FOTOT/ Me cigare në dorë sapo del nga SPAK, momenti kur Ilir Proda lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme
TIRANE- Fill pasi SPAK dhe BKH i shkuan pranë banesës për t'ja kontrolluar ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Burime i thanë ZËRI se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare ndërsa nuk ka pranuar të komentojë për gazetarët.
Po sot, SPAK arrestoi shefin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, dhe administratorin e agroturizmit "Kodra e Kuajve" dhe lokalit të Bllokut Qeveritar në Durrës. GJKKO gjithashtu ka lëshuar një masë "arrest shtëpie" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
SPAK dhe BKH nuk e kanë ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtare në Baku të Azerbaxhanit./ZËRI
Thellohet skandali/ Biznesmeni dyshohet se fshiu pamjet e kamerave të sigurisë kur Agasi ka hyrë te lokali i bllokut qeveritar në Durrës
TIRANE- Embro Sulejmani, administratori i agroturizmit "Kodra e Kuajve" është njëherazi edhe administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja e arrestimit të tij. Sulejmani dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur Ergys Agasi është arrestuar, për të fshehur gjurmët e frekuentimit të tij në këto ambiente.
Po sot, SPAK arrestoi shefin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, ndërsa kreu kontrolle te banesa e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ka lëshuar një masë "arrest shtëpie" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
SPAK dhe BKH nuk e kanë ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtarë në Baku të Azerbaxhanit./ZËRI
Aksioni i SPAK/ Arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe administratori i Agroturizmit ‘Kodra e kuajve’ (EMRAT-FOTO)
TIRANË- Një zyrtar policie dhe një biznesmen u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, lidhur me hetimet që po kryhen në kuadër të dosjes “AKSHI.
Në pranga ka përfunduar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani. Ky i fundit, është administratori i agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar të Durrësit. Njëherazi është kryekamarier i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndërsa, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe ëshë lënë nën masën "arrest shtëpie"./ZËRI
Nga shkarkimi në Kosovë, në krye të SHISH...Sot u pezullua nga detyra! Kush është Vlora Hyseni?
TIRANË- Vlora Hyseni është shkarkuar sot nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AKSHI”.
Hyseni akuzohet për dy vepra penale, konkretisht “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimi nga detyra.
Por kush është Vlora Hyseni dhe si mbërriti në krye të SHISH?
Vlora Hyseni u emëruar në krye të SHISH në vitin 2023. Më 17 mars 2023, kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Në atë kohë, Hyseni vinte nga Kosova, ku kishte mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), por ishte shkarkuar nga detyra.
Pikërisht kjo pikë, do të kthehej në një çështje debati dhe kundërshtime, pasi opozita kërkonte të merrte informacione të plota rreth saj dhe arsyet e shkarkimit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Megjithatë, më 3 prill 2023, rreth dy javë pas propozimit të kryeministrit, Presidenti Bajram Begaj e dekretoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it.
Detyra në Kosovë
Hyseni kishte punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Fillimisht, ajo kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Por, më 30 qershor të vitit 2021, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkuan Vlora Hysenin nga detyra e zëvendësdrejtores.
“Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008). Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të shpërndarë për mediat në 30 qershor 2021.
Nga drejtimi i SHISH te hetimi i SPAK
Sot, pas më shumë se tre vitesh në krye të SHISH, Vlora Hyseni do duhet të përballet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e “AKSHI”.
Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Ndërsa shkak, mësohet se janë bërë disa pamje filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me prova të tjera të administruara nga SPAK./ZËRI
Përkrahje e autorit dhe nxjerrje sekreti hetimor/ SPAK i shkoi 'te dera', Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë
TIRANË- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AKSHI”.
Megjthatë, mësohet se masa nuk është ekzekutuar ende. Sipas burimeve, aktualisht drejtoresha e SHISH nuk ndodhet në Shqipëri.
Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale, konkretisht për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”./ZËRI
Ilir Proda del nga SPAK, u mor në pyetje pas kontrollit në banesë (VIDEO)
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pak orë pas kontrollit të banesës së tij.
Kontrolli në banesën e Prodës është kryer rreth orës 06:40 të mëngjesit, ndërsa pas këtij veprimi ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarime.
Proda është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme dhe pas përfundimit të deklarimeve, ka lënë ambientet e SPAK./ZËRI
Aksioni i SPAK/ Masa sigurie për dy ekspertë të kriminalistikës, disa policë të arrestuar
TIRANË- Dy masa të tjera sigurie janë ekzekutuar, përveç masës së arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO. Bëhet fjalë për dy ekspertë kriminalistë të Policisë së Shtetit, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri në Durrës.
Ndërkohë, raportohet se janë lëshuar edhe masa “arrest me burg” për disa efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, mësohet se masat e sigurisë ndaj efektivëve janë ekzekutuar./ZËRI
"Më provoni që kam bërë korrupsion", Ergys Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë...
TIRANË-Disa filmime të marra në ambientet e zyrës së biznesmenit Ergys Agasi dyshohet se janë bërë shkak për nisjen e hetimeve nga SPAK. Materialet e siguruara janë bërë pjesë e hetimit, ndërsa SPAK po verifikon kontaktet dhe takimet e Agasit me persona të ndryshëm, përfshirë zyrtarë të lartë.
Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë paraqitjes së tij para gjykatës, Agasi ka mohuar përfshirjen në veprime korruptive. Ai është shprehur se ka takuar zyrtarë të lartë, por ka mohuar se këto takime kanë pasur lidhje me veprime të paligjshme.
“Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion”, mësohet se është shprehur biznesmeni para gjykatës./ZËRI
U pezullua nga detyra, dyshohet se Vlora Hyseni i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit (AKUZAT)
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK të nisur mëngjesin e kësaj të marte, në kuadër të hetimeve që lidhen me AKSHI-n.
Sipas burimeve, kontrollet janë shtrirë në disa banesa të zyrtarëve, emrat e të cilëve dyshohet se lidhen me një prej fraksioneve të dosjes së AKSHI-t, konkretisht me hetimet ku është përfshirë edhe Ergys Agasi.
Në fokus të hetimit është edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Po sipas burimeve, një prej dyshimeve që po verifikohet nga hetuesit është se Hyseni i ka përcjellë informacione shtetërore Ergys Agasit.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me personat dhe rrethanat që janë në fokus të këtij aksioni të SPAK./ZËRI
SPAK 'mësyn' në banesën e ish-kryepolicit Proda, DETAJE: Zbulime në telefonin e Ergys Agasit

TIRANË- Këtë të martë, SPAK ka kryer një aksion kontrollesh në banesat e disa zyrtarëve të lartë. Mes tyre edhe të ish-kryepolicit, Ilir Proda, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Për këtë të fundit, me urdhër të GJKKO-së është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra.
Sipas burimeve, aksioni në fjalë po kryhet në kuadër të hetimeve për AKSHI-n dhe me një prej fraksioneve të dosjes ku po hetohet Ergys Agasi, i cili u arrestua disa javë më parë. Në momentet e arrestimit, ishte në shoqërinë e ish-efektivit Uljan Shpataraku.
Burimet bëjnë me dije se pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, këqyrja e telefonave të tyre dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja, të cilat kanë çuar në verifikimin e personave të tjerë dhe zgjerimin e hetimit./ZËRI
Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, pezullim e 'arrest shtëpie' për kreun e SHISH, Vlora Hyseni
TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zhvillon kontrolle në banesën ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Ndërkohë, përveç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë në aksionon që ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mes tyre edhe banesa e drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Për këtë të fundit, SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra dhe masën e sigurisë "arrest në shtëpi".
Sipas burimeve, aksioni në fjalë bëhet në kuadër të hetimeve për AKSHI-n dhe me një prej fraksioneve të dosjes ku po hetohet edhe Ergys Agasi, i cili u arrestua disa javë më parë. Burimet bëjnë me dije se pas arrestimit të Agasit, këqyrja e telefonave të tij dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja, të cilat kanë çuar në verifikimin e personave të tjerë dhe zgjerimin e hetimit.
Në vijim pritet të ketë më shumë detaje dhe informacion zyrtar nga autoritetet.
Lajmi në përditësim...