LIVE UPDATES

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në Vuno! 2 Shtatori ditë zie kombëtare

➤Miq, politikanë dhe qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paçmueshme me filmat dhe dokumentarët e tij. ➤Qeveria e shpalli ditën e sotme, ditë zie kombëtare, ndërsa pjesë e homazheve që u mbajtën në Teatrin e Operas dhe Baletit ishin krerët më të lartë të shtetit shqiptar. ➤Regjisori do të prehet në Vuno, në fshatin e tij të lindjes, duke respektuar amanetin që iu kishte lënë familjarëve të tij.

4 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

“Deputet dhe ministër kulture i PD-së”, Berisha: Anagnosti u angazhua në përmbysjen e diktaturës

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në
Berisha duke folur per mediat

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Berisha u shpreh se Anagnosti u angazhua për përmbysjen e diktaturës dhe do të jetë gjithnjë pjesë e memories së kombit shqiptar.

Berisha: Dhimitër Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës! Do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit

Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit.

Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve.

Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij.

Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike.

Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.

Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në
Sali dhe Liri Berisha duke ngushelluar familjaret

Pjesë e homazheve, që do të vijojnë deri në orën 13:00 janë bërë dhe një sërë personalitetesh të artit dhe kinematografisë shqiptarë, ndërsa Anagnosti do të prehet në vendlindje, në fshatin Vuno. Ka qenë amaneti i tij që banesa e fundit të jetë pikërisht fshati i lindjes së regjisorit. /ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Homazhet për Anagnostin, Rama shfaqet i vetëm në ceremoni

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në
edi rama

TIRANË- Kanë nisur në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Ndër të parët që kreu homazhe në nderim të regjisorit, që cilësohet si babai i kinematografisë shqiptare, ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në

Kryeministri u shfaq i vetëm, teksa shprehu ngushëllimet për familjarët dhe shkroi në librin e kujtimeve. Më herët Këshilli i Ministrave vendosi që 2 Shtatori të shpallej ditë zie në nderim të regjisorit, ndërsa flamujtë do të qëndrojnë në gjysmështizë.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në
familja e regjisorit

Pjesë e homazheve, që do të vijojnë deri në orën 13:00 janë bërë dhe një sërë personalitetesh të artit dhe kinematografisë shqiptarë, ndërsa Anagnosti do të prehet në vendlindje, në fshatin Vuno. Ka qenë amaneti i tij që banesa e fundit të jetë pikërisht fshati i lindjes së regjisorit.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në

Kush ishte Dhimitër Anagnosti

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. 

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vdekja e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 Shtatorin ditë zie kombëtare

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në
Dhimiter dhe Roza Anagnosti

TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë këtë të martë të 2 Shtatorit ditë zie kombëtare, në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Në nderim të tij të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë. Homazhet në nderim të regjisorit dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar në fushën e kinematografisë.

Vendimi:

Vendimim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.

2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.

5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:

– Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
– Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Brendshëm;
– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Në karrierën e tij 40-vjeçare Anagosti ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë. Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Në shtëpinë tonë (1979)
Monumenti (1977)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Kur hiqen maskat (1975)
Cuca e maleve (1974)
Përjetësi (1974)
Motive nga dita e diel (1973)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Parafabrikatet (1970)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Në vitin 2021, në 85-vjetorin e tij të lindjes, Anagnosti u dekorua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, 2 shtatori shpallet ditë zie kombëtare

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori do të prehet në
Dhimitër Anagnosti

TIRANË-Sot i jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij. Homazhet në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen sot, 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informoi se ceremonia do të ketë karakter shtetëror dhe do të jetë e hapur për publikun.

Data 2 shtator është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, regjisorit të madh që u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme (1 shtator) në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. 

Poll

MOS HUMB