LIVE UPDATES

KUVENDI në 'luftë'-Përplasje fizike mes deputetëve, Noka i hedh letra Ballës, Kreka godet me bllok ish-ministrin Hoxha, PS voton e vetme

♦Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot mes kaosit seancën plenare, pas shtyrjes së mbledhjes së mëparshme. ♦Zhurmë, bojkot, përplsaje fizike mes deputetëve të PD dhe PS dhe votim i rendit të ditës, kjo ishte panorama e Kuvendit në 1 orë seancë. ♦Që në nisje të seancës, opozita bllokoi foltoren, duke shprehur mbështetjen ndaj studentëve dhe protestave të tyre. ♦Tensionet e para u shënuan mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla. Noka i hoqi mikrofonin Ballës, ndërsa i hodhi edhe letra drejt fytyrës. Seanca u ndërpre, për tu rikthyer sërish mes kaosit, ku kryeparlamentari Niko Pelishi mes bojkotit të opozitës hapi votimin e projektligjeve në rend dite. ♦Noka tentoi t’u marrë kartonët deputetëve të mazhorancës ndërsa ata votonin, ndërsa salla e Kuvendit u kthye në arenë 'lufte' me përplasje fizike mes deputetëve. Deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi ish-ministrin Ervin Hoxha duke e shtyrë dhe qëlluar me bllokun e votimit, ndërsa në sfond dëgjoheshin sharje banale.♦Seanca u mbyll mbas një ore.

4 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

KAOS në Kuvend! Demokratët godasin tavolina, Pelishi kalon në votim, Noka merr kartonët e mazhorancës

KUVENDI në 'luftë'-Përplasje fizike mes
pamje nga kuvendi

TIRANË-Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita ka përmbysur karriget dhe ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren. Mes kaosit kryeparlamentari Niko Peleshi ka kaluar rendin e ditës për votim. Vendimi i PS  ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka marrë deputetëve të Partisë Socialiste kartonat jeshilë të votimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

1 ORE ME PARE

Nis me debate Kuvendi! Opozita bllokon foltoren, Noka i hedh letra fytyrës Ballës, ndërpritet seanca

KUVENDI në 'luftë'-Përplasje fizike mes
pamje nga kuvendi

TIRANË-Seanca e Kuvendit ka nisur me tensione, ku në momentin që kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Deputetët e opozitës kanë mbajtur në duar fotografi të studentëve të dhunuar.

Situata është tensionuar ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë që Balla mori fjalën, pranë tij u afrua Flamur Noka, i cili i mori kartën dhe i bllokoi mikrofonin. Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit tha se Policia e Shtetit po bën punën e vet në protestë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

2 ORE ME PARE

Policia, kordon sigurie rreth Kuvendit, vendoset edhe një zjarrfikëse në oborr

KUVENDI në 'luftë'-Përplasje fizike mes
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Në pritje të seancës plenare, godina e Kuvendit është rrethuar nga efektivët. Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Në oborrin e Parlamentit është parë të futet edhe një zjarrfikëse.

Masat e shtuara vijnë, teksa të rinjtë dhe studentët kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

4 ORE ME PARE

Deputetët në seancë plenare, studentë dhe pedagogë mblidhen para Parlamentit

KUVENDI në 'luftë'-Përplasje fizike mes
foto ilustruese

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenate në orën 10:00. Javën e kaluar seanca e Kuvendit u shty si pasojë e trazirave dhe tensioneve të zhvilluara gjatë protestës së studentëve, ku edhe Kryesia e Kuvendit u përfshi nga sulmet. Seanca do të shoqërohet nga protesta e thirrur nga studentë e pedagogë, të cilët në ditën e 10-të tubimeve do të mblidhen para godinës së Parlamentit. Prej 9-ditësh Tirana ndodhet në 'duart' e studentëve dhe protestuesve.

Sa i përket seancës pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Sipas rendit zyrtar të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, më 20 tetor, janë parashikuar edhe interpelanca të tjera.

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar gjithashtu interperlancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe  ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Në seancën e së enjtes do të shqyrtohen edhe disa projektligje, mes tyre ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave, si dhe ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe projektligjin për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB