“Kisha me ja futë një plumb në kokë…”/ Dosja “Ura”, dalin bisedat mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt

TIRANË-Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike. Po ashtu, përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të kokainës. Po ashtu ata kanë biseduar në SKY ECC për kalimin në port dhe nëse kanë gjetur njerëz të besueshëm apo jo.
Pjesë nga dosja:
H1IQJ2—-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….
LBG3TC — Buk… Bashk….
H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….
LBG3TC — Dhe nuk….
H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….
LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….
H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….
Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:
H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…
LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit. Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” …
H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….
Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë :
IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….
IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….
(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.
Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).
Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.2. SEKUESTRIMI I 400 KG LËNDË NARKOTIKE TË LLOJIT “HASHASH”
Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e mbi 400 kg lëndë narkotike të llojit “hashash” të fshehur mes hudhrave e qepëve spanjolle dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në Noicattaro (BA). Droga ishte ruajtur nga njësitë hetuese të policisë në një magazinë frigoriferike në Noicattaro, në mes të një ngarkese me etiketë në gjuhën spanjolle, mes thesëve me qepë.
Në kontrollin inspektues të kryer më datë 20.11.2020, u sekuestruan gjithsej 399 pako hashash të konfeksionuara me presim industrial, sipas policisë pjesët e ndara të peshës me hashash të ngjashme me të cilat janë mbushur në vendet e fshehjes dhe rezultati i lëndës ka qenë i njëjtë.
Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, në lidhje me këtë episod shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.
Përgjimet e SKYECC/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e Altin Morinës

TIRANË-Në dosjen e SPAK siguruar nga ZËRI, ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina sipas bisedave të zbardhura në aplikacionin e koduar Sky ECC, rezulton i përfshirë ne trafikun e drogës. Në bisedat në SkyEcc, Ekil Nderjaku i ka kërkuar ish-efektivit RENEA, Altin Morina, i akuzuar si i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, që ta ndihmonte për të shpëtuar Mond Çekiçin, i cili ishte kapur me armë.
“Menjëherë më pas përdoruesi i PINIT 5PNN89 fillon të bisedoj me përdoruesin e PINIT 1UN9CQ, siç i kishte premtuar përdoruesit i PINIT DFEF3F, duke i kërkuar nëse mund të fliste me ndonjë pjesëtar i Forcave te Policisë për të shpëtuar shokun e tij “Mond Çekiçi i cili ishte ndaluar në Durrës me armë”,-thuhet në dosje.
Ekil Nderjaku kërkon që të ndërhyhej në laboratorin në Tiranë për t’iu hequr gjilpëra armës.
“Shok kot me tpyt… A kemi naj nji me rregullu atje te kur tkapin me arm. Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons… Sosht me atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet qoka…Sot… E kan kap…”, i shkruan Nderjaku ish-efektivit të RENEA-s.
Pjesë nga dosja:
Në datën 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis nje bisedë me përdoruesin i PINIT DFEF3F, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa të njohur që i përkisnin Forcës së Policisë, për të ndërhyrë/falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, aktivitet që do të kryhej në laboratorin balistik në Tiranë”…në laborator në Th”, ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do ti shkruante Altin-it” dhe do ti bëntë të ditur sa më shpjet:
DFEF3F-o shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, …… me ja prish gjilponen te laboratori ne tr…
Ekil Nderjaku -Kur e kan nalu sot…
DFEF3F-po vila sot….
Ekil Nderjaku -Ja i shkr sa tpergi…
DFEF3F-ok shok…..
Menjëherë më pas përdoruesi i PINIT 5PNN89 fillon të bisedoj me përdoruesin e PINIT 1UN9CQ, siç i kishte premtuar përdoruesit i PINIT DFEF3F, duke i kërkuar nëse mund të fliste me ndonjë pjesëtar i Forcave te Policisë për të shpëtuar shokun e tij “Mond Çekiçi i cili ishte ndaluar në Durrës me armë:
Ekil Nderjaku: shok kot me tpyt…A kemi naj nji me rregullu atje te kur tkapin me arm. Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons… Sosht me atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet qoka…Sot… E kan kap…
Altin Morina -kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter… po po e marr…vesh kush eshte robi…
Ekil Nderjaku -Mond Cekici…
Altin Morina: ne tiran e kan kap apo durres
Ekil Nderjaku: Ktu ne dr…
Altin Morina -ok
Përdoruesi i PIN 5PNN89, i identifikuar si Ekil Nderjaku për të qenë i sigurt për informacionin e parë të dhënë në atë të 1UN9CQ, i identifikuar si Altin Morina i kërkonte përdoruesit te pinit DFEF3F konfirmim, duke e informuar në të njëjtën kohë se ai do të ishte interesuar sepse njihte njerëz ke balistika:
SPNNS9 Shok ku e kan kap ca veni… E si e ka emer mbiemer Ne dark e ka lon me u taku altini me at robin …Ca dalindie o al
DFEF3F ismail baba
Ekil Nderjaku -Ate qe njef ato baliatikes.
Në këtë rrethanë përdoruesi i PIN 5PNNS9 për të dhënë prova se kishte fol me “ALTIN-IN”, perdoruesi i PINIT 1UN9CQ, dërgonte një fotografi, të screenshotit të telefonit të tij me mesazhet e shkëmbyera me këtë të fundit, që i përkasin Chatit në shqyrtim, ku sipër lexohej emri i kontaktit të tij i regjistruar në rubrike “A. Morina”:
Menjëherë më pas përdoruesi i PIN 5PNNS9 i thontë pinit IUN9CQ, emrin e saktë të personit të arrestuar:
Ekil Nderjaku -Edmond koci-Koci Edmond… E ka…
JUN9CQ-ok shok
'URA'/ Zbardhet roli i efektivit të kufirit, 3 mijë € ryshfet për kaluar drejt Italisë trafikantin e drogës

TIRANË-Në dosjen e SPAK për operacionin “Ura” zbardhet edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka alias Cukaj, ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti.
Pjesë nga përgjimet
Edisoni: alo…
Ervis -o villa ca bone?
Edisoni -hic ca bone ti?…
Ervis– un sa piva kafe me ate…
Edisoni po… Ervis tashi mrena ksaj jave me i llaf, mos neser, pasueser, domethon…
Edisoni – si the vlla?…
Ervis: mrena ksaj jave a kupton?…
Edisoni – aaa okei mir…
Ervis – do te lajmeroj un nje dit perpara…
Edisoni – a ja, a ja shpjegove vlla?…
Ervis – po s’ka nevoj car, ja shpjegova tashi un, ne rregull…
Edisoni –a okei…
Ervis: i thash me i llaf kshu kshu, tashi pres t’me thot ai e te lajmeroj direkt, po mrena ksaj jave me i llaf esht e marume…
Edisoni -okei vlla se kam dal keq q*ja ropt, mu mu ma shum se un se jam demtu un s’esht demtu njeri ktu…
Ervis: hajd hajd se flasim, t’na therrasi ky e takojm pastaj mir?…
Edisoni: ik vlla, ciao…
Ervis: hajd ciao.
Pas shumë bisedave në telefon, mes anëtarëve ku është dakordësuar edhe pagesa prej 3 mijë eurosh, të cilat janë të gjitha të përgjuara dhe dokumentuara në dosjen e SPAK, Ervis Deti vihet në lëvizje për të ndërmjetësuar kalimin e trafikantit nga Porti i Durrësit në Itali në mënyrë të paligjshme.
Në dosjen e siguruar nga ZËRI thuhet se më datë 15.06.2022, rreth orës 18:40, Ervis Deti hipën si pasagjer në mjetin tip Audi A8, ngjyrë e zezë dhe së bashku me drejtuesin e automjetit (i cili dyshohet se është shtetasi Edison Gjoka), kanë frekuentuar lokal “Xhoni”, i cili ndodhet në terminalin e autobuzëve, pranë stacionit të trenit, Durrës. Në këtë lokal janë vëzhguar së bashku Visi me Edisonin, si dhe Bexhed Mema bashkë me dy persona të tjerë të paidentifikuar. Rreth orës 19:00, Visi del nga lokal “Xhoni” me personat e mësipërm dhe një nga personat e paidentifikuar i jep në dorë një pasaportë Edison Gjokës. Ky i fundit futet në agjenci tragetesh, qëndron pak minuta dhe del nga agjencia në fjalë. Pak më vonë, Visi së bashku me Edisonin dhe dy persona të tjerë hipin në mjeti dhe lëvizin në drejtim të rrugës “Iljaz Reka”, ku ndalojnë para piceri “Piçolo”. Pasi zbresin nga mjeti, këtë të fundit e merr në përdorim një person i paidentifikuar dhe vijon rrugën jashtë qytetit të Durrësit.
Pas marrjes së pasaportës, Edison Gjoka i drejtohet terminalit të Portit të Durrësit për t’ju nënshtruar kontrollove, ku merr udhëzimet nga një person me anë të telefonit, i cili i shpjegon se në cilin sportel duhet të kalojë, si dhe te cili kontrollor duhet të shkojë, duke i permendur emrin e Naimit (polici Naim Behluli me detyrë kontrollor në sportelin e terminalit të Autoritetit Portual Durrës, Pika e Kalimit Kufitar, Porti i Durrësit).
Përgjimi
Edisoni – alo…
686-alo…
Edisoni -po…
686-bo cek-inin para e, e ke bo cek-inin?…
Edisoni po tashi po e boj…
686 – e okei…
Edisoni -pa merak…
686 – pastaj si te futesh drejt e din ti…
Edisoni -hajd…
686 djathtas…
Edisoni: po pra djathtas, djathtas, si e kishte ai Naim?…
686 Naim.
686– po po, gabina e parafundit, ke Naimi thuji atit…
Edisoni-okei…
686 – vec maje telefonin hap se s’ka problem hajd, ke Naimi thuji…
Edisoni -okei….
686-cun i ri bjond, hajd.
686-alo…
Edisoni– po vlla
686-he
Edisoni -tashi kalova, po sa kalova ktu…
686-mbarove?…
Edisoni-po ktu po…
686 – a marove komplet?…
Edisoni po po, tu prit jam ne madh
686-po pra, ishe ke ai shoku e?…
Edisoni – po po, po mer kalova un si jo…
686-rrug te mbare e plak….
Edisoni -hajde faleminderit..
686-hajd hajd.
Por, pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikanit drejt Italisë, plani u dështoi pasi më datë 16.06.2022, Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane, pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe është deportuar përsëri në Shqipëri.
Dosja 'Ura'/ Trafikantët sherr me njëri-tjetrin: Kam bo gabime, por s’jam i pabesë, ti je Kapo i Madh!

TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, përveç bashkëpunimit për trafikimin e drogës, ka patur edhe konflikte mes trafikantëve. Në një bisedë të përgjuar mes Pirro Çapit (i njohur edhe si Spiro) dhe Ervis Detit, duket se ka pakënaqësi dhe mosbesim të fortë ndaj Orges Mollës, një tjetër i dyshuar i rëndësishëm në rrjet.
Pjesë nga dosja
Pirro Çapi (Spiro) - he shok, alo...
Ervis Deti- o bosi...
Pirro Çapi-he
Ervis Deti: un me verte kam bo gabime e burr...po nuk jam kaq i pabes a kupton...
Pirro Çapi: u zhgenjeva shum sot... u zhgenjeva, po do te them me shum sot...
Ervis Deti: U zhgenjeve ke Gesi?...ma mir, un ktu te lagja jam e burr, ti ke Gesi je zhgenjy per gjona tjera jo prej meje...
Pirro Çapi: amon e burr, pac nerin...hajde hajd se posht jam ke shpia im, hajd pi...hajd pi nji teke raki...
Ervis Deti: Ke ty vi un se ti je kapo modh he me rop shpie he...
Dosja 'Ura'/ “O nëna ime”! Pritësi italian befasohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët: Si akull

TIRANË-ZËRI ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen 'Ura', përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës nga anëtarët e një grupi të rëndësishëm kriminal në Shqipëri. Në një episod, ku protagonist është i shumëkërkuari Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, ai trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali, pas porosisë që i bën Adi Çoba.
Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.
Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, është regjistruar të përgëzojë furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha…”.
Sipas SPAK, droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Adi Çoba e njoftonte Angelo Zanzarellin se do të mund t’i furnizonte një sasi kokainë të cilësisë së shkëlqyer, duke I dërguar dhe dy fotografi (bllok kokaine me fjalën 'ERKING' të stampuara në të).
Adi Çoba: Të jap dhe lajmin për të bardhën fra…sepse ndoshta e gjeta…po vëlla shumë e mirë duket.
Bisedat në “SKY”/ Trafik droge edhe nga Turqia, kush është 'bosi' i heroinës, Pirro Çapi: Merrni paratë copë-copë

TIRANË-Në dosjen e SPAK 'Ura', siguruar nga ZËRI, sqarohet përmes disa përgjimeve roli i një personazhi të quajtur, Pirro (Spiro) Çapi. Ky i fundit del si organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. SPAK ka zbërthyer përgjime, jo vetëm të SKYECC, por edhe të atyre mjedisore nga autoritetet italiane.
Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në rrugën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që zotëron Spiro. Ai zotëron dy kamionë me targa AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit "heroinë" në Shqipëri, ato ngarkohen në kamionë, të cilët janë të pajisur me ndarje të posaçme për të fshehur substancën narkotike dhe më pas hipin në një traget në Portin e Durrsit me destinacion Italinë.
PJESË NGA DOSJA
Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike, të cilat u pasqyruan më sipër. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali.
Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet "nga java tjeter.....nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi". Spiro I thotë me pas Visit "po më duhesh".
Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
...566 (Visi)
148 (Spiro)
566- alo... 148- ku je, ku je?...566 alo... 148 o shoko ku je re?...566 kush je me se ssss... 148-shoku Gesit jam...566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht...148 - ne gjum i qive ropt e?...566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?...148 - kur do vish?...566 - po nga java tjeter vi...148 ehe...566 te duhem un?...148 po po...566 po ke plakun atje ne shpi...148 po c'ti bej plakun un?...566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku... 148-po te plaku re?...566-po... 148 ma co numrin i her?...566 - po re ta coj un
148-hajd
Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
….566 (Visi)
….148 (Spiro)
566- he bosi...355684409148 (Spiro) 148- ku je e burr?...566 po iki i cik te ai shoku jot...148 po iku ai, iku, se me ate isha une...566-eh...148 eh, iku deri ne spital, per ja gjys ore shko ke ai, trecerek ore. Ku je tashi?...566 une sa po dal nga parkexhi, ktu ke Xhixhi...148 - te pres ktu ke shpia ime une?...566 po re...148 - ktu ke rrethi...566 - erdha direkt, hajd...148-hajd
-Bisedë midis Visit dhe Spiros e përgjuar më datë 26.05.2022, ora 13:42, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
148 (Spiro) - he me te doli rakia?...566 (Visi) - doli rakia, ti rash shpar po ishe i zonem...148 - (qesh) ca po bon?...566 - hic e mire, ca bon ti?... 148 - hic e knej, po ik vazhdo ti e vlla se ti jap une se po haj i cap buk, pa merak...566 po han buk? eee mire...148 ee po haj i cap buke edhe........vazhdo punen ti, c'ke ti...566 okei, hajd...148 mir e?...566 hajd...148-per 700 me tha, kaq dal une per zot, per tjerat se di...566 - si?...148 - per 700 te dal une per zot them...566 eh okei...148 - ne vazhdim shife vet...566 - hajd ciao.
Roli i shtetasit Pirro Çapi (Spiro), si person i përfshirë në këtë rrjet kriminal, ashtu si në rastin e Gesit, rezulton në ambientalet e përgjuara nga partnerët Italianë në automjetin e Genci Telollari, ku ky i fundit po zhvillonte një bisedë me Gertin Aliu. Për Spiron flitet që është bërë ortak dhe lendën narkotike e gjen në Turqi. Fragment nga ambientali i datës 01.06.2022:
Gerti....... tha që kanë ardhë në shtëpine time. Kontroll në shtëpi... Genci: si ka mundësi që ai është kthyer në Shqipëri?...Gerti: ai u kthye sepse ishte pa dokumenta. Nuk kishte dokumenta...Genci: e di...Gerti: si?...Genci: maskarenjt, kane filluar me rënë në sy. Shkojnë dhe pyesin a don, a don, a don.....edhe te Masimo.......Gerti: ah... Gesi?...Genci: jo, kta.....don, don......Gerti: e kanë marrë, është bërë ortak....kta kanë blerë në Turqi, i ka marrë ky Spiro. Ky Spiro i p.... motrën... Genci: jo.....flasin budalliqe... Gerti: jo, e di unë... Genci: Gerti kaq shtrenjt......me 20... Gerti: po kta nuk janë të parët....ky Gesi tregon hordhiqet... Genci: pikërisht... Gerti: une e kuptoj o Genci...Genci: pastaj Gesi të çan k** se kërkon lekët, lekët.......
Për sa më sipër, kuptohet qartë lidhja midis Gertit(Gertin Aliu)-Gesit(Orges Molla)-Visit (Ervis Deti)-Spiros (Spiro Capi), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësojnë lëndën narkotike nga Turqia duke e sjellë në Shqipëri dhe më pas e dërgojnë në Itali nëpërmjet korrierëve të ndryshëm. Në shtetin fqinj janë persona të tjerë të cilët e presin dhe më pas e shpërndajnë. Nga analiza e mësipërme, dyshohet se janë pikërisht Gerti dhe Visi ata të cilët merren me dërgimin e lëndës narkotike në Itali dhe më pas shpërndarjen, ndërsa Gesi dhe Spiro kanë rolin e personave të cilët gjejnë dhe garantojnë lëndën narkotike (të llojit heroinë), kryesisht duke e sjellë atë nga Turqia.
Duke ju referuar rendit kronologjik të ngjarjeve na rezulton po ashtu se më datë 05.06.2022. Spiro bashkë me Arjan Tola kanë bërë një udhëtim një ditor nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky fakt konfirmohet nga këqyrja e të dhënave hyrje-dalje në sistemin TIMS si dhe nga bisedat telefonike që personat në fjalë kanë kryer me familjarët e tyre. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit Tims rezulton një udhëtim tjëtër i kryer nga Spiro dhe Lani me destinacion Turqinë. Ato kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 27.07.2022, me linjën ajrore "Pegasus-Stamboll 769-770" dhe janë kthyer në Shqipëri më datë 30.07.2022, ora 00:50.
Për të dokumentuar lidhjet midis Visit-Spiros-Gesit dhe personave të tjerë të përfshirë, nga janë mbajtur në përgjim telefonik numrat celularë që i korrespondojnë shtetasve të lartpërmendur. Visi pasi kthehet nga Italia, më datë 10.06.2022, kontakton Spiron dhe Gesin, ku gjatë bisedave që ato kryejnë rezulton të jenë takuar me njëri-tjetrin.
Më datë 12.06.2022, ora 22:58, Gesi mer në telefon Visin dhe I thotë hajde te shpia meri pjesë pjesë (lekët): "214 (Gesi)-O Viso....566(Visi)-he bosi....214-a do vish ti morësh pjesë pjesë?....566-te vi ti mor?.....214-hajd......".
DOSJA 'URA'/Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, kush janë 29 trafikantët me urdhër arresti nga SPAK

TIRANË-ZËRI ka siguruar dosjen e SPAK për operacionin 'Ura' që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Me vendim të GJKKO, janë lëshuar 29 masa sigurie për anëtarët e këtij grupi. Deri më tani, janë ekzekutuar 12 masa sigurie. Mes tyre ëhtë Elvis Doçi, i njohur edhe si “Visi i Pojës”, Adi Çoba, i njohur nga anëtarët e grupit si përshembull: “Bazholi", "Bisha", "i shëndoshi", "Cigani", si edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, i arrestuar në muajin prill në kuadër të operacionit Revanshi.
Konkretisht është lëshuar masë sigurie për:
Elvis Doci
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korca
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj
Serxhio Shkodra
Ervis Deti
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku
Përgjimet në SkyECC/ Ish-efektivi i RENEA-s fliste për trafikun e kokainës: A kemi ndonjë shok që ka të bardhë...

TIRANË-Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina sipas bisedave të zbardhura në aplikacionin e koduar Sky ECC, rezulton i përfshirë ne trafikun e drogës. Në dosjen e SPAK për operacionin 'Ura', siguruar nga ZËRI, Morina në një bisedë me Ekli Nderjakun, i raporton këtij të fundit për sasitë e drogës në dispozicion.
1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…
1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.
Në një mesazh të 29 dhjetorit 2020, Morina tregon për një anije të gatshme për transport në Spanjë dhe kërkon marinarë për operacionin që përfshinte një njohur të tij në Ekuador.
IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…
5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…
1UN9CQ-ne spanje…
5PNNS9 —Shok folim Nga afer….
1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…
5PNNS9–Me tbardh…
1UN9CQ — te bardhe…
SPNNS9—-Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.
Ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e paraburgimit ku ndodhet. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Ekil Nderjakun në trafikun e lëndëve narkotike.
Morina u arrestua edhe në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Altin Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi. Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal./ZËRI