TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka dhënë një reagim publik pas incidentit që ndodhi në premierën e “La Traviata”-s, ku sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë dhe u dërgua në spital për kontrolle.
Në komunikatën zyrtare theksohet se artistja ndodhet në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. Sipas TKOB, falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm.
REAGIMI I TKOB:
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.
Incidenti ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore./ZËRI
U la në baltë nga kolegu, reagon sopranoja Eva Golemi: Nuk më kishte ndodhur kurrë!
TIRANE- Sopranoja e njohur Eva Golemi ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.
-
VIDEO/ Momenti kur bie në skenën e TKOB sopranoja Eva Golemi
28 Shtator, 15:51
Artisja konfirmoi për “Top Channel” se ndodhet në gjendje të mirë, edhe pse mjekët i kanë rekomanduar dhjetë ditë pushim. "Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.
Incidenti pritet të ndikojë edhe në natën finale të shfaqjes më 29 shtator, ku Golemi ishte planifikuar të interpretonte sërish rolin kryesor. TKOB do të bëjë të ditur emrin e sopranos që do ta zëvendësojë.
Prej afro tri dekadash, Eva Golemi mban statusin e sopranos së parë të TKOB, duke sjellë qindra role për publikun shqiptar. Personazhi i Violetës në “La Traviata” ka qenë ndër më të dashurit për të, të cilin e ka interpretuar mbi 70 herë në skenë./ZËRI
VIDEO/ Momenti kur bie në skenën e TKOB sopranoja Eva Golemi
TIRANË- Në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident i paprecedentë, por për fatin e mirë pa pasoja të rënda. Premiera e operas “Traviata” me personazhe kryesore Eva Golemi dhe tenorin italian, Alfredo shkoi më së miri deri në aktin e tretë.
Në skenëkur personazhi Violeta ndërron jetë duke rënë në krahët e Alfredos, tenori italian i veshur me rolin e këtij te fundit, harroi ta priste Evën. Siç mësohet, soprano bëri një rënie të tmerrshme, duke bërë që të vinte me urgjencë ambulanca. Për fatin e mirë, nuk pati dëme serioze në shëndet. Siç tregojnë të pranishmit, premiera nisi në mënyrë spektakolare duke bërë që të gjithë të përfshiheshin menjëherë me rolet e protagonistëve.
View this post on Instagram
“La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi është shfaqja që çeli sezonin e ri në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Shfaqja operistike erdhi si një produksion me regji të Hugo de Ana e do të vijojë të ngjitet edhe për tri netë të tjera në skenë.
Ajo është Violeta, gruaja që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Bëhet fjalë për personazhin aq shumë të njohur të operës “Traviata” të Giusepe Verdit, e që mbrëmjen e së premtes i është dhënë jetë nën interpretimin e sopranos Eva Golemi./ZËRI

