TIRANË- Në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident i paprecedentë, por për fatin e mirë pa pasoja të rënda. Premiera e operas “Traviata” me personazhe kryesore Eva Golemi dhe tenorin italian, Alfredo shkoi më së miri deri në aktin e tretë.
Në skenëkur personazhi Violeta ndërron jetë duke rënë në krahët e Alfredos, tenori italian i veshur me rolin e këtij te fundit, harroi ta priste Evën. Siç mësohet, soprano bëri një rënie të tmerrshme, duke bërë që të vinte me urgjencë ambulanca. Për fatin e mirë, nuk pati dëme serioze në shëndet. Siç tregojnë të pranishmit, premiera nisi në mënyrë spektakolare duke bërë që të gjithë të përfshiheshin menjëherë me rolet e protagonistëve.
View this post on Instagram
“La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi është shfaqja që çeli sezonin e ri në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Shfaqja operistike erdhi si një produksion me regji të Hugo de Ana e do të vijojë të ngjitet edhe për tri netë të tjera në skenë.
Ajo është Violeta, gruaja që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Bëhet fjalë për personazhin aq shumë të njohur të operës “Traviata” të Giusepe Verdit, e që mbrëmjen e së premtes i është dhënë jetë nën interpretimin e sopranos Eva Golemi./ZËRI
