LIVE UPDATES

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe djali problematik i ish-deputetit të PS! Sekuestrohen mijëra euro dhe sende me vlerë (EMRAT)

➤Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 14 masa sigurie për anëtarët e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. ➤Në mesin e personave të arrestuar janë disa anëtarë të fisit Rraja, përfshirë Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist. ➤Në pranga kanë rënë 10 persona, 4 janë shpallur në kërkim, dhe 3 prej të dyshuarve iu është komunikuar masa në qeli, për shkak se janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale. ➤Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. ➤Sipas SPAK, grupi ka trafikuar 2 tonë marjuanë e 475 kg kokainë në 3 episode të ndryshme. ➤Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të fisit Rraja u gjetën dhe u sekuestruar 415 mijë ishin në euro, automjete dhe ora Rolex. 

6 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Mijëra euro "të paketuara", jelek antiplumb, armë dhe automjete, dalin pamjet e arrestimit të "Rraja"-ve (VIDEO)

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe
pamje: parate e sekuestruara dhe arrestimit

TIRANË- Pamjet që shini në video tregojnë momentin e arrestimit të disa personave në kuadër të operacioni të SPAK në Nikël. Policia e Shtetit ka dalë gjithashtu me njoftim zyrtar, teksa bën me dije ekzekutimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për 10 persona, të cilët dyshohet se kanë vepruar të organizuar si grup i strukturuar kriminal dhe kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë në shtete të BE-së. 

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia, duken shumat e parave të sekuestruara. Gjithashtu gjatë kontrolleve në këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;

Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;

S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;

M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;

A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

5 MUAJ ME PARE

Operacioni në Nikël/ SPAK me njoftim zyrtar: 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim, "u zbërthyen" nga Sky Ecc

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë më njoftim zyrtar në lidhje me operacion antidrogë të ditës së sotme në Nikël, ku u godit klani i "Rrajave". SPAK bën me dije se në pranga kanë përfundur 10 persona, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

SPAK ka zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, në episode të ndryshme. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”,  ndërsa hetimi ndaj tyre ka të bëjë me tre raste të trafikut të marijuanës dhe kokainë në Gjermani, Holandë dhe Turqi.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë, si dhe makina luksoze, armë, ora Rolex dhe dokumente të ndryshme,

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sot, më 10.12.2025, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 (dhjetë) personat nën hetim: I. S.(alias X.,), R. Rr., A. N (alias L. S.,), P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.,), A. Gj.(alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës. Policia gjyqësore ka ekzekutuar 11 (njëmbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

415.000 Euro
7000 Dollarë Amerikanë
1.000.000 Lekë
11 aparate telefonash celularë
3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMë X-5, Range Rover, Volksëagen golf 6),
1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
1(një) jelek antiplumb
1(një) palë dylbi
1(një) orë ROLEX
1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga hetimet e deritanishme kanë rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S. (alias X.), A. N. (alias L. S.), H. S. (alias X., alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B., të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

–      Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–      Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

–      Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

5 MUAJ ME PARE

SPAK "mësyn" në banesat e "Rraja"-ve, u sekuestruan 415 mijë euro, armë, automjete dhe "Rolex"-a

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe
spak

TIRANË- SPAK ka urdhëruar mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të gjerë në Nikël, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”, ku 6 persona përfunduan në pranga. Operacioni ka vijuar që prej orëve të mëgjesit me kontrolle në banesa të ndryshme të anëtarëve të fisit Rraja.

Mësohet se gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar vlera prej 415 mijë eurosh, si dhe shume të tjera në lekë dhe dollarë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa armë zjarri, automjete dhe ora 'Rolex'. 

Autoritetet kanë lëshuar urdhërarreste për disa persona, të cilët akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Në mesin e personave të arrestuar është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. 

Konkretisht janë lëshuar 14 urdhër-arreste, prej të cilëve janë ekzekutuar 6 prej tyre:

1- Marvin Bushati

2- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3- Sokol Qaja

4- Gazmir Rraja

5- Perparim Rraja

6- Rexhep Rraja

Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja. Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë. /ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

Goditja e klanit “Rraja”, grupi doli zbuluar nga bisedat në SKY, 3 prej të dyshuarve iu komunikua masa në qeli

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe
rexhep rraja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, që goditi klanin Rraja, duke çuar në pranga 6 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se masat e sigurisë janë lëshuar me urdhër të prokurorit Adnan Xholi, pas zbardhjes së bisedave që anëtarët e grupit kishin bërë në aplikacionin e inkriptuar të bisedave “SkyECC”.

Grupi “Rraja” ka qenë në fokus të institucioneve prej vitesh, për dyshime lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale. Sipas burimeve, personat e përfshirë dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe operacioni i sotëm synon goditjen e të gjitha hallkave të aktivitetit të tyre kriminal. Kontrolli i banesave dhe procedurat e tjera janë ende në zhvillim dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Deri tani janë ekzekutuar masat e sigurisë për 6 persona, mes tyre dhe Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist. Në mesin e personave që u janë komunikuar masat e arrestit me burg, janë dhe 3 të burgosur, që aktualisht janë në qeli të dyshuar për vepra të tjera penale.

Burime bëjnë me dije se masat e sigurisë u janë komunikuar në qeli shtetasve: Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo.

7 personat e vënë në pranga

1-Marvin Bushati

2- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3- Sokol Qaja

4- Gazmir Rraja

5- Perparim Rraja

6- Rexhep Rraja

7- Zamir Aliaj

Në kërkim

1-Ervis Shuli

2-Bujar Sefa

3-Hajdar Sefa

4-Vildan Baroku

Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja.

Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë. /ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

Nga djegia me cigare e Xhisiela Malokut, te droga, kush është Rexhep Rraja, djali problematik i ish-deputetit socialist

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe
arrestimi i rexhep rrajes ne 2018

TIRANË- Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohet si anëtar i një grupi kriminal që operonte në fushën e lëndëve narkotike.

Rraja ka rënë në pranga së bashku me 5 persona të tjerë, disa prej tyre të afërm të tij, ndërsa kjo nuk është hera e parë që djali i ish-deputetit socialist përfshihet në ngjarje kriminale. Ai është i njohur për historinë me të dashurën e tij Xhisiela Maloku, të cilën e ka dhunuar dhe djegur me cigare, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2018.

Rraja u arrestua në Shtator të atij viti, me akuzën e dhunës dhe përndjekjes, dy ditë pasi në trupin e të resë ishin konstatuar shenja dhune dhe djegie. Një tjetër ngjarje ku u përfshi Rexhep Rraja, ishte dhe dhunimi masiv që ndodhi në zonën e Borizanës, ku ai së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, rrahën me shkopa bejsbolli në ambientet e një lokali kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

Ndaj Rexhep Rrajës asokohe u lëshua masa e sigurisë e arrestit me burg në mungesë. Ngjarja e rëndë ku u përfshinë dhevëllezërit e ish-deputetit, detyroi asokohe Rrahman Rrajën që të hiqte dorë nga mandati i deputetit, ndërsa i gjithë zinxhirin drejtues i Policisë së Krujës u shkarkua.

Dhuna e ushtruar nga anëtarët e fisit Rraja u dënua asokohe dhe nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili e cilësoi ngjarjen të papranueshme, ndërsa Rraja u detyrua të kërkonte ndjesë në emër të familjarëve të tij, një pjesë e të cilëve i shpëtuan policisë, e më pas morën masa të zbutura edhe nga Prokuroria.

Por megjithë implikimet e shumta, të vëllezërve dhe nipërve Rraja, ata kanë mundur që të ngrejnë një ‘perandori’ edhe në fushën e trafikut të drogës, derisa tashmë një pjesë e tyre kanë rënë në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

SPAK godet klanin ‘’Rraja”, 6 persona në pranga, mes tyre dhe djali i ish-deputetit

SPAK godet “klanin Rraja”: 14 masa sigurie, 10 në pranga edhe
rrahman rraja

TIRANË- Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Krujës, kanë zhvilluar një operacion që ka çuar në pranga 6 persona, të lidhur me fisin Rraja. Në mesin e personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Dyshohet se personat e arrestuar vepronin në kuadër të grupit kriminal, por ende nuk ka detaje për krimet që ata akuzohen.  

6 personat e vënë në pranga

1-Marvin Bushati

2- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3- Sokol Qaja

4- Gazmir Rraja

5- Perparim Rraja

6- Rexhep Rraja

Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja.

Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB