PREKËSE! Dy motrat u përplasën për vdekje teksa shkonin te vëllai me leuçemi, gjyshja: Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tregjik ku humbën jetën dy motrat, Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe e plagosur mbeti shoqja e tyre Antonela Zhupa. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10-vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.
Në shoqërinë e shoqes ato kishin marrë leje të prindërit të pinin kafe në Sarandë dhe donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”. Fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes.
23-vjeçari, Kevin Nora që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar. Nora po udhëtonte me një mjet tip "Audi", i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Lancia" ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar opinionin publik./ZËRI
FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky është 23-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat
TIRANË- Personi që shihni në foto, është Kevi Nora, 23-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku 20-vjeçe dhe 22-vjeçe. 23-vjeçari u arrestua ditën e sotme nga policia për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Mësohet se Nora se punon si specialist në Ministrinë e Brendshme.
Kevin Nora po udhëtonte me një mjet tip "Audi", i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Lancia" ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, shoferi 23-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentn. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./ZËRI
FOTO/ Këto janë dy motrat që humbën jetën në lulë të rinisë, njëra prej tyre studente mjekësie! Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin
DELVINË- Elvisa Dhimaku 22-vjeç dhe motra e saj Rozina Dhimaku 20-vjeç, janë dy të rejat të cilat humbën jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në aksin Delvinë-Sarandë, ndërsa 24-vjeçarja Antonela Zhupa mbeti e plagosur rëndë.
Tre vajzat po udhëtonin me një automjet tip "Lancia" që drejtohej nga 20-vjeçarja, ndërsa motra e saj ishte pasagjere. Kjo e fundit, mësohet se ishte studente e mjekësisë. Ndërkohë, 24-vjeçarja është e vetmja që i ka shpëtuar aksidentit tragjik. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se mjeti i viktimave është përplasur me një makinë tjetër e drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora, i cili u arrestua nga policia. Blutë bëjnë me dije se 23-vjeçari rezultoi se ka qenë i dehur gjatë aksidentit: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.
"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.", njoftoi sot policia.
Ende nuk dihen detaje, por paraprakisht dyshohet se shoferi në gjendje të dehur është futur në krahun e kundër të rrugës dhe ka dalë përballë makinës ku udhëtonin tre vajzat. Kjo manovër e tij ka rezultuar fatale për dy motrat, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragji/ZËRI