Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë shpalljen e disa zonave prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkitë Shijak, Mat dhe Shkodër, në kuadër të ligjit “Për Paketën e Maleve”. Ky vendim synon të nxitet zhvillimi ekonomik i zonave malore dhe të krijohen mundësi më të mira për bizneset dhe komunitetet lokale.
Sipas vendimit, Bashkia Mat përfshin zona si fshati Selixë dhe Komsi.
Në Bashkinë Shijak përfshihen zona në njësinë administrative Maminas dhe Gjepalaj, duke përfshirë rezervuarët Rubjek, Karrec, Karpen, Metallë dhe Callikë.
Në Bashkinë Shkodër përfshihen fshatrat Theth, Nderlysaj, Rragam, Sheldi dhe Mazrek dhe Shpor.
Në këto zona do të zhvillohen aktivitete si të zhvillimit ekonomik industriale dhe turistike.
VKM:
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT
U kapën me 332 kg kanabis dhe kultivuan 32 mijë rrënjë narkotike në 2022, GJKKO gjykon grupin kriminal prej 22 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) industriale;
c) turistike.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) industriale;
c) turistike.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) industriale;
c) turistike.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Ndryshime në qeveri, lirime dhe shkarkime nga detyra (EMRAT)
TIRANË- Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra. Ndryshimet prekën disa nga ministritë më të rëndësishme në vend, nga Shëndetësia deri te ajo e Financave.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:
Iltjon Muzaka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa është liruar nga detyra Entela Ramosaçaj. Ina Majko lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Denada Seferi lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit:
Enkelejd Musabelliu lirohet nga detyra e zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. Blerta Rama lirohet nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Njoftimi:
– Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, ja sa përfitojnë (VENDIMI)
TIRANË- Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese me rastin e festave të fundvitit 2025.
Sipas njoftimit, 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionet familjare, pensionet sociale, si dhe personat që trajtohen vetëm me përfitime të veçanta financiare sipas legjislacionit në fuqi. Bonusi 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta, pëfshirë pensionet e pleqërisë, trajtimet e veçanta financiare sipas ligjeve specifike, pensionet suplementare për funksione kushtetuese dhe përfituesit e pensioneve të vështirësisë së profesionit me masë mbi 20 000 lekë.
VKM:
V E N D I M PËR SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025
LEXO EDHE:
Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
ç) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455 datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;
dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ë) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
f) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar;
g) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
gj) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
2. Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
ç) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë;
d) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar, në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
e) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
ë) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
3. Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2025, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, e ndarë në 10 332 190 000 (dhjetë miliardë e treqind e tridhjetë e dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë për shpërblimin dhe në 72 325 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit.
5. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato të paguhen deri më datë 30.6.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.
6. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
7. Efektet financiare prej 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh përballohen, si më poshtë vijon:
a) Në masën 9 700 000 000 (nëntë miliardë e shtatëqind milionë) lekë, nga fondi “Për bonusin e pensionistëve”, miratuar në buxhetin e vitit 2025;
b) Në masën 704 515 000 (shtatëqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2025.
8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA