“Ishte masakruar në pjesët intime”/ Zbardhen detaje nga vrasja e babait nga e bija
TIRANË- Një detaj i ri është zbuluar nga ngjarja tronditëse në Fier, ku një vajzë mbyti babanë e saj, Anesti Ramën. Gazetarja nga Fieri, Laureta Roshi tregoi në emisionin "People" se nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët.
Por jo vetëm kaq. Sipas gazetares, në trupin e viktimës kishte edhe shenja dhune edhe në pjesët intime.
“Elementë që dalin nga morgu dhe një fqinj i viktimës tregojnë se kufoma është masakruar në pjesët intime dhe kjo është një makabritet që tregon inat të akumuluar. Fqinjët kanë treguar se jetonin të tre, babai, nëna dhe vajza dhe asnjë nuk kishte probleme të shëndetit mendor,”- tha gazetarja.
56-vjeçari Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij, Emalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate, por vajza dhe gruaja pretenduar se i ndjeri ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën. Vajza u arrestua, ndërsa u shoqërua edhe e ëma pasi dyshohet si bashkëpunëtore./ZËRI
Vrasja makabër në Fier, gazetarja zbulon detajet: Jo vetëm vajza, mund të ketë persona të përfshirë
TIRANË- Anesti Rama 56-vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij 26-vjeçare Emanilda Rama në Fier, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se e ëma ka qenë bashkëpunëtore. Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet se si u zbulua krimi, pasi fillimisht vajza ka pretenduar në dëshmi se i ati ka humbur jetën aksidentalisht. E ftuar në emisionin "Log" në News24, Lala tregon se ka qenë mjeku i pari ai që dyshoi i pari, ndërsa ekspertiza ka provuar se shenja vinte nga shtrëngimi me një tel.
Siç u bë me dije më herët, 26-vjeçarja ka pranuar krimi, teksa ka thënë se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem. Ndërkohë, sipas gazetares, nëna e vajzës është e dyshuar gjithashtu, megjithëse do të tregohet nga hetimet nëse vajza ka provuar e vetme apo ka persona të përfshirë.
Klodiana Lala: Familja e tij pretendonte se kryefamiljari kishte rënë aksidentalish dhe për shkak të rënies kishte humbur edhe jetën. Ishte mjeku i pari që dyshoi për shkak se te pjesa e fundit kishte një shenjë e cila më pas u provua sipas ekspertizës paraprake ligjore se vinte për shkak të shtrëngimit me një tel.
26-vjeçarja ka vrarë babanë e saj duke e shtrënguar me tel në fyt. Ajo pretendon se babai ishte fanatik, pra nuk e lejonte që ajo të argëtohej dhe të bënte jetën e saj ndërkohë që 26-vjeçarja punonte në një serë, babai punonte roje. Nëna nuk ka treguar.. po punohet për të parë nëse ka persona tjerë të përfshirë.
56-vjeçari Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij, Emalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate, por vajza dhe gruaja pretenduar se i ndjeri ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën. Vajza u arrestua, ndërsa u shoqërua edhe e ëma pasi dyshohet si bashkëpunëtore./ZËRI
Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja
FIER- Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit për të bërë nderimet e Anesti Ramës, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij. Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte. Sipas tij, i vëllai kishte shumë konflikte me bashkëshorten. Por më shumë detaje nuk i ka zbuluar.
“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti,”- tregoi ai.
56-vjeçari Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij, Emalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate, por vajza dhe gruaja pretenduar se i ndjeri ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën. Vajza u arrestua, ndërsa e shoqëruar dhe po merret në pyetje pasi dyshohet si bashkëpunëtore./ZËRI
“S’më linte të vishesha ekstravagante”/ Dëshmia pas krimit tronditës në Fier, 26-vjeçarja shpjegon pse mbyti të atin
FIER- Zbulohen detaje të reja nga dëshmia që ka dhënë në Policinë e Fierit, 26-vjeçarja Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj, 56 vjeç. Teksa është marrë në pyetje për disa orëve rresht në Komisariatin e Fierit, e reja ka pranuar se është ajo që ka kryer krimin duke dhënë edhe arsyet. Sipas saj, disa vite më parë ajo ishte e fejuar dhe është ndarë nga i fejuari pasi nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte me bujqësi.
Prishja e fejesës duket se nuk është pritr mirë nga familja pasi e reja tregoi se gjithmonë e ka urryer të atin sepse ai nuk e përkrahte kurrë dhe nuk i jepte para. Edhe pse është pyetur ka pranuar se kurrë nuk është dhunuar prej tij. Por problem kishte faktin se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm dhe nuk e lejonte të argëtohej dhe të vishej sipas "modës".
“I mbante lekët për vete. Nuk më blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo lidhur me vrasjen e Anesti Ramës.
Ndërkohë që vajza e ka dhënë versionin e saj, pritet që të zbulohen detaje nga dëshmia e të ëmës, e cila ka ndihmuar për pastrimin e kufomës. Ajo është shoqëruar në Komisariat dhe pritet që po ashtu të merret nën akuzë./ZËRI
Gjithçka e mirëmenduar! Fillimisht e kishin çuar tek kardiologu pastaj e vranë, si ndodhi ngjarja tronditëse në Fier
FIER- Zbulohen detaje të reja nga vrasja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza mbyti babanë me tel. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, vrasja ishte menduar mirë dhe gjatë nga nënë e bijë.
E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar viktimën 56-vjeçar tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar Policia. Emanilda Rama, 26-vjeçarja kur është marrë në pyetje tregoi se i ati kishte rënë në tualet dhe pasi kishte ndërruar jetë, ajo dhe e ëma kishin kryer ritet mortore. Por efektivët e Policisë i kanë gjetur viktimës mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale./ZËRI
Tronditëse! Mbyti të atin me tel dhe e raportoi si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja nga Fieri
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fieri, ku vajza ka mbytur me tel të atin. 26-vjeçarja Emanilda Rama mbyti me tel babanë e saj rreth mesnatës. Pasi kreu aktin e rëndë, ajo njoftoi Policinë e Shtetit duke i raportuar se i ati kishte ndërruar jetë aksidentalist në banesën e tyre në fshatin Frashër. Pas hetimeve, Policia ka dalë në përfundimin se 56-vjeçari ishte mbytur, kështu që vendosi në pranga të renë. Po ashtu është shoqëruar edhe e ëma e saj, Anesti Rama, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të bashkëshortit të saj. 53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku edhe po merret në pyetje. Ndërkohë është ende e paqartë se cilat ishin shkaqet që e çuan të renë të kryente aktin e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje. Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja. Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".
Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara. Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel). Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje. Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI