LIVE UPDATES

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e Ramës, pedagogët 'u vënë kyçin' universiteteve publike

♦Dita e nëntë e protestës studentore filloi me bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit. ♦Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi njoftoi se e njëjta situatë do të vazhdojë derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të jepet përgjigje për kërkesat e studentëve. ♦Ndërkohë edhe sot, kreu i qeverisë Edi Rama vendosi karrige para Kryeministrisë me thirrjen për dialog por sërish, pedagogët e protestuesit e kanë refuzuar duke hedhur karriget. ♦Deri në këto momente, ndryshe nga ditët e mëparshme, dita e nëntë e protestës po zhvillohet në qetësi dhe pa tensione. ♦Pas qëndrimit për mbi një orë te Ministria e Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

6 artikuj për këtë temë.
16 MINUTA ME PARE

Pa gurë dhe pa ujë me presion, vijon në tone paqësore protesta sot në Tiranë (VIDEO)

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e
marshimi ne tirane

TIRANË- Ndryshe nga ditët e mëparshme, dita e nëntë e protestës po zhvillohet në qetësi dhe pa tensione. Pas qëndrimit prej më shumë se një prë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Aktualisht, situata paraqitet e qetë dhe protesta po vijon në mënyrë paqësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mëngjesin e sotëm, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, studentëve dhe të rinjve u janë bashkuar edhe pedagogët./ZËRI

5 ORE ME PARE

Rama i vendosi për dialog, protestuesit e refuzojnë, ia hedhin karriget drejt Kryeministrisë

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Pedagogë e protestues kanë refuzuar sërsh ftesën për dialog të kryeministrir Edi Rama. Njejtë si një ditë më parë Rama vendosi karrige para Kryeministrë, por protestuesit i rrëzuan edhe sot karriget e vendosura si thirrje për dialog. Pjesë e protestët të studentëve janë edhe pedagogët të cilët janë vendosur për të dytën ditë radhazi para Kryeministrisë në mbështetje të studentëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

5 ORE ME PARE

'Bojkot deri në plotësimin e kërkesave', Sindikata e Pedagogëve: Ndalni dhunën ndaj studentëve

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e
Aleksandër Kovaçi

TIRANË-Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi ka lexuar para mediave vendimin e Kryesisë së Sindikatës, për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit. Kreu i Sindikatës njoftoi se e njëjta situatë do të vazhdojë derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të jepet përgjigje për kërkesat e studentëve. Kovaçi ka theksuar se do të mbështesin studentët, ndërsa ka kërkuar që të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj çdo pedagogu që merr pjesë në protestë.

Deklarata:

Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët. Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë.

Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj. Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një mendim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar. Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje

6 ORE ME PARE

Protesta e studentëve/ Dalin sot para Gjykatës së Tiranës 58 protestues, do të njihen me masën e sigurisë

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e
pamje nga Gjykata

TIRANË-58 prej të arrestuarve gjatë protestave studentore do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. Gjykata Penale e Tiranës një ditë më parë liroi nga qelia 28 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke caktuar për të gjithë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjykata nuk ka publikuar emrat e personave që do të dalin përpara saj, ndërsa prindërit paraqiten pranë ambienteve të gjykatës dhe pyesin për fëmijët e tyre.

7 ORE ME PARE

Protesta e studentëve/ Pedagogët shpallin bojkotin e mësimit në universitetet publike

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e
pamje nga protesta (20 tetor)

TIRANË-Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë. Bojkoti nis nga sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, ndërsa pedagogët, sikurse ditën e djeshme, do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik.

Në njoftimin zyrtar, sindikata shprehet se studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, sigurinë e jetës dhe pronës, si dhe llogaridhënien. Sipas saj, përgjigjja ndaj kërkesave të tyre ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna. Rikthimi në auditor do të jetë, pasi studentët të marrin përgjigjen që meritojnë, thuhet në njoftim.

“Arsyet e bojkotit: Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj. Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe, që nga 13 tetori dhe në vijim, edhe dhuna ekstreme. Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë. Pedagogët ndajnë të njejtat oipinione me studentet në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë etj. Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet. Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë”, thuhet në njoftim.

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e

Lëvizja vjen një ditë pasi pedagogët nisën protestën në mbështetje të studentëve.

8 ORE ME PARE

'Dora ime është e shtrirë'! Rama nxjerr sërish karrige para zyrës: 1001 halle por dhuna është krim, distancohuni

'As karrige, as dialog'! Protestuesit refuzojnë ftesën e
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karriget me mbishkrimin 'DIALOG' para kryeministrisë. I vendosur para zyrës së tij, Rama deklaron se një ditë më parë thirrja për bisedime mori përgjigjen e dhunës, ku gjatë tubimit të studentëve dhe pedagogëve karriget e vendosura para kryeministrisë u thyen. Kreu i qeverisë thekson se dora e tij është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe. 

Rama deklaron se e drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna është krim. Me thirrjet për distancim nga aktet e dhunës, Rama njofton se çdo dhunues do të marrë përgjigje ligjore dhe financiare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që ndajnë një atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri.

Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë dhe që mendon ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por çdo gjë që kërkojmë më mirë, më shumë dhe më shpejtë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna, duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distancohuni nga dhuna dhe çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë konstante, ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë. Në Shqipëri gjithësecili do të ketë vendin e vet, por nga ana tjetër liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike e paqësore.

Sot protestat e studentëve të shoqëruara me trazira, përplasje mes efektivësh, shkatërrime të bizneseve dhe institucioneve publike, shënojnë ditën e 9-të radhazi./ZËRI

Poll

MOS HUMB