LIVE UPDATES

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1 Gjeorgjinë, Asllani dhuron 3 pikë për kuqezinjtë

➤ Për herë të parë në histori, Shqipëria ka fituar një ndeshje në Tbilisi. ➤ Kombëtarja Shqiptare e Futbollit pas shumë vuajtjesh ka fituar me rezultatin e ngushtë, 0-1. ➤ Shqipëria ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 48-të në ndeshjen kundër Gjeorgjisë. ➤ Autori i golit ishte mesfushori i Interit, Krisjan Asllani. ➤ Goli erdhi pas një pjesë të parë pa gola. ➤ Njëjtë si Gjeorgjia, në këtë ndeshje, edhe Shqipëria vinte nga një humbje me rezultatin 0-2 kundër Çekisë. ➤ Tani në Ligën B, në Grupin B1 ka 3 skuadra me nga 6 pikë. Në vendin e parë renditet Gjeorgjia, e dyta Çekia dhe në vendin e tretë jemi ne.

5 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Silvinjo: Sot e merituam fitoren! Duka: Kombëtarja nuk rrezikoi në asnjë moment

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Silvinjo dhe Armando Duka

GJEORGJI- Shqipëria siguroi një fitore të vlefshme kundër Gjeorgjisë në fushën e saj, duke triumfuar 0-1 falë një goli të Kristjan Asllanit në fillim të pjesës së dytë. Pas një pjese të parë ku vendasit dominuan, Shqipëria jo vetëm që zhbllokoi rezultatin me golin e Asllanit, por krijoi edhe disa raste të tjera të rrezikshme, megjithëse Bajrami humbi dy mundësi të mira për të shënuar. Falë kësaj fitoreje, kuqezinjtë mbeten ende në garë për vendin e parë në grup. Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi teknik dhanë deklaratat e tyre për "TV Klan".

Silvinjo: Ndeshja e dytë është më e vështirë, sepse ke pak ditë kohë dhe duhet të udhëtosh. Sot e merituam fitoren. Është një grup i vështirë. Të gjitha skuadrat janë të forta. Ka pikë që mund të humben me secilin ekip dhe kjo ka ndodhur shpesh në këtë grup. Ajeti ka bërë një ndeshje të mirë. Balliu dhe Tuci gjithashtu. E gjithë skuadra ka luajtur mirë. I kemi dhënë Bajramit më shumë komoditet në fushë. Tuci është një lojtar që mund t’i jepte pak freski skuadrës. Kemi bërë një bllok të fortë në mesfushë për t’u rinisur përpara. Ishte një ndeshje e fortë, me shpirt dhe sakrificë. Sanjol është një trajner shumë i mirë. E kam përgëzuar. Edhe ai na përgëzoi ne. Sigurisht që është një ndjenjë krenarie që edhe trajneri kundërshtar po na përgëzon punën. Mendoj që Shqipëria dhe Gjeorgjia po luajnë shumë mirë. Gjeorgjia është një skuadër që ka këmbë dhe mund të bëjë gjithçka. Për ne ishte një ndeshje e bukur, të cilën e merituam.

Duka: Çdo ndeshje e ekipit kombëtar është shumë e rëndësishme dhe sidomos në një kompeticion si ky. Jam i lumtur që lojtarët arritën të fitojnë dhe ta merrnin atë që meritonin. Ata meritonin shumë më shumë se këto 2 humbjet e fundit. Kemi një objektiv shumë të vështirë. Kush mendon se kemi dy ndeshje në shtëpi dhe e kemi të lehtë, e ka shumë gabim. Ndoshta kështu e mendoi edhe Gjeorgjia sot. Ukrainën që kemi ndeshjen e parë në Tiranë është ekipi më me kualitet në grup, pavarësisht se është me 3 pikë. Shpresoj të kemi një paraqitje sa më të mirë përpara tifozëve tanë. Nuk më intereson sa ndeshje ka humbur apo ka fituar Gjeorgjia në shtëpi. Më intereson që fituam ne dhe e merituam. Padyshim që nuk mund t’i kemi të gjitha ndeshjet si kjo, pasi përndryshe nuk do të ishim Shqipëria, por do të ishim Spanja. Nuk po them që do të ishim Anglia, sepse edhe ajo humbi me Greqinë. Nëse e mendojmë me gjakftohtësi, Gjeorgjia nuk na rrezikoi në asnjë moment në atë periudhë kur ishim në emocion. I thashë Dakut që duhet ta kishe bërë atë gol dhe të ishim më të qetë. Silvinjo ishte aty dhe më tha që shijon më shumë kështu me emocion.

Shqipëria triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga Kristjan Asllani në minutën e 47-të./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, mes incidenteve dhe tribunës së 'dhunshme' gjeorgjiane!

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Tifozet

GJEORGJI- Ndeshja mes Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë është shoqëruar me mjaft incidente si para po ashtu edhe gjatë kohës që sportistët kanë qënë në fushë. Kjo ndeshje duket se ka qënë mjaft e vështirë si për tifozët shqiptarë por edhe për titullarët e kombëtares.

Tifozët 'kuqezi' që ndodhen në Gjeorgji janë sulmuar dje (13 tetor) nga tifozeria vendase, madje njëri prej tyre ka përfunduar në spital për ndihmë të specializuar.

Si rrjedhojë tifozët kërkuan që të shoqëroheshin nga Policia gjatë rrugës së tyre në stadium për shkak të situatës së tensionuar me tifozët gjeorgjan.

Por për të mos mbaruar me kaq, tifozët vendas kanë goditur me sende të forta edhe futbollistët shqiptar gjatë kohës që luhej ndeshja. Ramadani gjatë një aksioni u godit me një çakmak në kokë nga tribuna gjeorgjane duke e rrezikuar atë për ndonjë lëndim edhe më të rëndë./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

"Dhurata" e Asllanit për të vëllanë

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Kristjan Asllani

GJEORGJI- Kristjan Asllani kaloi Shqipërinë në avantazh ndaj Gjeorgjisë në minutën e 47 në Tbilisi, ndërkohë që festoi me shënimin në bluze “Edhe 100 Leo!”. Leo është vëllai i Kristian Asllanit që mbush 14 vjeç sot. Epo dhuratë më të bukur se kjo nuk mund të merrte!

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani 'gjeti' golin golin e parë të ndeshjes ndaj Gjerogjisë në minutën ë 47-të. Një gol i rëndësishëm që përcakton fatin e rrugëtimit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve ku momentalisht renditet e treta.

Asllani në qershor 2021 u grumbullua për herë të parë në kombëtaren nën-21, ku ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Belgjikës. Sot ai mbetet një nga lojtarët kyç të Kombëtares Shqiptare./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Minuta e 48, shënon Kristjan Asllani, Shqipëria në avantazh ndaj Gjeorgjisë

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Pamje nga ndeshja

TBILISI- Pjesa e dytë me ndeshjen kundër Gjergjisë ka nisur më së miri për Shqipërinë. Në minutën e 48' për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit ka shënuar mesfushori i Intersit, Krisjan Asllani. Një prekje e tij e topit çoi në peshë kuqezinjë në stadium, duke e çuar ekipin edhe më pranë 3-pikëshit.  

MOMENTI I GOLIT: 

 

8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Publikohet formacioni i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo 'dënon' Hysajn dhe Kumbullën

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Kombetarja shqiptare

GJEORGJI- Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë në fushë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.

'Hakmarrje' në Tbilisi/ Shqipëria mposht 0-1
Fotmacioni i plote

 

Mesfusha nuk ndryshon me Lacin-Ramadanin dhe Asllanin, ndërsa Nedim Bajrami luan në krahun e majtë, duke lënë në stol Hoxhën. Asani luan në krahun e djathtë të sulmit dhe surpriza tjetër është Tuci i cili merr vendin e Dakut nga minuta e parë.

Këtë herë Hysaj dhe Kumbulla do e ndjekin ndeshjen nga stoli për shkak se nuk janë përzgjedhur si titullarë nga trajnieri Silvinjo./ ZËRI

Poll

MOS HUMB