Pas Vlorës dhe Durrësit, urdhërohet evakuuimi i banorëve dhe në Fier, mijëra hektarë nën ujë
FIER- Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuim të menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet.
Evakuimi po organizohet nga Bashkia Fier, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat e emergjencave civile, duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.
Transporti i banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, dhe Forcat e Armatosura, ndërsa strehimi dhe asistenca do të menaxhohen nga strukturat lokale, përfshirë policinë dhe shërbimet shëndetësore.
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Njoftimi:
Në zbatim të:
* Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
* Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
* Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë FIER
Njësisë Administrative FERRAS
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
* Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
* Prefektin e Qarkut përkatës
* Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.
Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
* Fëmijët
* Të moshuarit
* Personat me aftësi të kufizuara
* Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
* Mjetet e Bashkisë
* Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
* Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
* Policinë e Shtetit
* Njësitë e kujdesit shëndetësor
* Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
* Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
* Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
* Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Sukth dhe Katund të Ri
DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuuimin e menjëhershëm për banorët e zonës së Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës, ndërsa rreth 500 hektarë tokë rezultojnë të përmbytura. Ndërkohë që një person ka humbur jetën deri tani, për shkak se e mori rrjedha e ujit.
LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM
Në zbatim të:
• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë Durrës,
Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
• Prefektin e Qarkut përkatës
• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.
Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
• Fëmijët
• Të moshuarit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
• Mjetet e Bashkisë
• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
• Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
• Policinë e Shtetit
• Njësitë e kujdesit shëndetësor
• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.
Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako
DURRËS- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK. Situata e përmbytjeve në qytet ka reflektuar edhe në një kallëzim penal ndaj zyrtares.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka depozituar sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, si dhe ndaj institucioneve të tjera, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sipas kallëzimit, i cili përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dyshohet se personat dhe institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit.
Kallëzimi thekson se hetimi mund të zbulojë edhe veprime të tjera penale të kryera në bashkëpunim nga personat dhe institucionet e përfshira. Dokumenti ligjor referon Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Penal dhe ligjet për vetëqeverisjen vendore dhe administrimin e ujitjes dhe të kullimit.
Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet! Doli në terren, punonjësin e ndërmarrjes komunale e merr rrjedha e ujit
DURRËS-Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. 54-vjeçari u gjet pa shenje jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak. Policia njofton se viktima, Astrit Hysenaj ishte shpallur i zhdukur, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.
Viktima, rezulton se ishte punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Hysenaj kishte dalë në terren në kuadër të detyrës së tij, për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Gjatë kësaj kohe, 54-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit./ZËRI
Vlora në ‘alert’, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuuimin e menjëhershëm të banorëve të 3 fshatrave
VLORË- Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuuimin e menjëhershëm të 3 fshatrave në Vlorë, për shkak të rrezikut nga fryrja e lumit Vjosa, dhe dalja e saj nga shtrati.
Ministria ka kërkuar evakuuimin e menjëhershëm për fshatrat: Bishan, Fitore, Novoselë!
NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të:
• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë *VLORË* Njësisë Administrative *NOVOSELË*
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
• Prefektin e Qarkut përkatës
• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.
Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
• Fëmijët
• Të moshuarit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
• Mjetet e Bashkisë
• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
• Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
• Policinë e Shtetit
• Njësitë e kujdesit shëndetësor
• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.
Përmbytjet dhe reshjet e borës, gjysma e Shqipërisë në rrezik, ku janë vatrat më kritike
TIRANË- Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.
Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.
Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.
Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
Qarku Shkodër
• Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë.
• Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë.
• 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës.
• Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rugë të bllokuara dhe prezencë uji.
• Në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.
Qarku Lezhë
• Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë.
• Është bërë evakuimi I dy familjeve, një në fshatin ishullin Shëngjin dhe një në fshatin Kakariq.
• Rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll.
• Ka rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh.
• Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.
Qarku Vlorë
• Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra.
• Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.
Qarku Durrës
• Aktualisht situata është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, Ish Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe te vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve.
• 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme.
• Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuata maksimale.
• Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.
Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.
Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.
Qarku Gjirokastër
• Si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku qarkullimi është I kufizuar.
• Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore.
• Nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.
Qarku Kukës
• Lumenj në kuota të larta, por pa problematika aktuale.
Qarku Tiranë
• Rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.
Qarku Korçë
• Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll.
• Janë evidentuar rRrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas.
• Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.
Qarku Berat
• Rreth 95 hektarë toka bujqësore nën ujë.
• Ëshë evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum.
• Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.
Qarku Fier
• Rreth 200 ha tokë bujqësore të përmbytura.
• Prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.
Në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.
Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe mjeteve
Në total janë angazhuar:
• Rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura
• Mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë
• 10 gomone/motobarka shpëtimi
• 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël
Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.
U bëhet thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura:
• Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile.
• Të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.
• Të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse.
• Të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.
Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.
Zbardhet nga bora edhe Elbasani, pezullohet mësimi në disa shkolla, kalimi në rrugë vetëm me zinxhir
ELBASAN-Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. Si pasojë e motit të keq, mësimi nuk është zhvilluar në disa shkolla të zonave malore të qarkut Elbasan. Situata problematike është konstatuar kryesisht në zonat me terren të vështirë.
Në aksin nacional Librazhd-Peshkopi, si edhe në rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan-Funare, qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me përdorimin e zinxhirëve. Po ashtu edhe në territorin e bashkisë Librazhd, rrugët Librazhd-Steblevë dhe Librazhd-Qarrisht janë të kalueshme vetëm me zinxhirë./ZËRI
Doli nga porti i Durrësit, anija e mallrave ‘Besart’ bllokohet në det, në afërsi të brigjeve të Tales
LEZHA-Një anije mallrash është bllokuar në det në afërsi të brigjeve të Tales, Lezhë. Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Durrësit, por si pasojë e motit të keq ka mbetur e bllokuar mes detit.
View this post on Instagram
Burimet bëjnë me dije se emri i saj është “BESART”. Aktualisht, mjeti ndodhet në një pozicion të vështirë dhe, nëse nuk ndërhyhet në kohë nga autoritetet përkatëse, ekziston rreziku që të mbetet i bllokuar në det për një kohë të gjatë./ZËRI
Bora zbardh Korçën dhe Pogradecin, përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona
KORÇË-Juglindja e vendit është zgjuar e zbardhur nga reshjet e dëborës. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë.
Bashkia Kolonjë
Reshjet e borës kanë nisur rreth orës 03:30, me intervale. Qarkullimi në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë vijon normal, ndërsa borëpastrueset janë në terren. Në zonën e quajtur “Gropat e Gëlqeres”, rreth 5 km nga Erseka në aksin Ersekë–Leskovik, është konstatuar rrëshqitje e pjesshme e rrugës; është vendosur sinjalistikë dhe shërbimet e policisë janë të pranishme për orientimin e drejtuesve të mjeteve.
Hidrovori i Tushemishtit
Vijon puna me tre pompa, ndërsa një pompë është jashtë funksionit. Niveli i ujit mbetet i lartë, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Bashkia Maliq
Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në disa pika të argjinaturës në zonën e Sheqerasit. Në Dunavec niveli i ujit është në maksimum, por pa dalje nga shtrati. Gjatë natës ka pasur bllokim në aksin Maliq–Lozhan (Senisht), i cili është pastruar, por vijon rreziku për trupin e rrugës për shkak të batisjeve. Janë raportuar rrëshqitje dherash në Mesmal, rënie gurësh në Lozhan të Lartë dhe aktivizim rrëshqitjeje në Kakaç. Rezervuarët janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe në Leminot është hapur lëshuesi katastrofik pas arritjes së kuotës maksimale. Në zonë kanë nisur edhe reshje bore, me trashësi rreth 2 cm.
Bashkia Korçë
Rruga për në Denas mbetet problematike nga situata e mëparshme, por niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat.
Bashkia Devoll
Situata më e rënduar paraqitet në njësinë administrative Proger, ku përfshihen fshatrat Proger, Maqurisht, Cangonj dhe Shyec, për shkak të rritjes së prurjeve ujore.
Bashkia Pogradec
Në njësinë administrative Dardhas, rruga për në fshat është e pakalueshme, ndërsa mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat e njësisë. Është raportuar edhe rrëshqitje rruge në zonën e Grunjazit. Probleme janë evidentuar në lumenjtë Rëmenj dhe Verdovë, veçanërisht në unazën e qytetit, ku qarkullimi është kufizuar në një kalim. Në Nj.A. Çërravë, lumi i fshatit ka fryrje të madhe, por pa dëme të raportuara. Ndërkohë, ka rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në disa fshatra të Nj.A. Proptisht, ku po punohet për hapjen e tyre. Reshjet e shiut po kalojnë gradualisht në formë llohe dhe bore.
Akset rrugore nacionale (ARRSH)
Në akset Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik kanë nisur reshje bore dhe po kryhet pastrim e kriposje. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje shiu dhe rënie gurësh e inertesh, ku ekipet janë në terren për pastrim. Aksi Korçë–Voskopojë është pastruar dhe qarkullimi vijon normal, ndërsa në Boboshticë–Dardhë po punohet për pastrim dhe kriposje për shkak të borës. Në akset Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë reshjet janë të dobëta dhe nuk raportohen probleme.
Situatë kritike në Vlorë/ Novosela në alarm, rrezikohen banesat, dhjetra hektarë toke nën ujë
VLORË- Reshjet e shumta të shiut, që kanë rënë në 3 ditët e fundit kanë sjellë problematika të shumta, në disa zona të vendit, përfshirë Vlorën, ku rrezikohen banesat, nga fryrja e lumit Vjosa.
Në disa segmente të rrjedhës së Vjosës, prurjet kanë tejkaluar 9 metra, duke shkaktuar përmbytje të tokave dhe dëme në banesa pranë zonave të rrezikut.
Në Memaliaj, niveli i ujit ka shënuar 7.5 metra mbi nivelin e detit, një tregues i qartë i intensitetit të prurjeve. Si pasojë, është mbuluar edhe stacioni hidrometrik, ndërsa rreth 100 hektarë tokë janë nën ujë.
Situata ka ndikuar edhe në infrastrukturën kritike, pasi është raportuar prezencë uji në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull, nga ku sigurohet furnizimi me ujë për qytetin e Fierit. Deri më tani, 14 banesa rezultojnë të prekura nga përmbytjet.
Bashkia Vlorë thotë se situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet me kalimin e orëve, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat e zonës.
“Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës./ZËRI
Situata vijon kritike në Gjirokastër, rrëshqitje dherash dhe bllokime, evakuohen disa familje
GJIROKASTËR-Situata në Gjirokastër vijon të jetë e rënduar. Ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.
Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.
Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.
Në lagjen Manalat, Gjirokastër është evakuuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër është evakuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut ku është sistemuar tek të afërmit.
Në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, Vjosa arrin pikën kritike, shkon në nivelin 9 metra
FIER-Përmbytjet kanë prekur edhe qytetin e Fierit, ku 27 banesa kanë prezencë të lartë të ujit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh. Fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë nën ujë rreth 200 ha tokë bujqësore.
Në rrezik për dalje nga shtrati është edhe lumi Vjosë, pasi niveli i prurjeve në Urën e Mifolit ka kaluar mbi pikat e matjes. Vjosa ka kaluar nivelin mbi 9 metra. Lumi e ka mbuluar njësinë matëse hidrometër që ndodhet me 100 ha të mbytura. Ndërkohë 14 banesa janë prekur nga uji./ZËRI
Shiu i lë vendin borës në Kukës, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara
KUKËS-Pas reshjeve intensive të shiut, territori i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra.
Ndërkohë, reshjet e mëparshme të shiut kanë sjellë vërshime ujërash dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia Kukës, rrugë të bllokuara raportohen në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Janë konstatuar gjithashtu dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me goma dimërore dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, sidomos në akset malore./ZËRI