LIVE UPDATES

Shpërthimi tronditi Tiranën/ Flakët "përpinë" karburantin "Eida", 3 të lënduar! Zjarri nisi nga një makinë brenda karburantit?

♦Një i shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, në pikën e karburantit “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë. ♦Sipas Policisë, dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit ku furnizohen makinat. ♦Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar edhe 3 punonjës të karburantit, të cilët kanë qenë duke furnizuar me gaz një automjet. ♦Tre punonjësit janë transportuar menjëherë në spital, teksa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë në gjendje të stabilizuar. ♦Gjithashtu, nga shpërthimi është shembur edhe një godinë një-katëshe. ♦Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’, dhe se shkak për këtë dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit. ♦Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit. ♦Sipas ISHTI, zjarri dyshohet se ka nisur nga një automjet që ndodhej brenda territorit të pikës së karburantit.

5 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

"Nuk shpërthyen depozitat e karburantit"/ ISHTI: Zjarri dyshohet se nisi nga një makinë

Shpërthimi tronditi Tiranën/ Flakët "përpinë"
makina qe ka shperthyer brenda karburantit

TIRANË- Dalojnë detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke sqaruar se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej brenda territorit të pikës së karburantit dhe më pas është shoqëruar me një shpërthim.

“Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve, që është shoqëruar dhe me eksplozion”, thotë ISHTI./ZËRI

2 ORE ME PARE

Shpërthimi i "Elda"-s, drejtori i zjarrfikëses: Ka pasur rrjedhje gazi, do shihen kamerat dhe do hetohet nëse ka qenë defekt teknik

Shpërthimi tronditi Tiranën/ Flakët "përpinë"
Shkëlqim Goxhaj

TIRANË- Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë. Në një prononcim nga vendngjarja, Goxhaj tha se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e zyrave të karburantit dhe se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Sipas tij, shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe dy stacionet më të afërta janë angazhuar në operacion. Goxhaj tha se për zbardhjen e plotë të rrethanave do të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe mundësia që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në pikën e karburantit.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.

Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

3 ORE ME PARE

Tre punonjësit u plagosën nga shpërthimi në karburant, Ministria e Shëndetësisë: Janë në gjendje të stabilizuar (EMRAT)

Shpërthimi tronditi Tiranën/ Flakët "përpinë"
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të tre personave të dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë.

Ministria bën me dije se gjendja e tre të dëmtuarve paraqitet e stabilizuar. Sipas Ministrisë, tre të dëmtuarit, Vlerim Hakballa 22-vjeç, Rozart Abazi 30-vjeç dhe Aurel Xhanaj, janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e ekipit mjekësor. 

“Tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

Pacientët V. H., R. A. dhe A. XH. ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe janë nën kujdesin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës.

Aktualisht, po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe vlerësimi i mëtejshëm i gjendjes së tyre shëndetësore, në përputhje me protokollet mjekësore”, shkruan Ministria e Shëndetësisë./ZËRI

4 ORE ME PARE

Shpërthimi i fuqishëm te "Eida" në Brryl, reagon Policia: Shkak një bombul gazi, 3 punonjësit jashtë rrezikut

Shpërthimi tronditi Tiranën/ Flakët "përpinë"
shperthimi te karburanti

TIRANË- Policia ka dhënë informacionin paraprak për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në zonën e Brrylit. Sipas policisë, dyshohet se një bombul gazi ka shpërthyer në momentin që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar tre punonjës të karburantit, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shpërthimi në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë, është regjistruar herët mëngjesin e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të kryeqytetit, ku pranë pikës së karburantit ndodhen edhe disa banesa. Si pasojë e shpërthimit kanë marre lëndime 3 punonjës të karburantit, të cilët momentin e shpërthimit kanë qenë duke furnizuar me gaz një automjet. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa ëshë shembur edhe një godinë një katëshe aty pranë. /ZËRI

4 ORE ME PARE

Shpërthen depozita e karburantit 'Eida' tek 'Brryli', 3 punonjës të plagosur! Nuk dihen shkaqet (VIDEO)

Shpërthimi tronditi Tiranën/ Flakët "përpinë"

TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, në Tiranë, në një pikë karburanti. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një depozitë të pikës së karburantit, ndërsa si pasojë është shembur edhe një godinë njëkatëshe.

Nuk raportohet për viktimë, por si pasojë e shpërthimit tre punonjës të karburantit kanë mbetur të lënduar, të cilët më pas janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se në momentin e ngjarjes, punonjësit po furnizonin me gaz një automjet. Sipas burimeve, njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në vijim, pritet informacion nga autoritetet për gjendjen e të dëmtuarve dhe dinamikën e incidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB