KODI i ri PENAL, Manja liston konstatimet: Kemi nevojë për një kod normal
TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas prezantimit të draftit të Kodit të ri Penal. Me një postim në rrjetin social, Manja ka listuar disa nga konstatimet, ku shprehet se fillimisht duhet të jetë një kod moral. Ministri shprehet se kodi duhet të vendosë normalitetin në vend dhe të ndalojë kriminalizimin e fjalës, ku sipas Manjës fajtori dënohet për sjelljen e paligjshme dhe jo për fjalët, mendimet apo opinionet që ka.
Manja shprehet se duhet dënuar sjellja e njeriut që shkakton dëme të mëdha dhe jo çdo lloj dëmi, duke theksuar se ndjekja penale duhet mbi bazën e pasojës dhe faktit dhe jo në hamendësime. Ndër të tjera Manja thekson se duhet të ketë 1 nen një vepër penale dhe jo 1 nen me 3 nënvepra penale.
POSTIMI:
Meqë sot u prezantua zyrtarisht një projekt i Kodit Penal, si dhe në respekt të ftesës për të kontribuar, ftesë të cilën e personalisht mirpres, kam disa konstatime të natyrës së përgjithshme. Drejtësia penale e ka të nevojshme një Kod të ri Penal që:
-Të vendosë normalitetin në vend të emergjencave të çastit, të cilat kanë dëmtuar llogjikën e drejtësisë penale;
-Të vendosë proporcionalitetin si princip ndëshkimi dhe jo hakmarrjen primitive, apo qoftë dhe të politikës së ditës krejt pa sens;
-Të ndalojë kriminalizimin e fjalës. Fajtori dënohet për sjelljen e paligjshme dhe jo për fjalët, mendimet apo opinionet që ka në kokë, celular, kompjuter. "Fjala mort nuk ban"- thotë kanuni. E kur sbën mort smund të sjellë as dënim penal.
-Të dënojë sjelljen e njeriut që shkakton dëm të madh/serioz dhe të rrezikshëm dhe jo çdo lloj dëmi. Jo për çdo dëm dënohesh me burg. Kodi penal duhet shoqëruar me një kod kundravajtjesh adminiatrative të plotë.
-Të mbrojë territorin dhe popullsinë nga krimet që ndodhin ndaj tyre, dhe jo për llogari të territoreve apo popullsive të tjera;
-Të ndërtojë të gjithë ndjekjen penale strikt mbi bazën e pasojës penale dhe të faktit penal (Habeas corpus) dhe jo mbi supozime apo hamendësime;
-Të nxisë hetime aktive dhe jo hetues që trashen nëpër zyra duke pritur letra e celularë, sepse Kodi Penal e bën të dënueshëm personin edhe pa ja provuar sjelljen. Mjafton ta përgjosh e ta kriminalizosh për fjalët;
-Të ketë 1 nen një vepër penale dhe jo 1 nen me 3 nënvepra penale, shpesh të pa lidhura edhe me përkufizimin e veprës që parashikohet të ndëshkohet;
-Të dënojë problemin, jo njeriun. Shoqërinë e dëmton problemi i patrajtuar. Personi i dënuar nuk e shpëton shoqërinë nga problemi;
-Një kod penal nuk gjykohet nga numri i neneve, por nga përmbajtja, drejtësia, proporcionaliteti, qëllimi parandalues dhe jetëgjatësia e tyre.
Kodi i ri Penal e ka të nevojshme edhe një Kod të ri të Procedurës Penale. Nëse idea është të mbyllim gropat aktuale të Kodit në fuqi, më mirë mbajmë këtë që kemi. Nëse duam diçka tjetër, gjykoj se na duhet si fillim të synojmë diçka normale dhe të llogjikshme. Po flasim për ligjin që dënon njerëz, praktikisht u merr jetën atyre, ndaj ky ligj është i rëndësishëm. Duhet shkruar qartë, thjeshtë dhe llogjikshëm. Me formulime OKB-je, nuk ecet më. Mezi pres ftesën për të diskutuar më shumë e mbi nene konkrete për këtë nismë. E përsëris është më e rëndësishmja e sistemit. Në fakt ky ligj dhe ligjet e procedurave janë reforma e vërtetë në drejtësi. Kjo që kemi bërë deri më sot me tam tame e picirre ka qenë thjesht reformë personeli.
Drafti i Kodit të ri Penal! Dispozitat e reja: Nga krimi kibernetik, siguria ushqimore, tek pornografia
TIRANË-Në draftin e ri të Kodit penal vihet re se janë shtuar disa vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, pornografinë, por edhe me krimet kibernetike. Konkrteisht në projektvendim parashikohen ndryshime edhe për ndëshkimet për krimet kibernetike, sigurinë ushqimore, veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, etj.
Kriminalizimi i veprave të reja:
-Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.
-Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre.
-Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.
-Ofrimi i ushqimit të pasigurt, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë e produktit ushqimor.
-Punësimi i paligjshëm i shtetasve të huaj apo pa shtetësi.
- Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike.
-Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve të procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim.
-Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit, porosia për të kryer vrasje.

Drafti parashikon edhe ndryshime në trajtimin e shkeljeve nga punonjësit e administratës tatimore. Në rastin e një shkeljeje të parë, ajo do të trajtohet në mënyrë administrative nga vetë administrata tatimore, përveç rasteve kur bëhet fjalë për evazion të konsiderueshëm.
KODI i ri PENAL, 42 nene më shumë- Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes
TIRANË- Në draft është shtuar gama e koncepteve dhe interpretimit të tyre, që praktika gjyqësore të shprehet me një dokument të unifikuar. Në Kodin e ri Penal propozohet lirimi me kusht për të dënuarit e përjetshëm, atëherë kur përmbushen kushtet.
Po ashtu Kodi i ri përfshin ashpërsim masash për krimet ndaj të miturve. Janë rikonceptuar edhe masat edukative për të miturit duke u bazuar në zhvillimin e plotë të tyre fizik, mendor, moral dhe social. Masa më e rëndë edukuese do të jetë alternativë e fundit, ndërsa një rol të rëndësishëm do të ketë Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës dhe strukturat vendore përkatëse.
Drafti i prezantuar ka dhe një shtim të llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe të dënimeve plotësuese. Gjithashtu, ripërcaktohet përgjegjësia penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës. Një tjetër pikë është edhe shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit.
NDRYSHIMET NË KODIN PENAL
1. Drejtësia restauruese:
o Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës.
o Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal;
o Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese;
o Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.
2. Kriminalizimi i veprave të reja:
o Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.
o Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre
o Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.
o Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor
o Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi
o Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike
o Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim
o Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, porosia për të kryer vrasje.
3. Dekriminalizimi:
o Heqja e disa veprave të vjetruara nga lista e veprave penale.
4. Përkufizime të reja:
o Përcaktim dhe përkufizim i nocioneve që i kanë munguar legjislacionit shqiptar në vite, duke reduktuar boshllëqet dhe paqartësinë që mund të haset në praktikë në praktikë;
o Njehsimi i terminologjisë së Kodit;
o Saktësimi i nocioneve juridike duke krijuar kushtet për zbatim korrekt dhe uniform të ligjit penal, si lidhja shkakësore, mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme.
5. Përputhshmëria me Acuqis e BE-së:
o Përafrimi i akteve të Bashkimit Evropian të cilat përcaktojnë kriminalizimin e sjelljeve, veprimeve ose mosveprimeve të cakturara në mënyrë që Kodi i ri Penal të jetë pjesë integrale e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.
6. Parashikimi i instituteve të reja të cilat kodi në fuqi nuk i parashikon, si dhe korrektimi i instituteve aktuale të cilat kanë shfaqur probleme gjatë zbatimit si:
o Formimin e përgjegjësisë penale si faji dhe lidhja shkakësore me mosveprim, gabimi në fakt, gabimi në ligj, konkurrimin e veprave penale;
o Tentativën për përcaktimin e kufijve të zbatimit të këtij instituti si dhe mekanizmin për zbutjen e dënimit;
o Përcaktimin e formave shtesë të bashkëpunëtorëve dhe mekanizmit të dënimit për bashkëpunëtorët sipas rolit që kanë në kryerjen e veprës penale;
o Dënimet penale (shtimi i dënimeve plotësuese dhe masave plotësuese) dhe përcaktimi i mekanizmit për caktimin e dënimit, dhe ndikimi i rrethanave lehtësuese dhe rënduese në masën e dënimit;
o Rregullimi i ndikimit të institutit të kryerjes së veprës penale më shumë se një herë dhe recidivizmit në caktimin e masës së dënimit penal;
o Rregullimin e përgjegjësisë penale dhe dënimet për personat juridikë në kod;
o Shtim dhe saktësim të listës së rrethanave që përjashtojnë nga përgjegjësia penale autorin e një fakti penal;
Kemi për herë të parë të parashikuar institutin e lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale, si dhe listimi i pasojave të tjera që buron nga kryerja e veprës penale
7. Ndërthurja e elementit material me atë procedurial
o Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;
o Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;
o Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;
o Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.
8. Viktimat e veprave penale
o Rritet nivelin i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to;
o Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternative të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese;
o Ridimensionohet kompensimi i viktimës së veprës penale për një mbrojtje efektive të saj.
9. Ndërthurja e elementit material me atë procedurial
o Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;
o Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;
o Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;
o Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.
10. Të miturit
o Mbrojtje e posaçme për të miturit;
o Dënim i rëndë i çdo veprimi kriminal të drejtuar ndaj tyre;
o Saktësim i përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta;
o Prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim, duke harmonizuar në këtë mënyrë qëllimet dhe përcaktimet me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
11.Masat edukative për të miturit
o Rikonceptim i trajtimit të të miturve;
o Sigurojnë/garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;
o Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo–korrigjuese;
o Në caktimin e tyre merren parasysh një sërë faktorësh dhe Masa më e rëndë edukuese – aplikohet si alternativë e fundit;;
o Një rol qëndror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;
o Së bashku me masat gjykata mund të cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, ndjekja e rregullt e procesit arsimor, të mos frekuentojë vende të caktuara, të mos kontaktojë persona të caktura etj.


12. Personat juridike
o Adresohet në mënyrë të përshtatshme përgjegjësia penale dhe mënyra e dënimit të personave juridikë;
o Në përputhje me nevojën për të luftuar kriminalitetin e këtyre subjekteve
o Në përputhje me modelin që ofron praktika evropiane.
o Përcaktimi i saktë i zbatimit të ligjit penal mbi këto entitete dhe kriteret konkrete të përcaktuara në projekt krijojnë mundësi reale që organet proceduese ta godasin në mënyrë efektive krimin e organizuar.
Ndryshimet janë hedhur për konsultim publik nga qeveria dhe mund të ketë ndryshime nga drafti përfundimtar që mund të miratohet./ZËRI
Drafti i Kodit të ri Penal! NDRYSHIMET-Manja: Pritet ‘ok’ nga Brukseli. Rakipi: Lirim me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm
TIRANË-Sot po prezantohet drafti i ri i Kodit Penal. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë prezantimit u shpreh se drafti nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë, por vepër ekskluzive e grupit të punës, ndërsa ministria ka luajtur vetëm rol organizues dhe mbështetës në të gjitha fazat e punës dhe do ta vazhdojë këtë rol edhe gjatë procesit të konsultimit publik. Manja u shpreh se puna për ndryshimet në Kodin Penal ka nisur që në vitin 2019 nga një grup ekspertësh.
Ulsi Manja: Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm. Në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministri i Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale, nën drejtimin e prof. Arben Rakipit, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete për konsultim publik. Është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë. Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Pasi të ezaurohet faza e brendshme e konsultimit publik, drafti do të duhet të marrë vulën e çertifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë Ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Një ftesë të veçantë dua t’i drejtoj opozitës parlamentare: të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Kodi i Ri Penal është një akt shtetëror dhe përbashkët.
Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, gjatë fjalës së tij tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë. Rakipi arsyeton se njerëzit ndryshojnë gjatë kohës së qëndrimit në burg, teksa shtoi se një gjë e tillë aplikohet edhe në shtete të tjera perëndimore.
Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal: Lirim para kohe për kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhet me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej ndaj përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje. I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve që lidhen me kriteret mbi të cilat bazohet vendimi, peshë e cila në rezultante të përgjithshme, supozohet të cojë në vendim të drejtë. Element tjetër që lidhet me dënimin është lloji i dënimit dhe shtimi i arsyeshëm dhe një game më të gjerë sesa sot i dënimeve plotësuese. Nisur nga një lloj dekrminalizimi apo ulje e masës së dënimit, e shënuar në ligjin penal, i kemi dhënë peshë aplikimit të dënimeve plotësuese apo disa lloj dënimeve që vlerësohen nga ky lloj procesi si i mjaftueshëm për të arritur në një edukim apo parandalim. Sidomos për vepra që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar që përvec rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera kur nuk është e detyruar se mendojmë që efekti i një procesi penal duhet të jetë i plotë. Është i pamjaftueshëm dënimi penal nga një burgim apo dënim tjetër jo nga këto të karakterit pasuror nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, sic është rasti i konfiskimit. Cështje tjetër që lidhet me dënimin është me dënimin e tij. Ne kemi rikonfirmuar që një prej qëllimeve të dënimit është riedukimi. Duhet shoqëruar me rregullim konceptual që fillon nga ky kod dhe përfundon te mënyra se si realizohet mënyra e dënimit. Ne kemi konceptuar si të rëndësishëm konstatimin përgjatë riedukimit të këtij elementi. E dyta, praninë e viktimës. Ne kemi menduar se prania e viktimës në këtë proces, sic është ulja e dënimit, lirim para kohe me kusht dhe elementë të tjerë që janë lehtësues, roli i viktimës është deciziv. Gjykata është e detyruar të ketë parasysh dhimbjen e viktimës.