LIVE UPDATES

Dëmshpërblim për dëmet nga zjarret! Rama: Në tokat e djegura s'ka leje ndërtimi për 30 vite, krijojmë flotën me dronë 'mbjellës'

➤Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë kapitullin e ri të Mbrojtjes Civile. ➤Kreu i qeverisë deklaroi se të qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. ➤Rama njoftoi gjithashtu se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj. ➤Më tej, Rama njoftoi se për sektorin e zjarrfikëses do të ketë një rritje page.➤ Kryeministri paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. ➤Ndër të tjera, kreu i qeverisë njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë. ➤Në fokus është edhe krijimi i flotës se dronëve për evidentimin e zjrreve në kohë reale dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen. ➤Sipas Ramës, me ndihmën e dronëve 'mbjellës', do të mund të ripërtërihen territoret e djegura. 

3 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

“Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”/ Rama: Do kemi flotën me dronë sinjalizues dhe 'mbjellës'

Dëmshpërblim për dëmet nga zjarret! Rama: Në tokat e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të hapet fizikisht Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë. Në prezantimin e projektit të ri për Mbrojtjen Civile, Rama tha se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve pr evidentimin e zjrreve në kohë reale dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen. Sipas Ramës, me ndihmën e dronëve 'mbjellës', do të mund të ripërtërihen territoret e djegura. 

“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akademia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

"Kriminelë e psikopatë..."/ Rama paralajmëron: Aty ku bie zjarr, s'do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet

Dëmshpërblim për dëmet nga zjarret! Rama: Në tokat e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Në takimin me shërbimet zjarrfikëse, kreu i qeverisë theksoi se përveçse do të shtrëngohet masat për ata që kapen duke vënë zjarre, në vendet shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi. Rama tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë. 

"Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. Që ta kenë të qartë të gjithë, se djegia nuk të sjell këto favorizime. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do të rimbillet.", paralajmëroi Rama. 

8 MUAJ ME PARE

Dëmet nga zjarret/ Rama: Qytetarët do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë! Rritje page për zjarrfikësit

Dëmshpërblim për dëmet nga zjarret! Rama: Në tokat e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë kapitullin e ri të Mbrojtjes Civile. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor. 

Kreu i qeverisë deklaroi se të qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Rama njoftoi gjithashtu se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj.

“Është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë të nisin dhe të mendojnë për të marrë masa për t’u përfshirë në skemën e re të sigurimit të shtëpive nga fatkeqësi natyrore. Gjë që do ta sanksionojmë edhe me ligj. Kemi mbetur i vetmi vend që nuk e ka një ligj të tillë duke i dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet njësitë  e biznesit që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet”, tha Rama.

Më tej, Rama njoftoi se për sektorin e zjarrfikëses do të ketë një rritje page. Kryeministri u shpreh se “jemi në borxh me ta” me forcat zjarrfikëse për punën që kanë bërë, dhe sfidat që ata përballen çdo stinë vere. 

"Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA. Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.", tha Rama. 

Poll

MOS HUMB