Nuk mbijetoi dot nga plumbi në kokë! Ndërron jetë në spital Arlind Bushati

SHKODËR- Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga masakra në Shkodër. Arlind Bushati, i cili kishte marrë një plumb në kokë, nuk ia ka dalë dot që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës vetëm pak minuta më parë. Bushati është djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Disa javë më parë, 32-vjeçari kishte bërë një denoncim në Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga dy persona që nuk i kishte identifikuar. Por sipas raportimeve në media, një prej personave që e kishte kërcënuar ishte një anëtar i fisit Bajri, i cili i kishte nxjerrë armën në një lokal në pedonalen e qytetit.
Por, kjo nuk është hera e parë që familja "Bushati" ka probleme me në Shkodër, edhe pse më së shumti janë të njohur për angazhimin e tyre në politikë. Të atit të të plagosurit, Xhemal Bushatit iu vendos tritol në një bizneset e tij në Shkodër në mars të vitit 2022. Në pamjet e një kamere sigurie aokohe u dallua vetëm një person, të cilët i vendosën lëndën plasëse biznesit. Por edhe sot e kësaj dite nuk është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Në dëshminë e tij në Polici, Bushati deklaroi se nuk kishte konflikt me askënd./ZËRI
Masakër me dy të vrarë në Dobraç të Shkodrës

SHKODËR- Një masakër me dy të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar këtë mesditë në Shkodër. Viktimë ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtare rasti, Flutura Basha. Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona të tjerë, Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit. Bashkëshorti i Bashës, Bashkim Basha ka mbetur gjithashtu i plagosur.
Lici dhe Bushati po udhëtonin në një auromjet tip “Mercedes Benz” me targa kroate në lagjen “Dobraç” të Shkodrës në momentin që janë qëlluar nga dy malina në lëvizje. Fatkeqësisht, pranë tyre ka qenë duke kaluar edhe çifti Basha me biçikletë. Dy të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë./ZËRI
Ishin nisur për në shtëpi, por po shkonin drejt vdekjes! Kush janë dy "fatkeqët" e masakrës në Dobraç

SHKODËR- Flutura dhe Bashkim Basha, 66 dhe 67 vjeç po ktheheshin për në banesën e tyre, me një motoçikletë pa e ditur se po shkonin drejt vdekjes së sigurisë. Të dy ishin banorë të Drobaçit. Basha punonte paradite si marangoz dhe pasdite në tokën e familjes së tij, pasi kishin 3 fëmijë për të rritur. Por sot, rreth orës 15.00 të pasdites, motoçikleta e tyre u përplas nga një mjet tip "Benz". Mjeti drejtohej nga Hamza Lici por ky i fundit kishte ndërruar jetë si pasojë e një atentati në hyrje të Dobraçit.
Me Licin e vdekur në timon, makina përplasi motoçikletën dhe si pasojë e përplasjes, humbi jetën në vend Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike në spital. Po ashtu, në spital është edhe Arlind Bushati, i cili ka marrë një plumb në kokë.
Nga hetimet e Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 30 gëzhoja automatiku, ndërsa dy armë zjarri janë gjetur brenda një mjeti "Land Rover" të djegur. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me "Land Roverin", e më pas me një mjet tjetër dyshohet se kanë ikur në drejtim të Malësisë së Madhe. Nga të dhënat e deritanishme mendohet se autorët janë 2-3 persona, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë edhe më shumë persona./ZËRI
Atentati në Shkodër, 10 të shoqëruar, mes tyre edhe Safet Bajri

SHKODËR- Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat speciale RENEA po "kreh" të gjithë qytetin e Shkodrës për të gjetur autorët e masakrës së Dobraçit. Aktualisht mësohet se 10 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës për t'u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Identiteti i tyre ende nuk është bërë me dije, por është zbuluar mes tyre është edhe Safet Bajri.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare, Fatmira Basha dhe u plagos bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë./ZËRI
Masakra në Shkodër/ RENEA ka hyrë në Dobraç, kontrolle edhe në zonën e Bajrave

SHKODËR- Forcat speciale RENEA kanë hyrë për kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës menjëherë pas masakrës që ndodhi vetëm disa metra nga hyrja e lagjes. Raportohet se kontrolle janë kryer në banesat e fisit Bajri por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia për aksionin e sotëm. Ndërsa, më herët në fshatin Grudë e Re u gjet e djegur një makinë "Land Rover", e cila kishte dy automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur në atentat.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare, Fatmira Basha dhe u plagos bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë./ZËRI
Masakra në Dobraç. Policia del me informacion shtesë: Viktima kishte 3 pistoleta me vete...

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me një tjetër informacion zyrtar lidhur me masakrën e ndodhur në Dobraç, pasditen e sotme. Sipas Policisë, viktima Hamza Lici dhe shoku i tij, Arlind Bushati udhëtonin me 3 armë zjarri, tip pistoleta. Po ashtu, edhe në makinën që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes, janë gjetur armë zjarri të llojit kallashnikovë. Por sërish, edhe në këtë njoftim, nuk ka asnjë të dhënë për autorët e ngjarjes së rëndë që shokoi vendin dhe i mori jetën një gruaje të pafajshme, Fatmira Bashës. Në gjendje të rëndë bashkë me Bushatin është edhe bashkëshorti i saj, Bashkimi.
Shkodër/Informacion shtesë:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta). Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI
FOTO- Masakra e Dobraçit, ky është Hamza Lici, 23-vjeçarit që iu pre sot jeta në mes

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Hamza Lici, vetëm 23 vjeç, një nga viktimat e sotëm të masakrës së Dobraçit. Hamza Lici është vëlla i Ibrahim Licit, i cili ndodhet në Turqi dhe që prej kohësh kërkohet nga Policia e Shtetit për vrasjen e Endri Mustafës. Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati, por paraprakisht dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare, Fatmira Basha dhe u plagos bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë./ZËRI
Masakra në Dobraç, gjendet një makinë e djegur në Grudë, ka armë brenda

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e Dobraçit. Disa minuta pas ngjarjes, raportohet se në fshatin Grudë e re është gjetur i djegur një mjet "Land Rover". Mjeti dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes për shkak se brenda kishte 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në vrasje.
Armët janë marrë dhe janë dërguar në laborator për t'ju nënshtruar një ekspertize balistike për të zbuluar nëse janë përdorur më parë në ngjarje të tjera kriminale. Ndërsa në mjet po kryhen veprime të tjera për të mësuar nëse autorët kanë lënë gjurmë të tjera në "Rover-in" e përdorur për vrasjen./ZËRI
DINAMIKA- E kishte "zonë të ndaluar"/ Pse po shkonte nga Kirasi në Dobraç Hamza Lici?

SHKODËR- Nuk dihet se përse Hamza Lici po shkonte drejt Dobraçit, zonë ku banojnë kundërshtarët e përbetuar të familjes së tij...por diçka kërkonte! Në një mjet "Benz" me targa kroate ishte nisur nga Kirasi drejt zonës që e kishte të "ndaluar" të shkelte. Nga persona që ende nuk janë identifikuar, ai është qëlluar me breshëri kallashnikov nga një mjet në lëvizje. Edhe pse kishte armë në makinë, Hamza Lici u kap në befasi dhe nuk pati mundësi të reagonte duke ndërruar jetë në vend.
Bashkëudhëtari i tij, Arlind Bushati është ende gjallë, por ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë. Duke qenë se Lici, shoferi i mjetit, kishte ndërruar jetë, humbi dhe kontrolllin e mjetit duke përplasur një motoçikletë me të cilën po udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. Gruaja gjithashtu ndërroi jetë në vend nga impakti i përplasjes, ndërsa i shoqi është në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Në momentet e para të ngjarjes u fol për një përplasje me armë zjarri, por aktualisht kjo pistë është hedhur poshtë nga Policia e Shtetit, e cila ka konfirmuar se ishte një atentat dhe jo përplasje.
"Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.,"-bën me dije Policia në njoftimin zyrtar.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit dhe aq më pak dihet për autorët. Pista kryesore është përplasja mes bandave në Shkodër, por autorë nuk ka. Madje nuk ka asnjë makinë të djegur të autorëve, siç jemi mësuar rëndom që të raportojmë nga ngjarje të ngjashme kriminale. Për të kapur autorët, në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”./ZËRI
Një masakër e paralajmëruar! "Maska" i nxorri kallashin në lokal, si u kërcënua Arlind Bushati, sot mori plumb në kokë

SHKODËR- Masakra e Dobraçit duket se është paralajmëruar disa javë më parë! Në pamjet e mëposhtme duket qartë momenti kur Arlind Bushati, një nga të plagosurit e masakrës së sotme është kërcënuar me armë zjarri nga dy persona. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar dhe as identifikuar nga Policia e Shtetit, por raportohet se është një anëtar i familjes "Bajri". Kërcënimi i Bushatit ka ndodhur në 11 tetor të këtij viti, pra vetëm disa javë më parë.
2 personat që e kërcënuan, të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij. Një prej autorëve të dyshuar, pa zbritur për asnjë çast nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ia ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk ka shtënë. Megjithatë situata ka shkaktuar panik në lokal. Siç duket edhe nga pamjet të gjithë të pranishmit në lokal çohen me vrap, pasi mendojnë se para tyre do të ndodhte një atentat.
Mirëpo, atentati i vërtetë u bë sot. Paraprakisht dyshohet se shënjestra ka qenë Hamza Lici, por sërish nuk ka një version zyrtar./ZËRI
Masakra në Dobraç/ Djali i ish-kandidatit demokrat për kryebashkiak ka marrë plumb në kokë

SHKODËR- Dy persona të vdekur ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë për jetën e tyre në spital, ky është bilanci deri më tani i masakrës së ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës. Në vend ndërruan jetë Hamza Lici dhe Flutura Basha, një kalimtare e pafajshme dhe pa asnjë lidhje me bandat. Në gjendje të rëndë është bashkëshorti i viktimës, Bashkim Basha dhe djali i Xhelal Bushatit, Arlind Bushati. Ky i fundit ndodhej në makinë me Licin dhe ka marrë një plumb në kokë.
Ky i fundit po përgatitet për t'u sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku do të marrë një mjekim më të specializuar. Pritet që t'i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr gëzhojën që i ka mbetur në kokë./ZËRI
"Djali kalo mbrapa të lutem"/ Makina "shoshë" nga plumbat, një nga kufomat ende në tokë...ç'la pas masakra e Dobraçit

SHKODËR- ZËRI ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi masakra e Dobraçit, ngjarje që i ka marrë jetën dhe një gruaje që u ndodh me të shoqin në vendin dhe në kohën e gabuar. Siç duket edhe nga pamjet, e vetmja gjë që ka mbetur në vendin e ngjarjes është mjeti tip "SClass" me targa kroate, me të cilën udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Mjeti është bërë "shoshë" nga plumbat e kallashnikovit që i morën jetën drejtuesit të mjetit. Por nga sa raportohet edhe Bushati është në gjendje të rëndë për jetën.
VIDEOJA NGA VENDI I NGJARJES:
Po ashtu, në vendin e ngjarjes është edhe kufoma e Flutura Bashës, një grua krejt pa faj që po udhëtonte me motoçikletë me të shoqin e saj pa e ditur që po shkonte drejt vdekjes. Ajo dhe i shoqi janë përplasur nga "Benzi" që kishte humbur kontrollin pasi shoferi ndërroi jetë nga plumbat. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa i shoqi po lufton ende me vdekjen në spital. Një detaj tjetër që vihet re janë edhe forcat e Policisë së Shtetit që kontrollojnë zonën për plumba./ZËRI
2 të vdekur dhe 2 të plagosur, çfarë mungon nga masakra e Dobraçit?

SHKODËR- 2 të vdekur dhe dy të plagosur, ky është bilanci i masakrës së Dobraçit! Por ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht në çdo ngjarje kriminale që ka ndodhur në Shqipëri, të paktën 5 vitet e fundit, diçka mungon. Kësaj here, Policia e Shtetit nuk ka gjetur asnjë makinë të djegur, e cila të jetë lënë pas nga autorët e atentatit që trondi vendin. Kjo skemë deri më tani ishte dëshmuar dhe parë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në rastin e familjes Çopja në Elbasan. Pas ngjarjeve kriminale që kryeheshin me porosi të familjes, makinat më pas nuk digjeshin por çmontoheshin dhe modifikoheshin në servise./ZËRI
Policia del me njoftim ZYRTAR! Sqaron masakrën e Dobraçit

SHKODËR- Ka kaluar më shumë se një orë nga masakra e Dobraçit dhe vetëm tashmë Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim paraprak për të zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen në fjalë. Sipas Policisë së Shtetit, nga atentati ka humbur jetën Hamza Lici dhe një grua që po kalonte me biçikletë me të shoqin në vendin ku ndodhi ngjarja. Viktima e dytë e atentatit është identifikuar si Flutura Basha.
Ndërkohë që në gjendje të rëndë në spital janë Arlind Bushati dhe bashkëshorti i viktimës, Bashkim Basha. Për të kapur autorët, në Shkodër kanë shkuar forcat speciale RENEA dhe një grup nga "Forca Kombëtare e Sigurisë".
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve./ZËRI
DETAJE- Kush është vëllai i "Fantazmës" që u vra sot në Drobraç!? Hamza Lici u shfaq vetëm një herë...

SHKODËR- Hamza Lici, djali i një prej familjeve më të njohura për Policinë e Shtetit në Shkodër është ekzekutuar sot me breshëri kallashnikovi. I riu, vëllai më pak i njohur, të paktën për publikun e gjërë, është vrarë teksa qarkullonte në Dobraç me një mjet "Benz" me targa kroate. Dinamika e plotë e ngjarjes nuk është zbardhur ende pasi ka ende shumë versione që po raportohen. Një version është se mes Hamza Licit dhe një grupi tjetër ka pasur përplasje me armë zjarri. Një tjetër version është se Licit i është ngritur pritë. Deri më tani nuk ka ende një komunikim nga Policia e Shtetit për të dhënë një pasqyrë më të qartë të ngjarjes.
Por kush është Hamza Lici?
Vëllai i Ibrahimit Licit, Hamza Lici për herë të parë dhe të fundit u bë publik duke përgënjeshtruar Policinë Shqiptare se i vëllai ishte arrestuar nga autoritetet turke. Në 15 Shkurt të këtij viti, Hamza Lici tha se i vëllai nuk ishte arrestuar por ishte vetëdorëzuar për të kërkuar azil.
"Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t'i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t'i marrë parasysh. Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale,"-thoshte Lici nga Turqia, atje ku 3 vëllezërit jetonin prej kohësh.
Si Ibrahimi, ashtu edhe Muhamet dhe Hamza Lici jetonin në Turqi për shkak të përplasjeve që kishin në Shkodër me disa grupe kriminale, mes tyre edhe familjen Bajri. Ishte dosja "Metamorfoza" e SPAK, ajo që dha një pikturë më të qartë të diskutimeve që bënin grupet. Në bisedat që SPAK kishte siguruar nga çkodimi i aplikacionit "SkyECC", Behar Bajri kërkonte me ngulm ekzekutimin e Ibrahim Licit për shkak të hasmërisë që prej vitesh vijon mes dy familjeve./ZËRI
Krimi s'pyeti.../ Masakra në Dobraç! U vranë edhe dy kalimtarë të rastit, ishin në vendin dhe kohën e gabuar

SHKODËR- Një masakër ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër! Por fatkeqësisht nga përplasja mes bandave të qytetit kanë mbetur të vdekur edhe një çift që thjesht po kalonte në rrugë, në momentin dhe në kohën e gabuar! Viktimat ende nuk janë identifikuar./ZËRI
"Më kërcënuan me armë"/ Denoncoi në polici Bajrat! Kush është Arlind Bushati që u plagos sot në masakrën e Dobraçit

SHKODËR- Një nga të plagosurit e masakrës së sotme është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Disa ditë më parë, 32-vjeçari kishte bërë një denoncim në Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga dy persona që nuk i kishte identifikuar. Por sipas raportimeve në media, një prej personave që e kishte kërcënuar ishte një anëtar i fisit Bajri, i cili i kishte nxjerrë armën në një lokal në pedonalen e qytetit.
Por, kjo nuk është hera e parë që familja "Bushati" ka probleme me në Shkodër, edhe pse më së shumti janë të njohur për angazhimin e tyre në politikë. Të atit të të plagosurit, Xhemal Bushatit iu vendos tritol në një bizneset e tij në Shkodër në mars të vitit 2022. Në pamjet e një kamere sigurie aokohe u dallua vetëm një person, të cilët i vendosën lëndën plasëse biznesit. Por edhe sot e kësaj dite nuk është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Në dëshminë e tij në Polici, Bushati deklaroi se nuk kishte konflikt me askënd./ZËRI
Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, një nga viktimat e masakrës në Dobraç

SHKODËR- Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në Shkodër. Ai mbeti i vrarë si pasojë e përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Dobraç të Shkodrës. Bashkë me Bushatin ka mbetur i vrarë edhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, një prej fiseve që është në hasmëri me familjen Bajri në Shkodër.
Dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende. Ngjarja ndodhi këtë mesditë. Dy automjeteve kanë qëlluar drejt një makine tip "Mercedes Benz" me targa kroate që ishte në lëvizje. Personat që ndodheshin brenda mjetit janë kundërpërgjigjur dhe për pasojë kanë mbetur katër të vrarë.
Detaje nga masakra në Shkodër, dy të vrarë dhe dy të plagosur

SHKODËR- Janë zbardhur detaje nga masakra e ndodhur këtë mesditë në Shkodër. Deri më tani raportohet se ka janë shënuar dy viktima dhe dy të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ndodhi këtë mesditë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Deri më tani nuk janë zbardhur ende identitetet e viktimave dhe të të plagosurve. Nuk dihen as rrethanat e ngjarjes.
Masakër në Shkodër! Dalin PAMJET e para nga Dobraçi, 2 të vrarë, kufomat ende të shtrirë përtokë

SHKODËR- Atentat me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, ngjarja ka ndodhur në lagjen "Dobraç", ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar 5 ambulanca që kanë dërguar më pas me urgjencë në spital të plagosurit.
Të dy raportohet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa viktimat ende nuk janë identifikuar. Në pamjet e mëposhtme, kufomat e tyre janë ende të shtrira në rrugë, të mbuluar me çarçafë.
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:
Përplasje me armë zjarri? Diçka ka ndodhur në Dobraç, lagja "mbushet" me 5 ambulanca

SHKODËR- Diçka e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se në lagjen "Dobraç" ka ndodhur një përplasje me armë zjarri. Aktualisht raportohet për një viktimë, por nuk përjashtohet që të ketë të lënduar të tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 5 ambulanca
Atentat në Dobraç, 1 viktimë

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, raportohet se 1 person ka mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek "5 heronjtë e Vigut". Por ende nuk dihen detaje të tjera dhe as rrethanat.
vijon...