“Kur e injoron drejtësinë…”/ Vrasja e të riut në Has, autori e kishte paralajmëruar krimin, çfarë postonte në Facebook

HAS- 41-vjeçari Ylber Jaku duket se e kishte paralajmëruar krimin e rëndë që ndodhi sot në fshatin Pla në Has. Autori ka postuar në rrjetin social “Facebook”, disa foto me mbishkrime, ku shprehet se do të vendosë drejtësi në emër të Zotit. Ai shfaqet si një njeri që beson në fenë islame, ku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.
Ditën e djeshme motra e vitkimës, dhunoi me sende të forta prindërit e moshuar të autorit. Pas ngjarjes, ajo u arrestua menjëherë nga Policia e Kukësit, ndërsa dy të moshuarit u transportuan në spital. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer sot nga Shqipëria, pasi ka vizituar prindërit e tij në spital ka marrë një armë tip “kallashnikov” dhe ka qëlluar për vdekje Callahun.
Jaku ishte duke pritur në afërsi të banesës Callahut dhe sapo ky i fundit ka dalë nga banesa, ai ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të viktimës, i cili ishte në makinën e tij në momentin e atentatit. Si pasojë e plumbave, ai ka humbur drejtimin e automjetit edhe është përplasur me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aktualisht, autori 41-vjeçar është vendosur në pranga./ZËRI
Ekzekutohet me 8 plumba i riu në Has, autori ishte kthyer sot nga Anglia, i bëri prit pranë banesës së tij (DINAMIKA)

HAS- Një ngjarje e rëndë tronditi Hasin sot, ku konflikti mes dy familjeve përfundoi me një viktimë. 41-vjeçari Ylber Jaku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, Rushit Callahin, si pasojë e një konflikti për pronat. Mësohet se babai i autorit ka bërë mbi 20 kallëzime në Polici për shkak të konflikteve të vazhdueshme me fqinjët e tyre. Por, dje Policia e Kukësit arrestoi motrën e viktimës, pasi 21-vjeçarja Artjola Sallahu dhunoi me sende të forta dy prindërit e moshuar të autorit.
Ajo akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Ndërsa dy të moshuarit e familjes Jaku, Agim dhe Vera përfunduan në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Por, duket se konflikti nuk u mbyll me kaq. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer sot nga Shqipëria, pasi ka vizituar prindërit e tij në spital ka marrë një armë tip “kallashnikov” dhe ka qëlluar për vdekje Callahun.
Jaku ishte duke pritur në afërsi të banesës Callahut dhe sapo ky i fundit ka dalë nga banesa, ai ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të viktimës, i cili ishte në makinën e tij në momentin e atentatit. Si pasojë e plumbave, ai ka humbur drejtimin e automjetit edhe është përplasur me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aktualisht, autori 41-vjeçar është vendosur në pranga, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe armën e krimit./ZËRI
I biri vrau sot 34-vjeçarin në Has, babai i autorit mbi 20 kallëzimë në Polici për konfliktin mes dy familjave

HAS- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes dy familjeve në Has, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, Rushit Callahin. Mësohet se babai i autorit, ka bërë mbi 20 kallëzime në Polici për konfliktin mes dy familjeve për çështjet e pronave. Ditën e djeshme Policia e Kukësit raportoi se dy familje ishin konfiktuar për motive pronësie. Si pasojë e përplasjes, të lënduar mbetën një çift bashkëshortësh. Për të njëjtën ngjarjes, sot Policia njoftoi se kishte vendosur në pranga një 21-vjeçare, e motra e viktimës, e cila kishte plagosur me mjete të forta prindërit e moshuar të autorit të vrasjes së sotme.
21-vjeçarja e identifikuar si Artjola Sallahu, u vendos në pranga për akuzat: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”; ndërsa dy të moshuarit e familjes Jaku, Agim dhe Vera përfunduan në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Por edhe pse një person u vendos në pranga, konflikti duket se nuk u mbyll me aq.

Pasditen e sotme, Ylber Jaku ka marrë armën e zjarrit, tip kallashnikov dhe ka shtënë mbi fqinjin e tij duke i marrë jetën në vend. 34-vjeçari u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij./ZËRI
Dje u konfliktuan, sot u vranë! I riu nga Hasi vret me kallash fqinjin, e gjitha për motive pronësie!

HAS- Një vrasje e paralajmëruar ka tronditur sot Hasin! 41-vjeçari Ylber Jaku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, Rushit Callahin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në fshatin Pla. Shkak për vrasjen është bërë një konflikt që familjet kishin vetëm një ditë më parë. Ditën e djeshme, Policia e Kukësit raportoi se dy familje ishin konfiktuar për motive pronësie. Si pasojë e përplasjes, të lënduar mbetën një çift bashkëshortësh. Për të njëjtën ngjarjes, sot Policia njoftoi se kishte vendosur në pranga një 21-vjeçare, e motra e viktimës, e cila kishte plagosur me mjete të forta prindërit e moshuar të autorit të vrasjes së sotme. 21-vjeçarja e identifikuart si Artjola Sallahu, u vendos në pranga për akuzat: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”; ndërsa dy të moshuarit e familjes Jaku, Agim dhe Vera përfunduan në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
"Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme,"-bëri me dije Policia.
Por edhe pse një person u vendos në pranga, konflikti duket se nuk u mbyll me aq. Pasditen e sotme, Ylber Jaku ka marrë armën e zjarrit, tip kallashnikov dhe ka shtënë mbi fqinjin e tij duke i marrë jetën në vend. 34-vjeçari u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij.
"Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,"-njofton Policia.
Aktualisht, autori 41-vjeçar është vendosur në pranga, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe armën e krimit./ZËRI