LIVE UPDATES

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe një kalimtar, autorët me motor....

♦Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës. ♦Viktimë ka mbetur 44-vjeçari Artan Myrtaj, ndërsa është plagosur edhe një kalimtar, 73 vjeç. ♦I plagosuri, Xhevdet Skëndaj ndodhet në spital, duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. ♦Autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. Policia njofton se pika kontrolli janë ngritur në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve

8 artikuj për këtë temë.
49 MINUTA ME PARE

Gjaku dhe trupi i pajetë në asfalt, PAMJET me dron: Atran Myrtaj u ekzekutua 67 metra larg nga Komisariati i Sarandës

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
pamjet nga vendi i ngjarjes

SARANDË-Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e sotëm Sarandën, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa një kalimtar mbeti i plagosur. Armët u shkrepën nga dy persona të me motor dhe të maskuar më skafandra në një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar. Ajo që e bën edhe më të rëndë rastin janë pamjet e ndara me dron, të cilat tregojnë se vrasja ndodhi pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës, vetëm rreth 67 metra larg godinës. 

Në video dallohet godina e komisariatit, ndërsa vetëm pak metra më poshtë shihet vendi ku është kryer krimi.

Policia ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e atentatit. Pika kontrolli janë ngritur në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Mësohet se 44-vjeçari i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan me motor dhe qëlluan të paktën dy herë. Myrtaj rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas plagosjes së Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt, 32 dhe 24 vjeç. Plagosja e dyfishtë ndodhi më 17 korrik të 2025, për një pronë në vijën bregdetare të Sarandës. Myrtaj u arrestua për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.

57 MINUTA ME PARE

E kapi plumbi gjatë atentatit ndaj Aratn Myrtajt, kalimtari 73-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
PAMJET NGA NGJARJA

SARANDË-Xhevdet Skëndaj, kalimtari i cili u plagos sot në atentatin në Sarandë, ku u ekzekutua Artan Myrtaj është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Raportohet se 73-vjeçari ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, i moshuari do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
Xhevdet Skëndaj
1 ORE ME PARE

Si u vra Artan Myrtaj, 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap, por...

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
Artan Myrtaj

SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri mes qytetit Artan Myrtaj dhe u plagos, Xhevdet Skëndaj, kalimtar.

Mësohet se 44-vjeçari i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan me motor dhe qëlluan të paktën dy herë. Myrtaj sapo ka pikasur autorët ka tentuar të largohet me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”, por të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. 

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, që sipas raportimee të deritanishme, kanë qenë dy persona me një motor.

2 ORE ME PARE

Vrasja e Artan Myrtaj, Policia në gjurmët e autorëve: Ngrihen pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
pamje nga vendi i ngjarjes

SARANDË-Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm ku u vra Artan Myrtaj dhe u plagos 73-vjeçari, Xhevdet Skëndaj, kalimtar i rastit. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, që sipas raportimeve të deritanishme, kanë qenë dy persona me një motor.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 ORE ME PARE

U vra sot, viktima i njohur si “Tani Ruzhdiut” u arrestua 1 vit më parë për plagosjen e Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
viktima Artan Myrtaj

SARANDË-Personi në foto është Artan Myrtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, viktima e atentatit në Sarandë, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm pranë ish-agjencisë së vjetër të qytetit. Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Viktima ka qenë duke ecur në këmbë, ndërsa i është zënë pritë nga autorët. 

Myrtaj rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas plagosjes së Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt, 32 dhe 24 vjeç. Plagosja e dyfishtë ndodhi më 17 korrik të 2025, për një pronë në vijën bregdetare të Sarandës. Myrtaj u arrestua për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.

Pas ngjarjes së korrikut 2025, në Sarandë u regjistruan edhe episode të tjera kriminale, të cilat u lidhën në atë kohë me një zinxhir të mundshëm hakmarrjesh. Një prej ngjarjeve më të rënda ishte vrasja me lëndë plasëse e Isuf Jaçajt, babait të Klaus Jaçajt. Në një tjetër episod u raportua edhe për dëmtimin e pronës së Ramadan Zotos.

Hetuesit pritet të verifikojnë nëse atentati i mëngjesit të sotëm lidhet me konfliktet e mëparshme apo nëse bëhet fjalë për një ngjarje me motiv tjetër.

Mëngjesin e sotëm Artan Myrtaj u ekzekutua në mes të qytetit duke ecur në këmbë, ndërsa i është zënë pritë nga autorët me motor. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur mbeti edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj. 

2 ORE ME PARE

PAMJET nga atentati në Sarandë, viktima ende në mes të rrugës

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SARANDË-Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. 44-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e sotëm në lagjen ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ende nuk dihen motivet e atentatit, ndërsa Policia po kontrollon kamerat e sigurisë në rrugë për të zbuluar më shumë mbi lëvizjet e autorëve.

3 ORE ME PARE

U vra me armë zjarri në mes të rrugës, kush është viktima, u qëllua nga dy persona me motor...

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
foto ilustruese

SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në qendër të Sarandës. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj, ndërsa është plagosur edhe një kalimtar. Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandë dhe motor. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës. Trupi i pajetë i 42-vjeçarit pajetë ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në zonë.

3 ORE ME PARE

Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

Ekzekutohet në mes të Sarandës Artan Myrtaj, plumbat kapin edhe
kalimtari i plagosur

SARANDË- Një vrasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Sarandë. Viktima është identifikuar, si Artan Myrtaj, 42 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se nga të shtënat me armë, i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar. 

vijon...

Poll

MOS HUMB