LIVE UPDATES

Problematikat e popullit në Kuvend-PD: Banorët e prekur nga përmbytjet të dëmshpërblehen. Braçe: Mjekësia në hyrje pallati

➤Kuvendi është mbledhur në seancën e radhës. ➤Opozita dhe mazhoranca kanë sjellë në seancë problematikat që kanë konstatuar gjatë takimeve me qytetarët. ➤Kuvendi nisi me debate ku Deputeti Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për presion ndaj prokurorëve dhe Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. ➤ Me akuza ka vijuar edhe deputetja Ina Zhupa, e cila komentoi arrestimin e Federica Mogherinit, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian dhe njëherësh rektore e Kolegjit të Europës. ➤Deputetët demokratë janë fokusuar te pasojat pas përmbytjeve nga moti i keq, ku kërkuan dëmshpërblim për banorët e prekur. ➤Nga ana tjetër deputeti i PS, Erion Braçe e vendosi theksin tek legalizimet pa leje dhe problematikat me shëndetësinë. Në rendin e ditës është përcaktuar të miratohet edhe procesverbali i seancës plenare i datës 19 nëntor.

5 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Braçe ngre problematikat në Shëndetësi: Ambulanca në Njësinë Nr.5 në hyrje pallati, mes gomisterisë

Problematikat e popullit në Kuvend-PD: Banorët e prekur nga
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Kuvend ka evidentuar problematikat e zonës që mbulon nga bonusi i pensionistëve, legalizimet dhe shëndetësia. Sa i përket kësaj të fundit Braçe deklaron se në njësinë nr.5 në kryeqytet ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati dhe është e ndarë në dy dhoma mes të cilave ndodhet një gomisteri. Për pronat, deputeti socialist u shpreh se në Selitë ka 850 banesa të pa legalizuara. Ai shtoi, se ka edhe banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. 

Erion BraçeJemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026. Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati.

Në njësinë nr. 5 kanë hasur shumë probleme, sepse ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati. Kjo vjen si pasojë që kjo klinikë shëndetësore ka ndryshuar. Për mua këto janë shqetësime. Sepse janë dy dhoma të ndara poshtë një pallati dhe mes tyre ato kanë një gomisteri. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë.

6 MUAJ ME PARE

Blushi 'përplaset' me Zegjine Çaushin: S'pres të kesh zgjuarsinë e Dritëro Agollit! Deputetja: I dashur...Meta është tek vendi

Problematikat e popullit në Kuvend-PD: Banorët e prekur nga
Tedi Blushi dhe Zegjine Çaushi

TIRANË-Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi teksa diskutonte bonusin dhe rritjen për pensionistët ka debatuar edhe me deputeten e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi. Blushi me ironi komentoi deputeten për mençurinë e saj duke u shprehur se nuk per të ketë zgjuarsinë e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Në replikë deputetja nuk preferoi të komentonte deklaratën e Blushit, por u 'shigjetoi' kreun e PL Ilir Meta, duke u shprehur se vetëm atij do t'i jepte një përgjigje. Çaushi u shpreh se Meta e meriton vendin ku ndodhet, i cili prej 21 tetorit 2024 ndodhet në burg.

Tedi Blushi: Unë nuk pres që e mençura Zegjine aspo dikush tjetër që të ketë zgjuarsinë e Dritëro Agollit. A ju vjen turp kur dilni në zonë, si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve, pagave. Dua t’ju them pensionistëve të mos mashtrohen se 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i 2fishuar pensionet.

Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh.

6 MUAJ ME PARE

Agron Shehaj nga Kuvendi: SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në

Problematikat e popullit në Kuvend-PD: Banorët e prekur nga
Agron Shehaj

TIRANË-Në nisje të seancës plenare, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën se po ushtrojnë presion ndaj drejtësisë. Sipas Shehajt, edhe deklaratat publike të prokurorëve, të cilët kanë thënë se janë ndier të kërcënuar, tregojnë se ekzekutivi po përpiqet të frenojë hetimet. 

Agron ShehajKryeministri, i cili ka vartësen të pandehur nga SPAK po sulmon përditë drejtësinë, SPAK, prokurorët. Prokurorët vetë kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar. Kanë zbuluar edhe atentate. Kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. Mesa duket SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në zoti kryetar sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi. PS i dha këtij vendi disa qeveri të korruptuara.

6 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Frederica Mogherini, Zhupa: Masterizohen për korrupsion në Shqipëri! Boçi: E tundët si shembull suksesi

Problematikat e popullit në Kuvend-PD: Banorët e prekur nga
Ina Zhupa

TIRANË-Arrestimi i Federica Mogherinit, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian dhe njëherësh rektore e Kolegjit të Europës u diskutua në seancën plenare nga deputetja demokratike, Ina Zhupa. Demokratja deklaroi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Ajo pretendon se iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar.

Ina Zhupa: Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian nqë keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar. Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë edhe deputeti Luçiano Boçi u shpreh se është arrestuar një person që për vite me radhë qeveria e ka treguar si shembull suksesi, kur në fakt rezultoi e kundërta.

Luçiano Boçi: Një ndër problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, krahas problemeve të tjera që dalin, është pikërisht korrupsioni. Dhe në fakt shqetësimi që ngriti zonja Zhupa është shqetësim i drejtë. Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare europiane dhe ne të mbyllim sytë dhe veshët. Është arrestuar drejtoresha e kolegjit europian, që ju na e keni tundur si shembull suksesi, megjithëse ky kolegj ka rrëmbyer tokën e kampusit të Universitetit Publik të Tiranës. A ka shqetësim më të madh qytetar sesa ky. Pastaj shqetësimi tjetër që vjen, sigurisht është drejtësia. Kryeministri shqiptar është i vetmi kryeministër që hedh në gjyq sistemin e drejtësisë që e ka nxjerrë nga sqetulla e vet. Me të cilën, ose me të cilin krenohet, ose krenohej se tash normal, jeni turr të gjithë këtij sistemi të drejtësisë. Dhe ky është shqetësimi bazik i qytetarëve shqiptarë.

6 MUAJ ME PARE

Kuvendi mblidhet në seancë plenare! PD kërkon më shumë minuta, Peleshi: Do të diskutojmë 5 orë

Problematikat e popullit në Kuvend-PD: Banorët e prekur nga
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi është mbledhur sot në senacë plenare, pas Javës së Gjelbërt. Opozita ka kërkuar më shumë minuta për të diskutuar problematikat që kanë konstatuar gjatë takimeve me qytetarët në zonat përkatëse të deputetëve, pas Javës së Gjelbër.

Kryeparlamentari Niko Peleshi në përgjigje për demokratët u shpreh se koha dhe montazhi janë të parashikuara në Kushtetutë, ku nga katër orë diskutim do të jetë 5 orë.

“Ato minutat a mund të na i shtoni, dhe bie në dakordësi nuk ka nevojë që të mblidhet Komisioni. Ne takojmë  ca qytetarë që kanë halle, këta tonët kanë shumë probleme, katër orë t’i ndajmë në 140 deputetë nuk më duket serioze. Se për të dëgjuar njëri tjetrin kot”,-tha deputeti i PD Klevis Balliu.

“Nga katër orë do të jetë 5 orë diskutimi sot”,- tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Poll

MOS HUMB