LIVE UPDATES

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i autorëve gjendet i djegur, kush e përdori mjetin e ekzekutorëve

➤Biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ndërsa 10 persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit. ➤Autorët, pasi e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend, janë larguar me automjet në drejtim të Librazhdit. ➤Paraditen e së hënës është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë një automjet i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas krimit. ➤Pas këqyrjes së kameravet të sigurisë, sipas hetuesve, autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë perimetrit në atë zonë, teksa kanë vëzhguar dhe ndjekur me kujdes lëvizjet e biznesmenit. ➤Dyshohet se vetëm njëri është qitësi, ndërsa personi tjetër ka drejtuar automjetin me të cilin janë larguar pas ngjarjes. ➤43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin "Range Rover". ➤Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. ➤Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

6 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës! Kapet në kufi personi që përdori mjetin e autorëve, kontrolle në Lezhë

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i
Mondi Mëhalla

TIRANË-Naldo Gjoni banues në Lezhë, është shoqëruar në Policinë e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Gjoni dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili u përdor nga atentatorët në ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traun e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit. Policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mjeti tip 'Audi' i përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hykau gjet i shkrumbuar në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd. 

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash. 

Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Vrasja e biznesmenit, "Audi" i autorëve ishte në emër të kompanisë së viktimës

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i
mondi mehalla-vendngjarja-makina e dyshuar e autoreve

ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan, i cili u qëllua pranë biznesit të tij sapo hipi në makinë, mbrëmjen e së dielës. Autorët, të cilët sipas hetuesve, njëri ka qenë qitësi dhe tjetri ka drejtuar makinën me të cilën janë larguar nga vendi i ngjarjes, vazhdojnë të mbeten mister.

Ndërkohë, burime për News24 kanë zbuluar se makina e autorëve të dyshuar të krimit, tip "Audi" ngjyrë e zezë, ka qenë në pronësi të njërës prej kompanive të biznesmenit. Automjeti në fjalë u gjet i djegur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mirakë. 

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit. 

Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit: Autorët e vëzhguan, njëri iu afrua "Range"-it dhe qëlloi! Çfarë fiksuan kamerat?

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i
vendngjarje

ELBASAN- Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit Mondi Mëhalla po vijojnë, ndërkohë që grupi hetimor ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë pranë biznesit të viktimës ku edhe ndodhi ngjarja. Sipas hetuesve, autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë perimetrit në atë zonë, teksa kanë vëzhguar dhe ndjekur me kujdes lëvizjet e biznesmenit.

Sipas hetuesve, autorët janë siguruar për prezencën e objektivit dhe kanë pritur deri sa ai të dilte jashë dhe të hipte në automjetin e tij "Range Rover". Menjëherë sapo ai është ulur në makinë, autorët i janë afruar me një "Audi" të zi, ku njëri prej tyre ka zbritur nga automjeti dhe ka qëllluar disa herë në drejtim të biznesmenit. Dyshohet se vetëm njëri është qitësi, ndërsa personi tjetër ka drejtuar automjetin me të cilin janë larguar pas ngjarjes. 

“Nga kamerat është vënë re se autorët lëvizën disa herë pranë biznesit. Ata dinin se objektivi ndodhej brenda dhe pritën derisa ai të hipte në automjetin e tij. Në atë moment, një Audi i zi i dyshuar u afrua dhe një prej autorëve, i identifikuar si qitësi, zbriti dhe qëlloi disa herë me pistoletë. Vetëm një person qëlloi, ndërsa tjetri drejtoi automjetin, dhe të dy u larguan menjëherë nga vendngjarja”, thanë hetuesit.

Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit, teksa paraditen e sotme u gjet një automjet i djegur në afërsi të fshatit Mirakë. Burime bëjnë me dije se brenda saj hetuesit gjetën një pistoletë “Beretta”, e njëjta që dyshohet se u përdor në krim.

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij.

Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

FOTO- Gjendet i shkrumbuar “Audi” në Mirakë, dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit Mëhalla

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i
makina e djegur

ELBASAN- Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hyka. Mjeti audi është gjetur i shkrumbuar, ndërkohë që nuk dihet ende nëse brenda tij janë gjetur armët e përdorura në vrasje.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit. 

Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.

Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan. Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, shoqërohen 10 persona, biznesmeni nën hetim për pastrim parash. Prokuroria mbylli çështjen

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i
Mondi mehalla

ELBASAN- 10 persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit, për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hyka, ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën Jugore të qytetit. Personat e marrë në pyetje janë kryesisht punonjës në karburantin në pronësi të Mëhallës, si dhe dëshmitarë të atentatit që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së dielës.

Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vitesh hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e "pastrimit të parave", duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim. Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Mond Mëhallës. Por pavarësisht të shkuarës disi problematike të Mëhallës, grupi hetimor nuk ka ende një pistë të qartë në lidhje me vrasjen e biznesmenit.

Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.

Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.

Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët u larguan me "Audin" e zi, policia "blindon" juglindjen

Mëhalla u vra me 2 plumba në kokë! "Audi" i
elbasan

ELBASAN- Vrasja e biznesmenit Edmond Hysa alias Mond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka ngritur në këmbë autoritetet për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes. Këta të fundit, dyshohet se pas krimit kanë lëvizur drejt Librazhdit, ndërsa policia ka ngritur 4 postoblloqe në Korçë, Pogradec e Devoll me qëllim shmganien e një kalimi të mundshëm të autorëve drejt Greqisë. 

Autorët janë larguar me një mjet tip "Audi" në ngjyrë të zezë nga vendi i ngjarjes. Burime pranë policisë bëjnë me dije se do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara.

Biznesmeni Mondi Mëhalla ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të dielës (30 Nëntor) pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij. Mësohet se ai ka marrë dy plumba në kokë, menjëherë sapo është futur në mjetin e tij Range Rover, që ndodhej i parkuar pranë karburantit në pronësi të tij.  E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë. Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB