Trondit familja e 15 vjeçarit që vdiq: Gjatë operacionit ukën dritat! Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë!
DURRËS- Vrasja e 15-vjeçarit Erion Boba nga bashkëmoshatari i tij në Durrës ka tronditur opinionin publik. I mituri është qëlluar me thikë, duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe prej gati 10 ditësh trajtohet në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, megjithëse nuk ia doli të mbijetonte.
Fillimisht i mituri është dërguar në spitalin e Durrësit, ku sipas familjarëve, janë përballur me kushte të rënda. Ata kanë zbuluar detaje tronditëse, teksa thonë se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale së cilës i është nënshtruar 15-vjeçari, është ndërprerë energjia elektrike. Në kushte të tilla, stafi mjekësor është detyruar të ndërpresë operacionin dhe të kërkojë transport urgjent drejt Tiranës. Sipas tyre, situata ishe kaotike. Familjarët kërkojnë hetim për neglizhencë dhe mungesë të kushteve bazë, duke akuzuar institucionet për ‘heshtje dhe mbulim të së vërtetës’. Sipas tyre, gjendja dhe kushtet e spitalin kanë ndikuar rëndë në përkeqësimin e gjendjes së të miturit.
“Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje”, është shprehur një familjarë i të miturit.
Gjithashtu, halla e 15-vjeçari ka konfirmuar kushtet fatale në spitalin e Durrësit, ku nuk kishte as ashensor për emergjencat. Sipas saj, për 5 ditë askush nuk u afrua për të ndihmuar.
"Po. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat", u shpreh halla e të ndjerit në një prononcim për JOQ.
Nga ana tjetër, ka reaguar Spitali i Durrësit, duke sqaruar publikun mbi pretendimet e familjarëve. Spitali bën me dije se në sallë nuk ka pasur ndërprerje energjie, duke shtuar se sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
DEKLARATË PËR SHTYP
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.
Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI
“Një grua dëshmitare okulare”/ Flet babai i 15-vjeçarit që u vra në Durrës: Djali im nuk kishte lidhje, shkoi për shokët dhe...
DURRËS- 15-vjeçari Erion Boba humbi jetën pas disa 9 ditësh në intubim, ngjarje që ka tronditur opinion publik, ndërsa familjarët e të miturit i ka lënë të shaktërruar nga dhimbja. Adem Boba, babai i 15-vjeçarit ka rrëfyer për mediat detajet e ngjarjes, duke deklaruar se djali i tij nuk ka pasur konflikt. Ai ka treguar se ditën e ngjarjes djali i tij ishte nisur për në punë dhe se nuk kishte lidhje me konfliktit, madje ai ka shoqëruar shokët e tij të cilët i kishin kërkuar ndihmë atij.
Në atë që do të ishte 'sqarim' mes të konfliktuarëve, sipas babait të të mitur kanë qenë 6-7 çuna nga të dyja palët, ndërsa djali i tij 15-vjeçar përfundoi duke u sulmuar me thika. Sipas asaj që i ka treguar djali tjetër i familjes, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në sherr, pretendohet se një grua ka qenë dëshmitare okulare.
"Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Kanë qenë 6-7 çuna nga të dyja palët. Djali i madh tha njërin e njoh si fytyrë por jo si emër, domethënë nuk kanë patur kontakte me ato çuna që të njihen në lagje. Çunat që janë konfliktuar me djemtë e mi janë pak më të spostuar se nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Me shpiritn tim e pata bërë si marrëveshje se nëse do të shpëtonte djali im do e falja atë. Tani ndryshojnë gjërat se nuk e di, nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Unë nuk po them për gjakëmarrje se ndoshta funksionon ligji dhe nuk ka nevojë që të ndërhyj unë, por kërkoj atë që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë meqë jam në Shqipëri. Përndryshe më mirë të kishim kërkuar azil të iknim krejt prej këtu. Nuk e ka gjetur gjë çunin prej punës e ka gjetur prej thikës. Ndoshta mund të më paragjykoje ndonjë se pse e ke çuar fëmijën në punë, por unë nuk ia kam ndërprerë shkollën. Në shkollë ka shkuar, mbasdite punonte me kohë të reduktuar. Edhe nëse donte të bënte pushim, kur donte bisedonte me pronarin dhe dakordësoheshin bashkë”, ka thënë baba i Erionit.
Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI
VD- Pllakos heshtja në banesën e familjes Boba në Durrës, Erioni do të prehet në Bulqizë: Ta bësh djalin 15-vjeç dhe të ta vrasin…
DURRËS- Banesa ku jetonte familja Boba në zonën e ish-Kënetës Durrës, është sot e braktisur, për shkak se trupi i Erionit 15-vjeçar do të varroset në Bulqizë, nga ku ishte dhe origjina e prindërve të tij. Familja ishte shpërngulur 3 vite më parë në Durrës, për një jetë e edukim më të mirë për fëmijët, njëri prej të cilëve iu vra në mënyrë barbare nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët e zonës, pore dhe shokët e lagjes së të miturit, i cili për ditë më radhë u dergj në QSUT, pa mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra me thikë, pas një sherri që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.
“Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.
Ndërkohë që një prej shokëve të Erionit, me të cilin qëndronin në të njëjtën lagje u shpreh: “E kam pasur shok në lagje dhe më erdhi shumë gjynah. Ishte djalë shembullor. Ka qenë djalë shumë i mirë, se di… djalin tjetër (autorin) nuk e njoh. Erionit i pëlqente të bëhej mekanik.”
Pronarja e shtëpisë ku jetonte familja Boba, e përshkroi Erionin si djalë të urtë dhe të sjellshëm.
“Jemi tronditur të gjithë. Ta bësh djalin 15 vjeç… kur ta merr Zoti ta merr… te kabina e kanë varrë afër shtëpisë. Kanë tre vite që jetojnë në shtëpinë me qira. Erioni djalë i urtë, i sjellshëm. Ta varin atje në litar, kam rritur 5 fëmijë dhe s'ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë”, u shpreh ajo.
Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI
“Nipi ynë u vra dy herë”, trondit gjyshja e Erionit që u dergj në QSUT: Në shkolla flitet për ‘gjinitë’, fajtorët lirohen pas dy vitesh
TIRANË- Erion Boba, 15-vjeç, ndërroi jetë dje në QSUT, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij në qytetin e Durrësit. Gjyshja e tij, në një letër prekëse për gazetaren Klodiana Lala, shprehet se nipi i saj u vra dy herë, njëherë nga bashkëmoshatari i tij, dhe njëherë tjetër nga shteti, që nuk bëri asnjë përpjekje për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve, dhe për tiu gjendur pranë në këto momente tragjike. Gjyshja e tij shprehet se në vend që në shkolla të funksionojnë psikologët dhe kontrolli mbi aktet e dhunshme të të rinjve, shteti dhe politika shqiptare kanë si axhendë më të rëndësishme që të flasin për gjinitë.
Letra e gjyshes së Erionit
Ai u vra dy herë!
Një herë nga vrasësi dhe një herë nga shteti
Asnjë reagim as nga policia,as nga media,as psikolog për të afërmit,jemi në një dhimbje që nuk po kemi më zemër ta mbajmë…kam ditë që përpiqem ta bëj mediatike të vërë dorë shteti apo dikush tjetër dhe të gjithë u vonuan,të gjithë panë një tjetër gjë më të rendesishme (politikën që po vret të rinjtë tanë)
O moj Shqipni, e mjera Shqipni…
Unë jam poete dhe po mbaj zemrën me dorë, po lutem të kemi tjerët…por më ka shkuar frika në palcë…kur do ndalojnë këto dhimbje, këto plagë për Shqipërinë tonë, për ne nënat që na dridhen këmbët…ku është ligji?
Pse dalin fajtorët nga burgu pas dy vjetësh?
Pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie, jo për “gjinitë”.
Pushtetarët po vrasin kombin shqiptar…dhe unë këtë do ta them në çdo ditë timen, në çdo shkrim e varg…unë nuk do mundet askush të më ndalojë derisa të mos vriten më fëmijë në kombin tim. Jemi bërë me trauma…edhe media ka fajet e veta…populli (Ne)nuk dimë më ku ta kërkojë të drejtën… gjithsesi më lër të tfalenderoj që mu përgjigje në telefon dhe me mesazhe…fati i Erionit tonë paska qenë bota e përtejme, sepse në këtë botë paska kriminela kudo.
Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI
Bashkëmoshatari e plagosi me thikë pas sherrit në 'TikTok', humb jetën pas 9 ditësh 15-vjeçari
TIRANË-15-vjeçari i cili u plagos më 25 nëntor nga një bashkëmoshatar në Durrës ka humbur jetën. Adoleshenti u godit 4 herë me thikë nga një 14-vjeçar pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok.
15-vjeçari u dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të plagës që kishte në zemër. Mjeku kirurg Fitim Shini, i cili ishte duke u kujdesur për të, në një prononcim për mediat shpjegoi se gjendja shëndetësore e të miturit ishte e rëndë. Pas operacionit, ai u vendos në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.