LIVE UPDATES

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar Birçajt!-BLINDOHET Vlora! SPAK vë në 'rreth' Hajrullën, 8 urdhër arreste, 2 policë në pranga (EMRAT)

➤Operacion "blic", RENEA e FNSH zbarkojnë në Vlorë! SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste, pas zbardhjes së dy vrasjeve dhe episodeve të trafikut të drogës. ➤Prokuroria e Posaçme i ka zbardhur ngjarjet kriminale pas arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si "Poli Qorre". ➤2 personave, përfshirë Flodian Plakun u është komunikuar masa në qeli, 3 rezultojnë të arrestuar në Itali e Greqi, ndërsa Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit. ➤Kontrollet u kryen në zonën e quajtur ‘7 pallatet Oslo’, e njohur ndryshe edhe si baza e Inez Hajrullës. ➤Një prej vrasjeve të zbardhura është eliminimi i Gentian Qarrit 5 vite më parë, i njohur ndryshe si Gëçja. ➤Ndërkohë SPAK ka zbardhur edhe vrasjen e Bledar Briçajt në Vlorë në 2021. ➤Në kuadër të aksionit është arrestuar edhe efektivi i Policisë, Rezart Kuçi dhe një ish-polic në Zvicër, Hams Demushi. ➤Në njoftimin zyrtar, SPAK zbuloi detajet ku dokumentohet përfshirja e grupit në vrasjen e Qarrit dhe Briçajt. ➤Po ashtu, SPAK zbardhi episodet e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Ekudari drejt vendeve të BE-së. ➤SPAK zbardhi edhe rolin e efektivit të arrestuar, Rezart Kuçi, me detyrë oficer policie, i cili sipas hetimeve, ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal.

11 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Presidenti i Emiratave Arabe lëshon paralajmërim ndaj Iranit: S'jemi pre e lehtë!

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
presidenti i emirateve arabe:Mohammed bin Zayed Al Nahyan

EMIRATET ARABE- Mohammed bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe, lëshoi ​​një paralajmërim për Iranin, duke thënë se vendi i tij nuk është “pre e lehtë” dhe duke iu referuar Teheranit si një “armik”, duke shënuar një ndryshim të dukshëm nga toni i zakonshëm diplomatik i Emirateve të Bashkuara Arabe drejt fqinjit të tyre të Gjirit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëkurë të trashë dhe mish të hidhur – ne nuk jemi pre e lehtë”, thotë Mohammed bin Zayed Al Nahyan në komentet e bëra dje gjatë vizitës së të plagosurve në sulme, të transmetuara sot në televizionin e Abu Dhabit.

«Ne do ta kryejmë detyrën tonë ndaj vendit tonë, popullit tonë dhe banorëve tanë që janë gjithashtu pjesë e familjes sonë», thotë ai. 

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat përbëhen nga shtatë emirate, përfshirë Dubain, do të mbronin të gjithë banorët e vendit, shton ai.

Që nga fillimi i sulmeve iraniane të shtunën e kaluar, janë zbuluar gjithsej 221 raketa balistike, nga të cilat 205 u shkatërruan, ndërsa 14 ranë në det dhe dy raketa ranë brenda territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu janë zbuluar gjithsej 1,305 dronë iranianë, nga të cilët 1,229 u kapën, ndërsa 76 dronë ranë brenda territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithashtu u zbuluan dhe u shkatërruan tetë raketa lundrimi, tha ministria./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Nxirrte të dhëna nga TIMS dhe…", SPAK zbardh rolin e Rezart Kuçit: Ish-efektivi "punoi" për grupin e Hajrullës

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
Rezart Kuçi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, përmes njoftimit zyrtar për goditjen e grupit të Inez Hajrullës, ka zbardhur edhe rolin që kishte efektivi Rezart Kuçi, shef seksioni i policisë shkencore në Kukës, i cili u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacioni të SPAK. 

Kuçi dyshohet se ka përdorur detyrën e tij për të ndihmuar grupin kriminal. Në kohën kur janë kryer veprat penale, SPAK thotë se Kuçi ka qenë shef për hetimin e krimeve në Vlorë. Sipas SPAK, ai ka siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike dhe ka nxjerrë informacione konfidenciale lidhur me kontrollet policore. 

SPAK bën me dije se efektivi ka ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin, si dhe ka përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për të ndihmuar persona të përfshirë në aktivitet kriminal. Hetimet tregojnë gjithashtu se ai përdorte komunikime të koduara në aplikacionin SkyECC për të mbajtur kontakte me anëtarët e grupit.

"Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:

-siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
-nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
-ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
-përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;
-përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC. 
-Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.   

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.", thuhet në njoftimin e SPAK.

Po ashtu, sipas SPAK, dyshohet se efektivi ka qenë i përfshirë në një nga episodet kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës. Bëhet fjalë për rastin e 400 kilogramë kokaine të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020, ku dyshohet se janë porositur dhe menaxhuar nga ai në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit.

“Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.”, njofton SPAK.

SPAK zbarkoi mëngjesin e të shtunës, 7 mars, në Vlorë, pas zbardhjes së dy vrasjeve dhe episodeve të trafikut të drogës. Pas hetimeve të thella, SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal të Inez Hajrullës me bazë në Vlorë, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kryerjen e krimeve të rënda. Në këtë grup ishin të përfshirë edhe efektivë policie, Rezat Kuçi edhe një ish-polic në Zvicër, Hams Demushi. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste, mes të cilëve për Flodian Plakun, Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, por të dy këta të fundit i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. Një prej vrasjeve të zbardhura është eliminimi i Gentian Qarrit 5 vite më parë, i njohur ndryshe si Gëçja, si dhe vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë në 2021./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Nga vëzhgimi, te vrasja...SPAK zbulon rolet: Si u vranë Bledar Briçaj dhe Gentjan Qarri! Zbardhen episodet e trafikut të drogës

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
bledar birçaj-inez hajrulla-gentjan qarri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje të reja nga hetimet ndaj grupit të strukturuar kriminal, duke zbardhur dy atentate mafioze të ndodhura pesë vite më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e Gentjan Qarrit dhe ekzekutimin e Bledar Birçajt.

Sipas SPAK, përmes komunikimeve të koduara në SkyECC, hetimet kanë dokumentuar përfshirjen e disa anëtarëve të grupit në vrasjen e Gentjan Qarrit, e ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Sipas prokurorisë, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, kanë organizuar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, duke dhënë udhëzime për monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe realizimin e atentatit, si dhe për fshehjen e autorëve dhe djegien e mjetit të përdorur në krim.

“Vrasja me paramendim”, parashikuar nga nenin 78, paragrafi 2 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Gentjan Qarri më datën 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 333/a dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal. Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.", thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se të dyshuarit kanë krijuar kushtet për vrasjen e shtetasit Bledar Birçaj, i ekzekutuar më 10 maj 2021 në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Sipas SPAK, anëtarët e grupit kishin vendosur kamera survejimi dhe kishin monitoruar vazhdimisht lëvizjet e Birçajt pranë lokalit të tij “The Boss”, duke hartuar një plan konkret për vendin dhe mënyrën e ekzekutimit.

"Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasi B.B
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.", thuhet në njoftimin e SPAK.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu edhe disa episode të trafikut ndërkombëtar të drogës.

-Një nga rastet më të mëdha është sekuestrimi i 750 kilogramëve kokainë në portin e Roterdamit në Holandë. Kjo ngarkesë dyshohet se ishte porositur në Ekuador dhe kishte si detinacion vendet e Bashkimit Europian.

-Një tjetër episod ka të bëjë me rreth 14 kilogramë kokainë të sekuestruara nga Policia Greke në Patra. Lënda narkotike ndodhej në një kamion udhëtonte nga Holanda. Po ashtu, nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë.

-Një tjetër sasi prej 400 kilogramësh kokainë u sekuestrua nga autoritetet gjermane gjatë transportit nga Spanja drejt Gjermanisë.

-Po ashtu janë dokumentuar edhe raste të trafikut të kanabisit, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën kufitare Ipsala në Turqi;

-si dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në Maqedoninë e Veriut, të cilat dyshohet se transportoheshin me kamionë drejt Turqisë përmes Greqisë.

"Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës. Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë. Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës. Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë. Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.", njofton SPAK.

Sipas SPAK, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për financimin e blerjes së drogës në Amerikën Latine dhe transportimin e saj drejt vendeve të Bashkimit Europian përmes rrugëve detare dhe tokësore./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

SPAK zbardh detaje nga operacioni në Vlorë: Grupi i Hajrullës i përfshirë në vrasje e trafik droge! 8 urdhër-arreste, zbulohen emrat

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dalë me njoftim zyrtar, ku ka zbuluar detajet e operacionit blic këtë të shtunë në Vlorë. SPAK goditi grupi e Inez Hajrullës, një nga grupet kryesore kriminale në Vlorë, duke lëshuar 8 urdhër-arreste për krime të rënda. 

Përmes komunikimeve në SkyEcc, është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. 

Sipas SPAK, nga hetimet është dokumentuar vrasja e Gentjan Qarrit në Vlorë më 6 shkurt 2021, e kryer në kuadër të një grupi kriminal. Po ashtu janë zbuluar prova që tregojnë se Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj kanë organizuar dhe krijuar kushtet për ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë më 10 maj 2021 në Vlorë.

Gjithashtu janë zbuluar edhe disa episode të trafikut ndërkombëtar të drogës. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë. Deri tani janë ekzekutuar masat për tre persona, një prej të cilëve ndodhet i arrestuar në Zvicër, ndërsa vijon puna për kapjen e pesë të tjerëve. Konkretisht, personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë:

1. Inez Hajrulla, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarrit

2. Ervis Matodashaj, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarrit

3. Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri”, i akuzuar për trafik droge

4. Hamëz Demushi, ish-punonjës policie, i akuzuar për trafik droge

5. Argest Xheza, i akuzuar për trafik droge

6. Arben Memishaj, i akuzuar për trafik droge

7. Mendu Duka, i akuzuar për trafik droge

8. Rezart Kuçi, i akuzuar për trafik droge

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës dhe me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian.

Hetimet janë bazuar në komunikimet e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore.

Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të procedimit penal 152 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme po heton veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 13, datë 5.3.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë.

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit për 3 shtetas, një prej të cilëve ndodhet aktualisht i arrestuar në Zvicër. Vijon puna për kapjen dhe ekzekutimin e masave të sigurimit për 5 persona të tjerë.

Personat ndaj të cilëve është ekzekutuar masa “arrest në burg” janë:

R.K., oficer policie
F.P., alias F.S., alias F.M., alias F.S.
Ndërsa shtetasi:

H.M. është arrestuar në Zvicër.
Për interes të këtij hetimi, SPAK ka marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollet ndaj personave të dyshuar, disa banesave dhe automjeteve të cilat janë ende në vijim.

Gjatë hetimit të këtij procedimi janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

“Vrasja me paramendim”, parashikuar nga nenin 78, paragrafi 2 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Gentjan Qarri më datën 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 333/a dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me  monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasi B.B
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.
Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë.
Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.
Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.
Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Përfshirja e oficerit të policisë

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:

siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;
përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC. 
Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.   

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

2 MUAJ ME PARE

U "zbërthyen" nga SkyEcc: Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë në vrasjen e Birçajt, zbulohet roli i policëve në trafikun e drogës

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
vlore

VLORË- Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i SPAK këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit një nga grupet kryesore në qytet. Bëhet fjalë për grupin e Inez Hajrullës, i cili njihet si "I forti i Vlorës", aktualisht në kërkim. Po ashtu, edhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodashaj. Të dy ata arritën t'i shpëtonin edhe operacionit të sotëm në zonën e njohur si "7 Pallatet" te Kompleksi Oslo. 

Burime bëjnë me dije se ky operacion u mundësua falë provave të gjetura nga zbërthimet në rrjetin SkyEcc. Falë komunikimeve por edhe kryqëzimin me prova të tjera Prokuroria e Posaçme e lidh këtë grup kriminal me dy vrasje por edhe episode të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve, përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë, Hajrulla dhe Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë në Vlorë në 10 maj 2021. 

Dyshja në kërkim, dyshohet se kanë pasur role të rëndësishme në organizimit e atentatit ndaj Birçajt. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga hetimi, ata akuzohen për krijim të kushteve për të kryer atentatin ndaj Birçajt.

Ndërkohë, detaje të tjera janë zbardhur nga aktiviteti kriminal i grupit të Inez Hajrullës lidhur me trafikun e drogës. Përmes komunikmes SkyEcc janë dokumentuar episode të trafikut të drogës. Sipas burimeve, anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, vepronin thuajse në gjithë Europën. Droga nisej nga Ekuadori dhe kishte destinacion vendet europiane kryesisht Holandën dhe Belgjikën.

Nga hetimet rezulton se droga është kapur në faza të ndryshme. Konkretisht, janë kapur në Roterdam 700 kg kokainë, 500 kg Maqedoni, e disa qindra kilogram të tjerë në Greqi e Hamburg të Gjermanisë apo Belgjikë. Për të mundësuar këtë, grupit i kanë ardhur në ndihmë edhe punonjësit e policisë. Këta të fundit ishin të përfshirë jo vetëm në aktivitetin e narkotikëve por edhe në ndihmë të grupit kriminal, duke dhënë informacione kundër rivalëve të tyre që kërkoheshin të eliminoheshin.

8 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK:

Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit

Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit

Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Rezart Kuci – akuzë për shpërdorim detyre, trafik droge dhe grup kriminal

2 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK në Vlorë, zbardhet dhe vrasja e Bledar Birçajt! Arrestohet në Zvicër ish-efektivi

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
Bledar Birçaj

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku u lëshuan 7 urdhër arreste. Prokuroria e Posaçme përpos vrasjes së Gentian Qarrit ka zbardhur edhe vrasjen e Bledar Birçajt në Vlorë në 2021. Mes të arrestuarve, janë dy efektiç, Rezat Kuçi edhe një ish-polic në Zvicër, Hams Demushi.

Vrasja e Bledar Burçajt

Bledar Birçaj u vra më 11 Maj 2021 në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë. Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Operacioni i SPAK u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 7 urdhërarreste, ndërsa janë ushtruar dhe kontrolle në banesën e Ines Hajrullës. Ky i fundit bashkë me shokun e tij Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit pasi nuk ndodheshin në banesë. Deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Aksioni 'blic' në Vlorë! Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet ish-shefi i krimeve

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
Rezart Kuçi

VLORË-Në kuadër të operacionit të SPAK zhvilluar mëngjesin e sotëm në Vlorë është arrestuar punonjësi i policisë Rezart Kuçi, në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

AMP ka arrestuar Kuçin në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Raportohet se më herët ka mbajtur edhe postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.

SPAK ka lëshuar 7 urdhër arreste, pas zbardhejs së dy vrasjeve dhe episodeve të trafikut të dorgës. mes të cilëve për Flodian Plakun, Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, por të dy këta të fundit i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. Një prej vrasjeve të zbardhura është eliminimi i Gentian Qarrit 5 vite më parë, i njohur ndryshe si Gëçja./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Rrethimi i “bazës” së Inez Hajrullës! Fishekë e telefona, çfarë u gjet nga kontrollet, 'i forti' i Vlorës dhe Matodashaj në arrati

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
pamje nga aksioni

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i forcave RENEA dhe BKH në zonën e Ujit të Ftohtë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodashaj. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nga zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc janë zbuluar episode kriminale, konkretisht dy vrasje dhe trafik droge.

Lidhur me ngjarjet SPAK ka lëshuar 7 urdhër arreste, mes të cilëve për Flodian Plakun, Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, por të dy këta të fundit i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. Ndërkohë Plaku ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Bëhet me dije se në banesat e kontrolluara dhe në bazën e Hajrullës janë gjetur fishekë dhe shumë telefona. 

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për katër persona të tjerë, ikdentiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë.

Një prej vrasjeve të zbardhura është eliminimi i Gentian Qarrit 5 vite më parë, i njohur ndryshe si Gëçja. 40-vjeçari Gentjan Qarri po lëvizte në këmbë në orët e pasdites në datën 6 shkurt 2021 në Vlorë, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Vrasje dhe trafik droge! Përfundon aksioni ‘blic’ në Vlorë, Inez Hajrulla e Ervis Matodashaj u 'shpëtojnë' SPAK

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
Inez Hajrulla

VLORË-Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan në qytetin e Vlorës, në zonën bregdetare të Orikumit për ekzekutimin e 7 urdhërarresteve të lëshuara pas zbërthimit të një sërë ngjarjesh kriminale. 

Aksioni ka përfunduar, ndërsa raportohet se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Orikum. Konkretisht, Inez Hajrulla dhe Matodashaj, i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. Flodian Plakut dhe një personi tjetër iu është komunikuar në qeli masa e sigurisë së arrestimit, ndërsa tre të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës.

Deri tani mësohet se është zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

5 vite më parë Gentian Qarri u vra me breshëri kallashnikovi! Nga Hajrulla te 'Pole Qorri', kush po kërkohet nga SPAK

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
Gentian Qarri, Inez Hajrulla dhe Flodian Plaku

VLORË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar këtë të shtunë, 7 mars, shtatë urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për krime të rënda. Operacioni është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në zonën e “Ujit të Ftohtë”.  Sipas raportimeve aksioni dyshohet se lidhet me zbardhjen e vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë. 

Atentati ndaj 40-vjeçarit ndodhi në lagjen “29 Nëntori”, pranë bibliotekës së qytetit. Qarri u qëllua me kallashnikov nga një automjet në lëvizje. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Ai mbeti fillimisht i plagosur dhe u transportua drejt spitalit, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vendngjarje u gjetën të paktën 11 gëzhoja, ndërsa viktima kishte marrë plagë në kraharor dhe në këmbë.

Pas ngjarjes, autoritetet zbuluan një automjet tip "Toyota" me targa greke të djegur në zonën e Pyllit të Sodës, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët. Brenda automjetit u gjet edhe një armë automatike kallashnikov. Gentian Qarri kishte qenë më herët i dënuar në Itali me 15 vite burg për trafik droge. Ai ishte kthyer në Shqipëri rreth tri vite para se të vritej dhe, sipas raportimeve, punonte në fushën e montimit dhe riparimit të kondicionerëve.

Mes personave të dyshuar për përfshirje në këtë krim janë edhe disa emra të njohur të botës së krimit, ku SPAK ka lëshuar urdhë-arrest për Flodian Plakun, i njohur me nofkën “Pole Qorri”, Ervis Matodoshaj dhe Inez Hajrullën.

Plaku konsiderohet si një nga figurat kryesore të trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. Ai u arrestua në Orikum më 3 gusht të vitit të kaluar, i dyshuar edhe si një nga tre atentatorët e Gentjan Bejtjes, i cili u ekzekutua në mars të vitit 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. Gjatë operacionit për arrestimin e tij SPAK ka sekuestruar disa celularë përmes së cilave ka bërë të mundur zbërthimin e disa bisedave që kanë çuar në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale.

Ndërkohë Inez Hajrulla ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”.  Ai njihet për përplasjen e fortë me grupin Simomati.

Ndërkohë, pritet që SPAK-u të dalë me një njoftim zyrtar për detajet e operacionit dhe rezultatet e tij./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit - SPAK lëshon 7 urdhër-arreste! RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Vlorë

Zbardhet vrasja e 'Gëçes' dhe Bledar
pamje nga ngjarja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda. Bëhet me dije se operacioni ka ardhur si pasojë e zbardhjes së vrasjes së Gentian Qorrit.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku, Ervis Matodoshaj, Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah. 10 autoblindë të forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhen në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Gjithashtu thuhet se janë duke u kryer kontrolle në banesat e personave me precedent kriminal, ndërkohë deri tani nuk ka asnjë informacion për të arrestuar. Detaje të reja dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet pritet në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB