LIVE UPDATES

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen me familjet e tyre, Trump i drejtohet parlamentit

➤Presidenti Donald Trump ndodhet sot në Izrael, ku po mban një fjalim dhe në parlamentin e vendit. Ai ka përshëndetur një “fillim të ri” për Lindjen e Mesme para se të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, Knesset. ➤ “Ky është nderi im i madh – një ditë e mrekullueshme dhe e bukur. Një fillim i ri,” shkroi Trump në librin e mysafirëve. ➤Presidenti po mban fjalën e tij para deputetëve izraelitë gjatë vizitës së tij, ndërsa të gjithë pengjet e gjalla lirohen nga robëria në Gaza. ➤Po ashtu një numër i madh i palestinezëve të burgosur, tashmë janë lënë të lirë nga qelia.

3 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

“Je miku më i madh i Izraelit”, parlamenti nderon Trump, Netanyahu: Sa gjatë e kemi pritur këtë moment

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen
Netanyahu dhe trump ne parlamentin e izraelit

IZRAEL- Presidenti Amerikan Donald Trump është pritur me duartrokitje në parlamentin e Izraelit, ndërsa vizite e tij vjen në një moment historik të arritjes së armëpushimit në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se dita e sotme do të gdhendet në historinë e popullit izraelit, si një ndër më të rëndësishmet, duke iu referuar lirimit të 20 pengjeve të gjalla, veprim ky që u bë i mundur falë angazhimit të liderit amerikan dhe planit të tij për paqe.

Në një parlament të mbushur plot e përplot që herë pas here çohej në këmbë me ovacione, Netanjahu nuk i ndali për asnjë moment lavdet ndaj Donald Trump, lidershipi i të cilit sipas tij çoi në fundin e luftës dhe kthimin e pengjeve në shtëpi.

"Sa gjatë kemi pritur për këtë moment. Dua t'ju falënderoj personalisht në emër të të gjithë kombit."

“Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Netanyahu, një deklaratë që u shoqërua me brohoritje “Trump” në sallë.

Netanyahu e përshkroi propozimin e paqes të Trump si një hap "të rëndësishëm" drejt paqes, duke shtuar: "Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje, ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj paqeje dhe së bashku do ta arrijmë këtë paqe."

“Vizita juaj e parë e juaja, në Jerusalem. Ju falënderojmë presidenti Trump. Kam shumë arsye të tjera për t’ju falënderuar, përfshirë dhe vizitën tuaj këtu. Ju falënderojmë që jeni ngritur kundër deklaratave dhe armiqësisë, OKB-së. Faleminderit që keni njohur të territorit ku ne jetojmë aktualisht Izraelit.

Faleminderit që u tërhoqe nga marrëveshja katastrofike nukleare e Iranit. Faleminderit që keni mbështetur dhe vendimet e tua të guximshme. Pritet një operacion ushtarak pas mesnate. Donald Trump është miku më i madh që shteti izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë president amerikan nuk ka bërë kaq shumë për Izraelit. Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për lidershipin tuaj. Një propozim që kthen të gjithë pengjet tona në shtëpi. Një propozim që i jep fund luftës, duke arritur të gjitha objektivat tona. Propozim që i hap dyert, paqes në rajon dhe përtej.

Ju jeni i angazhuar për këtë paqe dhe unë jam angazhuar për këtë paqe dhe do ta arrijmë këtë paqe së bashku. Në vitin 2022 ju i thatë botës “Mos harroni tetorin”. Ne kujtojmë terroristët e Hamasit që ju futën në territoret e Izraeli duke vrarë në gjakftohtësi dhe qytetarët tanë. Familje të tëra që u dogjën të gjalla dhe nuk harrojmë izraelitët që morën pjesë në festivalin e tetorit 2022”, u shpreh kryeministri izraelit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

FOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarët izraelitë

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen
Vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman përqafohen në Rripin e Gazës pasi u liruan nga Hamasi

IZRAEL- Ushtria izraelite sapo ka publikuar fotot e para të disa prej pengjeve që u liruan nga Hamasi dhe u pritën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit këtë mëngjes.

Imazhet tregojnë Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua, si dhe vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman duke u përqafuar.

Gali Berman dhe Guy Gilboa-Dala shihen gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes.

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohenDitë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen

Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës së sotme pritet dhe lirimi i 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,700 të paraburgosurve nga Gaza, përfshirë 22 fëmijë.

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohenDitë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen

Raportet në mediat izraelite sugjerojnë se të burgosurit tani po përgatiten të largohen nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen

Sipas BBC, lista nuk përfshin shtatë emra të profilit të lartë që Hamasi kishte kërkuar si pjesë e shkëmbimit - përfshirë Marwan Barghouti dhe Ahmad Saadat - pavarësisht negociatave të minutës së fundit të dielën.

Dhjetëra familje kanë pritur që nga orët e para të mëngjesit jashtë burgut për lirimin e të afërmve të tyre. Sipas planit, rreth 100 të burgosur do të lirohen në Bregun Perëndimor, të tjerë do të deportohen në Gaza ose Egjipt, dhe një numër i vogël do të lirohet në Jerusalemin Lindor./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Donald Trump mbërrin në Izrael, Hamas liron 7 pengjet e para, janë në duart e IDF-së

Ditë historike në Izrael, pengjet dhe të burgosurit ribashkohen
takimi mes trump dhe netanyahu

IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Izrael, ku do të nisë një vizitë zyrtare, pas marrëveshjes së arritur për armëpushimin në Gaza. Ai doli nga dera e Air Force One, ndërsa i ishte rezervuar një ceremoni madhështore, dhe tapeti i kuq ishte shtruar në nderim të tij.

Trump përshëndeti ngrohtësisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një gjysmëpërqafim dhe një buzëqeshje. Dy liderët kanë një marrëdhënie të ndërlikuar që ka përjetuar një sërë ulje-ngritjesh gjatë disa muajve të fundit.

“Ai është një president në kohë lufte. Ai bëri një punë shumë të mirë. Pata disa mosmarrëveshje me të dhe ato u zgjidhën shpejt”, pranoi Trump në Air Force One mbrëmë.

Të dy burrat folën për disa çaste përpara se të kalonin tek zyrtarë të tjerë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, dhe të dërguarin e Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.

Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.

Paraelelisht me vizitën e Trump në Izrael, ka nisur dhe operacioni i lirimit të pengjeve nga Hamasi. 

Matan Angrist, Gali dhe Ziv Berman, Alon Ahel, Eitan Mor, Guy Gilboa-Dalal dhe Omri Miran janë shtatë pengjet e para që u liruan.

Pas takimit me Netanyahu-n, Trump do të niset drejt Egjipitit ku pritet të takohet me liderët e shteteve arabe. 

Trump do të qëndrojë për disa orë në Izrael, ku pritet të takohet dhe me disa prej pengjeve të liruara nga Hamasi, si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshet kryesore të Izraelit, ku pritën me ovacione mbërritjen e Trump./ZËRI 

Poll

MOS HUMB