LIVE UPDATES

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve ‘BE-Ballkani Perëndimor’! Von der Leyen: 1 mld euro do investohen në Shqipëri

➤Tirana mirëpret sot dhe nesër forumin e Investimeve EU-WB6, me pjesëmarrjen e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.➤Kjo e fundit u prit në Tiranë nga presidenti Bajram Begaj dhe nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pritet të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp. ➤Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

4 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Rama-presidentes së KE-së: Shijoni diellin dhe ushqimin e Tiranës, ka më pak mërzi se në Bruksel

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve ‘BE-Ballkani
edi rama dhe ursula von der leyen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ku falenderoi edhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, që u rikthye në rajon.

“Të dashur miq, fqinj, një mirëseardhje shumë të ngrohtë të gjithëve në Tiranë, në mbledhjen sëbashku, miqësinë në rritje dhe fatit europian që na lidh”, tha ai duke shtuar: “Për të shijuar më shumë diell, ushqim dhe më pak mërzi se në flluskën tënde në Bruksel”.

Rama tha se për shumë kohë, pritja për procesin e Integrimit u bë dëshpëruese, megjithatë shqiptarët kurrë nuk u dorëzuan.

“Megjithatë kurrë nuk ndalëm së ëndërruari dhe kurrë nuk reshtëm së punuari. Që ky moment të na gjente gati, të përgatitur!”, tha ai.

“Nga kërkesa jonë për anëtarësim, te oreksi në rritje, po krijohet një hartë e re”, shtoi Rama.

“Njerëzit e shohin nevojën vetëm kur ka krizë. Nevoja është këtu, le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim”, kështu e mbylli fjalën e tij numri një i kabinetit.

Më herët, kreu i qeverisë zhvilloi takim dhe konferencë të përbashkët me Von der Leyen, ku u veçua përparimni rekord i Shqipërisë, 3 vitet e fundit, drejt familjes europiane.

Sipas Ramës, në 2027-ën do të mbyllen të gjithë grup-kapitujt e negociatave.

Kryeministri theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të shihet si një mundësi për ndërtimin e së ardhmes evropiane, jo si një problem, duke kërkuar vizion dhe bashkëpunim të guximshëm nga partnerët e BE-së. Ai shtoi se Ballkani Perëndimor mund të bëhet streha amortizuese rregullatore e Europës.

“Le të imagjinojmë një vend ku BE-ja dhe rajoni i saj takohen jo vetëm për të folur për të ardhmen, por për ta bërë të ardhmen realitet. Nuk duhet shumë shkencë, por ca kurajë për të kuptuar. Ballkani Perëndimor mund të bëhet streha amortizuese rregullatore e Europës, laboratori i rezistencës, një hapësirë për të testuar, ndërtuar të ardhmen.

Prodhimi i teknologjisë së lartë, këto zinxhirë mund të zgjerohen, diversifikohen dhe të bëhen më të fortë. Europa nuk e ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon dot. Ta zëvendësojmë potencialin. Le të imagjinojmë një ekosistem të ndërlidhur, ku investimet miratohen jo për vite të tëra, por për muaj, ku përputhshmëria është e thjeshtë dhe transparente, e ndihmuar nga inovacioni dhe zhvillimi”, u shpreh kryeministri.

7 MUAJ ME PARE

Presidentja e KE: Investojmë 1 mld euro në Shqipëri! Rama: Në Bruksel nuk të dhuron askush asgjë, duhet ta fitosh

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve ‘BE-Ballkani
edi rama dhe ursula von der leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit të zhvilluar mes tyre në godinën e qeverisë. Zyrtarja e lartë europiane, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe gjithashtu shtoi se do të mbështesë vendin tonë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027.

“Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Europian. Dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, shpejtësi rekord. Qëllimi juaj është të mbyllni negociatat në vitin 2027 dhe ne do të jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge”, tha Von der Leyen, ndërsa shtoi: “Sepse momenti gjeopolitik është tani. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka riformësuar kontinentin tonë dhe çdo vend europian duhet të zgjedhë vendin e tij. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë”.

Sa i takon investimeve që BE do të kryejë në Tiranës, sipas Von der Leyen ato do të jënë rreth 1 miliardë euro, dhe do të jenë të fokusuara për të mbështetur dhe shërbyer reformave në vend. Nga ana tjetër, presidentja e KE tha se vitin e ardhshëm do të hiqen të gjitha tarifat e Roaming mes BE-së dhe Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij u shpreh se Shqipërisë nuk i është dhuruar asgjë në Bruksel, dhe gjithçka po e fiton në sajë të reformave që janë ndërmarrë.

“Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë, por duhet t’i fitosh ato. Nuk do ndodhte ky proces me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte vullnet. Është i gjithë BE që prej disa kohësh e shoh që ska lëkundje fare që duhet mbështetur procesi i anëtarësive të reja, Ballkanit Perëndimor, duhet mbështetur Shqipëria. Prandaj kjo sintoni është e plotë”, u shpreh Rama, ndërsa u pyet dhe në lidhje me kritikat që ai herëpashere ka pasur për vetë BE-në.

“Pyetja që mu drejtua mua ishte mbreslënëse për faktin se ne, edhe unë personalisht, besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh edhe një fushatë të tërë zgjedhore, kur iu kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një mandat të fortë, për Shqipërinë 2023 në BE, kështu që në këtë kuptim, pyetja është drithëruese, ndërkohë që përsa i përket çfarë kam thënë unë për BE, tanimë ka një kohë relativisht të gjatë që kam thënë ato që kam thënë dhe nuk i heq asnjë presje sepse në atë kohë PE i propozonte Këshillit të hapnte negociatat dhe Këshilli refuzonte për shkak të dy apo tre vende që refuzonin”, deklaroi Rama./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Presidentja e KE pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve ‘BE-Ballkani
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Fillimisht është pritur nga Presidenti Bajram Begaj, në presidencë dhe më pas me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Takimi në Tiranë vjen në sajë të turit që Von der Leyen nis nesër zyrtarisht në Ballkanin Perëndimor.

/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”! Von der Leyen takim me Ramën, Diella me rol 'kyç'

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve ‘BE-Ballkani
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

TIRANË-Sot dhe nesër Tirana mirëpret Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), ku bëhen bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Takimi do të hapet nga kryeministri Edi Rama dhe pas tij do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Të pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale.

Në forum do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë qeveritarë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe nga rajone të tjera të botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB