LIVE UPDATES

Konflikti për kanalin vaditës VRET 32-vjeçarin në Divjakë, autori i shkoi me thikë në lokal

➤Besmir Kumria, 32 vjeç është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës. ➤Autori, Xhesion Toromeni pasi ka parkuar makinën në rrugë para një lokali, ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë, duke e goditur për vdekje.➤ Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti që kishin familja e autorit dhe viktimës për një kanal vaditës në fshat. ➤Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. ➤Nga dëshmia e tij pritet të zbardhen detaj etë reja rreth ngjarjes.

3 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Vrasja e Besmir Kumrisë! Banorët e fshatit: U bënë njerëzit si bagëti! Kishin konflikte për tokën

Konflikti për kanalin vaditës VRET 32-vjeçarin në
Besmir Kumria dhe fqinjët

DIVJAKË-Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës, ku si pasojë e një konflikti, 32-vjeçari Besmir Kumria u vra me thikë nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti që kishin familja e autorit dhe viktimës për një kanal vaditës në fshat.

Në lidhje me krimin kanë folur edhe banorët e fqinjët e familjeve në konflikt, të cilët janë shprehur se viktima ishte një njeri i qetë, jo konfliktual dhe punëtor. Në banor i zonës ka deklaruar se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot. Ai shprehet se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen tek fëmijët.

"Besmir Kumrian e kam djalin e mbesës. Nuk di gjë për vijën e ujit. Ne morëm vesh që u qëllua në lokal nga një njeri i panjohur. Ishte djalë i mirë dhe punëtor, por nuk po dimë gjë se u bënë njerëzit si bagëtia”, tha e afërmja e viktimës.

“Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd kurrë”, shprehet fqinji.

“Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë. Janë të ardhur nga Gramshi. Njëri është nga Poliçani, tjetri është nga fshati Gramsh. Kanë vite këtu, kanë shtëpi të rregullta. Ngjarje e rëndë.”,- ushpreh një nga fqinjët.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Ky është Besmir Kumria, 32-vjeçari i cili u vra me thikë pas konfliktit për një kanal vaditës

Konflikti për kanalin vaditës VRET 32-vjeçarin në
Besmir Kumria

DIVJAKË- Personi në foto është 32-vjeçari Besmir Kumria, i cili u godit me thikë për vdekje nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni. Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten e tij, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere.  Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij.

Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vritet për një kanal vaditës 32-vjeçari në Divjakë, autori me thikë në dorë i shkoi në lokal

Konflikti për kanalin vaditës VRET 32-vjeçarin në
Besmir Kumria

DIVJAKË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës, ku një 32-vjeçar është goditur për vdekje me thikë. Viktima është identifikuar si Besmir Kumria. 32-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori 25-vjeçar është vendosur në pranga disa orë pas krimit.

Xhesion Toromeni pasi ka parkuar makinën në rrugë para një lokali, ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë, duke e goditur për vdekje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti që kishin familja e autorit dhe viktimës për një kanal vaditës në fshat. 

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB