LIVE UPDATES

'PONZI' marros shqiptarët! Aksion nga veriu në jug, agjentët e piramidës në pranga, baza në Lushnjë

➤Goditen skemat piramidale online XEUX dhe TXEX në Shqipëri! ➤Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e ZËRI na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. ➤ ZËRI u intersua edhe nga afër në qytetet ku numri i përdoruesëve ishte më i lartë dhe sot Policia e Shetit ka zbarkuar në disa qarqe për goditjen e grupit. ➤Skema e përdorur nga anëtarët e platformave, raportohet të jetë ajo e mashtrimit tipik 'Ponzi'. ➤Një operacion i ndërrmarrë në Dibër, Fier, Lushnjë, Divjakë Tiranë e Gramsh ka çuar në arrestimin e 6 agjentëve. ➤Në pranga janë vendosur në Lushnjë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç; në Tiranë u arrestua ⁠Marius Kodra 28 vjeç; në Divjakë u vendosë në pranga Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpallën edhe dy 35-vjeçarë. ➤Baza e mashtrimit online ndodhej në Lushnjë, në pronësi të Arbër Çelës. Në kërkim janë shpallur edhe dy 35-vjeçarë. ➤Investimi bëhej në kriptomonedha si USDT dhe TRON dhe qytetarët shpresonin të shumëfishonin fitimet e tyre. ➤Agjentët synonin anëtarët e rinj dhe i orinetimin përmes grupeve në aplikacione si Telegram. ➤Njëjtë si banorët e Divjakës rrëfyen për ZËRI, agjenti u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Hetimet vijojnë për të kapur organizatorët.

5 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

“Para të lehta”! Ky është çifti i shpallur në kërkim, mashtruan shqiptarët të investonin në piramidat online

'PONZI' marros shqiptarët! Aksion nga veriu në jug,
Alma dhe Ereledio Shebeku

TIRANË-Personat në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet. Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim si pjesë e grupit ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.

Ndërkohë mësohet se Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut. Në pranga janë vendosur edhe Arbër Çela, Emanuel Taullau, ⁠Flavio Mukaj, ⁠Marius Kodra dhe Brunilda Todi. Personat e përfshirë dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”, duke vepruar si agjentë kyç të skemës për rekrutimin e pjesëmarrësve dhe orientimin e investimeve të tyre.

Konkretisht në postin e agjentit ata synonin anëtarët e rinj dhe i orinetonin përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Njejtë si banorët e Divjakës rrëfyen për ZËRI, agjenti u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e tyre./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Shqiptarët pre e 'Ponzi'! Si emigranti italian u bë 'Mbreti i Piramidave', mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave

'PONZI' marros shqiptarët! Aksion nga veriu në jug,
Charles Ponzi

TIRANË-Një operacion i ndërmarrë në pesë qytete të Shqipërisë, për të goditur mashtrimet online për investimet në platformat online XEUX dhe TXEX, zbuloi se mijëra qytetarë ranë pre e mashtrimit tipik 'Ponzi'. Por çfarë është kjo skemë, që preku vendet europiane dhe SHBA-në, për të cilën u shkruan edhe romane?

Pas saj qëndron emigranti italian Charles Ponzi, të cilin jeta univeristare pa para e shtyu drejt një 'karriere' fitimprurëse.

Charles Ponzi-Mbreti i Piramidave

Charles Ponzi është një nga mashtruesit më të famshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara. I lindur në Lugo, Itali më 3 mars 1882, ai emigroi në SHBA në vitin 1903. Në Boston, ku jetoi, ai orkestroi një nga mashtrimet më famëkeqe në botë. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u përfshi në një sërë mashtrimesh nga të cilat fitoi miliona dollarë. Disa nga incidentet e para të regjistruara për të përmbushur përkufizimin modern të skemës Ponzi u kryen nga 1869 deri në 1872 nga Adele Spitzeder në Gjermani dhe nga Sarah Howe në Shtetet e Bashkuara në vitet 1880 përmes "Depozitës së Zonjave". Howe i ofroi një klientele vetëm femra një normë mujore prej 8% dhe më pas vodhi paratë që gratë kishin investuar. 

Si filloi

Charles Ponzi lindi në një familje italiane të klasës së mesme dhe që nga fëmijëria shfaqi prirje kriminale, duke vjedhur shpesh nga prindërit dhe priftërinjtë e lagjes, sipas therichest. Ponzi filloi të frekuentonte Universitetin e Romës, La Sapienza, ku filloi të shoqërohej me studentë të pasur.  Si pasojë, mbeti pa para brenda katër viteve, gjë që e bëri atë të braktiste universitetin. Më në fund u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1903, duke kërkuar një karrierë fitimprurëse. Në vitin 1919, Ponzi shfrytëzoi rastin për të shfrytëzuar “kuponët ndërkombëtarë të përgjigjes postare”. Në atë kohë, këto kuponë mund të bliheshin në një vend dhe t’i këmbeheshin me pulla në një vend tjetër. Dizajni kishte për qëllim të lehtësonte postën ndërkufitare.

Ponzi e kuptoi se mund t’i blinte këto kuponë në vende me monedha të dobëta dhe t’i arkëtonte ato në Shtetet e Bashkuara për një fitim. Ai e quajti sipërmarrjen e tij “Stock Exchange Company” dhe filloi të kërkonte investime. Në këtë mashtrim, Ponzi u premtoi investitorëve fitime të mëdha në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ideja ishte blerja e shkëmbimeve ndërkombëtare të monedhës dhe shitja e tyre në Amerikë me një fitim. Megjithatë, burimi real i të ardhurave për skemën ishte kthimi i parave nga investitorët e rinj tek investitorët më të vjetër, pa bërë ndonjëherë ndonjë blerje dhe shitje të monedhave. Mashtrimi fillimisht ishte i suksesshëm dhe Ponzi ishte në gjendje të mblidhte miliona dollarë nga investitorët.

Arrestimi

Ponzi nuk kishte bazë ligjore dhe se investimi në skemë ishte jashtëzakonisht i rrezikshme. Investitorët u përpoqën të tërhiqnin paratë e tyre, por Ponzi nuk mundi t’i kthente paratë e tyre për shkak të fondeve të pamjaftueshme. Ai u përpoq të shmangte fatkeqësinë duke paguar disa investitorë dhe duke siguruar të tjerët se paratë e tyre ishin të sigurta. Megjithatë, numërimi mbrapsht kishte filluar tashmë pasi autoritetet filluan shpejt një hetim për biznesin e tij.

Në gusht 1920, zyrtarët shtetërorë dhe federalë bastisën zyrat e Shoqërisë së Bursës, duke i dhënë fund në mënyrë efektive skemës Ponzi. Autoritetet arrestuan dhe akuzuan Ponzin për akuza të shumta mashtrimi. Ai përfundimisht u deklarua fajtor, duke u dënuar me 5 vjet burg. Pas lirimit të tij, Ponzi u kthye në Itali, ku vazhdoi të përfshihej në mashtrime të ndryshme që përfshinin qeverinë e Musolinit në Itali. Ai dha frymën e fundit në Rio de Zhaneiro më 18 janar 1949, me një pasuri prej vetëm 75 dollarësh.

Skema Ponzi ishte përshkruar më parë edhe në romane; Romani i Charles Dickens i vitit 1844 Martin Chuzzlewit dhe romani i tij i vitit 1857 Little Dorrit kanë të dyja një skemë të tillë. Skema ka frymëzuar libra dhe filma dhe është mësuar në shkolla si një shembull se si dëshira për fitime të lehta mund të çojë në mashtrim dhe humbje parash.

Me kalimin e viteve skema Ponzi vijon të shfaqet, ku së fundmi është aplikuar në Shqipëri./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Tufa me para në kuti, KAPEN agjentët e piramidave online

'PONZI' marros shqiptarët! Aksion nga veriu në jug,
pamje nga operacioni

TIRANË-Janë publikuar pamjet e operacionit që çoi në arrestimin e 6 personave të përfshirë në skemën e mashtrimit të platformave online XEUX dhe TXEX. Shuma të konsiderueshme parash, në Euro, Lekë dhe franga janë gjetur gjatë kontrolleve të 83 banesave e lokaleve. Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.

Në Lushnjë në pranga janë vendosur Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç; në Tiranë u arrestua ⁠Marius Kodra 28 vjeç; në Divjakë u vendosë në pranga Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpallën e dhe dy 35-vjeçarë. Të arrestuarit kishin rolin e agjentit të cilët mashtronin qytetarët të investonin shuma parash, me pretendimin se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Si ranë në grackë qytetarët! Agjentët marrosën mijëra shqiptarë, baza në Divjakë drejtohej nga 2 gra

'PONZI' marros shqiptarët! Aksion nga veriu në jug,
PAMJE NGA OPERACIONI

TIRANË-Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri XEUX dhe TXEX, duke finalizuar operacionin me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Në Lushnjë në pranga janë vendosur Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç; në Tiranë u arrestua ⁠Marius Kodra 28 vjeç; në Divjakë u vendosë në pranga Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpallën edhe dy 35-vjeçarë. 

Baza e mashtrimit online ndodhej në Lushnjë, në pronësi të Arbër Çelës. Ndërkohë në Divjakë në krye të saj qëndronin dy gra Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Të arrestuarit kishin rol kyç në mashtrimin e qytetarëve. Konkretisht në postin e agjentit ata synonin anëtarët e rinj dhe i orinetonin përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Njejtë si banorët e Divjakës rrëfyen për ZËRI, agjenti u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e tyre.

Investimi bëhej në kriptomonedha si USDT dhe TRON dhe qytetarët shpresonin të shumëfishonin fitimet e tyre. Kthimi i parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’ raportohet së bëhet në pikavt e këmbimit valutor edhe pse në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë pikë këmbimi valutore të licensuar për të kryer këtë aktivitet në fushën e kriptomonedhave.

"Ajo është kshu si rregull nëse fut 1 mijë dollarë, ajo është me përqindje dhe fillon 13 përqind, të jep dy sinjale dhe fillon pastaj vazhdon 14 përqind, 15, 16 sa më shumë lekë të kesh aq më shumë rritet përqindja …nëse ke 10 mijë euro merr 150 në ditë pastaj vazhdon në rritje prap. Duhet të vijë njëri me link dhe ai i shpërndan pastaj, ka një rregull ai personi që do hyjë ka për detyrim të fusë deri në 5 veta dhe krijon grup kalon si agjent,"-shpjegoi banori në Divjakë për ZËRI.

Autoritetet njoftuan se gjatë hetimit disa mujor u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash: 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë amerikanëdhe 340 franga zvicerane. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.

DEKLARATA E POLICISË:

Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.

Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.

Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.

Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. 

Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.

Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.

Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar "XUEX", u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik".

Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.
Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.

Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
50 aparate celularë,
11 njësi kompjuterike,
1 DVR, 2 hardisk,
1 automjet,
4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.

Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla. Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

8 MUAJ ME PARE

Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia 'zbarkon' në 5 qytete, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

'PONZI' marros shqiptarët! Aksion nga veriu në jug,

LUSHNJE- Policia e shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX, të raportuara më herët nga ZËRI, ku janë mashtruar mijëra qytetarë. Skema e përdorur nga anëtarët e platformave, raportohet të jetë ajo e mashtrimit tipik 'Ponzi'. Operacioni është shtrirë konkretisht në Dibër, Fier, Lushnjë, Divjakë Tiranë e Gramsh, qytete me numrin më të lartë të përdoruesve. Paraprakisht bëhet me dije se nga aksioni i zhvilluar janë arrestuar 6 persona, Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë dy të jerë janë shpallur në kërkim.

ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Policia tashmë ka goditur bazën, ku raportohet të jenë sekuestruar edhe shuma të konsiderushme parash. 

Të arrestuarit kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Qytetarët udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e ZËRI na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Situata u bë alarmante pasi qytetarët të cilët kanë investuar lekë, kërkojnë të tërheqin shumën që kanë hedhur ose ato që kanë fituar, por nuk kanë arritur ti marrin mbrapsht. Në skemë janë një rrjet i gjerë i pikave të këmbimit valutor që bëjnë kthimin e parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’. Pasi portofoli virtual i fermerit mbushet me monedhat virtuale ai është i lirë të investojë.

Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB