Trazirat në sfidën Rumani-Kosovë, UEFA nis procedimet disiplinore për dy federatat

PRISHTINË- UEFA ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), por edhe ndaj asaj të Rumanisë. Lajmi është konfirmuar nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA për median e Kosovës. Hetimi i UEFA-s vijen pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës e cila u ndërpre në minutat e fundit.
“Procedurat disiplinore janë iniciuar kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me Nenin 55 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s (DR), pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës e luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani,”- thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Dukagjinin.
Çfarë ndodhi në ndeshjen me Rumaninë?
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha pas ndeshjes se nga tifozët rumunë kishte thirrje "Serbia, Serbia" dhe "Kosova është Serbi". Po ashtu, ai sqaroi se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes "së paku tri herë" para se ekipi të braktiste fushën në minutatat e fundit të kohës shtesë në pjesën e dytë. Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë. Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s./ZËRI
Kombëtarja rumune falënderon tifozët për “sjelljen” e tyre, FFK paralajmëron ankesë në UEFA

PRISHTINË- Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar se do të dorëzojë ankesë në UEFA për, siç tha, "provokimet dhe sjelljet raciste" të tifozëve rumunë gjatë ndeshjes në Bukuresht, teksa Kombëtarja rumune e Futbollit ka falënderuar tifozët e saj që ishin të pranishëm gjatë ndeshjes kundër Kosovës. Më 15 nëntor, futbollistët kosovarë braktisën fushën gjatë ndeshjes kundër Rumanisë në Arena Bukuresht, pasi u ankuan për thirrje raciste nga tifozët rumunë.
“Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falënderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit”, u tha në reagimin e Kombëtares rumune më 16 nëntor.
UEFA, shtëpia e futbollit evropian, njoftoi në ueb-faqen e saj se ndeshja është braktisur në minutën e 92-të dhe se më vonë do të japë më shumë hollësi rreth saj.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Kombëtarja rumune tha se falënderon tifozët për "inkurajimin e dhënë dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët në këtë ndeshje. Trikolorët po ashtu vlerësojnë faktin që tifozët ia dolën aq sa mundën që të mos iu përgjigjeshin sfidave që vinin nga mysafirët tanë”. Ndërkaq, policia rumune tha se 13 tifozë u gjobitën pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, teksa nëntë të tjerëve iu ndalua hyrja në stadiume për një vit. Autoritetet thanë se po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar personat që shkelën ligjet, përkatësisht për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dhunës gjatë garave sportive.
FFK paralajmëron ankesë në UEFA
Më 16 nëntor, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se dënon ashpër “provokimet dhe sjelljet raciste” gjatë ndeshjes të së premtes mbrëma.
“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë,”- u tha në reagim.
FFK tha se më shumë se dy herë ka paralajmëruar me shkrim organet e UEFA-s për veprime të tilla, madje disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta para fillimit të sa në Bukuresht.
“Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit”, u tha në reagim.
FFK tha se përveç asaj që ndodhi në fushën e gjelbër, gjatë konferencës për media të Kombëtares së Kosovës pas ndeshjes, një zyrtar rumun kishte hyrë në konferencë dhe kishte larguar gazetarët, duke shtuar se ky zyrtar “kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit”.
“Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet te delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s,”- tha FFK, duke shtuar se beson që UEFA do të veprojë në bazë të vlerave të saj dhe do të dënojë ashpër “gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje”.
Lidhur me atë që ndodhi në Bukuresht ka reaguar edhe ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku. Ai tha se dënon çdo formë “të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë” duke kërkuar që institucionet ndërkombëtare të futbollit të ndërmarrin masa.
“Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune. Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes,”- shkroi ai në Facebook.
Çfarë ndodhi në Bukuresht?
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se kishte thirrje "Serbia, Serbia" dhe "Kosova është Serbi", nga tifozët vendës, dhe se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes "së paku tri herë" para se ekipi kosovar ta braktiste fushën. Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë. Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të. Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.
Tani, UEFA pritet të hapë procedurë disiplinore për këtë ndeshje, që mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e saj me rezultat zyrtar për mospranimin për t’u kthyer në fushë. Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja ndërpritet për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës. UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023. Atëbotë, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë "Kosova është Serbi", para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës. Rumania dhe Kosova po përballeshin në një ndeshje të rundit të pestë në Grupin C të Ligës C – kategorinë e parafundit në Ligën e Kombeve.
Rumania është lidere e grupit me 12 pikë dhe i nevojitej vetëm një barazim me Kosovën për ta siguruar promovimin në Ligën B. Ndërkohë, Kosova, që ka 9 pikë, synonte ta mposhte Rumaninë të premten, më 15 nëntor, dhe të fitonte ndeshjen e fundit në grup kundër Lituanisë në Prishtinë dhe të shpresonte që Rumania të ndalej së paku me një barazim nga Qiproja për të pasur mundësi ta fitojë grupin.
Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./REL
Thirrjet raciste ndaj Kosovës, kombëtarja rumune falënderon tifozët: Shembull i unitetit dhe solidaritetit

BUKURESHT- Kombëtarja e Rumanisë përmes një deklaratë të postuar në rrjetet sociale ka falenderuar tifozët që ishin të pranishëm në stadium mbrëmjen e ndjeshme kundër ndeshjes me Kosovës. Ndeshja u ndërpre pasi “Dardanët” braktisën fushën për shkak të thirrjeve raciste nga huliganët vendas.
“Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falënderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit. Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e gjyqtarit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës së drejtë, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Kombëtarja rumune tha se falënderon tifozët për inkurajimin e dhënë dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët në këtë ndeshje. Sipas kombëtares rumune, tifozët ia dolën aq sa mundën që të mos iu përgjigjeshin provokimeve që vinin nga mysafirët.
Ndërkaq, policia rumune tha se 13 tifozë u gjobitën pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, teksa nëntë të tjerëve iu ndalua hyrja në stadiume për një vit. Autoritetet thanë se po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar personat që shkelën ligjet, përkatësisht për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dhunës gjatë garave sportive.
Kapiteni i kombëtarës së Kosovës Amir Rrahmani vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidën. Ndërsa përsa i përket vendimit për të ndërprerë ndeshjen, Rrahmani tha se të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë ose është Shqipëri. Ai tha se edhe pse ata iu kërkuan arbitrit të merrte masa, ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e ndaluan lojën. Në minutën e 93-të Rrahmani u përfshi në një sherr me një nga lojtarët rumunë, arsyeja ende nuk është bërë e ditur, por kjo zgjoi edhe më keq reagimin e tifozëve vendas, të cilët filluan të gjithë të bënin thirrje raciste. Megjithatë në momentin e tërheqjes së “Dardanëve” nga fusha e blertë, Mërgim Vojvoda iu përgjigj thirrjeve raciste të huliganëve rumunaë duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi. UEFA kishte paralajmëruar Fedetarën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët, të cilët kanë bërë edhe më parë thirrje raciste, do të përsëritnin këto sjellje. Në një deklaratë zyrtare FFK tha se ka përgatitur dosjen që do t’ia dorëzojë UEFA-s ku dhe bëri thirrje të merren masa /ZËRI
Thirrjet raciste në ndeshjen Kosovë-Rumani, FFK: Sulm ndaj vlerave të futbollit, po përgatisim dosjen për UEFA-n

PRISHTINË- Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një deklaratë publike ku ka dënuar ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmjes së djeshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League.
FFK tha se kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, herën e parë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta para fillimit të saj. Pavarësisht paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.
Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK tha se ka raportuar incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.
Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.
Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë.
FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.
Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s.
Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së.
Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.
Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.
FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tonë. /ZËRI
Thirrjet raciste ndaluan ndeshjen Rumani-Kosovë, reagon UEFA

PRISHTINË- UEFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me ndeshjes mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre në minutën e 95-të me rezultatin 0-0, për shkak të koreve raciste që u thanë në stadium nga tifozët rumunë. UEFA tha se ndeshja është ndërprerë dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në kohën e duhur.
“Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Në minutën e 95-të, “Dardanët” u tërhoqën nga fusha e blertë, pasi tifozët rumunë po thërrisnin nga tribuna “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”.
Kapiteni i kombëtarës së Kosovës Amir Rrahmani vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidë, gjë që “zgjoi” zemërimin e tifozëve, të cilët filluan të hidhnin sende në fushën e blertë. Ndërsa përsa i përket vendimit për të ndërprerë ndeshjen, Rrahmani tha se të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë ose është Shqipëri. Ai tha se edhe pse ata iu kërkuan arbitrit të merrte masa, ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e ndaluan lojën.
Në minutën e 93-të Rrahmani u përfshi në një sherr me një nga lojtarët rumunë, arsyeja ende nuk është bërë e ditur, por kjo zgjoi edhe më keq reagimin e tifozëve vendas, të cilët filluan të gjithë të bënin thirrje raciste. Megjithatë në momentin e tërheqsjes së “Dardanëve” nga fusha e blertë, Mërgim Vojvoda iu përgjigj thirrjeve raciste të huliganëve rumunaë duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi.
UEFA kishte paralajmëruar Fedetarën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët, të cilët kanë bërë edhe më parë thirrje raciste, do të përsëritnin këto sjellje. Edhe pse për një orë drejtuesit u përpoqen të rikthejnë skuadrën kombëtare të Kosovës në fushë, kjo nuk ndodhi, ndërsa tashmë i përket UEFA-s të vendosë për këtë sfidë. /ZËRI
VIDEO- Kore raciste/ Ndërpritet ndeshja Kosovë-Rumani, Rrahmani: Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq!

BUKURESHT- Ndeshja Kosovë-Rumani u ndërpre me barazim u shoqërua me shumë tensione dhe thirrje raciste nga tifozët në stadium. Në minutën e 95-të, “Dardanët” u tërhoqën nga fusha e blertë, pasi tifozët rumunë po thërrisnin nga tribuna “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”.
Kapiteni i kombëtarës së Kosovës Amir Rrahmani vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidë, gjë që “zgjoi” zemërimin e tifozëve, të cilët filluan të hidhnin sende në fushën e blertë. Ndërsa përsa i përket vendimit për të ndërprerë ndeshjen, Rrahmani tha se të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë ose është Shqipëri. Ai tha se edhe pse ata iu kërkuan arbitrit të merrte masa, ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e ndaluan lojën.
“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë Kosova është Serbi. Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim. Tifozët filluan të bërtasin gjithnjë e më fort dhe ne vendosëm të mos ktheheshim në fushë. UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të vështirë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni. Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri, kaq!”- tha Rrahmani.
Në minutën e 93-të Rrahmani u përfshi në një sherr me një nga lojtarët rumunë, arsyeja ende nuk është bërë e ditur, por kjo zgjoi edhe më keq reagimin e tifozëve vendas, të cilët filluan të gjithë të bënin thirrje raciste. Megjithatë në momentin e tërheqsjes së “Dardanëve” nga fusha e blertë, Mërgim Vojvoda iu përgjigj thirrjeve raciste të huliganëve rumunaë duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi.
UEFA kishte paralajmëruar Fedetarën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët, të cilët kanë bërë edhe më parë thirrje raciste, do të përsëritnin këto sjellje. Edhe pse për një orë drejtuesit u përpoqen të rikthejnë skuadrën kombëtare të Kosovës në fushë, kjo nuk ndodhi, ndërsa tashmë i përket UEFA-s të vendosë për këtë sfidë. /ZËRI