LIVE UPDATES

Betohet qeveria/ Puna nis me Ministrinë e Brendshme, Rama: Reformë për Prefekturat! Vendi do mbulohet me kamera

➤Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj janë betuar sot në Presidencë. ➤Pas ceremonisë u mbajt mbledhja e parë e qeverisë, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt. ➤Puna nisi me Ministrinë e Brendshme, ku u prezantua edhe Albana Koçiu, si gruaja e parë në krye të këtij institucini. ➤Në fjalën e tij, kryeministri ndau detyrat, ku kërkoi një ndryshimi rrënjësor në administratën e Punëve të Brendshme. ➤Rama paralajmëron reformë në prefektura dhe i konsideroi si fole që shpërndajnë rrogat dhe puna e tyre nuk lë gjurmë në qeverisjet vendore. ➤Kreu i qeverisë theksoi se Ministri i Punëve të Brendshme nuk do të ketë më rolin parësor të “kryepolicit”. Ndër të tjera Rama ka deklaruar se rrugët e vendit do të mbulohen me kamera sigurie, madje do të ketë kamera edhe brenda klasave të shkollave.

4 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Nga gjendja civile, kompanitë e sigurimit.../ Rama rendit problematikat në Ministrinë e Brendshme, 'shkund' dhe Policinë e Shtetit

Betohet qeveria/ Puna nis me Ministrinë e Brendshme, Rama: Reformë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat për Ministrinë e Brendshme, teksa prezantoi drejtuesen e re Albana Koçiu. Kreu i qeverisë u ndal në disa problematikë në struktura në varësi të këtij institucioni. Rama shprehu rezervat e tij mbi punën e deritanishme në këto vite të këtij dikasteri, të fokusuar më shumë në punën e Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit. Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces. Sipas kreu të ekzekutivit, policia e shtetit deri dje ishte pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. 

“Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait. Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje", u shpreh kreu i ekzekutivit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se gjendja civile apo kompanite private të sigurisë kanë problematika të shumta në sistem dhe drejtim. Më tej, kreu i qeverisë shpreh rezervat edhe ndaj nivelit të performancës së dobët sipas tij, të llyrian Guard.

“Gjendja civile akoma sot ka problematika me sistemin. Se ato çetat e bajrakratëve vazhdojnë të jenë në realitetin shqiptar, por quhen kompani private sigurie. Për të mos harruar, nivelin e performancës së llyrian Guard, e cila u krijua për t’iu dhënë punonjësve të policisë, një tranzicion të butë drejt pensionit, me një pagë të denjë dhe u kthye në jetimore çokash. Duke humbur misionin për të cilin u krijua. Policia Shkencore, një tjetër strukturë që falë disa specialistëve të mirë aty, i ka mbijetuar kohës, derisa filluan investimet serioze në spitale. Por një polici shkencore e painvestuar si duhet. Apo shërbimi elitë, Garda e Republikës, administrimi i pasurive të sekuestruara, më në fund ka filluar të bëjë sens. Këtu është merita e ministrit dhe e drejtores.", tha Rama./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Rama paralajmëron reformë për Prefekturat: Fole që shpërndajnë paga...të shohim, a na duhen apo jo

Betohet qeveria/ Puna nis me Ministrinë e Brendshme, Rama: Reformë
Edi Rama

TIRANË-Pas betimit të qeverisë së re sot në Presidencë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Ministrinë e Brendshme Albana Koçiu, gruaja e parë në krye të këtij institucioni. Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi mënyrën sesi ky dikaster është drejtuar deri tani. Në fokus të kritikave ishin prefektuart, për të cilat paraljmëroi një reformë.

Konkretisht kreu i qeverisë tha se do të behet një reformë për të parë a duhen apo jo prefekturat, dhe nëse po si duhet të funksionojnë. Sipas tij prefektuart duhet të jenë në funksion të administrimit të punëve të brendshme, dhe jo 'fole' që shpërndajnë paga pa një impakt.

Edi Rama: Funksionimi i prefekturave. Jo rastësisht jam këtu edhe me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor. Dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, po të shohim realitetin është shumë i mangët. Dhe prefekturat sot janë “Refugium Peccatorum”, institucione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin. Na duhet një reformë për prefekturat të cilën natyrisht do ta bashkë udhëheqin qysh në konceptim ministrja e Brendshme me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe na duhet sa më parë të nxjerrim konkluzionin, a na duhen prefekturat apo s’na duhen fare? Dhe nëse na duhen prefekturat, çfarë forme duhet të kenë prefekturat. Si prefekturat duhet të bëhen një forcë e shtuar, një vlerë e shtuar në gjithë rrjetin e drejtimit dhe administrimit të punëve të brendshme. Dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër zeros.

8 MUAJ ME PARE

Për herë të parë një grua, Rama prezanton Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme: Historike

Betohet qeveria/ Puna nis me Ministrinë e Brendshme, Rama: Reformë
edi rama dhe albana kociu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Albana Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme, në një takim me kupolën e policisë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe ministri në largim Ervin Hoxha. Rama tha se zgjedhja e Koçiut në këtë pozicion është historike, si e para grua që do të drejtojë këtë ministri. Sipas Ramës do të ketë një ndryshim radikal të profilit të ministrit të brendshëm, që tashmë është parë vetëm si një ministër i policisë. Një nga çështjet e para që do t’i ngarkohet Koçiut është sistemi i ri i adresave, që sipas Ramës do të duhet që të reformohet menjëherë.

“Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit”, u shpreh mes të tjerave kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij.

"Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie tek policia, sot 35 vjet transformime demografike dhe fizik i vendbanimeve të Shqipërisë, që nga Tirana, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash. Akoma sot na gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë. Lumë ata që kanë pallat me shigjeta, ose për shembull sot kemi një sistem të prapambetur me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur, por me këtë mandat të katërt nuk më interesojnë dhe shpresoj të na interesojë ndryshimet që kanë ndodhur. Zjarrfikësit janë lënë përherë në planin e dytë. Problemi në i madh sot i shfaqur në verën që po kalojmë dhe që do jetë një problem qendror për vitet në vijim janë zjarret", vijoi fjalën e tij kryeministri.

Rama foli dhe për ndërtimet pa leje, ku tha se nuk do të lejohet që punonjësit e policisë të jenë pjesë e problemit.

“Shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme janë afër 0. AMP është një strukturë e re për të mbikëqyrur Policinë e Shtetit, pra është e pavarur. Me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punë së vetë, se nuk mund të kemi drejtues të agjencisë së AMP në territor që janë ndërkohë ndërtues pa leje. Mbrohen nën hijen e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje? Ndërtues që mbulojnë babain, e përdorin babain për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018, a thua përsëri që justifikon? Por meqë 2020 është limiti i legalizimit, drejtues injorant që nuk e  ka mësuar që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Di mund të pritet nga një drejtues i këtij niveli që të mbikëqyrë policinë, kur ai duhet mbikëqyrur nga drejtësia”, u shpreh Rama./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Rama dhe ministrat para presidentit, marrin detyrën pas betimit me dorën mbi Kushtetutë

Betohet qeveria/ Puna nis me Ministrinë e Brendshme, Rama: Reformë
qeveria rama 4 ne presidence

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj janë betuar sot në Presidencë, pasi dje u votua në Kuvend programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ceremonia u zhvillua në orën 10 për t’i hapur më pas rrugë dhe votimit të ministrave në Kuvend. Mësohet se pas ceremonisë, Rama do të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt. Pas ceremonisë, ministrat dhe Rama kanë përshkruar me këmbë rrugën drejt kryeministrisë, ku gjithçka është bërë gati për foton familjare të ministrave.  

Betohet qeveria/ Puna nis me Ministrinë e Brendshme, Rama: Reformë

Qeveria “Rama 4’ ka në përbërjen e saj 17 ministra, përfshirë Diellën, e cila është ministrja e parë në botë e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.

QEVERIA RAMA 4

Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministër i Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali

Ministër i Financave, Petrit Malaj

Sofjan Jaupaj, Ministër Mjedisi

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit dhe Kulturës, Sportit

Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit

Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë

Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes

Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo, Ministër i Shtetit për pushtetin Vendor

Adea Pinderi, Ministre e Shtetit për Administratën Punlike dhe Antikorrupsionin

Majlinda Dhuka, Kryenegociatore

Toni Gogu, Ministër i Marrëdhënieve për Parlamentin. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB