LIVE UPDATES

Salianji do të nisë 'Foltoren' nga Durrësi, Berisha nga Tirana: Është koha jonë, nuk heqim dorë deri në largimin e Ramës

➤Sot Partia Demokratike mbajti 'Foltoren' e tretë ara Kryeministrisë. ➤Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqmenaxhim ekonomik, duke renditur abuzimet nga pensionet, rënia e euros e deri tek droga dhe krimet në vend. ➤Berisha u zotua se nuk do të ndalojnë protestat deri në largimin e Ramës nga pushteti.➤ Në protestë ishtin të pranishëm edhe demokratët etjerë, mes tyre edhe Ervin Salianji, i cili raportohet se do të jetë i pari që do të nisë 'Foltoret' e paralajmëruara jashtë Tiranës.

3 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

'Foltorja' para Kryeministrisë! Berisha: Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët

Salianji do të nisë 'Foltoren' nga Durrësi, Berisha nga
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur tek Kryeministria. Berisha nga 'Foltorja' akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe për ekonominë e vendit, duke rreshtuar problematikat në shëndetësi, papunësinë, zhvlerësimin e euros, emigrimin dhe krimin. Kreu i PD u zotua se tubimet në shesh do të vazhdojnë derin në largimin e qeverisë nga pushteti.

Sali BerishaTë dashur miq, këto ditë ka sjellë në parlament buxhetin e shëndetësisë. E rrita, thotë. E vërteta është se krahasuar me vitin 2013, buxheti i shëndetësisë është ulur të paktën me 500 milionë euro. A ka sot hall më të madh për shqiptarin se sa të sëmurët? Erdhi koha të themi Zoti e shpëtoftë nga spitalet, sepse shkon në spital, duhet të blejë çdo ilaç, duhet të paguajë çdo shërbim. Ka shkatërruar një sistem të tërë dhe për vete vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Po arsimi? Po shkollimi? Një shkatërrim me dokumente, me vlerësime zyrtare, si në asnjë vend tjetër. Të dashur miq, Edi Rama ka dy armë për të shkatërruar këtë komb, ai nuk përdor kampet e përqendrimit, nuk përdor burgjet e mëdha politike, ndonëse burgos politikisht. përdor vjedhjen. Vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike. A mund të imagjinoni ju, një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës? A ka akt më flagrant vjedhjesh se sa ky? A mund të imagjinoni shqiptarë që rruga të ndërtohet me çmim 10 herë më të lartë se në Europë. Lexoni, në qoftë se gjeni kund në botë një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, dhe të ndahet ajo në 17 lote. Po nuk mund të ndahet kurrë, kurrë. Maksimumi në dy lote, tre. Se si t’u vjedhë 17 herë ju. Si të vjedhë 17 herë shqiptarët. Se si të rrisë çmimin 5 herë në vjedhje. A do vazhdojmë ne? Jo, ne nuk e lëshojmë këtë shesh. Ky është sheshi ynë. Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët. Vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë.

Miq, arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga. Çfarë ndodh me drogën? Euro përtokë sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë. Me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë. Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e dheut. Kjo është mënyra. Ikin se shkatërrohen vendet e punës. Çfarë ndodh? 35 përqind zhvlerësohet euro.
Ata pensionistë që jetojnë me ndihmën e familjarëve të tyre, marrrin 35 përqind më pak, bëhen 35 përqind më të varfër. Çfarë ndodh? Çmime stratosferike në ndërtime se baronët e drogës nuk i kanë gjë paratë. Çfarë ndodh? Ligjin e bën droga. Droga vret në aeroport, droga vret në Elbasan, vret kudo, vret dhe vret cilindo. Dhe Edi Rama qeveris së bashku me ta. Do e pranojmë ne këtë? Jo, kurrë. Ky e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit Po parlamenti është përfaqësuesi juaj, është vota juaj, është vullneti juaj. A do e lejojmë ne ta përdorë parlamentin në mënyrën siç po e përdor ky? Jo, kurrë. Ndaj dhe koha është e jona. Këtyre u ka ikur koha. Koha e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve.

6 MUAJ ME PARE

Pankartat pikante nga 'Foltorja 3'-Berisha mbërrin në protestë, Bardhi, Noka dhe Salianji i bashkohen

Salianji do të nisë 'Foltoren' nga Durrësi, Berisha nga
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Demokratët janë mbledhur për të zhvilluar Foltoren e tretë përpara kryeministrisë. Militantët mbajnë në duar pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Ballukut. Në tubim ka mbërritur edhe kreu i PD Sali Berisha. Pas takimit të shumë përfolur përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë, edhe Ervin Salianji shihet në protestë, së bashku me Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

6 MUAJ ME PARE

"Fotorja 3"! PD rreshton para Kryeministrisë manekinat e zyrtarëve socialistë me rroba burgu

Salianji do të nisë 'Foltoren' nga Durrësi, Berisha nga
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Opozita mban sot protestën e tretë para Kryeministrisë. Ndryshe nga dy protestat e kaluara, përveç pankartave në duart e demokratëve dhe militantëve, para godinës janë rreshtuar disa manekina të zyrtarëve socialistë. Konkretisht vihen re manekinat e ish-zyrtarëve të dënuar apo ata në hetim, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj, me në mes Edi Ramën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

PD ka mbajtur më herët dy protesta përpara Kryeministrisë, me 17 dhe 24 nëntor, të cilat kanë qenë kryesisht të qeta dhe pa incidente. Tubimi i 17 nëntorit që zgjati më shumë se 90 minuta, ishte i pari që pas zgjedhjeve të 11 majit dhe që çeli një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë. Lideri demokrat Berisha mbajti fjalën e tij në këtë protestë, nga ku hodhi akuza drejt kryeministrit Rama për projektligjin e Barazisë Gjinore dhe lënien në harresë të trajtimit të të sëmurëve me kancer./ZËRI

Poll

MOS HUMB