LIVE UPDATES

Luan Tabaku u dhunua në mes të ditës në Elbasan por...ngjarja nuk u kallëzua! Konflikt për punësim me 2 "të fortët"?

♦Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, dyshohet se është dhunuar disa ditë më parë në qendër të qytetit. ♦Ngjarja raportohet të ketë ndodhur, rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, më 6 shtator, por u raportua këtë të enjte. ♦Mësohet se rasti nuk ëshë kallëzuar nga vetë i dëmtuari. ♦Ndërkohë që dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar, nuk janë persona të panjohur për autoritetet. ♦Bëhet fjalë për Endri Çopja dhe Horgito Ulqini, dy persona me precentë penalë, të përfshirë në ngjarje kriminale ndër vite. ♦Sipas burimeve, një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin, megjithatë asnjë pistë nuk është e konfirmuar deri më tani. ♦Lidhur me ngjarjen, deri më tani, nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe në vijim pritet edhe një njoftim zyrtar. ♦Ndërkohë, sipas burimeve pranë Policisë së Elbasanit, nuk ka pasur denoncim për rastin dhe se janë informuar nga mediat.

3 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Drejtori i UKT-së u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S'ka denoncim, e pamë në media

Luan Tabaku u dhunua në mes të ditës në Elbasan
luan tabaku

ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, dyshohet se është dhunuar disa ditë më parë në qendër të qytetit, rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, më 6 shtator. Por, ngjarja është raportuar këtë të enjte, 4 ditë pas ngjarjes, pasi Tabaku nuk ka bërë kallëzim në Polici. 

Sipas burimeve, pranë Policisë së Elbasanit, Tabaku nuk bërë asnjë kallëzim për ngjarjen e raportuar sot. Madje, pretendojnë se për rastin jan informuar pas publikimit të media. 

“Në lidhje me informacionin e dhunimit te Drejtorit te Ujësjellësit në Elbasan Luan Tabaku zyrtarisht bëhet me dije se në DVP Elbasan nuk ka asnjë denoncim mbi rastin në fjalë dhe as referim nga ana e Prokurorisë. Kemi informacion për çfarë ka dalë në media dhe po bëjmë veprimet tona, por ligjërisht, për sa kohë nuk ka denoncim apo referim zyrtar nga Prokuroria, nuk mund të ndërmarrim hapa të tjerë procedural”, ka njoftuar policia sipas burimeve për Shekulli.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mes të ditës, ndërsa persona të tjerë të pranishëm, mund të shërbejnë si dëshmitarë. Raportohet se Tabaku është dhunuar nga dy persona dhe gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta. Për pasojë drejtori i UKT-së ka pësuar dëmtime dhe rezulton me dy fraktura në kokë. 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Tabaku është dhunuar nga Endri Çopja dhe Horgito Peqini, dy persona me precendetë penalë dhe me të shkuar kriminale. Deri më tani nuk dihen detajet apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa sipas burimeve, një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin. 

Lidhur me këtë pistë, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre. Por, kjo pistë mbetet e pakonfirmuar.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë person të ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe në vijim pritet edhe një njoftim nga autoritetet./ZËRI

3 ORE ME PARE

E shkuara kriminale, nga atentatet te burgu...Kush janë dy "të fortët" që dyshohet se dhunuan drejtorin e UKT-së në Elbasan

Luan Tabaku u dhunua në mes të ditës në Elbasan
foto ilustrim: horgito peqini

TIRANË- Endri Çopja dhe Horgito Peqini janë dy personat që dyshohet se kanë goditur drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, gjatë një konflikti të ndodhur në mes të qytetit. Një ngjarje që raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së dielës, 6 shtator, por është raportuar këtë të enjte, për shkak të moskallëzimit të të dëmtuarit. 

Dy personat e dyshuar nuk janë emra të panjohur për autoritetet. Bëhet fjalë për dy persona me precedentë penalë, emra të njohur për autoritetet, dhe që rezultojnë të jenë përmendur më herët në ngjarje kriminale të ndryshme.

Por, kush janë Endri Çopja dhe Horgito Peqini dhe çfarë lidhjesh kanë pasur më herët me drejtësinë? 

Endri Çopja është një emër i njohur më herët për autoritetet. Emri tij rezulton si një ndër të arrestuarit për atentatin me eksploziv ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur më 13 janar në Shkodër. Lidhur me këtë ngjarje, Endri Çopja ka qenë nën hetim për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, të mbetur në tentative”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv”. Më pas, për Çopjan, vepra penale është zbutur në “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”. Sakaq, Çopja u la lirë pasi nuk u siguruan prova të mjaftueshme për ta lidhur me atentatin.

Ndërkohë, në rastin e përplasjes me Luan Tabakun, pista që po verifikohet dhe përfshin Endri Çopjan, është një konflikt i mundshëm për punësimin. Pasi, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Tabaku kishte larguar nga puna bashkëshorten e Çopjas në Bashkinë e Elbasanit. Kjo pistë, megjithatë, mbetet e pakonfirmuar dhe është pjesë e hetimit.

Horgito Peqini është personi tjetër i dyshuar në ngjarjen e Elbasanit. Ai është nipi i Eduart Peqinit, i njohur në Elbasan me nofkën “Mandela”. Peqini është liruar nga burgu vetëm pak kohë më parë, ku kishte vuajtur një dënim për një vrasje të ndodhur në vitin 2022. Bëhet fjalë për vrasjen e Madrid Ulqinakut në 17 Gusht në bulevardin e Elbasanit, për të cilën Horgito u arrestua si personi i cili e kishte qëlluar me armë 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Gjatë seancës në gusht të 2022, Horgito mori përsipër aktin e vrasjes, duke kërkuar që të lirohet miku i tij.

Emri i tij është rikthyer tashmë në vëmendje të autoriteteve pas dyshimeve për përfshirjen në sulmin ndaj Luan Tabakut, ndërsa Policia po verifikon rrethanat e plotë të konfliktit, motivin dhe rolin konkret që dy personat kanë pasur në ngjarje.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë person të ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe në vijim pritet edhe një njoftim nga autoritetet./ZËRI

5 ORE ME PARE

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan me sende të forta, dyshime për konflikt punësimi! Dy autorët e dyshuar...(EMRAT)

Luan Tabaku u dhunua në mes të ditës në Elbasan
luan tabaku

ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, dyshohet se është dhunuar nga dy persona në mes të qytetit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, 6 shtator, ndërsa është bërë publike këtë të enjte. 

Edhe pse i dëmtuari nuk ka bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit, uniformat blu kanë nisur hetimet me iniciativë, pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë ku kanë qenë të pranishëm edhe disa qytetarë, të cilët kanë shërbyer si dëshmitarë. Sipas të dhënave paraprake, Tabaku është goditur nga dy persona, të identifikuar si Endri Çopja dhe Horgito Peqini. Dyshohet se gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta, ku për pasojë, mësohet se Tabaku ka pësuar dy fraktura në kokë.

Deri më tani nuk dihen detajet apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa sipas burimeve, një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin.

Lidhur me këtë pistë, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre. Megjithatë, kjo pistë mbetet e pakonfirmuar, ndërsa në fokus të hetimit është edhe e kaluara e dy personave të dyshuar, pasi bëhet fjalë për përfshirje të personave me precedentë penalë.

Emra të njohur për autoritetet, si Endri Çopja. Ky i fundit, është arretuar më herët nga policia si i dyshuar për përfshirjen në atentatin me eksploziv ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2018 në Shkodër, ndonëse u lirua pasi nuk u gjetën prova.

Po ashtu, një tjetër i dyshuar është Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit, i njohur si “Mandela i Elbasanit”. Peqini është liruar nga burgu vetëm pak kohë më parë, ku kishte vuajtur një dënim për një vrasje të ndodhur në vitin 2022.

Por, edhe vetë dretjori i Ujësjellësit, Luan Tabaku, po ashtu rezulton një emër jo pak i njohur në Elbasan. Ai është përfolur më herët për afërsi me Suel Çelën. Vetëm një vit më parë, në prill të 2025, agjentët e BKH-së dhe Policia e Shtetit ushtruan kontrolle në banesën e Tabakut. Disa muaj më vonë, ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të dyshimeve se kishte favorizuar Suel Çelën në tendera publikë.

Ndërkohë, deri më tani, nuk ka asnjë person të ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe në vijim pritet edhe një njoftim nga autoritetet. Ndërkohë, faqja “Lolita” thotë se janë dhunuar 2 drejtorë brenda 10 ditëve në Elbasan, teksa nuk është bërë kallëzim nga vetë personat e dëmtuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB