LIVE UPDATES

Mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Trushpëlarje! PD "shpall fitoren", Berisha falenderon DASH dhe Trump

➤ Statusi i një gazetari amerikan ka shkaktuar "trazira" në Shqipëri. ➤ Marc Caputo përmes një postimi në rrjetin social "X" shkroi se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ➤ Sipas Caputo, Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë në SHBA. ➤ Lajmi sot në Shqipëri ka marrë 'dhenë'. ➤ Nga politika, i pari që ka reaguar është kryeministri Edi Rama. ➤ Në postimin e tij për lajmin, kryesocialisti nuk e ka kursyer ironinë. ➤ Ndërsa Partia Demokratike përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, duke konfirmuar lajmin. ➤ Edhe pse nga vetë DASH nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. ➤ Vetë Berisha doli në një konferencë me mediat duke mos e fshehur kënaqësinë për lajmin që mori vesh. ➤ I pyetur se kur do të udhëtojë drejt SHBA, berisha tha se aktualisht axhenda e tij është e ngarkuar nga fushata dhe zgjedhjet parlametare të 11 majit.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Iu hoqën sanksionet nga DASH? Berisha: E mora vesh mbrëmë! Falënderoj sekretarin Rubio dhe presidentin Trump

Mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Trushpëlarje! PD
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës në SHBA. Për këtë çështje, Berisha ka dalë dhe ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu, duke u shprehur se kjo mbështetje dhe vendim nga administrata e Trump është për t’u përshëndetur. Por shtoi se lajmin nuk e sheh si fitore personale, por shtoi se është një triumf për të gjithë demokratët që qëndruan krah kauzës. I pyetur më pas nga gazetarët se kur do të udhëtojë për në SHBA, Berisha tha se aktualisht ndodhet në fushatë elektorale dhe ditët kulmore të saj para zgjedhjeve të 11 majit, por nëse do të gjendej në një kohë më të përshtatshme do të kishte bërë udhëtimin përtej Atlantikut.

"Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar,"-tha ndër të tjera kryedemokrati.

PJESË NGA PRONONCIMI I BERISHËS:

Berisha: Vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi

Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën. Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken. Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin. Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë. Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron. Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.

Kur do të udhëtoni drejt SHBA?/ Berisha: Këto janë ditët kulmore të fushatës, në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar,

Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.

Berisha: ‘Non grata’ është shpallur vendim i politizuara i administratës Biden, është paekuivok

Pyetja është se, non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok. Pra është e pashpresë.

Berisha: Unë nuk kam kërkuar vizë për në SHBA që kur kam lënë detyrën e kryeministrit Unë të kërkoj vizë? Jo nuk kam kërkuar vizë. Unë nuk kam kërkuar vizë, pasi kam lënë detyrën e kryeministrit, në mos gabohem, asnjëherë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha udhëton në SHBA? PD e "shpall fitore": Përshëndesim DASH! E drejta u vu në vend!

Mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Trushpëlarje! PD
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike përshëndeti qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për atë që e konsideron si heqje të përcaktimit “non grata” ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Pas postimit që bëri në "X", gazetari amerikan, mesditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga selia blu, që përshëndet qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Edhe pse nuk ka një të tillë. Për Partinë Demokratike, e gjitha kjo e Berishës nuk ka qenë një betejë për të udhëtuar, por për të drejtën e shqiptarëve dhe demokratëve.

"E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin e PD.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE:

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje per lirine e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve per te drejten e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës. E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih. Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor! Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti. Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump. Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”. Ajo funksionoi edhe sot.

Reagimi i PD vjen pas një postimi në "X" nga gazetari amerikan Mark Caputo. Ky i fundit pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Një tjetër tallje

Mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Trushpëlarje! PD
Edi Rama

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka dhënë komentin e tij lidhur me postimit të gazetarit amerikan Mark Caputo, se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtonjë në SHBA. Në rrjetet e tij sociale, Rama ka ripostuar edhe njëherë një video me "buf", duke e shoqëruar me një mesazh. Në komentin e tij për lajmin, Rama e cilëson si një "trushpëlarje".

Edi Rama: Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri.

Reagimi i Ramës vjen pas një postimi në "X" nga gazetari amerikan Mark Caputo. Ky i fundit pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

Mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Trushpëlarje! PD

SHBA- Gazetari amerikan Marc Caputo, i cili punon për agjencinë "Axios" i ka drejtuar një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kryedemokrati Sali Berisha mund të vizitojë SHBA-t. 

Përmes një postimi në "X", ai lajmëroi se Berisha mund të vizitojë SHBA-në.

"E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, shkruan gazetari, i cili më tej publikon edhe përgjigjen e DASH.

Në përgjigje DASH shkruan se ka disa rregulla që lejojnë përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA. Ndërsa, nënvizon se DASH nuk do të lejojë që politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të cënohen nga vendimet e administratës së ish-presidentit Joe Biden.

Mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Trushpëlarje! PD

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin./ZËRI

 
Poll

MOS HUMB