LIVE UPDATES

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat nën ujë, mbyllen shkollat, përmbytje e rënie gurësh

➤Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm "e pushtuar" nga reshjet e dendura të shiut! Situata paraqitet e rënduar, kryesisht në Durrës, ku rrugët janë përmbytur dhe mësimi në shkolla dhe univeristet është pezulluar. ➤Edhe autostrada Tiranë- Durrës është bërë e pakalueshme, si pasojë e prezencës së ujit në rrugë. ➤Lezha po ashtu është përballur me përmbytje kryesisht në lagjen “Besëlidhja” dhe pranë hyrjeve të shkollave.➤Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumit Drin dhe Mat, si dhe përmbytje të tokave dhe oborreve në disa zona. ➤Ndërkohë si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale në Kukës janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. ➤Situata problematike mbetet në Durrës, ku uji ka vërshuar në banesa dhe biznese, ndërsa janë mbyllur çerdhet, kopshtet e shkollat. ➤Lumi Ishëm dhe përroi i Glinës në Vaun e Dejës kanë dalë nga shtrati, ndërsa është rritur ndjeshëm niveli i Vjosës. ➤Ndërkohë, në Kukës, më fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të zonës rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit.

9 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Deputeti i Gjirokastrës i dorëzuar, dështimit të emergjencave ia kalon qytetarëve: Mos dilni nga banesa!

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
permbytjet ne gjirokaster-pirro dhima

GJIROKASTËR- Përmbytje masvie janë regjistruar përgjatë orëve të fundit në Gjirokastër për shkak të reshjeve intensive. Lagjet, rrugët dhe banesat janë përmbytur, duke bllokuar qarkullimin dhe banorët, ndërsa këta të fundit gjenden në rrezik për jetën nëse reshjet do të vijojnë.

Uji ka dalë jashtë kontrollit dhe ka vërshuar duke marrë çdo gjë përpara, e megjithatë, deputeti socialist Pirro Dhima, shprehet se është marrë çdo masë e mundshme për menaxhimin e situatës, ndërsa thekson se prurjet aktuale janë të papërballueshme për kolektorët dhe rrjetin kullues.

Përballë kësaj situate, ku emergjencat nuk po funksionojnë, Dhima duket se e kalon të gjithë peshën dhe përgjegjësine e mbrotjes tek banorët, duke iu bërë atyre thirrje të mos dalin nga banesat sepse paraqesin rrezik serioz për jetën.

Postimi i plotë:

THIRRJE URGJENTE PËR QYTETARËT

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të reshjeve intensive dhe prurjeve shumë të larta të ujërave, situata në disa zona paraqet rrezik serioz për jetën dhe pronën. Prurjet aktuale janë të papërballueshme për kolektorët dhe rrjetin kullues.

Ju bëjmë thirrje të mos dilni nga banesat tuaja për asnjë arsye, përveç rasteve absolutisht emergjente.
Mos qarkulloni me automjete, pasi rrezikohen si jeta ashtu edhe mjetet.

Të gjitha strukturat shtetërore, shërbimet e emergjencës dhe Bashkia janë në terren, duke ndjekur nga afër situatën dhe duke marrë çdo masë të mundshme për menaxhimin e saj.

Kërkojmë bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë tuaj, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve, për të shmangur pasoja më të rënda.

Në raste emergjente, kontaktoni menjëherë numrat përkatës të shërbimeve të emergjencës.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Moti i keq ka rënduar ndjeshëm situatën në Gjirokastër. Si pasojë e reshjeve intensive, përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në zonë. Rrugët e lagjes Varrosh janë mbuluar nga uji.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Reshjet intensive të orëve të fundit e kanë vendosur Gjirokastrën përballë një situate kritike. Dalja nga shtrati e përroit të Cullos ka sjellë përmbytje të konsiderueshme, duke bllokuar qarkullimin dhe duke krijuar kaos në disa prej zonave të qytetit. Banorët raportojnë se lëvizja është thuajse e pamundur, pasi uji ka mbuluar rrugë e trotuare, si edhe ka depërtuar pranë banesave dhe aktiviteteve tregtare./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Stuhi e reshie shiu, dalin nga shtrati lumi Ishëm dhe përroi i Glinës, rritet niveli i lumit Vjosa

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
permbytjet

TIRANË- Reshjet intensive të shiut që vijojnë prej orësh ka rritur rrezikun e përmbytjeve në disa qytete të vendit, ndërsa disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë e toka bujqësore. 

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përroi është fryrë tej mase dhe ka vërshuar përmes qytetit të Vaut të Dejës, ndërsa janë shkaktuar përmbytje në unazën e qytetit dhe në rrugën kryesore.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet ndjeshëm, duke arritur rreth 5,6 metra tek Ura e Mifolit në Novoselë. Reshjet e dendura nga zona e Përmetit kanë vijuar për disa orë me radhë dhe jo por në të gjithë jugun e vendit.

Ndërkohë, në territorin e Bashkisë Kukës, situata mbetet e rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të zonës rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Shiu "mori përpara" burgun e 'VIP'-ave në Durrës, ministri Lamallari: Situata nën kontroll, janë marrë masat!

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
Besfort Lamallari

DURRËS- Reshjet intensive të shiut kanë krijuar një situatë kaotike në qytetin bregdetar të Durrësit. Që prej orëve të para të mëgjesit e sotëm, reshjet e shiut kanë përmbytur, rrugë, banesa, madje edhe në IEVP-në e Durrësit, ku vuajnë dëimin kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Ambientet e jashtme të hyrjes së burgut të cilat janë të mbuluara shiu, ndërsa raportohet se janë përmbytur të paktën 8 qeli.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka mbërritur mesditën e sotme në ambientet e burgut të Durrësit për të parë nga afër situatën. Ministri është shprehur se janë marrë të gjitha masat dhe situata po mbahet në monitorim deri në rikthimin në normalitet të plotë. 

"Në IEVP Durrës për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër teksa po mbajmë situatën në monitorim të vazhdueshëm deri në rikthimin në normalitet të plotë.", tha Lamallari.

 

Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose theksoi se situata është nën kontroll si dhe po kryhen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike. Ndërkohë, situata në Durrës vazhdon të jetë problematike, me shtëpi të përmbytura dhe banorë të gjendur nën ujë prej disa orësh. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Moti i keq, IGJEUM paralajmëron: Deri më 8 janar! Vengu mbledh Komiteti e Emergjencave Civile

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
vengu mbledh emergjencat civile

TIRANË- Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë vendin prej më shumë se dy ditësh tashme, ndërsa Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se kjo situata do të vazhdojë deri më 8 janar. Ndërkohë, ministri Pirro Vengu mblodhi sot Komitetin e Emergjencave Civile, për koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut.

Nw mbledhje u diskutua situata e rwnduar nw vend pwr shkak tw reshjeve tw shiu gjatw 24 orwve tw fundit, teksa theksohet gatishmwria pwr koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut.

Njoftimi:

Situata nga reshjet, ministri Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mblodhi sot, në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në vend.
Gjatë takimit u bë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë. Strukturat përgjegjëse raportuan mbi masat e marra deri tani, ndërhyrjet emergjente dhe nevojat për mbështetje shtesë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar problematika, pa pasoja serioze për jetën e qytetarëve.

Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore, rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve.

Sipas parashikimit të IGJEUM, reshjet intesive priten edhe ditën e mërkurë, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet vërshime të lumjeve dhe rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme. Ndërsa, në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave

Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet

---------------------------------------------------

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

Parashikimi Meteo

----------------------

Reshjet

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperatura

Nesër (e mërkurë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C      

në vendet e ulëta: 9 / 16 °C     

në vendet malore:  3 / 12 °C        

Era

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

4 MUAJ ME PARE

Rëndohet situata në Durrës! Banesat nën ujë, përmbytet edhe burgu ku mbahet Veliaj dhe Beqaj

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj

DURRËS-Situata në Durrës vijon të jetë problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Uji ka vërshyer në banesa duke shkaktuar përmbytje dhe për pasojë tetë familje po evokohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku. Familjet do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë përmbytje ka dhe në IEVP-në e Durrësit. Raportohet se janë përmbytur 8 qeli, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin. Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, vuajnë dënimin, mes të tjerëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në këtë institucion gjenden rreth 300 të paraburgosur.

Shkollat janë mbyllur ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar në akse alternative, përmes Ndroqit dhe Elbasanit./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, devijon rruga edhe nga jugu në drejtim të kryeqytetit

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
pamje nga autostrada

TIRANË-Reshjet e dendura shiu mëngjesin e 6 janarit kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit. Qarkullimi i mjeteve është vështirësuar si pasojë e prezencës së ujit në rrugë, gjë që ka sjellë devijim të lëvizjes. 

Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes në rrugë pas përmbytjes në autostradën Tiranë-Durrës. Pranë hyrjes së qytetit bregdetar, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes çka e bën të pamundur qarkullimin normal të makinave.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë. Ndërkohë automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.

Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

-Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

-Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

4 MUAJ ME PARE

Mbyllen shkollat në Durrës, pezullohet mësimi edhe në Lezhë

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
Durrësi

DURRËS-Për shkak të situatës problematike që ka përfshirë Durrësin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ku janë përmbytur rrugët kryesore, është pezulluar mësimi në shkolla. Bëhet me dije se janë njoftuar të gjitha shkollat publike e jopublike për moslëvizje deri në qetësimin e situatës. Situatë problematike regjistrohet edhe në godinat e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Spitallë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret. Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit. Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët.

Ndërkohë edhe në Lezhë, uji ka përmbytur oborret e shkollave “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”, duke penguar zhvillimin e mësimit./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Rënie gurësh në rrugët e Kukësit, përmbyten disa lagje, banorët të izoluar

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KUKËS-Edhe Kukësi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Në rrugën e “Prizrenit”, mungesa e kanalizimeve ka sjellë grumbullimin e ujit dhe të materialeve inerte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Ndërkohë si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot – Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec.

Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat

/ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vendi nën pushtetin e shiut! Përmbytje në Durrës e Lezhë, rritur niveli I ujit në hidrocentrale

Moti i keq 'mbërthen' vendin! Shiu paralizon autostradat- Makinat
PAMJE NGA LEZHA

TIRANË-Shqipëria është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu. Reshjet intensive kanë shkaktuar sërish përmbytje. 

Durrës banorët po përballen me vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret. Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit.

Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët.

Problematika si pasojë e motit të keq janë regjistruar edhe në disa zona të qytetit të Lezhës. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. 

Reshjet e dendura të shiut kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Ndërkohë vijojnë shkarkimet e ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës./ZËRI

Poll

MOS HUMB