LIVE UPDATES

DOSJA-Përgjimet e Sky ECC zbardhin skemën e rrjetit: Dizdari flet për kokainë ‘pa limit’, Aliu -furnizues, lëvizjet e Bibajt

♦ZËRI ka zbardhur episode të reja nga dosja hetimore e rrrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor Salvatore Aliun. ♦ Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës. Referuar komunikimeve mes tyre në aplikacionin Sky Ecc, Salvatore Aliu, ka patur rolin e siguruesit dhe organizuesit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit, ndërsa ky i fundit porositës dhe financues i ngarkesave me kokainë. ♦Dërgesat e parave bëheshin përmes sistemit Hawala, në vende të ndryshme (Ekuador, Kolumbi, Itali, Shqipëri etj.) ♦Në dosje përshkruhen edhe rastet se si ata tentonin të mbyllnin çështjet, duke ndjekur zhvillimet e hetimeve ndaj tyre, përmes kontakteve me avokatët dhe kundrejt pagesës.

5 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

Armando Dacani mori rolin e Eldi Dizdarit: BISEDAT për lirimin nga burgu të Denis Matoshit: Po vlla nesër e nxjerrin...

DOSJA-Përgjimet e Sky ECC zbardhin skemën e rrjetit: Dizdari flet
eldi dizdari

TIRANË- Pas arrestimit të Eldi Dizdarit, sipas dosjes hetimore, rolin e tij në veprimtarinë e dyshuar kriminale e ka marrë shtetasi Armando Dacani, i cili përmendet në komunikime të përgjuara me të hetuarin Salvatore Aliu.

Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, në këto biseda, Dacani shfaqet i shqetësuar për arrestimin e Denis Matoshit, të cilit i referohet me nofkën “Tropoja”, ndërsa shprehet se ai “do të dalë së shpejti nga burgu”. Po ashtu, në komunikime ai përmend edhe aktivitetin e dyshuar kriminal në lidhje me trafikun e drogës, si dhe ngarkesa me lëndë narkotike dhe arrestime të bashkëpunëtorëve.

Një një komunikim ai i shprehet Salvatores se ky i fundit dhe Denis Matoshi janë njëlloj, ku duke se ata të dy kanë të njëjtën pozitë në grup kriminal. 

Bisedat për nxjerrjen e Dizdarit nga burgu (mesazhet e Armando Dacanit drejtuar Salvatore Aliut):

Po vlla po meser e mxjerim

Po mos fol me njeri

Aman se llafe dun Ilapazanet

Po ca me i be shqipria ja hapi namon

Se kn mar shqiprin kta per verifikime

Ala Bodiset aty

Pomir dodali se skan ci bejn

Nje histori koti me italin

Qe s'ka lidhje fare

Thejesht biseda e dy k*rave ne makin qe as e njifnin

Per ate e kan mar

E ke kerku italia

Per kok te gjithve kjo esht

Po njerzit mezi presin

Do dali vlla do lej pshaporten peng e do dali

Po une shoku nji jemi vlla, vetem se ai esht me i
shkathet hahahaha

Po po pa merak vlla i kemi shok

Po ai spushon vlla esht 24 ore se si ja del se di

Po sido qoft per anversin njisoj eshtë

Them se po vlla

Se kta i kemi shum te fort e e nxjerin

Nuk ka si ai vlla jo se e kemi shok, po ai me verte e
fiton punen hahahahaha

Të dhënat e mësipërme, mësojnë se të dyshuar, të përshirë në këtë episod trafikimi lënde narkotike të llojit kokainë, rezultojnë të hetuarit Salvatore Aliu, në rolin e furnizuesit me lëndë narkotike të llojit kokainë në sasi prej tonelatash, për llogari të prosositësit Eldi Dizdari( Denis Matoshi), Armando Pacani, dhe persona të tjerë të paidentifikuar deri në
këtë fazë të hetimit.

Gjithashtu rezulton se i hetuari Eldi Dizadari( Denis Matoshi), ka një grup personash përgjegjës për nxjerrjen e e kokainës nga porti dhe transportimin lëndës narkotike./ZËRI

4 ORE ME PARE

Dosja e SPAK/ Nipi i Salvatore Aliut në 'zemër' të rrjetit, cili ishte roli i tij? Komunikimet e "Kiçit" me dajon për tonelatat e drogës

DOSJA-Përgjimet e Sky ECC zbardhin skemën e rrjetit: Dizdari flet
(kici) Oklid El Ouejdi- isa aliu (vellai i salvatore aliut)

TIRANË- Sipas të dhënave të përfshira në dosjen hetimore dhe komunikimeve të siguruara në dosjen që ZËRI posedon, në episodin e dytë të trafikut të një sasie prej 2010 kilogramësh kokainë të sekuestruar më 06.06.2020 në Guayaquil të Ekuadorit, me destinacion final Holandën, del në pah një lidhje e drejtpërdrejtë familjare brenda rrjetit të dyshuar kriminal të drejtuar nga Salvatore Aliu.

Nga komunikimet e përgjuara rezulton se një nga personat kyç në këtë çështje është Oklid El Ouejdi, i identifikuar si nipi i Salvatore Aliut, i njohur edhe me nofkën “Kiçi”. Sipas dosjes, ai ka qenë i përfshirë në biseda ku komentohet sekuestrimi i drogës në Ekuador dhe një tjetër ngarkesë e ndaluar në Roterdam, Holandë, në të njëjtën periudhë.

Në një nga komunikimet e përfshira në dosje, El Ouejdi shkruan:Ku je re. Ra puna ime. Kjo ra në Ecuador 2 ton, s’e di ters i madh. Këto Ecuador ran dje ndark”, duke iu referuar sasisë së sekuestruar.

Të dhënat e përftuara, ndërmjet të Oklid Et Ouejdit (SIKPKA) dhe kodit pine JQI8B8, i pa idnetifikuar, më datë 07.062020 komentohet edhe për një kapje të një ngarkese tjetër, të sekuestruar në Roterdam, Hollandë.

Sipas dosjes hetimore, nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime, mësohet se i hetuari Salvatore Aliu ka mbajtur kontakte të rregullta me Oklid El Ouejdi alias Oklid Dalipi dhe Oklid Aliu, i thirrur si “Kiçi", nipi i Salvatore Aliut (djali i motrës). I hetuari Salvatore Aliu ka mbajtur kontakte ditore me të hetuarin Oklid El Ouejdin (S1KPKA) nga data 20.08.2020-21.09.2020;

Oklid El Ouejdi dyshohet se është një ndër personat kryesor në grupin kriminal të drejtuar nga daja i tij Salvatore Aliu. Ai dyshohet se është personi përgjegjës për pritjen e më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Evropë, të dërguar nga daja i tij nga Ekuadori.

Lënda narkotike, kokaina e ardhur në Evropë, magazinohej në Belgjikë nga i hetuari El Ouejdi, në shtëpi të sigurta, e më pas përpunohej e shpërndahej në vende të tjera të Evropës si Gjermani, Itali, Francë, Zvicër apo Angli. Lënda narkotke, kokaina trafikohej e fshehur në automjete të modifikuara dhe pritej në këto vende nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Nisur nga komunikimet e El Ouejdit dhe pohimet e tij, mësohet se i hetuari El Ouejdi ka shitur deri në 30-40 kilogram kokainë në ditë, me dërgesa nga Belgjika e Hollanda drejt Francës Avicrës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës (ku e shkëmben me Canabis Sativa) Shqipërisë, Turqisë (ku e shkëmben me heroinë), apo edhe në Norvegji.

El Ouejdi ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Salvatore Aliun dhe ka raportuar tek ai aktivitetet operacionale të grupit kriminal ne Evropë, si për trafikun e kokainës, ashtu edhe për lëvizjet e parave.

Oklid Aliu i tregon Salvatore Aliut: Më dërguan një bisedë, ma dërgoi shoku im Grani (i pa identifikuar), i kishte shkruajtur një lushnjar, që i kishte thënë: "о vëlla a ke muhabet me ato elbasanllinjt që janë lart në Ekuador (Salvatoren e grupin e tij), se kanë nxjerrë 1 ton mall. Me shit 50 bukë na lejnë ndonjë çmim". Edhe ato tepelensat, e marrin vesh sa herë bën ti punë me Çimin (dyshohet se i referohet shtetasit Aleks/Shkelqim Pepaj).

Kjo bisedë mëson se i hetuari Salvatore Aliu ka trafikuar me sukses një sasi prej 1 ton kokainë në Evropë dhe ky fakt është komentuar në rrethin e trafikantëve të tjerë shqiptarë në Evropë.

Më datë 21 gusht 2020, El Ouejdi i tregon Salvatore Aliut se i ka bërë gati për t'i transferuar 500 mijë euro, nëpërmjet një lidhjes të Salvatores, i pa identifikuar. Oklidi i dërgon Salvatores fotot e parave që do i transferojë, bashkëngjitur me tekstin: "500 gati për nesër".

Më datë 30 gusht 2020, Oklid El Ouejdi komunikon me Salvatore Aliun, i cili mesa duket i tregon për një ngarkesë të sekuestruar: “- Çfarë thua mò? Ranë shumë? Qenke mërzitur keg... mos... të paska këputur shumë. Q... r..., shumë qenkan."

Dyshohet se pas këtij sekuestrimi, i hetuari Salvatore Aliu i ka kërkuar të hetuarit OklidEl Ouejdit t'i transferojë para në Ekuador. Mesazhi: “Dajë, çfarë po bën? Ia dhashë atij komplet, 550 njëherë dhe tepricën sol, në total 746, aq sa the ti".

Gjithashtu, mësohet se i hetuari El Ouejdi, ka bërë të mundur edhe mbledhjen e dërgimin
e parave cash nga Evropa drejt Ekuadorit, me qëllim blerjen e sasive të kokainës, apo Shqipërisë e Dubait në funksion të pastrimit të produktit kriminal.

I hetuari Oklid El Ouejdi është personi përgjegjës për pritjen e më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Evropë, të dërguar nga daja i tij nga Ekuadori. 

Ndërsa për sa i përket personave të tjerë të përfshirë, të cilët do të bënin të mundur daljen e lëndës narkotike në portet e evropës dhe më pas shitjen e tyre në tregun europian, nuk është arritur të identifikohen deri aktualisht./ZËRI

9 ORE ME PARE

Përgjimet në Sky ECC! Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

DOSJA-Përgjimet e Sky ECC zbardhin skemën e rrjetit: Dizdari flet
Eldi Dizdari

TIRANË-Në dosjen hetimore të SPAK siguruar nga ZËRI janë zbuluar detaje të tjera nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Në dosje evidentohen rolet e secilit nga anëtarët e grupit, ku Eldi Dizdari, mësohet se ka bashkëpunuar me Salvatore Aliun në organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve evropiane.

Referuar komunikimeve ndërmjet tyre në aplikacionin Sky Ecc, rezulton se Dizdari dhe bashkëpunëtori e tij, Armando Pacani i kanë dërguar Salvatore Aliut miliona euro në vende të ndryshme (Ekuador, Kolumbi, Itali, Shqipëri etj.) si pagesa për kokainën e siguruar dhe dërguar nga Aliu për llogari të Eldi Dizdarit. Salvatore Aliu, ka patur rolin e siguruesit dhe organizuesit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit, ndërsa ky i fundit porositës dhe financues i ngarkesave me kokainë. Dërgesat e parave bëheshin përmes sistemit Hawala nga Dizdari tek Aliu. Për periudhën 14 gusht -6 shtator, Dizdari i kishte dëgruar Aliut 8 milionë euro.

Në një nga episodet e zbardhura Eldi Dizdari i kërkon Aliut që vetëm t'i nis kontejnerë të kontaminuar me kokainë drejt
Evropës, pasi në çfarëdo mënyre, Dizdari do të jetë në gjendje ta nxjerrë nga portet në Evropë. Në një pohim të tij të datës 28 gusht 2020, Dizdari i tregon Aliut që ky i fundit mund t'i nisë kokainë pa limit, pasi mund të përballojë deri në 10 ton kokainë në javë.

Në dosje janë zbardhur vetëm mesazhe të Eldi Dizdarit drejtuar Salvatore Aliut:

nuk dorzojem un jo dhe me 20 pun

po mir vlla po spat ket jav tjeteren

vetem ma bej mu ate

mos mja premto kujt

dhe india mir esht

po skan vend kutiat se jan drru te shumtat

po jo te mcefme vlla

mrapa dere

mos e vrit mendjen
jo 3 po dhe 10t ne jav i perballoj

ska rensi shum finali

se kam 3 turne vlla mjes drej dark dhe kuti final anyëp e bej

sesht problem

Në një tjetër bisedë, Dizdari e ka porositur Salvatore Aliun që t'i dërgojë një ngarkesë me kokaine prej 2 deri në 3 ton nga Ekuadori drejt Evropës, duke i shpjeguar që t'ia bëjë me çfarëdo metode fshehjeje. Dizdari i dërgon Aliut një foto tëtë parave të dërguara drejt Ekuadorit sipas datave dhe të numrit të token në një shumë totale prej 8 milion eurosh për periudhën 14 gusht -6 shtator.

11 ORE ME PARE

'Shevali' del në bisedat SkyECC! Si u zbulua Sokol Bibaj: Na ndaluan në Shkup kanë foto, duhet me pyet Shqipërinë

DOSJA-Përgjimet e Sky ECC zbardhin skemën e rrjetit: Dizdari flet
Sheval Muaremi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, lidhur me mënyrën si funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës, të cilët për periudhën kohore 2019–2021 trafikuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. 

Një episod i dokumentuar në dosjen hetimore të siguruar nga ZËRI, lidhet me Sokol Bibajn, i identifikuar nga autoritetet si përdorues i kodeve SkyECC XAR5BK dhe 3484DG, me nofkat "Gusti" dhe "Pitbull". Në një mesazh zanor të 31 majit 2020, Bibaj i rrëfen vëllait të tij, Nikoll Bibaj, se autoritetet kishin dërguar fotografitë e tij në Shkup dhe kishin zbuluar identitetin e tij. Ai shprehet se ishte identifikuar si Sokol Bibaj dhe se ishin zbuluar edhe rrethanat e ndalimit të tij së bashku me një person të quajtur Sheva, duke shtuar se një ish-efektiv i Krimit të Organizuar kishte dhënë informacione për të.

"Fratelo kanë çu fotografitë e mia në Shkup dhe kanë zbulu se jam Sokol Biba, e kanë zbulu krejt se ku na kanë ndal me Shevalin, janë punët m... Ka shku .... (nuk kuptohet) një shok i këtyne, ka qenë i krimit të organizum e i ka tregu për punë teme, po duhet me pyet Shqipërinë..."

Në bisedë, dy vëllezërit konfirmojnë identitetin e njëri-tjetrit, diskutojnë për një udhëtim në Shkup dhe përmendin shtetasin maqedonas të njohur si "Sheva", të cilin Bibaj e konsideron një lidhje të afërt.

Pjesë nga dosja:

Sokol Bibaj i ka treguar të vëllait se kanë kaluar shumë mirë dhe shprehet se Sheva është artist (i referohet një shtetasi maqedonas, nga konteksti bisedave identifikohet si lidhje e ngushtë e Sokol Bibajt).

Kodi pin VFGITU i shkrun “kush je" dhe XAR5BK, në përdorim nga Sokol Bibaj i përgigjet: "Vllaj gabeli jam", VFGITU, i shkruan "ouuuuu fratelini", “sj je lali", XAR5BK, e pyet "Mir qa bane ti ai kalove", VFG1TU i përgjigjet pz mire mo telo", "ti si he a je mire”, XARSBK i shkruan "Mir ja ahpi", "Si kalut shkup" dhe kodi Pin VFGITU i përgjigjet "mire pz jo keq","Sheva artist"

Të dhënat e sistemit në TIMS, mësojnë se më datë 12.10.2020, shtetasi Nikoll Bibaj ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Pika e Kalimit Kufitar "Qafë Thanë".

Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Sipas Prokurorisë së Posaçme, një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj.

12 ORE ME PARE

'Do thotë akovati ky qenka ai trafikanti'! Arrestimi në Dubai i Eldi Dizdarit: Thuaji hap gojën, sa lekë do, të mbyllë çështjen

DOSJA-Përgjimet e Sky ECC zbardhin skemën e rrjetit: Dizdari flet
Eldi Dizdari

TIRANË-Dosja hetimore e siguruar nga ZËRI ka zbuluar detaje të tjera nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Në një pasazh të dosjees zbardhen edhe mesazhet e Dizdarit pas arrestimit të tij në Dubai në vitin 2020, për llogari të autoriteteve italiane.

Dizdari në aplikacionin Sky ECC njohej si "El Diablo", "Tropoja", "Alduth" dhe "Maca". Në bisedat me një person të paidentifikuar nga SPAK, Dizdari kërkon që avokatit t'i përcillet mesazhi: "Hap gojën sa lekë do, vetëm të na mbyllë këtë çështje", ndërsa flet edhe për dërgimin e një letre dhe fotografive.

Biseda e zhvilluar në Skyy ECC më 04.08.2020:

Dizdari: Avokt i par apo i dyti? Epo qenkam në dosje me Bolin vlla, me kushon e Gjergjit, ça thot? Aha vlla, s'kam pas lidhje në jetën time me njeri aty kurr. Denim, tregoja atë letrën që ka ardh në Dubai, vlla. Ja ke nis atë letrën me foto që erdhi në Dubai? Merja Denisit ndonjë e-mail që e ka kot. Dhe e firmos unë këtu e ja nisim. A e ka pa emrin tim në ndonjë vend, vlla, apo po orientohet nga të tjerët? Thuaj vlla vetëm të na mbylli. Mos ta ketë problem për asnjë gjë. Ti thotë: 'Hap gojën sa lekë do e merr, vetëm me këtë çështje'. Ta bëj në letër, ta nis me foto. Ja, 2-3 min sa të ndaloj. Max 5 min.do thot avokati aha ky qenka ai trafikanti, ne dosjen e florit jam vlla 100%.

Sipas dosjes, pas këtyre komunikimeve, përdoruesi i PIN-it "CCNKHP" i dërgon bashkëbiseduesit dy fotografi, të cilat do t'i bashkëngjiteshin letrës.

Lidhur me arrestimin e tij në djeni janë vendosur edhe Oklid El Ouejdi dhe Salvatore Aliu, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin, pasi Dizdari nuk e ka më adresën në Sky Ecc.  Oklid El Ouejdi, i cili dyshohet si personi përgjegjës për pritjen dhe shpërndarjen e ngarkesave me kokainë të ardhura nga Ekuadori drejt Europës, vë në djeni Aliun për arrestimin e Dizdarit:

Nise naj pun. Që kanë kap këtë Alduthin. Vlla, po më thonë..."

Aliu: Kush e ka kap? Mo vlla.

Oklidi: Njoni më tha, Lani. E kanë kap në Dubai.

Në një tjetër komunikim në SkyECC, mes PIN-it S1KPKA, në përdorim nga Oklid ElQuejdi, dhe PIN-it RG1CID, në përdorim nga Salvatore Aliu, përdoruesi i kodit S1KPKA i dërgon Aliut një fotografi të lajmit që raportonte arrestimin e Eldi Dizdarit në Dubai.

Poll

MOS HUMB