LIVE UPDATES

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe vëllai i deputetit të PS-së, vranë Edmir Bregun! 'Dorë' edhe tek pronat

➤SPAK dhe agjentët e BKH kanë goditur një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. ➤ Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm, ku në 'rrjetë' ishte fisi Avdylaj dhe Aleksandër Laho, i njohur si 'Rumi i Shijakut'. ➤SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Vrasja e Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrje për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. ➤Për ekzekutimin ai ka bashkëpunuar me Enea Kumen që konsiderohet si personi që ka ndihmuar në vrasje ndërsa koordinator i grupit ishte Aldo Avdulaj. ➤Në lidhje me aksionin në pranga si bashkëpunëtor në vrasje është vendosur Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së Loer Kume. Vëllai i Aleksandër Lahos, Vullnet Muça, është arrestuar për falsifikim dhe tjetërsim të pronave në bregdet. ➤ Ndërkohë është arrestuar edhe Vlash Brahja dhe Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu, i cili ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Revanshi. ➤Ndërsa për Edlira Avdylajn është vendosur ndalim i daljes jashtë vendit, masë që është ekzekutuar.

7 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me plumb në kokë! Edmir Bregu do i vriste nipin, Avdylaj porositi vrasjen, vëllai i deputetit e ndihmoi

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
Aldo Avdylaj, Edmir Bregu, Astrit Avdylaj dhe Enea Kume

TIRANË-SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan sot një aksion në Durrës, ku u godit një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar.

Vrasje për hakmarrje- si u ekzekutua nga Avdylajt, Edmir Bregu

Edmir Bregu apo Ilir Kuçi u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga makina e tij luksoze në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Vrasja që asakohe u raportua si konflikt i çastit, pas katër vitesh u zbulua se ishte një ekzekutim për hakmarrje. Konkretisht viktima Edmir Bregu kishte tentuar të vrite nipin e Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 

Vrasja e Edmir Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrjen për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. SPAK thotë se drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka dhe shtetasi E.D ( të dy në kërkim).

Dy ekzekutorët pritën momentin kur 32-vjeçari, me origjinë nga Hasi ka parkuar “Porsche Cayenen” në ‘bazën’ e tij, pranë shtëpisë së vjehrrit. Qitësi, i ‘sistemuar’ në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën. Në 2021 Edmond Bregu alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje.

Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. Nipi i tij, Aldo Avdylaj dhe dy ekzekutorët Alfred Doka dhe shtetasi E.D, janë shpallur në kërkim. Megjithatë SPAK shton se është duke hetuar më tej për të zbuluar përfshirjen e emrave të tjerë në grupin kriminal, por edhe shkaqet që sollën përplasjen e parë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Arrestimi i vëllait të deputetit të PS dhe “Rrumit”/ Zbardhet ekzekutimi i Edmir Bregut, SPAK: Vrasje për hakmarrje

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar pas aksionit në Durrës, ku u vu në pranga vëllai i deputetit të PS, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. SPAK bën me dije se aksioni ishte për goditjen e një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë, përvetësim të pronës shtetërore përmes falsifikimit. Hetimet kanë zbuluar emrin e personit të vrasjes së Edmir Bregu alias Jetmir Bregu alias Ilir Koci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021. Dyshohet se urdhrin për të vrarë Edmir Bregun e ka dhënë Astrit Avdyli, ndërsa ekzekutori sipas SPAK dyshohet se ka qenë nipi i tij, Aldo Avdyli.

Në pranga përfunduan: Vullnet Muça, vëllai i Rrumit (Aleksandër Lahos), Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, Vlash Draç dhe Astrit Avdylaj. Të shpallur në kërkim: Aleksandër Laho, Aldo Avdylaj, Edlira Avdylaj, E.D dhe Alfred Doka.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 235/1, të regjistruar më datë 30.6.2023, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:

-Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

-Falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë.

Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë, të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime hakmarrjeje. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme me: Automjete me qira, armë zjarri, banesa si dhe të kryejnë mbikeqyrje të vazhdueshme me qëllim realizimin e vrasjes.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprës penale të vrasjes, me paramendim me qëllim hakmarrjen, në formë e grupit të strukturuar kriminal si dhe autorëve që kanë kryer falsifikimin e dokumenteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, E.B më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit.

Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A).

Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, E.A. (alias A.A), si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi E.K., ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi, A.L., në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Keta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës, heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut” dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”, prodhimin e dokumenteve tërësisht të falsifikuar të praktikës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim hapjen e rrugës për të kaluar në fazën tjetër që ishte transferimi i pronësisë përmes aktit të shitjes apo aktit të dhurimit, etj.

Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me anë të vendimit nr.97, më datë 1.10.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj shtetasve shqiptarë:

A.L, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, me shume se nje here, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
2. V.M, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.

3. A.B, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. V.B, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5. E.A, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

6. A.B, alias A.A dhe A.S, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

7. A.D, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

8. E.K, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

si dhe masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen E.A, e dyshuar për veprën penale:

a. “Fallsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 1.10.2025.

Zbatimi i masave të sigurimit ndaj shtetasve V.M, E.K, V.B, A.B dhe E.A, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarit A.L, E.A, A.B dhe A.D.

Në zbatim të vendimit nr. 614 datë 1.10.2025, u bë sekuestrimi preventiv i 11 (njëmbëdhjetë) pasurive me sipërfaqe totale 254.300 m², në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.

Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe BKH-në për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë në fazën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderojmë veçanërisht Europol, Eurojust, autoritetet gjyqësore të Republikës së Francës dhe autoritetet ligjzbatuese të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e tyre, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal si dhe në zbatimin e masave të sigurimit personal.

8 MUAJ ME PARE

Ekzekutuan një person, tjetër urdhër-arrest për Astrit Avdylajn dhe nipin e tij

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
Astrit Avdylaj

DURRËS-Detaje të reja janë zbardur nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Në lidhje me aksionin një tjetër urdhër-arrest është lëshuar për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg. Po ashtu, urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli. SPAK raportohet të ketë zbardhur një ngjarje kriminale, ku ekzekutori dyshohet të ketë qenë Aldo Avdylaj, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. 

Astrit Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit. Kreu i bandës së Shijakut ishte në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka organizuar atentate ndaj Durim Bamit me porosi të Ervis Martianjt dhe ish-deputetit Arben Ndoka.

Sipas bisedave të zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), Avdylaj ka aktivizuar të besuarit e tij për të kryer këtë vrasje. Ai ndodhej pas hekurave bashkë me Emiljano Shullazin, kreun e bandës së Rrugës së Kavajës, në momentin që zhvillonte biseda me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

I vëllai iu arrestua nga SPAK, deputeti ‘kapet mat’ live në TV: Secili është përgjegjës për jetën e tij

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
loer kume

TIRANË- Deputeti socialist Loer Kume, ka qenë i ftuar sot në Ora News, në momentin kur titrat e televizioneve informative njoftonin për arrestimin e të vëllait të tij Eneas, me urdhër të SPAK. Vetë deputeti nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me arrestimin e të vëllait, që sipas tij ishte kryer mbrëmjen e djeshme, por tha se do ta konsiderojë të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm SPAK dhe policia kanë nisur një operacion në Durrës, ku janë kryer kontrolle në banesa e biznese.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në total janë lëshuar 9 masa sigurie me urdhër të SPAK. Në pranga kanë rënë deri tani shtetasit Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së Loer Kume, si dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos. SPAK ka pasur informacione se vetë Laho, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut” ndodhej në Shqipëri, por deri tani nuk konfirmohet arrestimi i tij. Dosja që ka çuar në këto arrestime lidhet me tjetërsimin e pronave në qytetin e Durrësit. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK në Durrës, në pranga vëllai i “Rrumit”, Vullnet Muça

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
ne foto aleksander laho

DURRËS- Aksioni i nisur nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ka çuar në pranga disa persona. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në mesin e personave të arrestuar përveç vëllait të deputetit socialist Loer Kume, Enea Kume, është dhe vëllai i Aleksandër Lahos. Vullnet Muça është arrestuar pëer akuzën e tjetërsimit të pronanve në qytetin e Durrësit. 

Mbi Vullnet Muccën rëndon akuza e tjetërsimit të pronave, ndërkohë që vetë Aleksandër Laho sërish nuk është gjetur në banesë pas kontrolleve.

Me urdhër të SPAK dhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e Lahos, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë sërish i vëlla i tij.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

SPAK ‘godet’ në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit socialist

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
loer kume ne kuvend

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Enea Kume, vëllain e deputetit socialist në këtë qark, Loer Kume. 

Ky i fundit u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.

Prangosja e Enea Kume u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme në qytetit bregdetar, që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksioni raportohet se është ndërmarrë për veprën penale të tjetërsimit të pronave. Kontrolle gjithashtu iu janë kryer edhe Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

SPAK dhe policia zbarkojnë në Durrës, kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos (Rrumit)

SPAK ‘godet’ Avdylajt dhe 'Rumin'! Në pranga edhe
ALEKSANDER LAHO

DURRËS- Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ka nisur një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku në qendër të kontrolleve ka qenë dhe banesa e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe dhe si Rrumi i Shijakut. Aktualisht aksioni është duke vijuar, ndërsa nuk dihen detaje nëse ka të arrestuar apo jo.

Aleksandër Laho prej disa vitesh ndodhet në kërkim, ndërsa kanë dështuar disa operacione për kapjen e tij.

Ndaj tij ka dy urdhër-arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK.

Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe dënoi me 3 vjet burg Lahon, dënim që zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të Apelit, Aleksandër Laho u deklarua fajtor për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Laho akuzohet se i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.  Padia për këtë çështje, u depozitua në organin e akuzës nga Pal Seçuni, që në atë kohë ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit, për tjetërsimin e pronës. 

Emri i Aleksandër Lahos është përmendur edhe më parë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Ai mbeti i plagosur nga plumbat. Në atë kohë, atij iu sekuestrua telefoni, ku u gjet një video në të cilën komunikonte me një zyrtar te Avokaturës së Shtetit për rastin korruptiv. /ZËRI

Poll

MOS HUMB