LIVE UPDATES

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert Francis Prevost zgjidhet Papë, do quhet "Leone i XIV"

➤ Këmbanat ranë, tymi i bardhë doli nga Vatikani. ➤ Papa i ri është zgjedhur dhe është Robert Prevost, i cili do të njihet si Papa Leone i XIV. ➤ Kështu ai bëhet papa i parë amerikan që zgjidhet udhëheqës i Kishës Katolike. ➤ Prevost, 69 vjeç, u prit me brohoritje të mëdha nga mijëra njerëz dhe besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. ➤ "Paqja qoftë me të gjithë ju,"-kështu e nisi Papa i ri fjalimin e tij. ➤ Prevosti, i lindur në Çikago, shihet si reformator dhe punoi për shumë vite si misionar në Peru. ➤ Pavarësisht kundërshtimit të hershëm të Vatikanit ndaj idesë së një Pape nga SHBA-ja për shkak të statusit të vendit si superfuqi dhe ndikimit laik global, Prevosti sërish u zgjodh. ➤ Ai u emërua kardinal nga paraardhësi i tij Papa Françesku në vitin 2023.

8 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Lista me emra, euro dhe tollona! SPAK ‘godet’ krimet zgjedhore në Shkodër e Lezhë, disa të shoqëruar

 

1 MUAJ ME PARE

Papa Leoni XIV, udhëheqësi i ri i Kishës Katolike

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Robert Francis Prevost

VATIKAN- Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV. Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë. Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës. Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine "habemus papam" (kemi papën e ri).

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, ishin fjalët e para të papës amerikan nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ai tha se dëshiron që mesazhi i paqes "të hyjë në zemrat e huaja, të arrijë te familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit, kudo që jeni".

Duke nderuar paraardhësin e tij, Papa Françeskun, ai u bëri thirrje besimtarëve "të ecni përpara, pa frikë, të bashkuar, dorë për dore me Zotin dhe njëri-tjetrin.

Papa Leoni XIV falënderojë kardinalët që e zgjodhën që të udhëheqë Kishën Katolike.

Kush është papa i ri?

Robert Prevost, 69 vjeç, misionar që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke shërbyer në Peru, ishte ndër kandidatët kryesorë për papë – përveç se kishte një pengese: shtetësinë, raporton AP.

Prej kohësh ka ekzistuar një tabu ndaj përzgjedhjes së një pape amerikan, për shkak të fuqisë gjeopolitike që Shtetet e Bashkuara ushtrojnë në sferën sekulare. Megjithatë, Prevost, me origjinë nga Çikago, duke qenë edhe shtetas i Perusë dhe me vite të tëra të jetuara atje – fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop – u pa si një figurë e pranueshme. Papa Françesku kishte kthyer sytë te Prevost prej kohësh dhe, në shumë aspekte, e konsideronte atë si pasuesin e tij të mundshëm. Në vitin 2023, e solli në Vatikan për ta emëruar në krye të dikasterit të fuqishëm që shqyrton emërimet e ipeshkvijve nga e gjithë bota – një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike. Si rrjedhojë, Prevost kishte një profil të lartë në konklavë, të cilin pak kardinalë të tjerë e gëzonin.

Pas zgjedhjes së papës së ri, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se "është shumë nder që ai është papa i parë që është amerikan".

"Çfarë emocioni dhe çfarë nderi të madh për vendin tonë. Mezi pres ta takojë Papë Leonin e 14-të. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm", tha Trump.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi për zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike.

"Në një kohë kur bota ka nevojë për paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë peshë të madhe. Uroj që pontifikati i tij të shquhet për qartësi morale, udhëheqje të paluhatshme dhe një angazhim të thellë për dinjitetin e gjithë njerëzimit", shkroi ajo në X.

Tymi i bardhë - që sinjalizon zgjedhjen e papës - u pa duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine disa minuta pas orës 18:00 të 8 majit.

Shumë njerëz panë tymin e parë duke dalë nga oxhaku, teksa janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Në dy votimet paraprake gjatë 8 majit ishin të pasukesshme.

Për zgjedhjen e papës së ri kërkohen votat e dy të tretat e vota apo 89 vota nga 133 kardinalë, të cilët u izoluan në Kapelën Sistine që nga dita e mërkurë.Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliard katolikët në mbarë botën.

Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë. Gjatë së enjtes, në dy votimet e para po ashtu nga oxhaku i Kapelës Sisitine u pa tym i zi. Tym i bardhë tregon se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar. Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh. Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm.

Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim te traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende hynë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 - një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve gjatë konklavës iu ndalua komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ndërmorri masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin. Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë./REL

1 MUAJ ME PARE

“Paqja qoftë me të gjithë ju!”, Papa Leone XIV mban fjalimin e parë

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Papa Leo XIV

VATIKAN- Papa i ri kardinali amerikan Robert Francis Prevost, i cili ka zgjedhur të quhet Papa Leone i XIV (14-të) mbajti fjalimin e tij të parë nga ballkoni për besimtarët që ishin mbledhur në sheshin “Shën Pjetrit” në Vatikan. Ai bëri thirrje për paqe dhe dashuri mes besimtarëve.

“Paqja qoftë me ju! Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju! Zoti na do të gjithëve, pa kushte. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”, u shpreh Papa Leon.

Më tej, gjatë fjalimit, ai u shpreh se bota duhet të vijojë të ndjekë zërin e të ndjerit Papa Françeskut, duke i cilësuar atë si të fuqishëm dhe bekues. Po ashtu, Papa Leone falenderoi konklavën, të cilët e zgjodhën atë si pasues të Françeskut.

“Ne duhet të vazhdojmë të dëgjojmë zërin e dobët, por të fuqishëm të Papa Françeskut, që bekoi Romën dhe ka bekuar të gjithë botën, në mëngjes e ditën e Pashkëve. Ky mesazh thotë që Zoti ju do, Zoti ju do të gjithëve. E keqja nuk do prevalojë. Zoti ju do të gjithëve. Zoti është mes nesh. Bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Njerëzimi ka nevojë për dritën e Tij. Falenderoj të gjithë ata që më zgjodhën mua pasues të Papa Françeskut. Dua të bëj këtë falenderim të veçantë për Santa Maria”, shtoi ai.

Kardinali Protodeakoni Dominique Mamberti e shpalli atë në Lozhën e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me formulën "Annuntio vobis gaudium magnum, habemus Papam". Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër: Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tenisti që u bë Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebariu i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Robert Prevost

SHBA- Kardinali Robert Prevost nga SHBA-ja është zgjedhur Papë pas më pak se 24 orësh votimi të fshehtë. Ai është bërë Papa i parë amerikan që merr detyrën e rëndësishme në moshën 69 vjeç. Për detyrën e tij të re,  ai ka zgjedhur që të marrë emrin Papa Leo XIV. Ai njihet si një reformator i heshtur! I lindur në Çikago në vitin 1955 në një familje katolike me origjinë evropiane, Prevost ka një përvojë të gjatë misionare në vendet e Amerikës Latine, veçanërisht në Peru, e ka transformuar atë në një figurë që i zbeh kufijtë gjeografikë dhe ideologjikë midis Veriut dhe Jugut të botës.

Gjatë qëndrimit të tij në Peru, në krye të një prej dioqezave më të varfra dhe më problematike në vend, Prevost ndau jetën e përditshme të komuniteteve lokale, duke mësuar ta lexojë botën dhe Kishën. Ishte atje që ai zhvilloi një ndjeshmëri të veçantë ndaj dinamikës së margjinalizimit, emigrimit dhe pabarazive.

I konsideruar si një nga kandidatët më autoritarë, Prevost gëzon mbështetjen e kardinalëve të Amerikës Latine dhe të Amerikës së Veriut. Por afërsia e tij me Françeskun e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve nga fronti konservator. Uebsajti spanjoll Infovaticana.com ka rilançuar një dosje ku e akuzon atë për mbulimin e rasteve të abuzimit seksual nga priftërinjtë me të cilët ai bashkëpunoi në të kaluarën, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Peru. Në veçanti, përmenden dy priftërinj augustinianë nga Çikago, të dënuar për abuzim me fëmijë midis viteve 1980 dhe 1990, por që mbetën aktivë për vite me radhë pa sanksione të brendshme brenda urdhrit.

Njëri nga të dy jetoi pranë Prevostit për një kohë të gjatë. Dioqeza e Çikagos më vonë pranoi përgjegjësinë, duke ofruar një falje zyrtare dhe një dëmshpërblim prej një milion dollarësh. Në fund të vitit 2023, dy avokatë paraqitën padi zyrtare kundër Prevost dhe Kardinal Cupich për mbulim të krimeve. Megjithatë, kardinali i hodhi poshtë të gjitha akuzat.

Në gjurmët e Bergoglios (Papa Françeskut)

Si murg augustinian me një karakter të rezervuar, ai u thirr në Romë nga Papa Françesku për të marrë përsipër një rol strategjik: prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë. Në shtator të të njëjtit vit, Papa Françesku e emëroi atë kardinal. Në këtë pozicion kyç, ai menaxhoi qindra emërime ipeshkvore , duke ndihmuar në trajnimin e një brezi të ri pastorësh që ishin më të hapur, më pak gjykues dhe më afër plagëve të njerëzve. 

Nuk është rastësi që në vitin 2023 ai ishte protagonist i një ndërmjetësimi delikat midis Vatikanit dhe Kishës Gjermane gjatë procesit sinodal të diskutueshëm gjerman, kur doli në pah projekti i krijimit të një komiteti sinodal autonom, i konsideruar tepër radikal nga Roma. Prevost, së bashku me Kardinal Parolin, ia doli të menaxhonte një situatë potencialisht shpërthyese me maturi dhe vendosmëri, duke demonstruar aftësi politike dhe vizion kishtar. 

Gjithashtu,  ai ka një të kaluar si tenist, një sport shumë i dashur të cilin megjithatë ai zor se e praktikon më. Prevosti flet rrjedhshëm anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht dhe portugalisht, dhe mund të lexojë latinisht dhe gjermanisht. Prevost ka folur gjithashtu për nevojën për të adresuar urgjentisht ndryshimin e klimës, një tjetër shqetësim i Françeskut, dhe është mbrojtëse e Kishës sinodale. Lidhur me mundësinë e shugurimit të grave, kardinali ka shprehur kundërshtimin e tij, duke deklaruar në një intervistë se "klerikalizimi i grave nuk zgjidh domosdoshmërisht një problem; por mund të krijojë një të ri"./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Papa i ri është Robert Francis Prevost, ai zgjodhi emrin Leone i XIV

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Robert Francis Prevost

VATIKAN- Papa i ri është kardinali amerikan Robert Francis Prevost, i cili ka zgjedhur të quhet Papa Leone i XIV (14-të). Ai është Papa i 267-të dhe pason të ndjerin, Françeskun. Kardinali Protodeakoni Dominique Mamberti e shpalli atë në Lozhën e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me formulën "Annuntio vobis gaudium magnum, habemus Papam".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër: Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Habemus papam"/ Tym i bardhë në Vatikan - zgjidhet Papa i ri

 

1 MUAJ ME PARE

"Habemus papam"/ Tym i bardhë në Vatikan - zgjidhet Papa i ri

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Tymi i bardhë

VATIKAN- Ka tym të bardhë! Tymi që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine sapo ka konfirmuar lajmin se në Vatikan është zgjedhur Papa i ri, pasardhësi i Papa Françëskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Procesi i konklavës përfundoi me sukses, megjithatë identiteti i Papës së ri nuk është bërë ende i ditur. 133 zgjedhësit kardinalë të mbledhur në Kapelën Sistine të Vatikanit kanë zgjedhur Papën e ri. 

Se cili është i përzgjedhuri do ta mësojmë brenda orës së ardhshme, por ai do të shfaqet së shpejti në dritaren qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit.

"Annuntio vobis gaudium magnum: Habemus Papam!" (Ju njoftoj me gëzim të madh: kemi një Papë!),"-ky do të jetë njoftimi që do të japë Dominique Mamberti, 73 vjeç, francez, i cili ka lindur në Rabat të Marokut, por është rritur në Korsikë. Papa i ri i ka tejkaluar 89 votat, dy të tretat e votave të nevojshme për t'u zgjedhur. Për prezantimin e tij po presin në shesh më shumë se 15 mijë besimtarë nga e gjithë bota.

Ndërkohë brenda, kardinali i parë i urdhrit të peshkopëve i drejtohet të zgjedhurit duke e pyetur: A e pranoni zgjedhjen tuaj si Papë?. Mund të duket si një pyetje retorike, por ka pasur raste në histori, edhe nëse mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë, në të cilat Papa i zgjedhur ka refuzuar. Hadriani II, për shembull, 12 shekuj më parë pranoi vetëm konklavin e tretë në favor të tij; dy herët e mëparshme ai e kishte refuzuar rolin, nga përulësia.

Nëse përgjigjja e Papës së ri është pozitive, kardinali i emëruar për të mbajtur ceremoninë e pyet: Quo nomine vis vocari?” (Si doni të quheni?), një pyetje së cilës papa i sapozgjedhur do t'i përgjigjet me emrin që ka zgjedhur si Papë. Pas pranimit, fletët e votimit digjen në sobë, ndërsa një sobë tjetër përdoret për bomba tymi në mënyrë që tymi klasik i bardhë të shihet nga Sheshi i Shën Pjetrit. Në fund të konklavës, Papa i ri tërhiqet në "dhomën e lotëve", siç quhet sakristia e Kapelës Sistine, sepse supozohet, dhe ndoshta ndonjëherë ka ndodhur edhe në të vërtetë, që Papa i ri qan këtu nga emocionet ose nga pesha e përgjegjësive të tij të reja. Atje e presin tre rrobat me madhësi të ndryshme: do të ndihmohet të veshë atë që i afrohet më shumë madhësisë së trupit të tij për t'u paraqitur në publik nga Lozha e Bekimeve të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Përpara këtij prezantimi para botës, brenda konklavës mbahet një lutje për Papën e ri, kardinalët shprehin respektin e tyre dhe më pas intonohet "Te Deum", duke shënuar zyrtarisht fundin e konklavës./ZËRI

 

1 MUAJ ME PARE

Tym i zi përsëri nga Kapela Sistine e Vatikanit, ende nuk ka Papë

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Pamje nga Vatikani

VATIKAN- Tymi i zi! Ende nuk ka Papë! Edhe sot nga oxhaku i Kapelës Sistine ka dalë tym i zi që nënkupton se Konklava ende nuk e ka zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Si pasojë, 133 kardinalët do vazhdojnë që të qëndrojnë të mbyllur për 2 votime të tjera, një që do mbahet rreth orës 17:30 dhe një tjetër rreth orës 19:00. Ndërkohë, mijëra besimtarë janë mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke pritur të shohin Papën e ri.

Kardinali me ndikim Giovanni Battista Re, i cili nuk merr pjesë në konklavë për shkak të moshës, i tha medias italiane se shpreson që tymi i bardhë sonte do të tregojë se është zgjedhur një papë i ri.

"Habemus papam"! Vatikani me "bari të ri", Robert
Pamje nga Vatikani

Votimi i parë ditën e djeshme

Votimi i parë i djeshëm zgjati mbi tre orë, shumë më tepër sesa ishte parashikuar në sallën e shtypit të Vatikanit. Sipas analistëve, shanset për të zgjedhur Atin e ri të Shenjtë të Kishës Katolike Romake janë mjaft të larta, duke pasur parasysh se në vitin 2005 Papa Benedikti u zgjodh në raundin e katërt dhe Papa Françesku, në vitin 2013, në të pestin. Dje, në Sheshin e Shën Pjetrit, më shumë se 50,000 besimtarë, banorë të Qytetit të Përjetshëm, si dhe qytetarë nga dhjetëra vende të ndryshme, u mblodhën dhe pritën rezultatin e votimit, me sytë e ngulur në oxhakun e Kapelës Sistine.

MOMENTI ME VIDEO:


Një aziatik dhe dy italianë midis favoritëve

Mbledhja e Konklavit filloi 16 ditë pas vdekjes së Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë pas një shtrimi të gjatë në spital për shkak të pneumonisë. Shumë ekspertë besojnë se zgjedhja do të varet nga dikush që do të vazhdojë politikat e tij progresive ose nga një kandidat më konservator. Midis të preferuarve është Luis Antonio Tagle, një kardinal që mund të bëhet papa i parë aziatik dhe që është krahasuar me Papa Françeskun. Dy italianë konsiderohen gjithashtu si kandidatë të fortë: kryepeshkopi i Bolonjës, Matteo Suppi dhe i ashtuquajturi "papë zëvendësues", Pietro Parolin.

Çfarë ndodh kur konklava zgjedh Papën?

Pasi zgjidhet Papa, atij i kërkohet të pranojë "zgjedhjen e tij kanonike si Papë Suprem" dhe të zgjedhë emrin e tij papnor. Papa i ri çohet në "Dhomën e Lotëve" të Kapelës Sistine, e quajtur kështu për shkak të emocioneve të përjetuara nga papët e mëparshëm. Atje, ai vishet me rroba të bardha dhe merr një kryq të ri dhe një kapelë të bardhë. Kardinalët përshëndesin papën e ri dhe i betohen për bindje. Sipas traditës, dhjaku i lartë kardinal i Kolegjit të Kardinalëve shpall para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit: Annuntio vobis gaudium magnum; Habemus Papam! ("Ju shpall një gëzim të madh: Kemi një papë").

Pak minuta më vonë, Papa i ri bekon turmën nga një prej ballkoneve të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Akti i parë i Papës së ri, menjëherë pas pranimit të zgjedhjes së tij kanonik si Papë i Lartë dhe para se të marrë përsipër detyrat e tij të mbetura, është zgjedhja e emrit të tij. Sipas një tradite të hershme, ky emër ndryshon nga ai i pagëzimit — një zgjedhje që ndjek precedentin e Papës së parë, Shën Pjetrit, emri i të cilit në lindje ishte Simon. Në historinë e Papatit, emri më i përdorur është Gjon. Emra të tjerë të përdorur shpesh janë Gregori, Klementin, Leon dhe Piusin.

Ndër emrat që nuk janë zgjedhur kurrë nga një Papë janë Jozefi, Jakobi, Andrea dhe Luka. Asnjë Papë nuk e ka marrë emrin Pjetër, nga respekti për Papën e parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB