Pamje të rënda, momenti kur motra e Mondi Mëhallës mbërrin pranë vendit të ngjarjes: O zemra, o shpirti im…
ELBASAN- Pamje të rënda e prekëse janë ato në videon e mëposhtme, ku motra e Mondi Mëhallës, biznesmenit që u vra sot në Elbasan, mbërrin në vendin e ngjarjes. Ajo kërkon që të shohë trupin e vëllait të saj, i cili u vra me dy plumba në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
View this post on Instagram
Biznesmeni Mondi Mëhalla ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të diele (30 Nëntor) pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij. Mësohet se ai ka marrë dy plumba në kokë, menjëherë sapo është futur në mjetin e tij Range Rover, që ndodhej i parkuar pranë karburantit në pronësi të tij. E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë. Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë./ZËRI
Vrasja e biznesmenit me dy emra, reagon policia e Elbasanit, autorët ‘u kujdesën’ të ishte i vdekur
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili njihej dhe me identitetin Edmond Hyka. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:35, ndërsa Mëhalla ëshë gjetur i vrarë me armë zjarri brenda mjetit të tij.
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia e Elbasanit.
Biznesmeni Mondi Mëhalla ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të diele (30 Nëntor) pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij. Mësohet se ai ka marrë dy plumba në kokë, menjëherë sapo është futur në mjetin e tij Range Rover, që ndodhej i parkuar pranë karburantit në pronësi të tij. E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë. Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë./ZËRI
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, u qëllua në kokë sapo hyri në “Range Rover”, autorët u larguan me “Audi”
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla, në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e tij e karburantit dhe kishte hyrë ne automjetin “Range Rover”, në momentin që është qëlluar nga autorët, që dyshohet se kanë qenë 2.
Mësohet se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima mësohet se administronte disa biznese. Karburanti i tij, Xhaxhi Oil ishte në dalje të qytetit, në rrugën që të dërgon drejt Librazhdit.
Mëhalla ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.
Autorët janë larguar me një mjet tip Audi në ngjyrë të zezë nga vendi i ngjarjes, dyshohet në drejtim të Librazhdit.
Ngjarja ka pasur dëshmitarë të shumtë, edhe punonjës të karburantit, deklaratat e të cilëve po merren nga hetuesit. /ZËRI
Ekskluzive/ Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, dy persona i bënë pritë para karburantit
ELBASAN- ZËRI ka siguruar foton e biznesmenit Mondi Mëhalla që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele, pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij.
Burime bëjnë me dije se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, teksa ishte në afërsi të karburantit në pronësi të tij. Së fundi ai rezulton të jetë pronar dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve.
Paraprakisht dyshohet se në ekzekutimin e Mëhallës kanë marrë pjesë dy persona./ZËRI
EMRI- Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, pronar i karburantit
ELBASAN- Mondi Mëhalla, është viktima e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Biznesmeni Mëhalla është gjetur i plagosur rëndë në mjetin e tij, dhe nuk iu ka shpëtuar plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se Mëhalla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pronar i një karburanti në Unazës Jugore, ndërsa së fundi kishte dhe një rrjet taksish që operonin në qytet.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI
Tronditet Elbasani, ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni
ELBASAN- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku biznesmeni Mondi Mëhlla ka mbetur i vrarë. Vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburani në Unazën Jugore të qytetit, në pronësi të viktimës.