LIVE UPDATES

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet me protestë, Policia shoqëron 2 protestues

♦Kuvendi ka nisur sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. ♦Deputetët janë mbledhur në sallën e seancave plenare, një seancë që pritet të ketë karakter kryesisht ceremonial. ♦Njëkohësisht me seancën plenare, qytetarët janë mbledhur në protestë përpara godinës së Kuvendit. ♦ Gjatë protestës, Policia ka shoqëruar dy prej protestuesve pas situatës së krijuar në zonën përreth godinës së Kuvendit.♦ Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka marrë pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, por këtë herë jo në rreshtin ku ulen deputetët e Partisë Socialiste. Koçeku është zhvendosur në krah të deputetëve të pavarur në Kuvend. ♦Ku protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe domate drejt policisë së shtetit, duke thërritur “Polici e krimit”.

7 artikuj për këtë temë.
10 MINUTA ME PARE

Brenda seancë, jashtë Parlamentit përplasje-Protestuesit gjuajnë me vezë efektivët

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet

TIRANË- Teksa brenda Kuvendit po zhvillohet seanca e parë plenare, jashtë ambienteve të Parlamentit situata është shoqëruar me përplasjen e protestuesve me efektivet e policisë. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë dhe domate drejt policisë së shtetit, me thirrjet “Polici e krimit”. Forcat e policisë vijojnë të jenë të pranishme në zonën përreth Parlamentit për të garantuar rendin dhe sigurinë./ZËRI

21 MINUTA ME PARE

Pas largimit nga grupi i PS, Marjana Koçeku bën lëvizjen e radhës, ulet në karriget e deputetëve të pavarur në Kuvend

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka marrë pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, por këtë herë jo në rreshtin ku ulen deputetët e Partisë Socialiste. Siç shihet edhe nga pamjet nga Kuvendi, Koçeku është zhvendosur në krah të deputetëve të pavarur në Kuvend. Ajo është ulur pranë deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe deputetit të Partisë Agrare, Artan Luku.

Më 14 qershor Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë, duke lënë të kuptohet një përplasje me liderin e PS, Edi Rama./ZËRI

35 MINUTA ME PARE

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron dy protestues

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet
foto nga protesta

TIRANË- Tensione janë shënuar ditën e sotme jashtë ambienteve të Parlamentit, në momentin e nisjes së seancës plenare. Gjatë protestës, Policia ka shoqëruar dy prej protestuesve pas situatës së krijuar në zonën përreth godinës së Kuvendit.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të seancës parlamentare./ZËRI 

35 MINUTA ME PARE

Protestuesit i bëjnë 'pritë' Luarasit brenda “Toptani-t”: Hajdute, ti nuk i përfaqëson gratë

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet
Iris Luarasi

TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është përballur me protestuesit teksa po kalonte përmes një qendre tregtare, në drejtim të Parlamentit. Aktivistja Arvina Lleshi, bashkë me disa të tjerë, i ka shkuar nga pas Luarasit, duke iu drejtuar me fjalët “hajdute” dhe se “nuk i përfaqëson gratë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

53 MINUTA ME PARE

Evis Kushin emërohet nënkryetaren e re të Kuvendit, zëvendëson Klodiana Spahiun

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet
Evis Kushi

TIRANË-Evis Kushi do të jetë nënkryetare e parlamentit, detyrë që më parë e mbante Klodiana Spahiu. Kjo e fundit, pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, kaloi në drejtimin e këtij dikasteri. 

Kushi, deputete e Partisë Socialiste, rikthehet kështu në një pozicion drejtues në strukturat e Kuvendit. Më herët Evis Kushi ka qenë edhe ministre e Arsimit.

1 ORE ME PARE

Protestë dhe Parlament! Kuvendi i kthehet punimeve, Policia “blindon” me gardh metalik zonën

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet
pamje nga ngjarja

TIRANË-Në prag të nisjes së seancës plenare në Kuvend, Policia ka marrë masa lidhur me protestën e qytetarëve të paralajmëruar që do të mbahet para Parlamentit. Në pamjet e ndara zona përreth godinës së Kuvendit shihet teksa është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit.

Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. Këtë të martë, në orën 17:00, deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Seanca e parë do të jetë kryesisht ceremoniale. Fjalën hapëse do ta mbajë kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më tej rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve. Rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protestë jashtë godinës të paralajmëruar nga protestuesit.

10 ORE ME PARE

Kuvendi nis sot sesionin e ri! Pas 1 muaji pushim, rikthehen deputetët...do të "priten" nga protestuesit

Nis sesioni i ri parlamentar! Rikthimi i deputetëve në Kuvend, pritet

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë rikthehet sot, në sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të pas pushimit veror. Këtë të martë, në orën 17:00, deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar. 

Seanca e parë do të jetë kryesisht ceremoniale. Fjalën hapëse do ta mbajë kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më tej rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve.

Në seancën hapëse, nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm. Ndërsa nga ana tjetër, do të mungoi lideri i opozitë, Sali Berisha pasi ndodhet në udhëtimin e tij Shtetet e Bashkuara.

Sipas rendit të përcaktuar, të publikuar pak ditë më parë, në seancëdo të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik.

Para seancës së Kuvendit, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve rreth orës 11:00 të paradites së nesërme. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.

Sesioni i ri parlamentar pritet të shoqërohet me debate të rëndësishme politike, ku ndër çështjet kryesore janë reforma zgjedhore dhe riorganizimi administrativ-territorial. Kjo e fundit ka nxitur jo pak debate, madje dhe protesta të cilat kundërshtojë draftin e propozuar nga Partia Socialiste që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. 

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protestë jashtë godinës të paralajmëruar nga protestuesit. Policia pritet të marrë masa, pasi protestuesit kanë bërë thirrje dhe kanë kërcënuar se do të godasin deputetët me vezë dhe domate./ZËRI

Poll

MOS HUMB