Tregti droge/ Haxhiaj në kërkim të "mallit" cilësor, bisedat "fundosin" oficerin e Antiterrorit: Është e mirë...po çmimi? (FOTOT e kokainës)
TIRANË- Oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj është mes të arrestuarve të SPAK në kaudër të operacionit në bashkëpunim me Italinë. Ai dyshohet se dhënë informacione në këmbim të parave, por jo vetëm kaq, po ashtu në bisedat e tij rezulton se ka komunikuar edhe për tregtimin e lëndëve narkotike. Pjesë nga dosja hetimore zbulojnë përfshirjen e oficerit në komunikime me kokat e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në disa biseda rezulton se Haxhiaj është i lidhur drejtpërdrejt me tregtimin e lëndëve narkotike, ku përveç të tjerash, është në kërkim të 'mallit të mirë e të pastër'. Në njërin prej episodeve, Haxhiaj kërkon lëndën narkotike edhe për një shok në Holandë, ndërsa bashkëpunëtori në bisedë ia ofron për ta testuar. Për të parë cilësinë, Haxhiaj kërkon foton e mallit, ndërsa më pas kërkon që t'ja sjellin edhe në Shqipëri. Nga shkwmbi i fotove ku tregohet malli, shihet me mbishkrime si "BEBE", etj.
Më herët, në dosje, mesazhet nxorrën zbuluar oficerin duke kërkuar një shumë të caktuar parash në këmbin të informacioneve që po sedonte.
PJESË NGA BISEDAT:
….: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?
I.Haxhiaj: Kjo është si punë?
…: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall
I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.
Bisedë e datës 08.03.2021.
I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim
…: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
…: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
Bisedë e datës 01.03.2021.
….: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
…..: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
…: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
Përdoruesi i kodit pin … dërgon fotot:
I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket
…: mall ketu 38….
I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…
…: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa
I.Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
…: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash
I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
…: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
….: do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.
I.Haxhiaj: Ja duhet te flas…
I.Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.
…..: ja tja tregoj cunave.
Biseda e datës 10.02.2021.
I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
….: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo
I.Haxhiaj: ajo eshte.
….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla
Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.
….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…
I.Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
…: ca vendi jane
I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin …. .
….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
….: Brc diku 30, 29.5 mundem
I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
….: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
Bisedë e datës 15.12.2020.
….: File holland 29.5, eshte malli jon …
I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
….: Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.
I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
…: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…
Koordinoheshin në chat grupe, ndalin rolet dhe niste transporti me autobus! "Rolex", "Kristal", dhe...Si i emëronin pakot e lëndëve narkotike
TIRANË- Grupi i strukturuar kriminal që kryente trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të BE funksiononte në mënyrë të organizuar nga 'kokat' shqiptare, ku sërish del në krye Elvis Doçi (Visi i Pojës), Denis Myftiu dhe Erion Kapidani. Përmes një skeme, jo të panjohur, me autobusa dhe të fshehura në pako, grupi trafikonte lëndën narkotike.
Secili prej anëtarëve kishte një rol të caktuar, organizues, informues dhe transportues, deri sa droga të dërgohej në destinacion. Por, si komunikonin? Ata krijonin një chat grup ku mes bashkëpunëtorëve, ndaheshin detajet. Si fshihej lënda narkotike? E ndarë na disa pako, në formë tulle, disa të emëruara si "Rolex", "Kristal" apo të tjera si "Di Carta".
Pjesë nga dosja:
Nga chat-et e regjistruara më 23.12.2022, del qartë sasia e saktë e narkotikëve të transportuar, pra 23 kilogramë heroinë, nga të cilat 21 kg për t’u dorëzuar në provincën e Brescia-s dhe 2 kg në Torino. Atë ditë, VATA Klodian dërgonte një nga shoferët e tij në një parking pranë Durrësit për të takuar një njeri të besuar të TAFILI Denis, i cili do t’i dorëzonte drogën (“i ka 23 (kile, ndr.)… shpresoj që janë të gjitha” – në dysheme të dyfishtë, ndr.); të dhënat përputhen me ato që ka deklaruar më parë VATA, i cili i kishte komunikuar bashkëpunëtorit se kapaciteti maksimal i autobusit ishte 23 ose 25 kilogramë.
Ditën pasuese, TAFILI Indrit informonte vëllain e tij Denis se droga në Itali do të merrej nga LEBA Eduart, i cili do ta shkarkonte në dy vende: një pjesë në Torino dhe një pjesë në Rovato – Palazzolo sull’Oglio.
TAFILI Denis krijonte më pas një chat grupi për të komunikuar me bashkëpunëtorët detajet, duke përfshirë LEBA Eduart, të cilit i dërgonte një fotografi me adresën ku shoferi i autobusit duhej të dorëzonte lëndën narkotike (“viale Lombardia Carpiolo (BS)”). Dorëzimi do të realizohej më 26.12.2022, rreth orës 13:00. VATA Klodian paraqitej në vendin e takimit duke zbritur nga një autobus me targë shqiptare, me ngjyrë të bardhë. Në chat-in e grupit, TAFILI Denis i shkruante se, sipas udhëzimit të VATA, LEBA para se të mbërrinte në vendin e takimit duhej ta njoftonte që vetë VATA të nxirrte nga fundi i dyfishtë lëndën narkotike (shih chat, faqe 260–270).
Sipas praktikës së zakonshme, pasi misioni u krye, LEBA Eduart dërgonte në SHQEVl Ogert fotot që tregonin lëndën narkotike të marrë, duke konfirmuar se kishte tërhequr 21 kg lëndë narkotike, përkatësisht 10 kg kokainë dhe 11 kg heroinë (“vëlla, i mora, kanë ardhur… janë 21 pako… i kam vendosur në magazinë…”).
Bisedat:
SHQEVl: “Ato me shkrimin ROLEX, janë të bardha!… sa copë janë ROLEX?”
LEBA: “10; 6 nga ato janë të tipit të papresuar, 3 si ato të kartonit.”
SHQEVl: “Ato që janë të papresuar, shënoji si KRISTAL, janë pako nga 1 kg. Ndërsa ato që janë me tulla janë 6 pako prej rreth 3 kg, të shënuara DI CARTA.”
LEBA: “Jo, ato 2 janë Kristal, por pak më të mëdha…”
SHQEVl: “Vëlla, sa kg ke marrë gjithsej, vëlla? Janë 21 kg?”
LEBA: “21 pako, por me siguri edhe ato në formë tulle janë nga 1 kg.”
“Vllai kjo punë ka kosto, nga 5 mijë euro për të tre ne”, përgjimet që fundosën oficerin e Antiterrorit: Vuna dhe shokët në siklet
TIRANË- Kanë dalë detaje të reja nga operacioni që çoi në goditjen e një grupi kriminal që kryente trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të BE. Hetimet në Shqipëri u ndoqën nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Klodian Braho, ndërsa në pranga ranë disa persona. Gazetari Elton Qyno ka zbuluar dosjen e përgjimeve ku jepet përfshirja e oficerit të antiterrorit Igli Haxhiaj në nxjerje të sekretit, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Haxhiaj u la sot nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme.
Në kuadër të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.49 viti 2019 kanë ekzistuar të dhëna dhe dyshime se shtetasi shqiptar Dario (Denis) Myftiu, me banim në Durrës, ka zhvilluar aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtimin Shqipëri-Itali, duke organizuar importimin në Itali të ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike të llojit “kokainë” dhe “heroinë”. Kanë ekzistuar dyshime se në realizimin e këtij aktiviteti ai ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në qytetin e Durrësit, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi penal është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për numrin e telefonit celular nr.069xxxxx në përdorim të Dario Myftiu, si dhe për numrin e telefonit nr.0699788808 në përdorim të shtetasit Asti Llupi lidhje shoqërore e shtetasit Dario Myftiu.
Po kështu, është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave ambientale në automjetin e markës Mercedez Benz ML, me targa AA691RE dhe të automjetit të markës Mercedez Benz, model GLE 450, me targa AB638AI, në përdorim të shtetasit Dario Myftiu, si dhe është autorizuar kryerja e përgjimit në vënde publike për shtetasin Dario Myftiu.
Për instalimin dhe realizimin e përgjimeve ambientale në dy automjetet e mësipërme si dhe për kryerjen e vëzhgimeve dhe përgjimeve në vënde publike të shtetasit Dario Myftiu dhe të subjekteve të tjera të këtij procedimi penal, është ngarkuar policia gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Dario Myftiu ka përdorur telefon të koduar me aplikacionin SkyECC, duke u identifikuar me kodin pin 41L8YM. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kodin pin 41L8YM ka patur komunikime me përdoruesin e kodit pin HY67U7.
Nga veprimet hetimore është arritur në përfundimin se kodi pin HY67U7 është përdorur nga shtetasi Igli Haxhiaj, i cili në kohën e përdorimit të aplikacionit SkyECC ka patur funksionin e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nga kodi pin HY67U7 që është përdorur nga shtetasi Igli Haxhiaj janë kryer një sërë komunikimesh që lidhen me faktet dhe rrethanat objekt të hetimeve.
1. Midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH, në datën 05.12.2020, në intervalin kohor 17:08-17:48, janë kryer bisedat si më poshtë.
8AIVIH: Cfar halli ka ky cuni qe mund ta ndihmosh.
I.Haxhiaj: te kam shkruajtur qepar.
8AIVIH: Se jam me kte
I.Haxhiaj: Po ka ca gjera, une cova dike ate dite qe kapen braniolin, po ai shoku doli vone, femijet ja coj nusja.
8AIVIH: Po per kte tani, cfare eshte ajo qe mund ta ndihmojme.
I.Haxhiaj: Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer ne sy dhe per mia.
8AIVIH: Cfar halli ka ky kte moment, pse po i rrin nga pas, se po me pyet.
I.Haxhiaj: Ti bejme gjerat sikur ndoshin rastesisht, po u than mihabetetet mbaton pune ai.
8AIVIH: une e kam bere burgun per italiant... aha ok.
I.Haxhiaj: Ne rregull thuaj, ai e di.
8AIVIH: Kete po i them.
I.Haxhiaj: Vllai nqs ai eshte dakort te merremi vesh, dhe pastaj cfare te kete per ate, do e marri vesh, dhe ca ka, po i tham keshtu.
8AIVIH: Ka dicka ne kte moment? Rrezikon
I.Haxhiaj: Po normalisht, une kam gjet momentin qe ta ndihmoje, pa u ngaterruar punet.
Në këtë komunikim të kryer midis shtetasit Igli Haxhiaj dhe përdoruesit të kodit pin 8AIVIH, duke u vlerësuar i lidhur edhe me komunikimet e tjera, bëhet fjalë për shtetasin Dario Myftiu. Shtetasi Igli Haxhiaj në cilësinë e punonjësit të policisë ka patur dijeni që ndaj shtetasit Dario Myftiu ishin duke u kryer përgjime të bisedave telefonike, përgjim të bisedave në automjetin e tij, si dhe vëzhgim në vënde publike.
Për këtë qëllim komunikuesi me pin 8AIVIH e pyet se, “Cfar halli ka ky kte moment, pse po i rrin nga pas, se po me pyet”. Nga ana tjetër, shtetasi Igli Haxhiaj se, “Po ka ca gjera.... ti bejme gjerat sikur ndoshin rastesisht”, duke kuptuar informacionin për veprimet hetimore që janë duke u kryer ndaj shtetasit Dario Myftiu.
Në komunikimin e mësipërm shtetasi Igli Haxhiaj përmënd personin me emrin “Braniol”, për të cilin shpjegon se është kapur. Me këtë emër, i referohen shtetasit Braniol Liço, i cili në kuadër të të njëjtit procedim penal në atë periudhë ka qënë duke u hetuar, si dhe ndaj tij janë kryer veprimet e përgjimeve telefonike dhe në vënde publike. Fillimisht shtetasi Braniol Lico është arrestuar në kuadër të njohjes së një vendimi dënimi të autoriteteve italiane dhe në muajin janar 2023 është arrestuar në kuadër të këtij procedimi penal.
Në bisedën e mësipërme, tregohet se shtetasi Igli Haxhiaj ofron të japë informacionin për veprimet hetimore, në shkëmbim të përfitime monetare, duke u shprehur se, “besoj ai e di që ka nje kosto”.
2. Midis kodit pin 41L8YM në përdorim të shtetasit Dario Myftiu dhe kodin pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj, në datën 05.12.2020, në intervalin kohor 20:00-21:06 që është më vonë në kohë se komunikimet e mësipërme, janë kryer bisedat si më poshtë.
I.Haxhiaj: Ca bone.
D.Myftiu: Ca bone ti, mir kalojm, ca bone ti.
I.Haxhiaj: Fola pak me ata shoket, se dhe mire mos me u njof vetem per me dal une, dhe me thane qe kishe meraqe per gjoba gjera, dhe jo vete, nuk behet fjale se une prandaj erdha me ata. Po me sigurove ti qe sme nxjerr neper biseda takohemi dhe bashke, po nuk te kam ardh kot. Kam plot varjante po erdha se te njifnin cunat. Dhe cunat jan garanci qe une sjam pa lidhje tek ty. Sepse keto biseda dihet si jane. Ti alarmohesh dhe gabon dhe padashur.
D.Myftiu: Nai merak nuk kam, po boshim muhabet, por gjithsesi takona nga e hona, se neser jam me kalamojt, dhe pijm nai kafe e diskutojm.
I.Haxhiaj: Vlla po deshe te diskutojme duhet me ardh me mendje te qarte qe po te ndihmoj jo qe po ta fus, se nuk jemi nga ata, mire eshte mos njifemi. Kemi kontakt dhe nqs do une do te te them cdo gje dhe te bashkepunojme mos bisesh ne sy tek te tjeret, se kam hall se do flasesh per mua, dhe merret vesh, por avash avash, jo me te bo nder dhe me gjet qeder.
D.Myftiu: Ca kom me fol spo te kuptoj, ec o vlla takona folim diskutojm, ca mundsish ke me ndihmu, dhe ku jam per tu ndihmu un.
I.Haxhiaj: Une qe te thash dhe per branilin sta thash kot, si cova njeri atij se ai rri dru ne mall, dhe ti e di, dhe une e di. Vlla kjo qe po te them ka ne kosto se sjam vetem une ne kete mes dhe i kam dal une per zot me te ndihmu se te njiftin cuna.
D.Myftiu: Jo di tamom se sesht qe rrin me mu.
I.Haxhiaj: Nuk jemi per lojra fjalesh kot, po, ok vlla, me fal mua se ndoshta te bezeisa vlla, une e pashe si detyrim nga shoket e mi, me fal mua, qe ste takoj eshte vetem mos digjem une, vllai im se kam problem te flas me ty, nqs ti je i qet ma boj hallal se te shqetesova. Djegiq ime vjen se ti do gabosh dhe vij te te ndihmoj dhe skam pse te rrezikoj.
D.Myftiu: Nuk ka lidhje kjo tani, ske pse digjesh si do digjesh.
I.Haxhiaj: Po ka lidhje se po bojm lojna fjalesh vlla, une qe po vij sjam kalamo, erdha per arsye se mendova qe jan muhabetet me te qarta, une po fola ngelem borxh tek te tjeret, se i dola une per zot kesaj pune, digjem se ti je i alarmuar dhe gabon vlla. Kete qellim kisha me te ndihmu, ti je ne rregull... po se sje i qete.
D.Myftiu: Po te them... po deshe te takona te folim ok.
I.Haxhiaj: Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di, se vuna dhe shoket ne siklet, dhe po dalin muhabete kot, qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mij vlla. Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh. Nqs mednos se bohet ok, po mendove se eshte gjobe me fal mua.
I.Haxhiaj: Po vazhdove me iden qe eshte gjob po te them prap qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithe, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varjanse fjalet e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla.
Aksioni i përbashkër SPAK-Breshia u zhvillua një ditë më parë, ku masa arrest në burg është caktuar për Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert ShqevI, Denis Tafili, Indrit Tafili dhe Klodian Vata. Ndërsa masa arrëst në shtëpi është lëshuar nga gjykata italiane për Giuseppe Iorio, Erald Salla dhe Enkeleid Tirjaku.
Droga, e importuar nga Amerika e Jugut dhe e transportuar nëpërmjet rrugëve tregtare në portet e Evropës Veriore, u transportua në Itali e fshehur brenda automjeteve të rënda. Autoritetet kanë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro. /ZËRI
Kokaina ‘Bugatti’ nga Amerika Latine! Zbulohet SKEMA si kalohej droga në Itali, paratë vinin në Shqipëri me shofer
ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i përbashkët i SPAK me prokurorinë e Breshias. Mediat italiane kanë zbardhur skemën se si funksiononte grupi shqiptar me bazë në Durrës dhe si u zbulua ai. Po ashtu bëhet e ditur se grupi kishte lidhje edhe me "Sacra Corona Unita".
Sipas hetuesve, të dyshuarit janë pjesë e një organizate të strukturuar të aftë për të trafikuar drogë në shkallë globale. Janë gjithsej 49 të dyshuar, 24 prej të cilëve i janë nënshtruar masave paraprake (21 janë arrest në burg dhe tre janë vendosur nën arrest shtëpiak). Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit që drejtohej nga Shqipëria ishin Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doçi, i njohur dhe si 'Visi i Pojës'.
Roli i shqiptarëve me në krye 'Visin e Pojës'
Selia qendrore e Lecco-s, sipas rindërtimit të bisedave të koduara në Sky Ecc, menaxhohej nga Ardian Deliu. Komunikimet mes Denis Myftiut dhe Erion Kapidanit, zbuluan se Deliut iu besuan afërsisht 80 kilogramë kokainë në pak se një muaj.
Midis nëntorit dhe dhjetorit 2020, Deliu u akuzua për të paktën dhjetë raste trafikimi droge: një kilogram në Padova më 26 nëntor, një tjetër në Pordenone po atë ditë, 1.5 kilogram në Casalpusterlengo më 27 nëntor, tre kilogramë në Torino më 28 nëntor, një kilogram në Zogno më 28 nëntor, një kilogram në Palazzolo sull'Oglio më 30 nëntor dhe tre kilogramë në Piossasso më 5 dhjetor.
Myftiu mbante kontaktet me furnizuesit e lëndëve narkotike, duke përcaktuar sasinë, mënyrat dhe afatet e importimit, si edhe duke vendosur se në cilën bazë logjistike do të dërgohej droga. Për çdo aktivitet të paligjshëm, Myftiu i drejtohej Erion Kapidanit i cili nga provinca e Bërgamos kujdesej për detajet e pritjes, magazinimit dhe më pas shpërndarjes së drogës te grosistët e ndryshëm. Më pas nga data 24 dhjetor 2021, pasi kishte braktisur përfundimisht territorin italian, Erion Kapidani drejtoi trafikun e kokainës të organizatës drejtpërdrejt nga Shqipëria së bashku me Denis Myftiun.
Sipas një bisede të regjistruar më 14 dhjetor 2022, Mytiu raportonte se kishte ende në posedim pesë kilogramë heroinë, të cilën e identifikonte me termin “të zinjtë”, dhe tre kilogramë kokainë, të quajtur “bugatti” në zhargonin e trafikut.
Provat e gjetura përfshijnë edhe fotografi të pakove të drogës dhe një fletë me shënime të hollësishme mbi shpërndarjen, ku përmenden destinacione si Torino, Torbole, Liqeni Garda, Trevizo dhe Udine, si edhe një sasi prej pesë kilogramësh të shënuar si “Zeze”.
Kalimi i drogës
Rrjeti kishte gjashtë baza logjistike në Itali: tre në provincën e Brescias (Rovato, e menaxhuar nga Arlin Buzali; Palazzolo sull'Oglio, nën mbikëqyrjen e Eduart Leba; dhe një në kryeqytet), një në provincën e Lecco-s të menaxhuar nga Deliu, një bazë në Puglia të koordinuar nga Vincenzo Bruno dhe Altin Shehaj, dhe një tjetër në Italinë Veriore.
Këto qendra operacionesh ruanin drogën që vinte nga Amerika e Jugut dhe më pas ua shpërndanin klientëve. E gjithë kokaina me origjinë nga Amerika e Jugut udhëtonte nëpërmjet rrugëve tregtare detare drejt porteve kryesore të Evropës Veriore dhe më pas transferohej në Itali e fshehur brenda automjeteve të rënda. Pasi kalonin doganën, ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike.
Droga nga Ekuadori transportohej drejt Italisë me kamionë. Ndërkohë, heroina transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, përmes autobusëve. Sipas mediave Italiane, shoferët e autobusëve shpesh nuk ishin në dijeni, ndërsa shoferët e kamionëve ishin bashkëpunëtorë të klaneve. Paratë nga shitjet transferoheshin te udhëheqja shqiptare nëpërmjet korrierëve, të ashtuquajturve "money mules": shoferë autobusësh të rregullt në linjën Itali-Shqipëri, të cilët transportonin fondet në udhëtimet e tyre të rregullta.
Trafikimi i 1.3 tonë kokaine në Itali! Oficeri i Antiterrorit: Më kanë përdorur emrin, s'kam SkyEcc
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg për policin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u përfshi në hetimet e SPAK mbi klanet e mafias shqiptare që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë. Haxhiaj u vendos në pranga një ditë më parë, pasi hetimet zbuluan se gjatë shërbimit në Forcat Operacionale, kishte nxjerrë sekretet hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre.
Në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin. Oficeri akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Oficeri para trupit gjykues është shprehur se nuk ka lidhje me trafikimin e drogës, ndërsa pretendon se emri i tij është përdorur.
“Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, ka deklaruar Igli Haxhiaj.
Mes masave të sigurisë figuron sërish emri i Elvis Doçit i njohur si 'Visi i Pojës', i cili tashmë kërkohet edhe nga Italia. 'Poja' është ende në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar në muajin maj të këtij viti në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Nga përgjimet dhe monitorimet, përfshirë bisedat e koduara SkyECC, u dokumentuan transaksione CASH deri në 5 milionë. Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia. Doçi dyshohet se është koka e grupit që ka organizuar të gjithë skemën dhe garantonte trafikun e drogës.
Aksioni i përbashkër SPAK-Breshia u zhvillua një ditë më parë, ku masa arrest në burg është caktuar për Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert ShqevI, Denis Tafili, Indrit Tafili dhe Klodian Vata. Ndërsa masa arrëst në shtëpi është lëshuar nga gjykata italiane për Giuseppe Iorio, Erald Salla dhe Enkeleid Tirjaku.
Droga, e importuar nga Amerika e Jugut dhe e transportuar nëpërmjet rrugëve tregtare në portet e Evropës Veriore, u transportua në Itali e fshehur brenda automjeteve të rënda. Autoritetet kanë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro.