LIVE UPDATES

Trafik droge nga Shqipëria, Europë e Amerikë/ Si SPAK goditi klanet shqiptare, sekuestrohen kokainë dhe para, oficeri i Antiterrorit në pranga

➤Një aksion i përbashkët është ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe asaj të Breshias, ku janë lëshuar nga GJKKO 21 urdhër-arreste. ➤Ndërkohë Gjykata e Breshias ka lëshuar 24 masa paraprake, përfshirë nëntë arrestime. ➤Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. ➤Ky grup, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë drejt Italisë. ➤SPAK ka dalë me njoftim zyrtar, ku bën me dije se për 24 persona janë vendosur masat e arrestit me burg dhe arrestit shtëpiak. ➤6 prej tyre prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj. ➤Haxhiaj, i cili akuzohet për disa vepra penale, përfshirë dyshimet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

4 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe "Visi i Pojës"

Trafik droge nga Shqipëria, Europë e Amerikë/ Si SPAK goditi
spak

TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin e strukturuar kriminal të drejtuar nga klanet shqiptare, për të cilin ka lëshuar 21 urdhër-arreste mes 24 të dyshuarvëve. Sipas njoftimit të SPAK, nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. 

Ndërkohë, janë zbuluar emrat e të gjithë pjesëtarëve të grupit për të cilët janë lëshuar masat nga Gjykata e Brescia-s. Ajo që bie në sy në listën e mëposhtme, është emri i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si "Visi i Pojës", i cili ndodhet në arrati.

Në masë arresti me burg
1. Vincenzo Bruno
2. Arlin Buzali
3. Donald Cala
4. Gazmend Ferhati
5. Elton Gjegja
6. Adriatik Hasa
7. Erion Kapidani
8. Oltion Lala
9. Asti Llupi
10. Denis Myftiu
11. Altin Shehaj
12. Gazmend Shehu
13. Bledin Doci
14. Elvis Doci
15. Juljan Hyka
16. Eduart Leba
17. Gentian Shaba
18. Ogert Shqevi
19. Denis Tafili
20. Indrit Tafili
21. Klodian Vata

Në masë arresti shtëpie:
22. Giuseppe Iorio
23. Erald Salla
24. Enkeleid Tirjaku

Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe Italisë. Sipas njoftimit të SPAK, Igli Haxhiaj, është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky i fundit ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Goditja e klanit shqiptar të trafikut të drogës, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar, roli i oficerit të arrestuar

Trafik droge nga Shqipëria, Europë e Amerikë/ Si SPAK goditi
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë më njoftim zyrtar lidhur me operacionin në bashkëpunim me autoritetet italiane. Hetimi i përbashkët çoi në sekuestrimin e mbi 1.3 ton kokainë, në goditjen e disa bazave logjistike në Itali dhe arrestimin e 10 personave. Sipas njoftimit, nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. 

SPAK njofton se oficeri i Policisë së Shtetit, Igli Haxhiaj, është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky i fundit ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

6 MUAJ ME PARE

Aksioni me Italinë! SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, prangat iu vunë në Akademinë e Policisë

Trafik droge nga Shqipëria, Europë e Amerikë/ Si SPAK goditi
Igli Haxhiaj

TIRANË-Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët me Prokurorinë e Breshias, ku u godit rrjeti i gjerë i tafikut të kokainës dhe heroinës. Në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.

Haxhiaj dyshohet se akuzohet për disa vepra penale, si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Më herët ai ka qenë tek Operacionalja, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale.

Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. 

6 MUAJ ME PARE

Kokaina nga Amerika Latine, heroina nga Shqipëria! SPAK-Breshia në aksion, lëshohen 21 urdhër-arreste, pranga oficerit të Antiterrorit

Trafik droge nga Shqipëria, Europë e Amerikë/ Si SPAK goditi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një aksion i përbashkët është ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe asaj të Breshias, ku janë lëshuar nga GJKKO 21 urdhër-arreste. Ndërkohë Gjykata e Breshias ka lëshuar 24 masa paraprake, përfshirë nëntë arrestime. Ende nuk dihet se për cilët individë janë lëshuar masat e arrestit apo akuzat ndaj tyre, ndërsa njëri prej ture mësohet të jetë oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Operacioni është duke vijuar, ndërsa mediat fqinje bëjnë me dije se rrjeti kriminal ishte i kontrolluar nga klane shqiptare, të cilat menaxhonin importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin italian.

Bazat kryesore të aktivitetit ndodheshin në Rovato dhe Palazzolo. Në skemë janë identifikuar edhe shoferë autobusi, të cilët pa dijeninë e tyre transportonin pakot e drogës, ndërsa disa shoferë kamionësh rezultuan të përfshirë drejtpërdrejt dhe bashkëpunues me grupin kriminal.

Një total prej 49 personash janë nën hetim, 46 prej të cilëve janë shqiptarë. U sekuestruan afërsisht 3 milionë euro të ardhura nga aktiviteteve e paligjshme të klaneve. Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB