LIVE UPDATES

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!

➤Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, është duke u zhvilluar në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë prezantimi i platformave të katër kandidatëve për kreun e SPAK, zgjedhja e të cilit do të finalizohet sot. ➤Procesi është duke u ndjekur me interes të lartë nga ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë. ➤Prezantimi dhe intervista e kandidatëve po bëhet sipas rendit alfabetik. ➤Të 4 kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gokaj e Doloreza Musabelliu prezantuan para KLP-së platformën e tyre. ➤Pas 6 orësh mbledhje, KLP votoi me 7 vota pro Brahon si drejtues të SPAK.Xholi mori 3 vota dhe Gokaj 1.

19 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

'Nuk bëjmë jetë normale"! Kreu i ri i SPAK rrëfen kufizimet e profesionit: Kur shkojmë në një lokal kontrollojmë...

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
Klodian Braho

TIRANË-Klodian Braho, i cili do të jetë Drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme, gjatë intervistimit përballë prokurorëve të KLP-së u shpreh se jeta si prokuror ka sfida dhe kufizime. Braho rrëfehu se prokurorët nuk bëjnë një jetë noramle duke treguar se kufizimet fillojnë që nga momenti që shkojnë në një lokal. Ai u shpreh se kur ulet në ndonjë lokal, fillimisht kontrollon emrin e pronarit, që rezulton i regjistruar në QKB. Braho më tej theksoi se mundohet të mbajë punën larg shtëpisë dhe të mos ndryshojë mënyrën e tij të jetesë.

Klodian Braho: Për shkatë funksionit, sidomos nga Krimet e Rënda dhe më pas, sjellja ka ndryshuar. Prokurorët nuk mund të bëjnë një jetë normale si gjithë të tjerët. Nuk po them se rrimë mbyllur, por ka ca kufizime që duhet ti respektojmë, aq sa shkon sa kur shkojmë në një lokal kontrollojmë në QKB se kush e ka lokalin. E them sinqerisht këtë pjesë. Këto janë kufizime, jo vetëm tek ne, por edhe në vendet e qytetëruara. Por ajo që mund të them është që përpiqem që mos ta ndryshojë mënyrën time të jetesës, sepse në të kundërt do kthehet në situatë negative ky presioni i punës dhe ngarkesa e punës. Përpiqem ta mbaj punën larg shtëpisë dhe të mos ndryshojë mënyrën time të jetesë. Respektojmë një sërë kufizimesh, e kemi zgjedhur vetë këtë punë, nuk na kanë sjell njeri me zor, por normalisht këto kufizime duhet të ekzistojnë.

Klodian Braho u zgjodh me 7 vota pro në krye të SPAK. Ai do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mandati i Altin Dumanit mbaron më 18 dhjetor, ndërsa Braho do ta marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të dorëzimit të kompetencave më 19 dhjetor 2025./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Rama shpreh mbështetjen: Punë të mbarë! Dumani meriton përgëzime...

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
Klodian Braho dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjve për kreun e ri të SPAK, ku me 7 vota pro Klodian Braho do të jetë drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Rama i ka uruar Brahos punë të mbarë ndërsa thekson edhe rolin e Altin Dumanit, për të cilin shprehet se meriton përgëzime për arritjet. Kreu i qeverisë deklaron se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë.

Edi Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

5 MUAJ ME PARE

'Rruga' nga “5D” tek “Toyota Auris”- Kush është Klodian Braho, prokurori i dosjeve të 'nxehta', sot në krye të SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
Klodian Braho

TIRANË-Klodian Braho, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme, do të jetë Drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme. Braho mori 7 vota, duke u bërë drejtuesi më i votuar deri tani i SPAK në mbledhjen e KLP, pasi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ishin zgjedhur me nga 5 vota secili.

Por kush është prokurori i posaçëm Klodian Braho dhe rugëtimi i tij deri në krye të SPAK?

Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, që prej krijimit të SPAK. Fillimisht ai u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendës drejtues i këtij institucioni.

Po në vitin 2015 Braho u emërua Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku u përfshi në hetimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Karriera e 'nxehtë' filloji me hetime që lidheshin me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Një nga dosjet më të rëndësishme ku Braho u përfshi, është ajo e inceneratorit të Elbasanit.

Klodian Braho lëshoi urdhër-arreste për persona si ish- ministrin Lefter Koka, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar. Në përfundim të hetimit, u dhë dënimi prej 5 vite e 8 muaj burg për Lefter Kokën, i cili vetëm sot në një ditë me emërimin e Brahos në krye të SPAK, fitoi lirinë.

Hapat do të vazhdonin njëjtë, ku Braho do të ishte pjesë e një prej dosjeve më të bujshme për SPAK dhe qeverisjen e kryeqytetit ajo e cila njIhet si “5D”. Dosje e cila vuri në hetim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Gjatë hetimit u lëshuan tre masa sigurie “arrest në burg” për Redi Mollën, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizime, Taulant Tushën, ish-drejtor i Punëve Publike, dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i IMT. Masa “detyrim paraqitje” u vendos për ish-anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave.

Një ndër çështjet më të rëndësishme të ndjekura prej Brahos është edhe dosja e njohur si “Toyota Yaris”, ku figurojnë të përfshirë edhe emra nga sistemi i drejtësisë, si ish-kolegu i tij, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka i cili ndodhet në burg. Kjo dosje është e fragmentuar në disa pjesë dhe hetimet vijojnë ende për seksione të tjera të saj.

Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.

Klodjan Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mandati i Altin Dumanit mbaron më 18 dhjetor, ndërsa Braho do ta marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të dorëzimit të kompetencave më 19 dhjetor 2025./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Gonzato e përgëzon: Mirëpresim bashkëpunimin në vijim!

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
silvio gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka përgëzuar Klodian Braho për zgjedhjen si Drejtues i ri Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për 3 vitet e ardhshme, teksa shtoi se mirëpret bashkëpunimin me të. Gonzato ka qenë i pranishëm në mbledhjen e KLP-së që zgjati 6 orë, deri në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Gonzato u shpreh se SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin në BE.

“SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju e dini që ky është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dje thamë që ajo që kërkoj është një kryetar të ri për SPAK-un që do vijojë punën e tij. Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë dhe angazhim ndaj standardeve të BE-së. Tashmë më lejoni të përgëzoj zotin Braho në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në muajt dhe në vitet në vijim”, tha Gonzato.

Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 7 vota pro, ndërsa 3 veta shkuan për Adnan Xholin dhe një për Elvin Gokajn./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Mori 7 vota nga 11 anëtarë të KLP, Klodian Braho, kreu i ri i SPAK! (PROFILI)

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
klodian braho

TIRANË- Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas përfundimit të mbledhjes ku u zhvillua intervistimi i kandidatëve, KLP votoi me 7 vota pro Brahon si drejtues të SPAK, Xholi mori 3 vota dhe Gokaj 1.

Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin, të cilit i mbaron mandati më 18 dhjetor. Braho do ta marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të dorëzimit të kompetencave më 19 dhjetor 2025.

Ja si votuan 11 anëtarët e KLP:

Sokol Stojani- Xholi

Moisi Duda- Braho

Olger Eminaj- Braho

Erind Mërkuri- Xholi

Mirela Bogdani- Braho

Vatë Staka-Xholi

Ledina Riza- Braho

Erind Gërmenji- Braho

Zeqir Hoda- Braho

Arta Mandro- Braho

Erion Fejzulla- Gokaj

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Kush është Klodian Braho?

Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
mbledhja

TIRANË- Ka përfunduar pas 6 orësh seanca dëgjimore në kLP, ku u zhvillua intervstimi i kandidatëve në garë për kreun e ri të SPAK. Prej orës 09:00, katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, deri në orën 15:00. Sipas rendit alfabetit, kandidatët prezantuan platformat e tyre, punën dhe karrierën ndër vite, ndërsa më pas u janë përgjigjur edhe pyetjeve të prokurorëve të KLP-së.

Pas përfundimit të intervistimit, tashmë pritet votimi i KLP-së. Por, si do të bëhet votimi? Votimi në KLP për kreun e ri të SPAK ka ndryshuar. Sipas rregullores së re, votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë. Në letër do të jetë i shkruar emri anëtarit të KLP (votues) dhe emri i prokurorit. Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.

PROFILET E 4 KANDIDATEVE 

Adnan Xholi

Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.

Klodian Braho

Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.

Elvin Gokaj

Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.

Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.

Doloreza Musabelliu

Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

"Republikë Prokurorësh" në Shqipëri? Braho: S'e njoh këtë term!

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
klodian braho

TIRANË- Kandidati i fundit në garë për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho ka vijuar me intervistimin përballë prokurorëve të KLP-së. Platforma e tij konsiton në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi e shikon si situatën më problematike në vend. 

I pyetur për përkufizimin e termit “Republikë e Prokurorëve”, ai tha se nuk e njeh këtë term dhe se nuk ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri.

Pyetje: "Mund të më përkufizoni termin republikë e prokurorëve?"

Braho: "Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Prokurorët kanë detyrën të zbatojnë atë që thotë Kodi i Procedurës Penale”.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Garon për Kreun e SPAK/ Klodian Braho zbulon pikat e tij të forta forta dhe të dobëta...Çfarë do merrte ai nga Dumani dhe Kraja?

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
klodian braho

TIRANË- Prokurori Klodian Braho po prezantohet i fundit në listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pasi prezantoi platformën e tij dhe vizionin për të qenë në krye të këtij institucioni, Braho ka deklaruar se pika e tij më e fortë është përvoja e gjatë në veprat penale që lidhen me korrupsionin. 

"Si pikë të fortë, do të thoja se jam marrë gjatë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Kam pasur maturinë dhe qetësinë për çështje të tilla. Kam ndjekur në hetimet e lidhura me korrupsionin, kam që nga 2012 që merrem me veprat penale të lidhura me korrupsionin. Kam patur qartësinë dhe maturinë në kryerjen e hetimeve. Sa i përket pikës sime të dobët, do tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për vëmendje publike, do thoja kjo është një nga pikat e mua të dobëta”, tha Braho.

I pyetur për punën e paraardhësve se cilat tipare do të merrte prej tyre, Braho e nisi fillimisht me vlerësimin e punës së tyre Dumanit dhe Kraja. Më tej, ai shtoi se nga Dumani do të merrte vendosmërinë, ndërsa nga Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës.

"Nga zoti Dumani do të merrja vendosmërinë dhe nga zoti Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kur të dy ushtronin detyrën, institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në rastin e zotit Kraja, institucioni duhet të ishte më aktiv. Por ishte një periudhë as 3 vite. Në krahasim me zotin Dumani, do i merrja anën e mirë të produktivitetit. Se kam problem që të përballem me ankesa dhe akuza. Madje akuzat ia kam treguar vetë të pandehurve. Jo të gjithë duhet të shkojnë në burg, por qëllimi është që të fitojë drejtësia.”, është shprehu Braho.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Kandidati i fundit, Klodian Braho: Vizioni im në konsolidim dhe organizim në SPAK!

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
Klodian Braho

TIRANË- Klodian Braho është kandidati i fundit që po intervistohet nga prokurorët te KLP-së në garën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Spaho prezantoi platformën e tij për drejtimin e këtij institucioni, e cila konsiston në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. 

Ai shtoi se gjatë karrierës së tij ka hetuar disa zyrtarë të lartë, si një kontribut përgjatë kohës që ka ushtruar profesionin e tij. Në vizionin e tij për drejtimin e SPAK, Spaho thekson garantimin e zbatimit të barazisë dhe mbrotjen e pavarësisë së prokurorëve të posaçëm. 

“Kandidimi im për të marrë drejtimin e SPAK, për të luftuar korrupsionin. Plani për konsolidimin e SPAK, në disa pika. Gjatë  karrierës sime kam hetuar edhe zyrtarë  të lartë. 18.4 mln euro janë sekuestruar në vitin 2023. 18 vite në sistemin e Prokurorisë, 2016-2019  kam qenë te  Krimet e Rënda. Vizioni im, angazhimi për të konsoliduar më tej punën e SPAK. Ushtrimi i ndjekjes penale, do garantohet barazia para ligjit. Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sa i përket planit të organizimit, e kam ndarë në disa pika: Nëse do të jem drejtues, do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale, garantoj zbatimin e parimit të barazisë, do të kryej veprime të nevojshme për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, do të mbështes prokurorët në ushtrimin e detyrës, dhe në rast ngarkese do të procedohet me krijimin e grupeve hetimore. Vendimet e prokurorëve nuk janë personale, por janë qëndrime të institucionit. Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit dhe për përshtatjen me sektorë të ngjashëm në vendet e tjera”, tha Braho.

Teksa prezantoi vizionin e tij nëse do të zgjidhet në krye të SPAK, Braho shprehu nevojën për krijimin e një sektori të veçantë të analizës së informacionit. 

“Kam vlerësuar që SPAK duke qenë se përballet me volum çështjeje komplekse, ka nevojë për krijimin e sektorit të veçantë të analizës së informacionit. Ky sektor duhet të grumbullojë dhe sistemojë informacionin kriminal, të kryejë analiza kriminale, të shërbejë për matjen e riskut për çështje me ndjeshmëri të lartë dhe të shërbejë për prodhimin e raporteve periodike, ngritja e këtij sektori është hap i domosdoshëm”, tha Braho.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Elvin Gokaj kandidati i tretë për kreun e SPAK: Prioritet siguria e prokurorëve, Kraja dhe Dumani nuk na kanë ndërhyrë në dosje

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
elvin gokaj

TIRANË- Elvin Gokaj është kandidati i tretë që ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e SPAK, përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gokaj u shpreh se synimi dhe veprimtaria e tij do të fokusohet në katër shtylla kryesore.

“Synimi kryesor dhe veprimtaria ime do fokusohet në këto shtylla kryesore:

1.Në luftën e pandërprerë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

2.Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme.

3.Në forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe

4. Në forcimin e besimit te publiku”, tha Gokaj.

Më tej ai shtoi se, “këto prioritete përbëjnë thelbin e qasjes sime në drejtimin e SPAK dhe përfaqësojnë angazhimin tim për ta udhëhequr këtë institucion drejt një faze të re pjekurie ku profesionalizmi dhe llogaridhënia të jenë standarde të punës së përditshme”.

Ndërkohë që nëse do të marrë detyrën si drejtues i prokurorisë, Gokaj theksoi se një nga prioritetet e punës së tij do të jetë siguria e kolegëve në SPAK.

“Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që stafi të vijojë qetësisht punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha ai. Sipas Gokajt: “Prokurorët duhet të punojnë të qetë, të mbështetur dhe të mbrojtur në çdo hap të procesit hetimor”.

Ai vlerësoi se Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e prokurorëve. Këtë linjë tha se do ta ndjekë edhe vetë nëse zgjidhet.

“Nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete. Për këtë mendoj që do të jetë edhe linja ime që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.

Sipas tij, më e rëndësishme në punën e një drejtuesi është puna në grup.

“Praktikat më të mira të punës së një drejtuesi është puna në grup. Sot pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues aty sepse e ka rregulluar ligji dhe kushtetuta. Drejtuesi mund të rrijë vetëm në mbështetje të prokurorëve”, tha ai.

5 MUAJ ME PARE

Altin Dumani apo Arben Kraja, Musabelliu: Unë krahasime nuk bëj, kafe në zyrë nuk ofroj…

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
dumani, musabelliu dhe kraja

TIRANË- Kandidatja për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Doloreza Musabelliu, është duke vazhduar paraqitjen e platformës së saj në KLP, ku nuk kanë munguar as pyetjet e anëtarëve të Këshillit. Ajo y pyet në lidhje me një krahasim mbi punën e drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.

“Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu.

Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”

Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.

BISEDA

Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo?

Arta Mandro: Vlerësojeni vet...

Doloreza Musabelliu: Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.

Arta Mandro: Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?

Doloreza Musabelliu: Kafe jo nuk të ofroj.

Batuta e saj lidhet me deklaratën e kandidatit tjetër, Adnan Xholi, i cili i tha se anëtares së KLP Arta Mandro, se do ti ofronte një kafe në zyrë, por vendimin do e merrte në bazë të ligjit. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Kërkon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Thellojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, reduktojmë afatet e paraburgimit

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
doloreza musabelliu

TIRANË- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u shfaq para Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një mesazh të qartë, nëse i besohet drejtimi i institucionit, angazhimi i saj do të përkthehet në vendimmarrje tërësisht të bazuar në ligj dhe rezultate që forcojnë besimin e qytetarëve te drejtësia.

Ajo theksoi se betimi për t’iu qëndruar besnike Kushtetutës, ligjeve dhe etikës profesionale ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi i saj në çdo hap të karrierës 21-vjeçare.

Doloreza Musabelliu: Nëse më besohet drejtimi i SPAK unë do ta kthej këtë besim në vendimarrje të bazuar në ligj dhe në rezultate që përçojnë besimin e qytetarëve te drejtësia. Betimi im se do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj regullat e etikës profesionale ka qenë dhe do të mbetet udhërrëfyesi im në çdo hap të karrierës time.

Musabelliu vuri në qendër të vizionit të saj punën në ekip, duke theksuar se asnjë drejtues nuk mund të ketë sukses pa një trupë të motivuar dhe të mbështetur. Për këtë arsye, ajo synon të forcojë bashkëpunimin me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët i sheh si element kyç për rritjen e efikasitetit të SPAK.

Një tjetër prioritet i rëndësishëm për të mbetet cilësia dhe shpejtësia e hetimeve, të cilat sipas saj pasqyrojnë nivelin e profesionalizmit të prokurorëve.

Doloreza Musabelliu: Një tjetër moment që do ti kushtoj një rëndësi të veçantë është cilësia dhe shpejtësia e hetimeve. Ato pasqyrojnë profesionalizmin e prokurorëve. Për të garantuar një rritje të qëndrueshme është thelbësore takimet periodike me trupën e prokurorëve për të evidentuar problematikat dhe ofrimin e zgjidhjeve, por e rëndësishme është motivimi i prokurorëve për të përshpejtuar hetimet dhe për të reduktuar afatet e paraburgimit. Ndarja e përgjegjësive, motivimi i ekipit, përmes trajnimeve të specializuara dhe shkëmbimit të përvojës.

Çështjet sensitive

Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve që në vitin 2024. Hetimet në fushën e trafikimit të narkotikëve janë zhvilluar përmes metodave proaktive të hetimit. Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave janë hetuar dhe dërguar për gjykim të gjithë personat e përfshirë në trafik narkotikësh. Këto hetime të karakterit ndëkrombëtar kanë forcuar dhe konsoliduar aftësinë time për të menaxhuar çështje komplekse dhe për të arritur rezultate. Lufta kundër narkotikëve është bërë një prioritet global.

Vrasjet

Kam pasur nën hetim nëj numër të konsiderueshëm vrasjesh, qoftë te krimet e rënda, qoftë në SPAK. Vrasjet kanë qenë për motive të ndryshme. Unë i kam paraqitur këto raste pranë jush dhe nuk mendoj që të ndalem.  Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore kam pasur mundësi të hetoj çështje penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë.

5 MUAJ ME PARE

E para grua që synon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Kam përvojë 21-vjeçare dhe qasje të guximshme

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
doloreza musabelliu

TIRANË- Doloreza Musabelliu është kandidatja e dytë që po bën prezantimin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Musabelliu është e para grua që kandidon për drejtimin e SPAK, ndërsa renditi një sërë arsyesh që e kanë shtyrë drejt ndërmarrjes së kësaj iniciative.

“Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Krimet e Rënda e mandej  në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale.

Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete. Çmoj se plotësoj kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj. Me një eksperiencë 21-vjeçare…Jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin.

Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës”, tha ajo, duke shtuar: “Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë punë duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”. 

5 MUAJ ME PARE

Adnan Xholi batuta me anëtaren e KLP: Nëse do më vijë në zyrë do të sajdisja me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
ADNAN XHOLI DHE ANETARJA E KLP

TIRANË- Është duke vazhduar në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, intervistimi i kandidatit të parë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, ku nuk kanë munguar as batutat. Xholi u pyet nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, në lidhje me dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani, si dhe si do të ishte sjellja e tij në rast se ajo do ti kërkonte një favor.

Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, se e bëjnë të mirë.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare…

Xholi: Akoma më mirë

/ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Mbërritën para nisjes së mbledhjes, ambasadorët e SHBA dhe BE ndjekin hap pas hapi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
AMBASADORET NE KLP

TIRANË- Prezantimi i platformave të 4 kandidatëve të SPAK, është duke u ndjekur me interes të lartë nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri. Ambasadorët më të rëndësisshëm në vend mbërritën para orës 9 në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe po ndjekim në kufje të gjithë procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Në foton e mësipërme, shihen të ulur pranë njëri tjetrit e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott. I pari që është duke prezantuar platformën për kreun e SPAK është kandidati Adnan Xholi, i cili po iu përgjigjet dhe pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.

4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK./ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

“SPAK të mos hetojë korrupsionin në shifra të vogla”, Xholi: Nevojitet shtim i numrit të prokurorëve

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
adnan xholi

TIRANË- Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, gjatë prezantimit të platformës së tij, kërkoi shtimin e numrit të prokurorëve, dhe heqjen e korrupsionit në shifra të vogla si pjesë e juridiksionit të këtij institucioni.

“Vizioni im ka të bëjë me krijimin e një institucioni sa më efektiv, të besueshëm nga ndërkombëtarët. Synimi im është të rrisim cilësinë e hetimeve dhe të ruajmë standardet më të larta. Cila është sfida? Zgjidhja e statusit të prokurorëve. Deri tani ka mbetur në vesh të shurdhër. Do të insistoj bashkë me ju që statusi i prokurorit të posaçëm të marrë zgjidhje. Nuk e kam për veten, por për kolegët e tjerë. Disa prokurorë janë të shkrirë; nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar nuk duhet të shkojë dëm.

Janë përballur me grupet më të rëndësishme kriminale dhe me zyrtarë të lartë, duhet t’u qëndrojmë pranë. Do të humbasë ekspertiza, memoria. Nuk varet nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe proceset zgjasin jo me muaj, por me vite; kushdo që të vijë do ta ketë të pamundur. Që mos të jemi përballë drejtësisë së mohuar, duhet patjetër të shtohet numri i prokurorëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme të Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh Xholi.

I pyetur nga anëtari i KLP, Vate Staka, nëse mendon se SPAK duhet të mbetet një njësi elitë e akuzës dhe a do të prekej ky status nga shtimi i numrit të prokurorëve, Xholi u përgjigj: “Çështjet në SPAK zgjasin me muaj dhe vite. Jo pa qëllim kërkova që duhen patjetër ndryshime të kompetencës lëndore, sidomos për sa i përket korrupsionit me shifra të vogla. Duke u ruajtur ekuilibri mes ndryshimit të kompetencës lëndore dhe shtimit të prokurorëve, do të arriheshin më shumë rezultate”.

5 MUAJ ME PARE

Adnan Xholi kujton çështjet e nxehta që ka hetuar: Dy biznesmenë u detyruan të hapnin varet e tyre

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
adnan xholi ne kpk

TIRANË- Prokurori Adnan Xholi, teksa prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK, u ndal në një sërë çështjes të rëndësishme që ka hetuar gjatë karrierës së tij 27 vjeçare në sistemin e drejtësisë. Xholi, i cili e ka nisur karrierën e tij si prokuror në Gjirokastër, u ndal te disa prej ngjarjeve më të bujshme që ka hetuar, që lidhen kryesisht me krimin e organizuar, dhe vrasje që kanë tronditur vendin. Ai u ndal te rrëmbimi i dy biznesmenëve në Gjrokastër, si dhe masakrat e vitit 1997.

“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.

Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami, por mundën të marrin 25 milionë. Hetimi ishte i pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”, u shpreh Adnand Xholi.

Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”. 

5 MUAJ ME PARE

Adnan Xholi zbulon platformën për kreun e SPAK: Të intesifikohen hetimet pasurore, kam kërkuar arrestimin e dy deputetëve…

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
adnan xholi

TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka zbuluar platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Xholi gjatë fjalës së tij u shpreh se plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të SPAK, ndërsa u ndal shkurtimisht dhe në çështjet kryesore të karrierës së tij, kryesisht goditjen e personazheve të botës së krimit, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Xholi u shpreh gjithashtu se SPAK është familja e tij e dytë, me të cilën kalon më shumë kohë se me familjen biologjike, ndërsa tha se ka ardhur koha që kjo prokurori krahas hetimeve penale, të ketë në fokus dhe hetimet pasurore. Xholi u shpreh se gjatë detyrave të tij ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë, dhe më pas ka kërkuar arrestimin e tyre. Prokurori Xholi i referohet hetimeve të zhvilluara në Mars 2015 ndaj ish-deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

"Falë angazhimit personal kam realizuar rezultate konkrete në goditjen e krimit. Do t’i mbështes kolegët e mi në çdo situatë. Punën e kemi me njëri-tjetrin. Më shumë qëndrojmë me ta se me familjen biologjike", u shpreh Xholi mes të tjerave gjatë fjalës së tij. 

Adnan Xholi: Nga ana formale besoj se plotësoj të gjitha kriteret që parashikon rregullorja, besoj se kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet me të rëndësishme për reformës në drejtësi. Në vitin 2021 jam emëruar prokuror i Prokurorisë së Posaçme.

Jam 50 vjeç, kam përfunduar studimet në 1996. Kam ushtruar funksione në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Prokuror në PP, 2013–2019, Drejtor i Drejtorisë së Hetimeve Penale dhe i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Në vitin 2021 emërohem prokuror në SPAK.
Në vitin 2013 – Doktor i Shkencave Juridike.
Angazhim akademik i përhershëm – Procedurë Penale.

Nga 2013 e në vijim jam angazhuar si pedagog i jashtëm pranë shkollës së magjistraturës.

SPAK ndodhet në fazë të rëndësishme të konsolidimit, implementimi i strategjive të intitucionit lidhet drejtpërdrejtë me përmbushjen e misionit, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtyarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Po aq e rëndësishme është mbrojtja dhe integriteti i pavararësisë së SPAK, mbrojtja e magjistratëve, prokurorë që u bëhen për shkak të detyrës.

Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit dhe gjej rastin të shpreh mbështetjen maksimale, jam krenar që punoj me ata dhe do i mbështes në çdo situatë të aktivitetit të institucionit pavarësisht votimit të sotëm.

Krahas sukseseve që kjo strukturë ka arritur ka ardhur koha të vijohet me hetime të mëtjeshmme, cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale ashtu edhe me hetimet pasurore me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e asteeve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë.

4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK./ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

Sot zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, 4 emrat në garë, zbarkojnë në KLP përfaqësuesit e BE dhe SHBA

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut!
4 kandidatet per kreun e SPAK

TIRANË- Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të nisë mbledhje ku do të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, dhe do të nisë me prezantimin e platformave të katër kandidatëve në garë, sipas rendit alfabetik. Procesi po ndiqet me interes të lartë dhe nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri, ndërsa një pjesë e diplomatëve kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në KLP. E para që mbërriti ishte përfaqësuesja amerikane, Nancy Van Horn. Më pas në ambientet e KLP mbërriti edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK.

PROFILET E 4 KANDIDATEVE 

Adnan Xholi

Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.

Klodian Braho

Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.

Elvin Gokaj

Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.

Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.

Doloreza Musabelliu

Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI 

Poll

MOS HUMB