Debate në seancë, shtyhet gjyqi për Veliajn! GJKKO pranon kërkesën e kryebashkiakut: Të njihet me aktet hetimore
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë është zhvilluar mes debateve në seancë. Kërkesat dhe pretendimet e ndryshme janë bërë shkak i përplasjeve mes prokurorit të SPAK dhe palës mbrojtëse.
Burime bëjnë me dije se prokurori Olsi Dado i ka kërkuar Gjykatës që të vijojë procesin, pavarësisht mungesës së të pandehurve, duke shtuar se këta të fundit janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.
“Për të pandehurit që nuk janë të pranishëm kërkojmë që të vijojë gjykimi, duke qenë se janë të pranishëm avokatët e tyre”. mësohet se ka thënë prokurori Dado.
Deklaratat e palëve në gjyq:
Avokatja kryesisht e Veliajt: “Të pandehurit Erjon Veliajt nuk iu dhanë dokumentet as me seancë paraprake. Të mbrojturit prej meje t’i jepen dokumentet që të jetë prezent seancën tjetër. E kam takuar dy herë Veliajn dhe një herë tjetër që shkove ishte me surume”.
Avokatet e Xoxës: “Ajola është në pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur, pasi është shtatzënë dhe ia ka ndaluar doktori për të lëvizur”.
Prokurori Ols Dado për mungesat e të pandehurve në seancë: “Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha edhe pse kanë marrë dijeni bëhen pengesë për vijim e gjykimit. Në lidhje me kërkesën e Veliajt, qëndrimi i SPAK-ut është se Veliaj është njohur me aktet, si avokatët edhe vetë i pandehuri. Në lidhje me ato që kanë marrë dijeni dhe nuk janë në sallë gjykata të vijojë edhe në mungesë të tyre”.
Në këtë situatë, seanca është shtyrë për në datën 24 mars, në orën 14:30. Shkak i këtij vendimi ishte mungesa e Gentian Sulës dhe avokatit të tij, i cili deklaroi se ishte jashtë vendit. Po ashtu, në seancë mungoi edhe avokati i kompanisë Fusha.
Ndërkohë, GJKKO ka miratuar kërkesën e Erion Veliajt për vendosjen në dispozicion të akteve hetimore. Sipas burimeve, mësohet se dorëzimi i tyre do të kryhet nëpërmjet një oficeri të BKH-së brenda një afati të shkurtër në IEVP Durrës./ZËRI
Gjyqi ndaj Veliajt/ Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja: Është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë
TIRANË- Këtë të hënë ka nisur seanca e parë në themel për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 28 biznesmen e kompani të përfshirë në këtë dosje. Siç u raportua edhe më herët, në sallë nuk është i pranishëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.
Bashkëshortja e Erion Veliajt ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.
"Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.", ka dekluar avokati.
Nis gjyqi për dosjen "Veliaj", biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO (VIDEO)
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet gjyqi për dosjen “Veliaj”, me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona të tjerë e shoqëri. Abule akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.
Elman Abule u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në 'arrest shtëpie'.
Visualizza questo post su Instagram
Nis gjyqi në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Vieliaj refuzon të paraqitet, çfarë po ndodh në seancë?
TIRANË- Sot në orën 09:30 ka nisur gjyqi për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Erion Veliaj, me seancën e parë në themel. Seancën do ta kryesojë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Në procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve të tjërë, në sallë është prokurori Ols Dado, nuk është i pranishëm prokurori tjetër Altin Dumani.
Ndërkohë, në sallë nuk është i pranishëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Ai përmes një deklaratë ka thënë se “nuk paraqitet me pretendimin se nuk ka seancë paraprake”.
Tre gjyqtarët e përzgjedhur me short elektronik do të shqyrtojnë çështjen ndaj kreut të bashkisë më të madhe në vend, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, biznesmenit Elman Abule, si dhe disa të pandehurve të tjerë, përfshirë edhe subjekte juridike. Në total, në proces janë 18 persona fizikë dhe disa shoqëri tregtare, të cilët përballen me akuza për pastrim parash.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI