Ligji për bastet sportive, Malaj: Së shpejti do të dalin aktet ligjore!
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se po përgatiten aktet nënligjore për bastet. Malaj bëri me dije se sot mbledhjen e qeverisë është miratuar një akt i ri dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha rregulloret e nevojshme, përfshirë edhe mundësinë e basteve online.
Megjithatë, ministri u shpreh se një gjë e tillë kërkon punë, duke zbuluar se për këtë situatë është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare.
“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj.
/ZËRI
"Tenderi i Porto Romanos u anulua për arsye ekonomike"! Karakaçi paralajmëron skenar të ri: Projekti do realizohet
TIRANË- Gjatë prezantimit të vendimeve të marra në mbledhje qeverie sot në 11 mars, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, komentoi anulimin e tenderit për ndërtimin e projektit Porto Romano, pas tërheqjes së ofertuesit të vetëm nga gara. Karakaçi theksoi se tërheqja lidhet me arsye ekonomike, për shkak të rritjes së kostove dhe ndikimeve të krizës, teksa bëri me dije se Komisioni do të vazhdojë procedurat sipas ligjit. Ai shtoi se për realizimin e projektit do të shqyrtohet edhe një skenar tjetër në vijim.
Ministri gjithashtu rikujtoi që kryeministri Edi Rama deklaroi më parë se ka aktorë që përpiqen të frenojnë dhe sabotojnë projektin.
“Kemi tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte ngelur në garë, me një arsye krejtësisht për aspekte ekonomike. Për shkak edhe të krizës, ka një kosto totale të ndërtimit në përgjthësi, ofertuesi ka bërë tërheqje. Komisoni do vijojë me vijimin e procedurës. Dy ditë më parë, kryeministri u shpreh për këtë projekt, që ka aktorë që po përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt, për qëllime të ndryshme, edhe politike. Do ndërtojmë skenar tjetër me qeverinë. Ky është projekt shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të realizohet”, theksoi ministri.
/ZËRI
Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Monitorim ditor, por ende s’ka nevojë për Bord Transparence (VIDEO)
TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli për çmimin e karburanteve në vend që kanë njohur një rritje të ndjeshme për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Ibrahimaj deklaroi se çmimet e karburanteve po monitorohen në mënyrë ditore. Megjithatë, ministrja shtoi se ende nuk ka nevojë për krijimin e një Bordi Transparence.
"Ne diskutuam për situatën ekonomike në vend dhe çmimin e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngriti alertin për rritje e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që ë mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim", deklaroi Ibrahimaj.
E pyetur se si do të kryhet monitorimi, Ibrahimaj tha se do të bazohen në çmimet e bursës, që do të ndiqet në bazë ditore. Ndërsa theksoi se megjithatë, në çmimet e bursës nuk mund të ndërhyjnë, por do të evidentojnë nëse do të ketë abuzim me çmimet.
"Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet, kjo është ajo që ne do të ndjekim me bazë ditore.", tha ministrja.
Ndër të tjera, Ibrahimaj deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u diskutua dhe u miratua projektligji për ofrimin e shërbimeve në vend. Në deklaratën për mediat, Ibrahimaj u shpreh se ky projektligji shërben për integrimin në BE.
"Miratuam projektlgjin për ofrimin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Lidhet me detyrimet që kemi me BE. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionin është përgjegjëse për 16 kapituj, vetëm gjatë 2026 do miratojmë 20 ligje që lidhen me procesin e integrimit. Ligji që sapo miratuam, është mjaft i rëndësishëm. Me shërbimet, lidhet ligji që sapo miratuam. Në Shqipëri, do ketë rregulla si në BE. Garanton që nuk ka diskrimimin ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre të huaja. Këto janë ato që rregullon ky projektligj.", deklaroi Ibrahimaj.
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë! Çfarë pritet të ndodhë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë mesditën e sotme, rreth orës 12:00. Sipas informacionve paraprake, në përfundim të mbledhjes, ministrat do të komunikojnë për mediat vendimet e miratuara.
Mbledhja e qeverisë vjen pasi mëngjesin e sotëm kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama mblodhi Kryesin e Partisë Socialiste, në selinë rozë.
Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, bëri me dije se në mbledhje është diskutuar për procesin zgjedhor brenda në PS, ndërsa më datë 21 mars do të zhvillohet edhe mbledhja e Asamblesë./ZËRI