LIVE UPDATES

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump: Dorëzohuni! Irani me lider të ri brenda 24 orësh, mediat: Plagoset djali i Khameneit

➤Dita e tetë e luftës midis Amerikës dhe Izraelit kundër Irani, ku 14 vende të tjera janë të përfshira në konflikt.➤ Irani nisi një valë tjetër sulmesh hakmarrëse, ku u hodhën rreth 230 raketa ndaj objektivave në Teheran. ➤Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Arabia Saudite raportuan sulme të reja. ➤Presidenti iranian Masud Pezeshkiyan tha se udhëheqja e përkohshme e Iranit vendosi dje që vendet fqinje nuk do të jenë më shënjestër e sulmeve. ➤Nga ana tjetër Donald Trump tha se vetëm "dorëzimi pa kushte" do ta ndalte luftën. ➤Brenda 24 orësh do të mblidhet Këshilli i Ekspertëve të Iranit për zgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem. ➤Ndërkohë, mediat në Izrael raportojnë se Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem, është plagosur pas sulmeve në Iran.

6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

"Trashgimtar" i fronit/ Mediat izraelite: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet në Iran

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump:

IRAN- Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur sipas raportimeve të mediave izraelite. Fillimisht, lajmin e bëri të ditur gazetari i televizionit izraelit Channel 12 dhe platformës Ynet, Amit Segal, përmes një postimi në rrjetin X.

Mojtaba Khamenei konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ardhshëm të Iranit pas vdekjes së udhëheqësit të mëparshëm, babait të tij.

Zhvillimi erdhi ndërsa pasiguria vazhdoi mbi procesin e trashëgimisë pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit në sulmin hapës të Operacionit “Luani që Ulërin”./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Irani do të zgjedhë Udhëheqësin e ri Suprem brenda vetëm 24 orësh

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump:
Asambleja e Ekspertëve

IRAN- Asambleja e Ekspertëve të Iranit do të mbajë një seancë brenda 24 orëve të ardhshme për të zgjedhur një Udhëheqës të ri Suprem, tha të shtunën anëtari i këtij organi, Ajatollah Mohammad Mozafari, sipas Agjencisë së Lajmeve Fars të Iranit.

Mozafari, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, tha se takimi do të thirret për të filluar procesin formal të zgjedhjes së një pasardhësi. Ky këshill është organi që ka kompetencën të zgjedhë udhëheqësin më të lartë politik dhe fetar të Iranit, që do të zëvendësojë Ali Khamenein, Liderin Suprem që u eliminua nga sulmet amerikano-izraelite.

Njoftimi vjen pas vrasjes së raportuar të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei gjatë sulmeve të fundit amerikane-izraelite ndaj Iranit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Trump kërkon 'dorëzim pa kushte'! Irani: Ëndrrën merreni me vete në varr

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump:
Masoud Pezeshkian dhe Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar "dorëzimin pa kushte" të Iranit, ndërsa ushtria amerikane dhe izraelite vazhdojnë të nisin sulme ajrore. Trump tha se SHBA-të dhe aleatët do ta bëjnë Iranin "ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë" pasi të zgjedhë një udhëheqje të re "të pranueshme".

Në platformën e tij Truth Social, Trump tha: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT!”

Nga ana tjetër Presidenti i Iranit e ka hedhur poshtë thirrjen e Donald Trump për “dorëzimin pa kushte” të vendit, duke e cilësuar si një “ëndërr”. Në një fjalim të regjistruar paraprakisht të transmetuar në televizionin shtetëror të shtunën, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian deklaroi se "duhet ta marrin me vete ëndrrën e tyre për dorëzimin pa kushte të popullit iranian në varret e tyre".

Pezeshkian tha se këshilli i përkohshëm udhëheqës i Iranit kishte miratuar pezullimin e sulmeve ndaj vendeve fqinje, përveç nëse një sulm ndaj Iranit do të vinte nga ato shtete.

2 MUAJ ME PARE

Kalojnë anijet e naftës-Hapet Ngushtica e Hormuzit! Irani: Do të godasim vetëm anijet e SHBA dhe Izraelit

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump:
pamje nga ngushtica

IRAN-Ngushtica e Hormuzit, e cila është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës, nuk do të cënohet nga forcat ushtarake iraniane. Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi në një deklaratë së fundmi njoftoi se ngushtica kontrollohet prej tyre por nuk do të mbyllet. Shënjestër e sulmeve janë vetëm anijet amerikane dhe ato izraelite.

“Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, por nuk do ta mbyllim dhe të gjitha anijet mund ta kalojnë atë. Megjithatë, anijet e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit do të jenë objektiv i forcave të armatosura iraniane. Irani nuk mund të japë asnjë garanci për sigurinë e anijeve të të gjitha vendeve dhe, nëse ato vendosin të kalojnë përmes Ngushticës, përgjegjësia për çdo incident do të jetë e tyre, për shkak të situatës së luftës”,-deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi.

Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

2 MUAJ ME PARE

Misioni i fshehtë-Rusia dhe Kina në shërbim të Iranit?

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump:
Vladimir Putin dhe Xi Xhinping

SHBA-Rusia po i siguron Iranit informacion mbi pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë operacionit ushtarak në zhvillim, shkruan CBS news. Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha gazetarëve se qeveria ruse është në “dialog” me përfaqësues të udhëheqjes iraniane. Komentet e Peskov, të vetmet lidhur me Iranin gjatë konferencës së tij, erdhën pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Rusia dhe Kina po ndihmojnë Iranin politikisht dhe “në mënyra të tjera.”

Nga ana tjetër, sipas burimeve të CNN, shumica e informatave të dhëna nga Rusia përfshijnë imazhe nga rrjeti satelitor, por ende nuk dihet se çfarë po merr Rusia në këmbim. Administrata e Trump-it ende nuk ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që Rusia po ndihmon Iranin në këtë mënyrë. 

Përveç Rusisë, Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu aktivitete të ndryshme nga Kina, që besohet se mund të jetë duke u përgatitur të ofrojë ndihmë financiare dhe komponentë raketash për Iranin. Megjithatë, Kina ka ruajtur një pozicion më të kujdesshëm dhe nuk ka ndihmuar drejtpërdrejt në konflikt, sipas burimeve të njohura me situatën.

Iran i ka ofruar Rusisë dronë dhe raketat balistike, të cilat janë përdorur për sulme në Ukrainë. Po ashtu, Iran ka kontribuar në ngritjen e një fabrike në Rusi për prodhimin e dronëve, duke e forcuar kështu bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. Nga ana tjetër, Teherani po kërkon ndihmën e Moskës për të avancuar programin e tij bërthamor.

2 MUAJ ME PARE

Presidenti i Iranit kërkon falje për sulmet ndaj vendeve fqinje!

LUFTA hyn në javën 2! Teherani në 'flakë'-Trump:
Masoud Pezeshkian

IRAN-Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka kërkuar falje ndaj vendeve fqinje për sulmet e kryera gjatë konfliktit të Iranit me Izraelin dhe SHBA-të. Ai është shprehur se Teherani nuk do të sulmojë vendet fqinje, vetëm në rast se këto të fundit provokojnë.

"E konsideroj të nevojshme të kërkoj falje ndaj vendeve fqinje që u sulmuan. Sot e tutje, forcat tona të armatosura nuk do të sulmojnë vendet fqinje, përveç nëse sulmohen të parat. Ata që po mendojnë të shfrytëzojnë këtë moment për të sulmuar Iranin nuk duhet të bëhen kukulla të imperializmit,"-deklaroi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian.

Irani ka nisur sulme me raketa si shenjë hakmarrje pas vrasjes së Udhëheqësit të Lartë, Ayatollah Khamenei. Sulmet kanë prekur shumë rajone të Gjirit, përfshirë Dubai, Abu Dhabi, Katar, Kuvajt dhe Bahrein, me video që tregojnë shkatërrime të mëdha.

Poll

MOS HUMB