod tjetër, xhaxha e nip flasin për gjoba, ku Astrit Avdylaj sugjeron për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën. Në biseda del edhe Ermir Dedja, i ekzekutuar në 20 maj të këtij viti. Në dodjen e SPAK, rezulton se Ermir Dedja, përdoruesi i SKYECC MG7639, i ka shkruajtur Elidon Avdyli se është me "Piratin" i dentifikuar si Alfred Doka. Nga biseda rezulton se Ermiri bashke me Altiredin e kane lene qe ne oren 6 te mengjesit t’i shkojne te shtëpia me personi të paidentifikuar dhe ta presin kur të dalë me qelllim për ta kërcënuar.
"... Ke ven gioh. Bravo. I fort. Xhajt. Per kie ta vran cun e xhajt. Pse je me i fort. Ti si’un. Apo ca. Kur si vej un gjohat. Apo do me i vo ti..."-i shkruan Astrit Avdylaj nipit.
Një ditë më vonë në 29 korrik, Elidon Avdyli (Aldo) ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda del se Astriti interesohet për ata që ai i quan "durrsakë" dhe i shkruan Elidonin se duhet të vdesin njerëz që t'i zërë paniku të tjerët. Astriti e udhëzon se si të veprojë duke i shkruajtur:
"Po cekja aty osht. Kil. Shi Ca ka bo. Ai e osht myll. Si nuk kuptova. Ca ka thon Kili. Spo kuptoj Asgje. Ca po luhet aty. Me kto durrsaket. Kaq. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua.... Hojvon. Budalla. I di un punet. Budalla. I cmen. Injorant. Do me na tregu gjojnat ti. Jo. Koleshi. Ne timon. Mos. Ti. Boj ca dush. Kupto. Der ne shpatell. Shikoje. Mir se ka spijuna. Dhum. Ke pakllat. Kamrat per qark. Kupto. Se japin info. Ne polici. Duet. Pallat i ri. Duet shum kujdes. Ta kapin shpin te kapin zon. Se osht karma gjall. Se karma te mer ne qaf. Zona plazhit osht e mir. Duet men. Shpi ke zona hasonve. Dhe nuk ka shtet. Se tirona problem. Kujdes cdo levizje.”
“Po erdhi Rama, na fiku'/ 'Rrumi' -Avdylajt: Duhen 10 viktima, më hiq qafe Lulzim Berishën, Plarentin dhe 'Çekiçin'
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku u godit një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Në 'rrjetë' ishte fisi Avdylaj dhe Aleksandër Laho, i njohur si 'Rumi i Shijakut'. Në dosjen e SPAK zbulohen bisedat mes dy palëve, ku vrasjet paguheshin me prona.
Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylajt që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishajn, Lulzim Berishën dhe Edmond Koçin, i njohur si 'Mond Çekiçi'.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datë 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK, në dosjen e siguruar nga ZËRI.
Në bisedën e zbardhur 'Rrumi' i shkruan nipit të Astrit Avdylajt se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Çekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojen e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem venose ti”..
Rrumi i shkruan të heqin Edmond Koçin të pari, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.
Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonrte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.
Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.
Në vijim SPAK njofton se Rrumi i ofron Avdylit në këmbim të eleminimeve sipërfaqe të pronash në bregdet.
Në lidhje me emrat e përmendur Edmon Çekiçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mars të vitit 2021 pranë Drejtorisë Arsimore dhe afër shtëpisë së prindërve të tij. Influenca e Mond Çekiçit ishte e madhe në Durrësit. Ai njihej për njohjet e tij politike dhe kriminale, e po ashtu, administronte disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ndodhet në burgun e Durrësit pas ekstradimit nga Spanja. Berisha ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën.
Plarent Dervishaj po ashtu ndodhet në burg pas ekstradimit nga Dubai. Dervishaj akuzohet si porositësit ndaj atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Atentatin për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës.
Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun./ZËRI
Si jepeshin pronat në Durrës/ 'Rrumi' bisedon me vëllain në 'Sky Ecc': Mblidh naj lek...do i tregoj rërën e bardhë
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku u godit një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Në lidhje me këto të fundit në dosjen e siguruar ZËRI, zbardhet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.
Vullneti:- Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble.
Aleksandri:- Jepi cil dush….mblidh nai lek…
Vullneti: Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit.
Aleksandri: Renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni thu’
Vullneti: Po ate te Palit pa 200 sja vlen me i dhen…apo ti them ktu para dylakut.
Më tej Aleksandër Laho i shkruan Vullnetit se për praktikat që kanë dyshime duhet të heqë origjinalen dhe në referencë te lerë fotokopjen dhe fotokopjes i vendos vulën e hipotekës, atë vulën origjinale dhe dokumenti merr fuqi ligjore por duhet të jetë në arkivë të hipotekës.
Në lidhje me aksionin u sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara të Aleksandër Lahos. Bëhet fjalë për 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj në Durrës, që rezulton se është përfituar me dokumente të falsifikuara, të kryera nga një grup kriminal i drejtuar nga "Rrumi i Shijakut".
Grupi, falsifikonte dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Ndërkohë, pronat i regjistronin në emër të fshatarëve të cilët nuk kishin dijeni. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).
Vetë Aleksandër Laho është shpallur në kërkim, ndërsa vëllai i tij Vullnet Muça ndodhet në burg./ZËRI