Zjarri masiv në Labinot Mal avancon drejt Librazhdit, dronë dhe zjarrfikës në terren

ELBASAN- Zjarri në Labinot Mal ka marrë përmasa të mëdha, teksa flakët të favorizuara nga era kanë avancuar drejt territorit të bashkisë Librazhd. Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët janë duke përfshirë zona të gjera me sipërfaqe pyjore në fshatrat Gurakuq dhe Orenjë.
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Librazhd është vënë në gatishmëri të plotë për shuarjen e flakëve. Një grup prej 8 efektivësh të pajisur me mjetin e pyjores dhe fuoristradë të zjarrfikëses, kanë shkuar në vendngjarje, të cilët prej disa orësh, po përpiqen të izolojnë dhe të shuarjen e vatrave aktive
Bëhet me dije se nuk është bërë e mundur ndërhyrje me automjete të mëdha për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa ekipet e emergjencës po punonë me mjete të posaçme për izolimin e flakëve. Autoritetet po përdorin dronë për të monitoruar situatën dhe u bëjnë apel banorëve të shmangin çdo veprim që mund të nxisë përhapjen e zjarrit dhe të raportojnë çdo vatër të re./ZËRI/
Drejt Lurës për të fikur zjarrin...aksidentohet për vdekje punonjësi i Zonave të Mbrojtura
DIBËR-Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte te “Rruga e Arbrit”, në dalje të qytetit të Peshkopisë. Bledar Spahiu, 43 vjeç, humbi kontrollin e makinës dhe mjeti doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Mësohet se Spahiu, punonjësi i Zonave të Mbrojtura, ishte nisur për shuar flakët në Lurë, por humbi kontrollin mbi mjetin që po drejtonte, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj. Fillimisht 43-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Prej dy javësh flakët në Parkun Kombëtar të Lurës ende nuk janë nën kontroll. Zjarri po rrezikon banesat, teksa flakët kanë përshkuar mbi 300 hektarë pyje dhe kullota./ZËRI
Flakët në Lurë aktive prej 2 javësh! Avionët në Dukat vijonë 'luftën' me zjarret, banorët: Jemi në rrezik
VLORË-Situata me zjarret në vend mbetet problematike, teksa prej dy javësh flakët në Parkun Kombëtar të Lurës ende nuk janë nën kontroll. Zjarri po rrezikon banesat, teksa flakët kanë përshkuar mbi 300 hektarë pyje dhe kullota.
Në operacion gjatë kësaj periudhe, kanë marrë pjesë 940 forca nga FA, zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e bashkisë Dibër, të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Helikopteri i Forcave te Armatosura ka ndërhyrë tre here për të fikur zjarre në Lurë. Ndërkohë era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve të cilat kanë ndezur disa vatra në malin e Shkopetit. Ekipet zjarrfikëse vijojnë përballjen në terren me flakët ndërsa pritet që në orët në vijim të ndërhyhet edhe nga ajri.
Ndërkohë situata mbetet problematike edhe në fshatin e Dukatit. Banorët e Dukatit janë duke larguar bagëtinë nga stanet, pasi flakët e zjarrit po i afrohen dhe rrezikojnë bagëtitë. Zjarrëfikist dhe FA janë shpërndarë në terren.
“Zjarri ka që në datën 5, ka pushuar dy tre ditë dhe është aktivizuar prapë, rrezikojmë bagëtitë, u rrezikua gjithë vendi, kur të bien shirat…, u rrezikua fshati, janë djegur të gjitha pemët”, tha njëri prej banorëve.
Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë./ZËRI
Situata me flakët në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 21 vatra zjarri, 9 mbeten aktive
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin sa i përket situatës së zjarreve në territorin e Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive dhe 1 në monitorim.
Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Vlorë, Elbasan, Belsh, Kurbin, Devoll, Korçë, Maliq, Përmet, Shijak dhe Malësi e Madhe.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:
Situata e zjarreve në rang vendi
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive dhe 1 në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Vlorë, Elbasan, Belsh, Kurbin, Devoll, Korçë, Maliq, Përmet, Shijak dhe Malësi e Madhe. Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: • Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë. Zjarri po zhvillohet në tre vatra me intensitet të ulët gjatë natës.Vatrat e zjarrit janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth liqenit të zi dhe në Fushën e pelave. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit operoi 1 avion Canadair nga shteti Italian. Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale dhe 30 forca ushtarake të FA-së për shuarjen e zjarrit. • Vazhdon aktive vatra në fshatin Ulëz, bashkia Mat • Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e rënë zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi” një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor është shumë i thyer dhe kjo e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. • Qarku Vlorë, Në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar puna. Zjarri është shumë intensiv. Digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë. Flakët të ndihmuara nga era ditën e djeshme përfshinë edhe kurorë të pishës duke e bërë problematike gjendjen. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë operuar 2 avionë Canadair nga shteti Grek. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat operacionale, të ndihmuar me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter të FA-së. • Qarku Elbasan ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në pyll gështenje në fshatin Shmil njësia administrative Labinot-Mal. • Qarku Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Ndërhyrja ajrore ka shmangur përhapjen drejt banesave. Terreni është i vështirë për ndërhyrje me mjete. Sot vazhdon puna për prerjen zjarrit, në lartësitë mbi fshatin Lurth. Rrezik për banesa nuk ka. • Qarku Korçë. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, në fshatin Vernik, bashkia Devoll. Vatra është vënën në kontroll. Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale për shuarjen e plotë të zjarrit. • Në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec, bashkia Korçë .Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale për shuarjen e plotë të zjarrit. • Qarku Gjirokastër, në fshatin Kosinë, bashkia Përmet. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave, për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktive. Rrezik për banesa nuk ka.
Në monitorim
• Zjarri ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 9 efektivë. Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 32 hektarësh të djegur. Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 51 automjete zjarrfikëse dhe 684 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 185 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 Helikopterë. Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve. Sipas IGJEUM, sot nuk priten reshje. Zjarret në pyje: Sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR”, kurse rrezik “I LARTË” nё zona tё lokalizuara qarku Durrës (Jug Lindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë zjarri pranë autoriteteve përkatëse./ZËRI